Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-12-07, 21:06   #16
grepi
 
Anėtarėsuar: 25-11-07
Vendndodhja: ēabrat
Postime: 23
grepi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: “Qe ditėn e parė, Partia e nisi me gjak”

...Jugosllavėt panė se asgjė nuk ngjau, as para Kongresit, as mė vonė. Mehmet Shehu e mbajti raportin nė Kongres, ai u zgjodh edhe nė Byronė Politike, asnjė masė nuk u mor kundėr tij, siē shpresonin jugosllavėt, pėr ta ulur ose pėr ta hequr nga funksionet qė kishte nė shtet. Pas mbarimit tė Kongresit, ndoshta Mehmet Shehu njoftoi jugosllavėt se, edhe pas dorėzimit tė autokritikės, ai trajtohej njėlloj, se nga sa kishte kuptuar nė bisedat tona me tė, masa e dėnimit do tė ishte me karakter tė brendshėm partie. Kjo nuk u leverdiste titistėve, serbomėdhenjve dhe UDB-sė jugosllave, qė prisnin e kėrkonin tė ngjante me ēdo kusht rrėmuja nė Shqipėri. Prandaj, Ambasada Jugosllave nė Tiranė, nė prag tė mbledhjes sė Byrosė Politike, ku do tė diskutohej pėr gabimin e rėndė politik tė Mehmet Shehut, sipas urdhrave qė kishte marr nga Beogradi, ngarkoi agjentin e vet dhe ndėrlidhėsin Feēorr Shehu tė shkonte tek Mehmet Shehu e t'i transmetonte ultimatumin e UDB-sė, qė Enver Hoxha tė vritej me ēdo kusht, edhe nė mbledhje, qoftė duke u vrarė edhe ai vetė. Kaq ngushtė kishte rėnė UDB-ja, klika titiste serbomadhe, me gjendjen nė Kosovė, kaq zi u dukej perspektiva, saqė vendosėn tė djegin kartėn e madhe, super-agjentin e tyre, veē tė ndodhte diēka spektakolare, qė "tė bėnte t'i tronditeshin themelet" Shqipėrisė.

citat i shkeputur nga, Dossier

marre ne Gazeten Shekulli

grepi, dora vetė
grepi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-12-07, 09:03   #17
grepi
 
Anėtarėsuar: 25-11-07
Vendndodhja: ēabrat
Postime: 23
grepi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: “Qe ditėn e parė, Partia e nisi me gjak”

