Nė Shkup u pėrurua Instituti pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarve
Nė Shkup u pėrurua Instituti pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve Me pėrurimin e Institutit pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve, sot nė Shkup kanė filluar Ditėt e Kulturės Shqiptare. Me vendim tė Qeverisė sė Maqedonisė ,dita e sotme qė shėnon 99 vjetorin e Kongresit tė Alfabetit Shqip ėshtė shpallur festė shtetėrore.Me kėtė rast, nė Shkup ėshtė mbajtur edhe njė Akademi Shkencore kushtuar kėsaj date tė rėndėsishme tė historisė sonė. Me rastin e 99 vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit Shqip, sot nė Shkup nė prani tė pėrfaqėsuesve tė jetės politike, kulturore dhe diplomatike, dhe personaliteteve akademike nga mbarė hapsira shqiptare, solemnisht u pėrurua Instituti pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė ShqiptarėvePjetėr Bogdani.
Selia e Institutit ndodhet nė Ēarshinė e Vjetėr tė Shkupit. Instituti do tė pėrbėhet nga sektori pėr Histori Shqiptare, Demografi, Etnologji, Histori e Artit dhe Histori pėr lidhje Kulturore dhe Gjuhėsore .
Instituti do tė financohet nga buxheti shtetėror, ndėrsa mbėshtetje profesionale ėshtė paraparė tė ketė edhe nga Instituti i Kosovės dhe ai Shqipėrisė.
Me hapjen e institutit dhe organizimin e njė tribune shkencore kushtuar Kongresit tė Manastirit , nė Maqedoni sot filluan Ditėt e Kulturės Shqiptare tė cilat deri mė 28 nėntor nė Ditėn e Flamurit ,do tė shoqėrohen me njė varg aktivitetesh kulturore dhe shkencore.
Me vendim tė Qeverisė, dita e sotme qė shėnon 99 vjetorin e Kongresit tė Alfabetit Shqip ėshtė shpallur festė shtetėrore.Marrė nga RTK
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|