Kur braktise ate qe do
Ne nje forum tjeter hasa ne nje teme me te njejtin titull, por meqenese aty nuk kishte ndonje bashkebisedim te madh,perveq disave qe kishin shkruar si duket nga vete pervoja,vendosa ta hap kete teme ketu. Qka mendoni Ju, pse ndodh ne jete qe njerzit te braktisin edhe dike qe e duan me krejt forcen? Ne ate temen kishte shkruar dikush qe arsyet mund te jene nga me te ndryshmet, si psh, droga,prostitucioni, genjeshtra etj,,gjera keto qe e bejne te deshtoje nje lidhje. por shtrohet pyetja, si munde te vije deri aty qe nje njeri me vlera te larta njerzore te dashuroje nje njeri me antivlera, pra per te mos thene nje te degjeneruar? qka e shtyn te jepet pas nje njeriu te tille? Ky fenomen do ishte ideal per psikologe te bejne nje hulumtim per te pare, se qfare ndodhe ne kokat e njerzve qe veprojne keshtu.. si mendoni ju? kur dikush ndahet nga ai/ajo qe paska dashur pafundesisht, a mund te kete kjo sjellje pasoja te perjetshme, dhe ti marre aftesine per te dashur dike tjeter apo ka gjasa qe mund te vazhdojne te shonin para? Mendimet tuaja i mirepres, ndoshta ka njerez ketu qe kane bere ndonje pervoje te tille. Sidoqofte kam deshire te flitet seriozisht, dhe jo te shendrrohet tema ne shaka, si ndodh shpesh.
Ju falenderoj per pjesmarrje, ne nje teme mjaft te komplikuar...
__________________
Love is difficult to find, easy to lose and hard to forget.
|