Pse Enveri propozoi t'i jepet qytetit tė Tropojės, emri i Bajram Currit


Sigurisht, nuk ishte

kjo qė donte populli

i Kosovės dhe pop

ulli shqiptar, por si fillim mund tė shėrbente pėr tė shkuar me tej nė vendosjen e marrėdhėnieve mė tė lirshme njerėzore, kulturore nė kuptimin e gjerė tė kėsaj fjale, marrėdhėnie vėllazėrore nė mes Shqipėrisė e Kosovės. Qėndrimi i Enverit nė atė kohė, qė u transmetonte emisarėve tė vėllezėrve kosovarė, personaliteteve politike, shkencorė, kulturorė ishte: "Shfrytėzoni nė maksimum tė drejtat qė ju njihen nga Kushtetuta e 1974-ės. Po kėshtu do tė bėjmė edhe ne nga ana jonė". Enveri mendonte se "njohja nga afėr me njėri-tjetrin, arritja historike e unifikimit dhe e njesimit tė tė folmes sė pėrbashkėt nė gjuhėn letrare, ecja nė shina paralele nė arsim, shkencė, art e kulturė, do tė krijonin atė bashkim shpirtėror kombėtar, pėr tė realizuar mė vonė ėndrrėn shekullore tė bashkimit tė kombit tonė. Pikėrisht nė kėtė kohė u gjallėruan, sidomos nga ana jonė, shkėmbimet arsimore, shkencore, artistike e kulturore me Kosovėn. Shkėmbimet e bashkėpunimi nė mes universiteteve tona, akademive dhe studiuesve tė fushave tė ndryshme, sidomos nė fushėn e shkencave gjuhėsore, historike, kulturore etj. ndihmuan nė njohjen e lartėsimin e kulturės sonė tė pėrbashkėt kombėtare, nė pėrgatitjen e njė armate tė re intelektualėsh me formim patriotik e bashkėkohor, nė njė rigjallėrim tė ndėrgjegjes kombėtare nė masat e tė rinjve. Televizioni shqiptar, Ansamblet e kėngėve e valleve ngrinin peshė zemrat e zhuritura pėr liri tė tė gjithė shqiptarėve qė jetonin nė Jugosllavi, tė ndarė padrejtėsisht nga atdheu amė. Nė kėto kushte tė reja filluan tė vizitojnė Shqipėrinė personalitete politike nga Jugosllavia. Kuadro zyrtarė ose shoqėrorė nga Kosova filluan tė vijnė ose tė dėrgojnė pėrfaqėsues tė tyre pėr t'u takuar e kėshilluar me Enverin. Kėshtu dėrguan Bije Vokshin tė pyesnin Enverin ēmendonte, nėse mund tė ngrinin njė parti komuniste ilegale tė kosovarėve jashtė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. Megjithė marrėdhėniet shumė shoqėrore qė kishte me Bije Vokshin, Enveri u rezervua tė jepte njė mendim tė prerė. Dihet qė Enver Hoxha, nė sistemin e atėhershėm monist, ishte njėkohėsisht udhėheqėsi kryesor i Partisė dhe i shtetit shqiptar. Duke qenė udhėheqės i shtetit amė, Enver Hoxha asnjėherė nuk u foli kosovarėve dhe udhėheqjes sė tyre shqiptare "nga lart". Ai i respektonte, i paralajmėronte pėr rrezi1qet, mbronte ēėshtjen e madhe qė kishin pėr zemėr, jepte ndonjė kėshillė kur ia kėrkonin, por fjalėn e fundit ua linte atyre. Prandaj ai i tha Bijes: "Shokėt qė duan tė ndėrmarrin njė iniciativė tė tillė me shumė pėrgjegjėsi mund ta gjykojnė mė mirė kėtė ēėshtje, sepse njohin kushtet, njerėzit, duke patur parasysh edhe prirjet e zhvillimeve aktuale e tė perspektivės nė Jugosllavi e Kosovė. Nė fakt Enveri kishte rezerva pėr kėtė iniciativė dhe nė bisedė me mua, pasi iku Bija, shtjelloi se ēmendonte pėr kėtė ēėshtje e pėrgjithėsisht pėr formėn e organizimit tė kosovarėve. Nė qoftė se kėto nuk ia shprehu Bijes, kėtė e bėri sepse Bije Vokshi, halla e Luftėtarit tė Spanjės, Heroit tė Popullit, Asim Vokshi, ishte njė grua trime, qė kish dhėnė shumė prova guximi e zgjuarsie gjatė kohės qė banonte nė Tiranė. Nė shtėpinė e saj jo vetėm ishin strehuar Enveri, Qemali e shumė ilegalė tė tjerė, por aty ishin bėrė Mbledhja e Themelimit tė Rinisė Komuniste e Konsulta e pare e NAM Komuniste tė Shqipėrisė. Por Bija ishte njė grua e thjeshtė dhe Enveri nuk ishte i sigurt nėse do tė ishte nė gjendje t'u transmetonte shokėve qė e kishin dėrguar qartė e drejtė ato qė mendonte Enveri. Enveri gjykonte se nė kushtet e Kosovės do tė ishte mirė tė kishte njė parti Komuniste ilegale tė shqiptarėve tė Kosovės, por ajo nuk do ta kishte jetėn e gjatė nė qoftė se nuk do tė krijonte rreth vetes njė front tė gjerė popullor, qė edhe do ta mbronte nga goditjet e aparatit shtetėror serbomadh edhe do t'i jepte mundėsi tė shtrihej nė gjithė Kosovėn, gjė qė s'e realizon dot njė parti vetėm. Kėto ide tė Enverit mund tė them se gjetėn disi zbatim nė Kosovė disa vite mė vonė.

