07-07-12, 09:07
|
#1
|
Jeta Eshte TEATER
Anėtarėsuar: 17-05-12
Vendndodhja: Dardani e Lashtė
Postime: 262
|
Namaz me policė

Dy herė u fal namazi i xhumasė nė xhaminė e re tė Gjilanit. Njė pjesė e xhematit ritin e kreu me imamin Mustafa Bajrami, e pjesa tjetėr njė orė mė vonė kėtė e bėri me Zijadin Lekėn. Gjithēka ndodhi nė prani tė krerėve mė tė lartė tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Aty ishte edhe policia.
Ashtu siē erdhėn ndaras nga njėri -tjetri, ndaras edhe e falėn namazin e xhumasė.
Xhemati qė erdhi pėr ta pėruruar xhaminė e re nė lagjen Dardania nė Gjilan, nuk e fali namazin nė kohėn e njėjtė, edhe pse ishin tė gjithė brenda tė njėjtit objekt.
Madje xhematlinjtė, pėrkrahės tė Zijadin Lekės, banorė tė lagjes Dardania, e bėnė kabull tė duronin njė orė vapėn pėrvėluese, ku temperatura shkoi deri rreth dyzet gradė celsius, shkruan "Express".
Ata duruan vetėm qė namazin e xhumasė ta falin me imamin e tyre tė preferuar, Zijadin Lekėn. Xhematlinjėt nuk i pėrfillėn as mysafirėt nga Prishtina.
Kryeimami Sabri Bajgora e Resul Rexhepi erdhėn pėr tė pėruruar xhaminė e re. Por, ata i priti njeriu tė cilin e kanė emėruar imam nė xhaminė e re, e qė nuk po e duan xhemati i lagjes.
Mustafa Bajrami, kryetar i Bashkėsisė Islame nė Gjilan dhe imam i zgjedhur me konkurs nė kėtė xhami, i priti mysafirėt i qetė dhe qysh e do rendi, kurse Zijadin Leka u prit me ovacione dhe duartrokitje nga xhemati, ku disa mbanin nė duar sloganin e shkruar Zijadin Leka- imam.
marr nga telegrafi.com
__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga King Street : 07-07-12 nė 09:08
|
|
|