Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-04-10, 20:22   #1
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim 200 mijė euro pėr kompletin e veprave tė akademik Rexhep Qosjes




Prishtinė, 25 prill – Instituti Albanologjik i Prishtinės ia ka mėsyrė qė veprat e akademik Rexhep Qosjes t’i botojė nė njė komplet luksoz dhe i cili parashihet tė kushtojė 198 mijė euro. Ndryshe, IAP-i pėr realizimin e kėtij projekti ka kėrkuar 220 mijė euro, por kaq i janė ndarė nga MASHT-i.

Shumėn prej 198 mijė eurosh Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė tashmė e ka bartur nė xhirollogarinė e IAP-it, i cili pėr botimin e kompletit nė 500 kopje ka hapur tender. Vetėm pėr shtypjen e kompletit, sipas projektit, janė paraparė 67 mijė e 500 euro, pėrderisa honorari pėr autorin kap shumėn prej 136 mijė eurosh.

“Kompleti i veprave tė akademik Rexhep Qosjes parashihet qė t’i ketė 27 vėllime (me nga 300 deri nė 400 faqe pėr vėllim v.j.) duke e pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė veprimtarisė sė shumanshme shkrimore tė kėtij personaliteti tė shquar tė botės shqiptare. Kompleti i Rexhep Qosjes do tė pėrbėhej nga katėr njėsi tematike: dhjetė sosh do tė jenė vepra tė fushės historiko-letrare, shtatė prej tyre vepra historike e historiko-dokumentare, pesė vepra letrare-artistike dhe gjashtė vėllime do tė pėrmblidhnin veprimtarinė e begatė shkrimore tė Qosjes nga fusha e publicistikės”, ėshtė pėrshkrimi qė i ėshtė bėrė projektit pėr botimin e kompletit, i hartuar nga drejtori i Institutit Albanologjik tė Prishtinės, Hysen Matoshi.

Ndonėse vepra e Qosjes botohet pėr herė tė parė e plotė, akademiku ka refuzuar tė flasė.
“Do tė flas pas botimit...”, ėshtė shprehur Qosja.
Miratimit tė projektit tė botimit tė kėtij kompleti i ka paraprirė nėnshkrimi i njė memorandumi mirėkuptimi midis MASHT-it dhe IAP-it sipas tė cilit “...Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė merr pėr obligim financimin e projektit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės pėr botimin e kompletit tė veprave tė akademik Rexhep Qosjes nė shumėn prej 198 mijė eurove”. Mė tej Matoshi ka thėnė se kompleti i veprave tė akademik Qosjes deri tash ėshtė mė i madhi i botuar nga IAP-i. Pėr shumėn prej afro 200 mijė eurosh me tė cilėn do tė konkretizohet botimi ai thotė se “ėshtė pėrcaktuar mbi bazėn e mendimeve ekzistuese tė ēmimeve tė shtypit dhe tė cilėsisė qė do tė ketė projekti”.
“Natyrisht njė komplet nuk mund tė botohet nė ēfarėdo cilėsie. Nė shumė gjithashtu do tė pėrfshihen edhe honorari i autorit, dizajni, punėt e ndryshme teknike, siē janė redaktura, lektura e tė gjitha”, ka thėnė Matoshi. Pėr shumėn e projektit nuk ka komentuar fort Murteza Osdautaj, drejtor i Departamentit Shkencor tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, e cila e ka miratuar projektin.

“Kjo ėshtė njė kėrkesė qė e ka bėrė IAP-i, tė cilėn ne e kemi aprovuar. A ėshtė shumė e madhe apo e vogėl, pėr kėtė mund tė pyesni IAP-in, sepse ata e kanė bėrė kėrkesėn”, ka thėnė ai.
Rezultatet konkrete tė projektit kreu i IAP-it ka siguruar se do tė shihen sė shpejti.

“Besoj qė shtypshkronja do tė pėrzgjidhet shumė shpejt dhe rezultatet e projektit do tė shihen edhe mė shpejt se si ėshtė pėrcaktuar me memorandum”, ka thėnė Matoshi. Nė anėn tjetėr, Murteza Osdutaj ka thėnė se pėr botimin e kompletit ka njė afat tė cilin e ka vėnė MASHT-i.
“Ndonėse nuk e di se sa do tė jetė i hapur tenderi, sepse ende nuk e kam parė, mund tė them se MASHT-i ka auditor nė kuadėr tė Departamentit Shkencor, e qė nė bazė tė memorandumit tė mirėkuptimit me IAP-nė, toleron 16 muaj pėr botimin e kompletit”, ka thėnė Osdautaj.

Ky projekt, sipas kreut tė IAP-it, nuk do tė jetė i vetmi kėsisoj. Ai ka bėrė tė ditur se nė tė ardhmen ky Institut ka nė plan tė botojė kompletet e veprave tė Bajram Krasniqit, Zekeria Canės, Ymer Jakės…duke pėrfshirė edhe njė komplet tė trashėgimisė folklorike shqiptare nė 30 vėllime./koha.net


__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga admin : 26-04-10 nė 11:29
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.