Kur nė Gjermani u vranė Jusuf Gėrvalla me tė vėllanė, Bardhin e shokun e tyre Kadri Zekėn, Enveri shumė i emocionuar nga kjo ngjarje tragjike, mė foli pėr ta, veēanėrisht pėr Jusuf Gėrvallėn, si poet e me kulturė tė gjerė, por qė tė tre ishin jo vetėm patriotė tė mirė por edhe revolucionarė me horizont tė gjerė e largpamės. Enveri nuk e kish takuar drejtpėrdrejt Jusuf Gėrvallėn, por - siē mė tha- njėri nga grupi i tij kishte ardhur nė Tiranė. Unė nuk e di nėse ky ka qenė Kadri Zeka apo ndonjė tjetėr. Edhe atėherė ishte shtruar ēėshtja nėse duhej organizuar njė Parti apo Lėvizje. Enveri pat sugjeruar se do tė ishte mė mirė tė organizohej njė Lėvizje, njė Front Popullor qė tė vepronte me tė gjitha metodat legale, nė bazė tė Kushtetutės sė Federatės Jugosllave, kurse grupi iniciator tė mbetej si bėrthamė qė mund tė drejtonte e tė vepronte ilegalisht. Kur UDB ja jugosllave e nuhati kush frymėzonte kėtė Lėvizje e goditi pa mėshirė nė kokė. Por Kosova vazhdoi tė nxjerrė nga gjiri i vet bij tė shquar, duke u bashkuar gjithnjė e mė tepėr rreth tyre, qė si udhėheqės politikė e ushtarakė pėr Ēlirimin e Pavarėsinė e Kosovės e bėjnė "vdekjen si me le". Enver Hoxha ka qenė organizatori i Konferencės sė Pezės, ku u hodhėn themelet e Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar, duke bashkuar nė tė pjesėn mė tė madhe tė popullit nėn thirrjen: "Tė gjithė pėr Ēlirimin e Atdheut, pa dallim feje, krahine dhe ideje". Duke vlerėsuar lart kėtė pėrvojė, Enveri shfrytėzonte ēdo rast pėr t'i kėshilluar vėllezėrit kosovarė bashkimin sa mė tė gjerė, pa dallim "feje, krahine e ideje", sepse Kosova vazhdonte tė ishte e pushtuar. Ndonėse te ne kishat e xhamiat ishin mbyllur, unė kisha dėgjuar Enverin qė t'u thoshte shokėve tė vet qė tė porosisnin njerėzit tanė, pedagogė, studiues, gazetarė etj. qė shkonin me shėrbim nė Kosovė, nė bisedime me kolegė e vendas, t'u thonin qė t'i ruajnė xhamitė, se pėr ta ato janė si klube, ku mund tė mblidhen, tė bisedojnė e tė qajnė hallet e tyre. Ne me ballistėt nė Shqipėri i kishim ndarė hesapet, por kur njė ditė Enveri mė tha se ishte takuar me njė ballist kosovar, unė shpreha habi. Enveri mė tregoi se ky ishte njė figurė e nderuar nė Kosovė, quhej Dem Ali Pozhari, i ndjekur nga regjimi titist si separatist e irredentist, qe vendosur nė Turqi dhe kishte ardhur nė Shqipėri me rastin e pėrkujtimit tė 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. Enveri mė shpjegoi se nacionalistėt, ata qė quhen ballistė, nė Kosovė nuk janė si ballistėt tanė, qė na luftonin neve si komunistė, megjithėse ne ishim shqiptarė; nacionalistėt kosovarė luftonin kundėr pushtuesve serbė dhe forcave tė tyre tė armatosura, ēetnikė etj., qė kryenin akte terrori e masakra ndaj popullsisė shqiptare. Pavarėsisht se nė shumė raste kėta nuk kanė bashkėpunuar me komunistėt, ata ishin pėr shkėputjen e Kosovės nga Serbia dhe bashkimin me shtetin amė.


Vazhdon ..................................................

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-12-07 nė 21:03
grepi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-12-07, 09:04   #18
grepi
 
Anėtarėsuar: 25-11-07
Vendndodhja: ēabrat
Postime: 23
grepi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: “Qe ditėn e parė, Partia e nisi me gjak”

Vazhdimi .........................................

Siē mė tregoi Enveri, ky hap atė e kishte vėnė nė mendime sepse, si popullsi Kosova ia kalonte dhe e linte shumė prapa Republikėn e Malit tė Zi, por sa do tė ishte e arsyeshme qė tė kishte dy republika shqiptare, njė kėtej kufirit, shtet mė vete, njė mė atė anė tė kufirit brenda shtetit tė Federatės Jugosllave. Udhėheqja jugosllave, nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore, kishte bėrė pėrpjekje pėr krijimin e Republikės sė 7-tė tė shqiptarėve, por jo duke i dhėnė Kosovėn Shqipėrisė, por duke pėrfshirė Shqipėrinė brenda Federatės.

