Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-04-09, 18:56   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Italia hap 80 mijė vende pune sezonale. Kushtet e aplikimit

Pėrfitojnė dhe shqiptarėt. Kuotat e pranimit, sipas rajoneve



Qeveria italiane i ka hapur dritėn jeshile punėsimit sezonal tė rregullt tė shtetasve nga vende jo anėtare tė Bashkimit Evropian. Tė drejtėn pėr tė aplikuar pėr njė kontratė pune nė shtetin fqinj, nė mėnyrė legale, e gėzojnė edhe tė gjithė shqiptarėt e interesuar. Specialisti i Drejtorisė sė Emigracionit, nė Ministrinė e Punės, Durim Hatibi, informon se “ėshtė hapur rruga pėr punėsimin e 80 mijė shtetasve nga shtete jo anėtare tė BE-sė, pas miratimit tė kėrkesave tė paraqitura nga punėdhėnėsit italianė”. Por kėtė vit, ndryshe nga mė parė, aplikimi pėr punėsim sezonal nė shtetin fqinj do tė jetė krejtėsisht individual. Nuk do tė jetė mė Ministria shqiptare e Punės ajo qė do tė negociojė me palėn italiane pėr tė garantuar kėtė punėsim sezonal tė shqiptarėve nė pėrputhje me kuota fikse. 80 mijė vendet e punės tė miratuara pėrmes dekret-flukseve nga qeveria italiane kėtė vit nuk janė tė kufizuara nė numėr pėr secilin shtet. Gjithsecili qytetar nga vendet e rajonit tonė dhe mė gjerė mund tė konkurrojė pėr njė kontratė pune, krejt individualisht dhe tė pėrzgjidhet nga punėmarrėsit italianė.

Afatet

Nė Gazetėn Zyrtare italiane tė 10 prillit 2009 u botua i plotė Dekret-Fluksi pėr punėtorė stinorė, shtetas nga vende jo anėtare tė BE-sė. “Shifra 80 mijė pėrfaqėson kuotėn maksimale tė lejuar pėr tė gjithė kėta shtetas. Duke nisur nga 11 prilli, punėdhėnėsit qė dėshirojnė dhe kanė nevojė pėr kėtė kategori punėtorėsh mund tė hartojnė kėrkesat me emėr, qė mund tė dėrgohen, duke filluar nga ora 8:00 e 15 prillit 2009″, saktėson specialisti i Emigracionit, Durim Hatibi.
Duke iu referuar dokumentit tė miratuar dhe qė aktualisht ka marrė formė zyrtare tė zbatueshme, Hatibi sqaron mė tej se “sistemi i kuotave pėrcakton numrin maksimal tė hyrjeve tė lejuara pėr kėtė vit nė Itali. Kjo nuk do tė thotė qė njė shteti jo anėtar tė BE-sė, apo institucioni tė tij, i vijnė kėrkesa pa emėr, duke i lėnė hapėsirė atij qė tė pėrzgjedhė punėmarrėsit”. Pra, secili nga tė interesuarit duhet tė sigurojė individualisht kontrata pune nga njė punėdhėnės italian.
Si tė gjitha kėrkesat e deritanishme, edhe kėrkesat pėr punėtorė stinorė kanė nė themel kėrkesėn e njė punėdhėnėsi, qė e zgjedh me emėr shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime tė tė njohurve, tė afėrmve, etj.
Siē del edhe nga pėrmbajtja e dekretit, kuotat pėr punėsim stinor nuk ndahen nė bazė shtetėsie. Sidoqoftė, ky lloj punėsimi, pavarėsisht se nė bazė ka kėrkesėn e punėdhėnėsit, nuk do tė mundėsohej pėr shtetasit shqiptarė nėse Republika e Shqipėrisė nuk do tė kishte nėnshkruar Marrėveshje Bashkėpunimi me Republikėn Italiane nė fushėn e migrimit, nė dhjetor 2008.
Sipas Hatibit, e gjithė kjo paketė informative bėn pjesė nė fushatėn informative tė ndėrmarrė nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, duke qenė nė rolin kryesor nė ofrimin e informacionit tė saktė, tė shpejtė dhe nė shėrbim tė shtetasve. Ai shton se ka pasur shumė kėrkesa tė shtetasve shqiptarė, qė rėndom pyesin: edhe pse njohim punėdhėnės qė janė tė gatshėm tė na sigurojnė njė kontratė pune, sipas procedurave tė vendosura nga shteti italian, nuk dimė si dhe kur tė fillojmė procedurat dhe si tė veprojnė. “Nė kėtė kėndvėshtrim e menduam tė dobishme tė pasqyrojmė edhe ndarjen sipas rajoneve dhe provincave, tė bėrė nga Ministria e Punės, Shėndetit dhe Politikave Sociale tė Italisė”, pohon specialisti Hatibi.

