Dinakeria panhelene
Kur fuqitė e mėdha i dhanė ultimatum qeverisė greke pėr tė larguar forcat ushtarake nga Korēa dhe qytetet e tjera tė pushtuara ushtarakisht, ajo i tėrhoqi ushtritė e rregullta drejt jug-perėndimit tė vendit, por la aty njė numėr ushtarakėsh tė maskuar, gjoja tė sėmurė nė spital. Por pa u larguar mirė ushtarėt, peshkopi filogrek Gjermanos u ra kambanave dhe u bėri thirrje tė sėmurėve tė flaknin tej ēarēafėt dhe tė rrėmbenin pushkėt pėr tė ripushtuar qytetin. Ndėrkohė, 100 dezertorė erdhėn natėn dhe u bashkuan me ta dhe pushtuan lagjen Varosh dhe bashkinė e qytetit. Tė nesėrmen erdhėn edhe 300 ushtarė tė tjerė, pushtuan kishėn dhe ngritėn flamurin grek. Mitropolia shpalli menjėherė Bashkimin e Korēės me Greqinė Mė 24 korrik 1914 hynė edhe njė numėr oficerėsh gjoja dezertorė si majori Vardha, Kondul, i Ngavanis, Papa Kostas etj.. Dhe filluan plaēkitjen e dyqaneve dhe tė banesave tė myslimaneve, vrasjet dhe pėrdhunimet (Shih veprėn e Petro Harizit faqe 84-87) Menjėherė pas kėsaj gjendjeje u vunė nė lėvizje ēetat patriotike tė Themistokli Gėrmenjit, Sali Butkės, Gani Butkės, Mendu Zavalanit, Vangjel Gjikės, Kajo Babienit, etj..
|