Megjithėse ēėshtja e Federatės Ballkanike, pėrveē pėrmendjes nė ndonjė nga dokumentet e Kominternit, qė drejtohej nga Dimitrovi, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nuk u ngrit nė asnjė mbledhje tė rėndėsishme as tė Ballkanit as tė vendeve tė demokracisė popullore. Edhe nė udhėheqjen e Partisė sonė Komuniste nuk u diskutua pėr kėtė ēėshtje, por unė kisha dėgjuar tė flitej, dhe Enveri mendonte se kjo mund tė ishte njė rrugė e bashkimit tė gjithė shqiptarėve, krejt nė tė kundėrtėn me atė qė mendonte Titoja e udhėheqja jugosllave, jo nėn ēatinė e Federatės Jugosllave, por nėn ēatinė e njė familjeje mė tė madhe mė dashamirėse se sa ajo e shovinistėve serbė.



Duke qenė se udhėheqja e Shqipėrisė dhe vetė Enveri kishin njohur thellė dhe ishin ndeshur me planet ogurzeza tė udhėheqjes jugosllave, ky ngriti pyetjen nėse kėtė do ta pranonte udhėheqja jugosllave, veēanėrisht serbėt do ta pranonin formimin e Republikės sė Kosovės? Cila do ishte arsyeja e kėtij pranimi? Meqė tashmė jugosllavėt nuk mund tė silleshin me Shqipėrinė, si nė vitet 1945, '46 e '47, dmth tė tėrhiqnin atė si Republikė tė 7-tė brenda Federatės Jugosllave, Enveri shprehu mendimin se, tani pėr tani, nuk do tė dilte gjė nga kjo kėrkesė. Megjithatė, mikut tė nderuar, Enveri i tha: "U thuaj vėllezėrve tanė qė ta pleqėrojnė mirė dhe tė vendosin vetė".

Takimi me burra tė tillė, patriotė tė nderuar, i jepte Enverit kėnaqėsi tė veēantė. Ai u gėzua shumė kur dėgjoi se Rexhep Duraku kishte ardhur nė Shkodėr bashkė me gruan, pėr tė marrė pjesė nė dasmėn e djalit tė tij me mbesėn e Bajram Currit. U shpreh spontanisht: "Kjo ėshtė njė krushqi e mrekullueshme". Me qė ato ditė ishte i zėnė, mė dėrgoi mua t'i takoj e t'i uroj. Ata u kėnaqėn, por edhe unė u kėnaqa, folėm pėr zakonet tona, shumė tė afėrta nė mes krahinave tona. Tė shoqen e Bacė Bajramit unė e kisha takuar edhe tjetėr herė, ishte njė boshnjake, me njė pamje fisnike, qė tė impononte respekt pėr gjithēka kishte hequr pėrkrah bashkėshortit tė saj legjendar. Veshja, krehja e saj ndryshonin nga ato tė nėnės sė Emin Durakut, e cila kishte po atė lidhje shamie nė kokė si nėna ime e shumė gra dibrane. Pas pak ditė shkoi nė Shkodėr Enveri e vizitoi familjet e nderuara Curri-Duraku. Me vonė Kryetari i Komitetit Ekzekutiv mė pat treguar se, kur kishin dalė nga vizita, Enveri e kishte porositur qė tė organizonin njė dasmė tė bukur, tė ftohen nga Kosova nja 40 veta nga rrethi fisnor e i miqve tė dy familjeve, gjithė shpenzimet do tė pėrballohen nga shteti ynė. Enveri u kujdes drejtpėrdrejt tė vinin nė atdhe eshtrat e Kryetarit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Abdyl Frashėri. Emocionet e tija gjatė ceremonisė, organizuar pėr kėtė rast qenė aq tė mėdha sa ai e ndjeu veten keq nė tribunė, megjithatė ai shoqėroi arkivolet e Abdyl e Naim Frashėrit, mė kėmbė, gjatė gjithė Bulevardit tė Dėshmorėve, deri nė parkun ku do tė preheshin. Kėshtu u interesua pėr ardhjen e eshtrave tė birit tė shquar tė Kosovės, Hasan Prishtinės dhe varrimin e tyre nė Kukės, pranė vendit pėr tė cilin luftoi. Mendoj se nuk ėshtė e rastit, ishte i vetmi, qė Enveri propozoi t'i jepet qytetit tė Tropojės emri i Bajram Currit, jo vetėm pėr nder tė kėtij burri legjendar tė Malėsisė sė Gjakovės, por si simbol qė lidh dy pjesėt e ndara tė njė populli, qė ka tė njėjtin gjak e tė njėjtėt heronj. Enveri ndiqte me kėnaqėsi, merrte pjesė dhe vetė nė mbledhjet qė organizonin sė bashku studiuesit nga Shqipėria e Kosova, siē qenė Konferencat Kombėtare shkencore, si mbi etnogjenezėn, gjuhėn letrare, figurėn e Skėnderbeut, Rilindėsit tanė. Shumė i kėnaqur e me pėrshtypje tė thella kish mbetur nga takimi me delegacionin e intelektualėve kosovarė, qė kishin ardhur me rastin e ceremonive kushtuar 500 vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Enver Hoxha ndiqte dhe zhvillimin e artit e kulturės nė Kosovė. Ai edhe nė njė shėnim Ditari, shpėrthente nė njė kritikė tė fortė e shkruante:

