|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
05-02-12, 11:02
|
#1
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Ardita Jatru
Ardita Jatru
Nje poete shqiptare,qe kendon aq dhembshem dhe aq embel!
Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё
Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё
As lotin kur mё ra mbi faqe.
Dhe pёr ēudi njё gjysёm hёnё
Mё pikte dhimbjen asaj nate
Ndaj sot kjo heshtje e ēuditshme
Mё grish njё tjetёr nat’ pagjumё
Si dy fёmijё tё zemёruar……
Mё shmangesh ti ,tё shmangem unё.
Dhe ndjej shikimin tёnd se si
pёrpin trupin tim si hon.
Ah,por ёshtё ajo shkёndijё,
qё brigjet tona i afron.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 06-02-12 nė 19:06
|
|
|
05-02-12, 11:04
|
#2
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Ardita Jatru
ANTONY
Antony, mos vdis kėsaj vjeshte.
Se ky pikėllim i kuqėrremtė i natyrės duhet ndjerė nė asht,
dhe muzgun kur ngjit fytyrėn qelqeve me brymė,
eh, dhe liqenin e hirtė e tė heshtur, pa njė shpend.
Por asnjė vjeshtė nuk ėshtė njėsoj,
as dashuritė.
Pa gjak Antony…pa gjak do kjo jetė.
Nė fund tė fundit, Antony
Kjo ėshtė jeta,
I njėjti diell qė lind
Tė njėjta dhe perėndimet.
Fati ynė nuk ėshtė i njėjtė.
Ndaj kur tė zgjohesh mėngjesin tjetėr
eja mė trego historitė e tua, i kthjellėt,
Pėr zhgėnjimin tėnd me zonjėn Mina
E pėr natėn e ndarjes qė u rrahėt paq.
Pėr tė shtunėn qė desh vrave veten pėr pak.
Tregomė gjithēka…
O Zot mė dhimbsesh.
Ta marrė e mira, sa shumė qė ngjajmė…
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 06-02-12 nė 19:06
|
|
|
05-02-12, 11:06
|
#3
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Ardita Jatru
Simfonia e fundit
Ana,
kujdesu pėr mua,
krihmi flokėt me gishtėrinjtė e hollė,
se pėr ty kam krijuar njė himn.
Eja, lįmė pėr tė fundit herė
dhe e dashur…..falmė.
Siē ti fal shiun kur gjethet rrėzon nė tokė,padashur.
Nė sirtar ėshtė njė fletore,
Hape nė faqen e fundit dhė kėndoje pa zė.
Pranoje si dhuratė,
Pastaj thuamė nėse i mungon diēka
qė tė jetė e pėrsosur.
Ana…,
nė pjatė,njė mollė pret pėr ta qeruar. Qėroje ti!
Nė vazo,lulja etet pėr pak ujė. Ujite ti!
Shallin e bardhė,dy stinė pa u veshur,vishe ti!
Dhe tani hape dritaren e dashur,
Tė shijoj melodinė e pyllit teksa zhvishet kėsaj stine.
Oh,nė kokėn time ka veē heshtje.
E ndjen vibrimin e ajrit?
Ėshtė fryma e Zotit
Fytyra jote,shėmbėlltyra e Tij!
Kam qėnė i humbur pa ty,Ana,
Mjeran si njė i verbėr.
Hutaq si njė i shurdhėr.
Ana….,
Qeni po angullin,
Paralajmėron shtegėtimin e shpirtit.
Po ē’ka pėrtej pyllit Ana…?
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 05-02-12 nė 12:54
|
|
|
05-02-12, 11:17
|
#4
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Ardita Jatru
Kjo Nate
Ne nje leter shkunda vargjet
Dy te tjere i lash peng
Se mall i shpirtit kur bene naze
Vargun kethen dhe ne refren.
Jam vetem sonte,por kjo nate
Aromen tende sec me sjell.
Dhe cohem lehtas,pa shamate
Te shoh nje yll atje ne qiell.
Nje re e vogel, leviz ngadale
dhe mendja shkon qytetit tend.
Ti ndoshta je ne ndonje bar
Te vij si note ne buz` a kenge.
Jam vetem sonte,por kjo nate
zjarr yjesh me ndez ne gji.
E tera shkrihem,behem llave
Kujtimin tend perfshij,perpij.....
|
|
|
05-02-12, 11:21
|
#5
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Ardita Jatru
***
Sonte do fle me derёn hapur
Ndezur dhe driten do tё lё
Kёpucёt e harruara, do ti fsheh
Dashuri,eja kёmbёzbathur!
Do tё shpie nё qiej tё paprekur,
Nё ishuj ku ka vetёm njё stinё,
Si bohemёt, buzё detit do tpimё
Valёt mbi trupat tanё zhveshur.
Dashuria ime, e thella ti,
mbeta fёmije i perkedhelur
akoma endem si e dehur,
pas netёve kur nektarin tёnd e pi
E ёmbla ime, dashuri
Nga cili krah i qiellit tё fle?
Andej nga derёn hapur le,
Apo nga hyn papritur ti?
|
|
|
05-02-12, 11:23
|
#6
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Ardita Jatru
Ne tё dy
Ne heshtim shpesh kur jemi pranё
Si zogj tё lodhur mbi njё degё
Dhe druaj tё tё them njё fjalё
tё jap njё puthje a tё tё prek....
Pa hё, ēi thonё kёsaj, i dashur,
Tё jemi bashkё e tё mos jemi.
U dashka njёri larg tё jetё,
Pёr tё kuptuar ēkishim, ēkemi.
Dhe harrojmё pёr pak tё ftohtin,
Tek ngrohemi nё tё mallit flakё.
Dashuris i ngremё njё tempull,
Pёr ta shembur, ngritur prapё.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:20.
|
|