Aplikimi

Ky nis me procesin e regjistrimit. Punėdhėnėsi duhet tė lidhet me sitin e Ministrisė sė Brendshme italiane: www.interno.it, tė hyjė nė zonėn/fushėn e posaēme pėr flukset stinore 2009 dhe tė regjistrohet, duke futur emėr, mbiemėr, datėlindjen, njė adresė tė postės elektronike dhe njė fjalėkalim hyrjeje. Kėshtu, do tė marrė njė e-mail, me udhėzimet pėr tė konfirmuar regjistrimin dhe pėr tė aktivizuar tė drejtėn e tij tė pėrdorimit. Mė tej kalohet nė krijimin e moduleve. Duke futur adresėn e-mail dhe fjalėkalimin, punėdhėnėsi i regjistruar mund tė hyjė nė zonėn/fushėn e dedikuar nė www.interno.it dhe tė krijojė modulet pėr kėrkesėn e tij pėr punėsim. Pėr ēdo modul duhen futur tė dhėnat vetjake dhe tė atij punėtori stinor, tė cilin ai dėshiron ta thėrrasė nė Itali. Plotėsimi i mirėfilltė i moduleve do tė bėhet nė njė moment tė dytė. Hapi i tretė lidhet me domosdoshmėrinė e shkarkimit dhe tė instalimit nė kompjuterin personal tė softuerit tė Sportelit Unik pėr Imigrimin (SUI). Nė atė faqe gjenden lidhjet pėr tė shkarkuar versionet e SUI-t pėr Windows, Linux dhe Os, si dhe manualet e udhėzimeve. Pas aktivizimit tė softuerit SUI, sigurohet qė kompjuteri personal tė jetė i lidhur me internetin dhe klikohet nė “importa i moduli elettronici nel programma”. Kėtu duhen futur sėrish e-mail dhe fjalėkalimi; pas kėsaj modulet e aktivizuara mė parė tek www.interno.it, do tė kalojnė te kompjuteri personal.

Hartimi i kėrkesave

Nė kėtė fazė nuk ėshtė e domosdoshme tė jesh i lidhur me internetin. Nga faqja kryesore e SUI-t, klikohet te “visualizza domande da compilare” dhe vazhdohet duke plotėsuar tė gjitha fushat e kėrkesės (tipi i kontratės qė dėshiron tė zbatosh, si punėdhėnės, ku mendon tė strehosh kėtė punėtor, karakteristikat e ndėrmarrjes tėnde etj.); kėto ruhen nė pritje tė dėrgimit tė kėrkesės.
Gjatė hapit tė fundit tė aplikimit, punėdhėnėsi lidhet me internet dhe aktivizon nė kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek “visualizza domande da inviare”, pra dėrgon kėrkesėn pėr punėsimin e punėtorėve stinorė. Ky veprim do tė jetė i mundur, vetėm nga ora 8:00 e ditės sė mėrkurė, mė 15 prill 2009.

Dekreti
Neni 1 i kėtij dekreti saktėson se “nė rrugė tė programimit kalimtar tė kuotave maksimale tė hyrjeve tė punėtorėve, shtetas nga shtete jo anėtare tė BE-sė pėr vitin 2009, pranohen nė Itali pėr motive tė punės stinore, si punėmarrės, shtetasit e huaj, nga shtete jo anėtare tė BE-sė, qė qėndrojnė jashtė Italisė, kjo brenda njė kuote 80 mijė, kuotė qė do tė shpėrndahet, mes rajoneve dhe provincave autonome, nėn kujdesin e Ministrisė sė Punės, Shėndetit dhe Politikave Sociale. Mes punėtorėve stinorė nga Shqipėria pritet tė pėrfitojnė edhe nga vende tė tjera tė rajonit tonė si Serbia, Mali i Zi, Bosnjė-Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė.
Qėllimi i miratimit tė kėtij dekreti nga qeveria italiane lidhet me mundėsimin e punėtorėve tė domosdoshėm pėr kėrkesa specifike tė sektorit turistik dhe pėr vjeljen e produkteve bujqėsore. A.Rr.

Flukset stinorė.

