Poezi nga Mesazheri.
SHPIRTRA
Kush rėndon mbi kėllqet e historisė?
Kush kėrrus?
Kush plak mesjetėn?
Shpirtra tė dehur
Nga vera e delirit
Shpirtra tė etur
Tė mufatur nga dhjamrat e askezės
Kush muros shekullin tim?
Kush mė programon ėndrrat?
Kush gdhend shpesėn time me sqepar?
Shpirtra barkbosh
Shpirtra tė etur
Shpirtra qė lypin
Qė sdinė ēlypin
Unė dua bukė dhe ujė
Shpirti im do bukė dhe ujė
Lereni shpirtin tim tė ngopet!
Lereni shpirtin tim tė jetojė!
AROMĖ MALLI
Kur mė merr malli pėr njerėzit qė mė duan
I ftoj tė ndajmė praninė
Nė oborrin tim
Dhe ēmallem me fund
Dhe lutem qė tė mė marrė malli sėrish
Kur mė merr malli pėr ata qė smė duan
I ftoj nė ėndėrr
Dhe ēmallem
Dhe lutem qė ata ti marrė malli pėr mua
E nėse nuk vijnė as nė ėndrrėn
Zgjohem nga njė tingull me aromė guri
Qė del si gromėsimė nga kraharori
A E KENI PARĖ TOKĖN?
A I keni parė diellin dhe hėnėn?
I keni parė tek ciklojnė rrokadėn kupės qiellore?
Si gardianė tė qiellit
Po yjet, a i keni parė?
Si lulishte dritash
Struken ēdo ditė nėn kurorėn e kaltėrt
E tokėn, e keni parė?
Me kurrizin kthyer nga qielli
Duke shpėrfillur ndriēimin e diellit,
Tė hėnės, tė yjeve
BULEVARDI DĖSHMORĖT E KOMBIT
Nė bulevardin Dėshmorėt e kombit
Mes pllakave tė thyera
Me stil socialist
Varroset rėra
Dikush mė ktheu disa libra
Mi kish marrė para njė viti
Mes fletėve tė grisura
Kamufloheshin
Njė emėr
Njė nėnshkrim
Njė autograf naiv nė gjuhėn angleze
Nga njohės tė kėqinj tė saj
Pastaj fletė pas flete shumė tė tillė
E ērėndėsi kanė
Ajo qė mbetet janė pllakat
Kurse rėra i mban
Rėra vetėvarroset
Rėra ėshtė partizan i panjohur i infrastrukturės
Ajo qė mbetet ėshtė koha
Koha kur naiviteti ishte dashuri
Buzėqeshjet si projektorė tė bulevardit
Buzėqeshjet si targa mbi shpina
Kėto kanė vlerė
Kush braktis buzėqeshjen
Kush braktis dashurinė
Zhvlerėsohet nė bursėn e bulevardit Dėshmorėt e Kombit
Mbetet Partizan i panjohur
Pa bust, pa shesh, pa rėrė
MĖ FAL O DASHURI
O dashuri tė kėrkoj tė falur!
Sa pak kohė kam dashuruar!
Sa pak kam folur pėr ty
Sa pak kam shkruar pėr ty
Mė fal, o dashuri!
Qė nuk e rrafshova
Pyllin pranė shtėpisė
Ta bėja lapsa
Dhe pėrroin qė se thava
Ta bėja bojė
Dhe livadhet
Qė si bėra fletė tė bardha
Tė shkruaja pėr ty
Mė fal qė jehonat e grykave
Nuk i bėra himne pėr ty
Dhe zogjtė qė si dirigjova
Nė simfoninė tėnde
Mė fal qė kisha frikė
Qė as kėto nuk do tė mjaftonin!
TIK-TAK
Tik-tak
Ora troket ēastet e kujtimeve tė mia
Buzėmbrėmjeve
Pėrqafuar me tė kuq perėndimesh
Shpreh dėshirėn e pėrjetshme
TI kthehem tė kaluarės
Ashtu
I pamėsuar
Kėmbėzbathur, I varfėr
Ėndėrrues I ethshėm
Tik-tak
Ėshtė kėnga e mėngjesit
Gdhirė zgjuar nė pritje
Nė pritje tė ftesės sė panisur
Tė burgosur nga tirania e lėndės
Tik-tak
Ėshtė shėtitja e palodhur e akrepave
Ditėve, netėve
Brigjeve tė ėndrrave tė mbetura ėndrra
Ėshtė trokėllimė e kohes
Qė gjithnjė na lė pas
Harrueshėm
Tik-tak
Ėshtė lindja jonė qaramane
Janė rrahjet e zemrės
Frymėmarrjet tona
Gjithherė mė tė rralla
Hapat tanė tė dehur
Tė pavėmendshėm
Tik-tak
Ėshtė trokitja e shpirtrave
Nė derėn e palėndtė
Tė qiellit
ĒADRA E BABAIT
Sot u zgjova diellshėm
dhe dola
Me vete kisha njė ēadėr
ēadrėn e babait
Po zbrisja shkallėt e ylberta
Kur pashė njė profil hėnor
Dhe u lėkunda tėrmetshėm
Sikur tė ishte thyer njė ngjyrė
Por ishte kėrcitja e zemrės sime
Po thyhej drunjshėm
Po rėndohej gurshėm
Dhe krahahrori mu ēa shkrepėtimshėm
Sguxoj ta gėrvisht mjegullėn e syve
Ndoshta ėshtė re
E unė sia shoh skajin
Dhe qepallat nuk I mbyll
Qepallat janė tradhėtare
Me vete kisha njė ēadėr
ēadrėn e babait
Ah, moj ēadėr!
A mos je grisur?
PRISHTINES
Tė gjeta me fytyrėn zbuluar,
mbushur me bardhėsi,
buzėqeshjesh dhe flokėsh dėbore.
Renda te gjej fytyrat e tua
tė pėrhėnuara.
Mė ndriēuan.
Fytyrat i pėrqafova.
Pagjumėsinė ia ngjita vetes,
si sėmundje.
Desha tė mos humbas.
U shtrova nė sofrėn e zemrės tėnde bujare.
E shlyeva mallin me lotė tė fshehtė gėzimi.
Dhe u zhyta thellė,
nė dashurinė pėr zemrat e tua.
Fėrkova sytė.
Sa e sa herė fėrkova sytė,
mos jam nė ėndėrr?
Vėrtet po i shoh njerėzit qė dua?
Po i pėrqafoj?
Po u dėgjoj zėrin,
dhe buzėqeshjet po i marr pa kamer?
Ti ma mbolle mallin mes zemrės.
Mi ringjalle ėndrrat
Dhe sytė m'i pėrlote me hėnė dhe yje.
Dhe vesėn ma le mbi ballė.
Ēeljen tėnde tė trėndafiltė ma shpalove,
pa drojė
Mbrėmjeve mė barte nė pendėt e ftohta
tė frymėmarrjes tėnde.
Dhe fjeta duke pritur zgjimin,
qė sėrish tė tė kthehem,
mik i ri,
vėllazėruar me zemrat e tua.
Mallėngjyer, djegur, pėrvėluar,
pres tė ma fashitėsh,
tė ma shuash mallin
............................................
Lamtumirė vendi im!
Nė tokėn time po mėrgoj.
Tani shiu ma lėshoi rrugėn
Hėna mė pėrcolli me njė tufė yje.
Dhe unė rrugėn nuk e lashė tė thatė.
Lamtumirė!
Mė prit tė tė kthehem me njė mall tė ri,
Prishtinė!
|