Nėse, pėr kuriozitetin tonė, me vėmendje tė pėrqendruar i vėshtrojmė disa tipare karakteristike tė sjelljeve publike dhe ndėrmarrjeve politike tė Hashim Thaqit - SOT, do tė vėrejmė mjaftė elemente tė ngjasimit me tė Ibrahim Rugovės - DIKUR.
Fillimisht, nė planin e marrėdhėnieve sa janė si lider dhe forcė politike nė pushtet, element tejet i shprehur qė i bėnė tė njėjtė jo vetėm kėta dy personalitete tona tė shquara, ėshtė servilizmi i pakontestueshėm i tyre ndaj urdhrave tė ndėrkombėtarėve. Andaj, ky princip i pėrgjithshėm dhe apriori i detyrueshėm si sjellje pėr tė gjithė tė kėtij “zanati” nė Kosovė, nuk mund tė merret edhe aq si ngjashmėri specifike vetėm pėr kėta dy nė fjalė. Sido qė tė jetė, duke aplikuar metodėn e deduksionit, ne u desh t’ia nisim nga fillimi: prej sė pėrgjithshmes kah mė e thjeshta dhe konkretja.
Tė shkojmė mė tutje dhe me rend:
1. Rugova, gjithnjė nė paraqitjet e veta publike, si karakteristikė tė shprehur tė mimikės e kishte buzėqeshjen qė e bėnte si tė pakontrolluar nė tė gjitha situata vend e pa vend (edhe atėherė kur shprehte ngushėllime), ndėrsa, te Thaēi jonė, si diēka e ngjashme ėshtė pantomima e lėvizjes me duar, mu sikur tė tentojė qė fjalimet e tija t’i pėrkthejė edhe nė gjuhėn e shenjave pėr shurdhėr-memecėt;
2. Rugova dikur, ēdo personalitet tė shquar zyrtar apo privat qė e priste nė rezidencėn e tij, e shpėrblente me ekzemplarė tė radhė kristalesh nga nėntoka e pasur e Kosovės. Sot, edhe Hashimi jonė vepron njėjtė, por me njė ndryshim tė vogėl: nė vend tė kristaleve si suvenire, ai shpėrndan flamurin e ri tė Republikės sė Kosovės;
3. Rugova, gjithnjė nė deklaratat e veta publike, pas ēdo 4-5 fjalive tė thėna, kurrė nuk e harronte ta pėrsėriste at sloganin tė mirėnjohur: “Kosova shtet i pavarur dhe sovran”, ndėrsa, Hashimi i ynė sot, po ashtu, nė tė gjitha deklaratat e tija publike, pėrveē kėsaj tė Rugovės, kur nuk e anashkalon pa e pėrsėritur disa herė refrenin e tij origjinal: “ ...do tė punojmė sė bashku dhe nė bashkėveprim me aleatėt tanė: SHBA-atė, Bashkimin evropian dhe NATO-n”;
4. Edhe nė kritikat publike qė kohėn e fundit janė tė shpeshta nga opozita ndaj tij dhe Qeverisė qė e udhėheq, Hashimi nė kundėrpėrgjigje, nuk ėshtė mė ai i dikurshmi i ashpėri opozitar, por, tėrėsisht e ka kopjuar mėnyrėn e indiferentizmit politik Rugovian, sipas metodės sė sprovuar: “injoro me maturi dhe nė heshtje kritikėn, pa iu kundėrpėrgjigjur askujt nė mėnyrė tė njėjtė”;
5. Kur dikur heshte Rugova dhe nuk reagonte ndaj gjithė asaj dhune dhe gjenocidi tė paparė qė i bėhej popullit shqiptar tė Kosovės nga regjimi Serb, ne ishim thellėsisht tė bindur se edhe kjo heshtja ėshtė strategji e veprimit tė tij tė urtė politik. “Hajt se di diēka Rugova; nuk hesht ai badihava”- shumica atėbotė verbėrisht ishim tė bindur kėshtu. Gjėja e njėjtė sot po ndoll edhe me Thaēin tonė dhe politikėn e tij. Duke e njohur mirė psikologjinė e masave tona tė gjėra popullore, ai ka arritur qė ta shfrytėzoj mirė kėtė mentalitet tė besimit tonė tė verbėr ndaj liderit. “ Ju duhet tė mė besoni...vetėm tė mė besoni! Unė di se ēka bėj!”- shpesh na porosite kėshtu disi Thaēi, nėpėr fjalimet e tija. Fundja, pse mos tė jetė ashtu? Hashimi i UēK-sė, Hashimi i pavarėsisė... a thua, qysh ka mundėsi tė gabojė Hashimi? Pse mos t’i besohet atij, a po ?!!
Ngjashmėritė e Thēit me Rugovėn nuk mbarojnė me kaq.
Edhe Rugova edhe Thaēi i kanė flamujt dhe simbolet e veta shtetėrore. Me njė dallim esencial - kuptohet. Flamuri i Rugovės mbetet si histori dhe mund tė shihet vetėm nė lokalet zyrtare partiake tė LDK-sė dhe nėpėr kabinetet e disa dishepujve tė tij nostalgjik partiak, tė cilėt, ende shpresojnė nė “reirkarnimin” e kryetarit tė tyre tė ndjerė, ndėrsa, ky i Thaēit, sot ėshtė zyrtar dhe simbolizon identitetin e shtetit tė ri tė Kosovės. Nė kėtė krahasim me flamuj, Pėrveē kėtij paradoksi aplikativ, e kemi edhe njė ngjashmėri tjetėr formale-procedurale. Kur i kanė aprovuar flamujt e tyre, as Rugova dhe as Thaqi, nuk e kanė pyetur askėnd. Mė sė paku popullin e Kosovės!!
Fillimin e kėtij artikulli, ia nisėm me servilizmin si ngjashmėri e pėrgjithshme jo vetėm pėr kėta tė dy politikanė tanė tematik, andaj, edhe pėrfundimin e tij mendoj ta bėj njėjtė: me njė ngjashmėri tjetėr specifike si dukuri, qė po ashtu vlen pėr tė gjithė politikanėt tjerė. Kėtė fenomen, mė sė miri do ta prezantoj pėrmes njė anekdote tė humoristit dhe krijuesit tė famshėm amerikan, Mark Tveni:
Njė herė, dikush, e kishte pyetur shkrimtarin e falshėm:
- Sa fjalime ėshtė nė gjendje tė mbaj kryetari i juaj?
- Shumė, para zgjedhjeve - u pėrgjigj Tveni - pakė, pas zgjedhjeve dhe mė vonė asnjė, sepse populli ngopet shpejtė me premtimet boshe...
Adnan Abrashi
Qka thuani ju ,ka te drejtė Z.Abrashi ??
Ps: Une u mundova titullin me ia pershtat me permbajtjen e temes ...