"Po mė tėrheq vėmendjen se nuk po shkruhet pėr korin e Prishtinės, "Kolegjium Kantorum". Shokėt qė merren me propagandėn e shtypin, e kanė frikė tė marrin pėrgjegjėsi, e s'mendojnė fare... Si do t'ua tregojmė ne dashurinė tonė, kur ata futen nė burgje, sepse dėgjojnė kėngėt tona, kurse shtypi ynė nuk shkruan pėr ta? Prandaj tė ndryshojė qė tash ky qėndrim pasiv, apolitik..." Po kėshtu ngjau kur dėgjoi se nuk po jepej njė film kosovar...pse? sepse personazhi kryesor ishte Fadil Hoxha...! E pastaj? Po ky ėshtė anėtar i Presidencės Jugosllave... dhe disa hero ka bėrė disa deklarata jo tė mira... Enveri: po ai ka qenė nga frymėzuesit kryesorė tė Konferencės sė Bujanit, qė i njihte kosovarėve "tė drejtėn e vetėvendosjes" pas luftės... deri nė shkėputje, ka udhėhequr luftėn antifashiste nacionalēlirimtare nė Kosovė, pastaj ajo qė ėshtė kryesore nė film del lufta qė kanė bėrė vėllezėrit tanė kosovarė. Enveri e kishte parė kėtė film dhe qe emocionuar.

Gjatė njė pasdarkeje, nė shtypi, kur u hap biseda mbi shfaqjet e hermetizmit nė poezinė tonė, Enveri, i cili ndiqte dhe krijimet letrare tė kosovarėve, bėri kėtė koment: "ėshtė ndryshe hermetizmi nė poezitė kosovare, ata janė tė detyruar nga kushtet ku jetojnė, ndjesitė e tyre t'i shprehin nė mėnyra tė mbuluara, me shumė alegorizma etj."

Erdhi njė kohė qė edhe udhėheqja shqiptare e Kosovės filloi tė dėrgojė mesazhe nė Tiranė: "T'i pėrmirėsojmė marrėdhėniet tash qė ėshtė gjallė Titoja, pse pas vdekjes sė tij nuk dihet ē'bėhet". Kjo mund tė na lerė tė kuptojmė- shėnon nė Ditar Enveri- se pas Titos "ne kosovarėt asnjė besim s'mund tė kemi te serbėt" dhe kishin tė drejtė.

Nė fakt edhe Enveri mendonte kėshtu. Pavarėsisht se ai, gjatė gjithė jetės sė tij demaskoi veprimtarinė antishqiptare tė Titos dhe tė atyre qė kish pėr rreth nė drejtim tė Shqipėrisė, Kosovės e gjithė shqiptarėve qė jetonin nė trojet e tyre nė Jugosllavi, por kur J.B.Tito mė 1980 ishte shtruar nė spitalin e Ljubljanės dhe TV italian po transmetonte komunikatat shėndetėsore, Enveri tha i menduar: "sikur tė rronte edhe nja dy vjet..." Unė nuk e ndėrpreva nė refleksionin qė bėri, por ai parashikonte, pas vdekjes sė Titos, shpėrbėrjen e Jugosllavisė. Pėr kėtė ai ka shkruar nė veprat e tija. Atė e preokuponte e ardhmja e Kosovės. Me vdekjen e Josip Broz Titos, nė maj 1980, filloi fermentimi i gjendjes nė Jugosllavi. Kriza ekonomike e vetadministrimit kishte filluar shumė kohė mė parė, por nė kėtė kohė filluan tė ndihen lėvizjet separatiste e pėr pavarėsi nė Kroaci e Slloveni.

Gazeta Ndryshe - Tiranė

Postoi: Arbėr Kastrioti

marre nga, dervina.com

grepi, dora vetė


grepi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.