Kuotat pėr ēdo provincė italiane

Nė zbatim tė detyrimit ligjor, Ministria e Punės ka shpėrndarė tashmė 80 mijė kuotat pėr punėtorė stinorė, tė programuar pėr vitin 2009. Mė poshtė janė tė gjitha kėto kuota:

Rajoni Liguria

Provincat

Xhenova 100

Imperia 250

La Specia 50

Savona 400

Totali 800

Rajoni Piemonte

Provincat

Alesandria 450

Asti 450

Biela 20

Kuneo 2000

Novara 50

Torino 800

Verbania C.O. 15

Verēeli 15

Totali 3800

Rajoni Val d‘Aosta

Provincat

Aosta 50

Rajoni Lombardia

Provincat

Bergamo 90

Breshia 550

Komo 20

Kremona 100

Leko 20

Lodi 100

Mantova 2600

Milano 200

Pavia 200

Sondrio 100

Vareze 20

Totali 4000

Provinca Autonome Trento

Trento 3000

Provinca Autonome Bolcano

Bolcano 1000

Rajoni Veneto

Provincat

Beluno 150

Padova 450

Rovigo 600

Trevizo 160

Venecia 1000

Verona 5500

Viēenza 90

Totali 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia

Provincat

Goricia 50

Pordenone 150

Trieste 50

Udine 450

Totali 700

Rajoni Emilia Romanja

Provincat

Bolonja 400

Ferrara 400

ForlƬ - Ēezena 2000

Modena 600

Parma 200

Piaēenca 300

Ravena 2500

Rexhio Emilia 100

Rimini 1500

Totali 8.000

Rajoni Toskana

Provincat

Areco 250

Firence 180

Groseto 2500

Livorno 115

Luka 110

Masa Carrara 60

Piza 90

Pistoia 80

Prato 5

Siena 510

Totali 3900

Rajoni Marke

Provincat

Ankona 550

Askoli Piēeno 450

Maēerata 400

Pezaro-Urbino 450

Totali 1850

Rajoni Umbria

Provincat

Peruxhia 270

Terni 80

Totali 350

Rajoni Lacio

Frozinone 100

Latina 6530

Rieti 90

Roma 1000

Viterbo 180

Totali 7900

Rajoni Abruco

Provincat

Kieti 400

L‘Akuila** 3500

Peskara 300

Teramo 300

Totali 4500

** Kuota, pėrkohėsisht tė ruajtura, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Imigrimit.

Rajoni Molize

Provincat

Kampobaso 440

Izernia 60

Totali 500

Rajoni Kampania

Provincat

Avelino 80

Benevento 750

Kazerta 2500

Napoli 1250

Salerno 2520

Totali 7100

Rajoni Pulja

Provincat

Bari 700

Brindizi 250

Foxhia 4500

Leēe 700

Taranto 350

Totali 6500

Rajoni Bazilikata

Provincat

Matera 300

Potenca 950

Totali 1250

Rajoni Kalabria

Provincat

Katanxaro 400

Kozenca 1450

Krotone 2900

Rexhio Kalabria 600

Vibo Valentia 50

Totali 5400

Rajoni Siēilia

Provincat

Agrixhento 50

Kaltaniseta 140

Katania 300

Ena 150

Mesina 180

Palermo 180

Raguza 3100

Sirakuza 1500

Trapani 100

Totali 5700

Rajoni Sardenja

Provincat

Kaljiari 130

Nuoro 500

Oristano 20

Sasari 50

Totali 700


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-04-09, 00:55   #2
OrinOkO
 
Avatari i OrinOkO
 
Anėtarėsuar: 15-03-04
Vendndodhja: Gjakov
Postime: 450
OrinOkO e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek OrinOkO Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek OrinOkO Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek OrinOkO Send a message via Skype™ to OrinOkO
Gabim Titulli: Italia hap 80 mijė vende pune sezonale. Kushtet e aplikimit

testtt
__________________
Buzėqesh (vazhdimish), edhe atėher Kur Zemra Tė Pikon Gjak!
OrinOkO Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-09, 01:27   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Italia hap 80 mijė vende pune sezonale. Kushtet e aplikimit

ne finland deshtoj punsimi sezonal i shqiptarve upsa gabim se thaqi ka than harrone termin shqiptar po KOSOVAR ,do me than i kosovarve


ne itali nuk ma merr mendja se munden kosovart me ardh ne itali me punue LEGALISHT ilegaliteti gjithmon ka funksionue edhe kurr nuk ndalet


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.