Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-09-05, 06:18   #1
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Dhuna kundėr grave- vepėr penale

Ne jeten e perditshme, ne diskutime ne rrethin familjar, ne shoqeri, ne media, na bie rasti te degjojme per raste te dhunes direkte te formave te ndryshme apo in-direkte, (respektivisht te imponimit te sjelleve, botekuptimeve, vlerave te caktuara) kunder gjinise femrore nga ana e meshkujve!
Cka mendoni per kete??? Sa jemi te vetedijshem per ate se cka ndodh brenda kater mureve ne familjet tona shqiptare?


(ne vazhdim nje shkrim interesant nga Gazeta Gjermane Deutsche Welle!)


Sabine Ripperberger

D.W.



Jo vetėm nė Pakistan, Jordani dhe Turqi e vende tė tjera myslimane, janė kryer vrasje nė emėr tė nderit. Por vrasje tė tilla kanė ndodhur edhe nė vendet perėndimore, edhe nė Gjermani. Madje deri para disa kohėsh ato cilėsoheshin si "vepra penale tė varura nga mentaliteti" dhe me kėtė ato penalizoheshin me lehtesime si vrasje nė gjaknxehtėsi, e jo si vrasje tė paramenduara.

Dhuna kundėr gruas ėshtė nė tė vėrtetė njė akt i dėnueshėm dhe njė shkelje e rėndė e tė drejtave tė njeriut, shprehet Kai Müller nga Amnesti International. Kjo organizatė po pėrpiqet, qė prej vitit tė shkuar, pėrmes njė fushate ndėrkombėtare tė tėrheqė vėmendjen e opinionit publik me moton: "Shiko dhe vepro - ndal dhunėn kundėr gruas".
Edhe Ministria pėr familjen nė Gjermani pėrpiqet qė tė sensibilizojė opinionin. Aktualisht po pėrgatitet njė projekt nė Gjermani, qe tė ngrihet njė qendėr emergjence, apo njė numėr telefoni i njėjtė nė tė gjithė vendin, ku gratė tė mund tė telefonojnė kur ndodhen nė rrezik.

Organizata gjermane e tė drejtave tė gruas "Terre des Femmes" ka mjaft ekspertė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė gruas. Prej themelimit tė saj nė vitin 1981, kjo organizatė ėshtė marrė me rastet e krimeve "nė emėr tė nderit". Dhunė ndaj gruas, cilėsohet sipas kėsaj organizate, jo vetėm vrasja pėr nder, apo martesa e detyruar, por edhe gjymtimi seksual dhe dhuna familjare, tė cilat nė Gjermani dėnohen me ligj. Christa Stolle, drejtuesja e "Terre de Femme" shprehet: Nė mes tė Gjermanisė janė zhvilluar shoqėri paralele patriarkale. Nė emėr tė tolerancės dhe shoqėrisė multikulturore, dhuna ndaj gruas nuk u trajtua ashtu siē duhet. Pėr fat tė mirė, viktimat herė pas here thyejnė heshtjen e tyre dhe kthehen nė aktiviste dhe mbrotjėse tė grave: Serpa Ēeleli ėshtė njė turke, autore e nje libri kundėr martesės sė detyruar. Ajo eshte diskutuese e cila flet nėpėr shkolla pėr kėtė temė. Poashtu kosovarja Hanife Gashi, vajza 16 vjeēare e tė cilės u vra nga babai i saj, nė emėr tė ruajtjes se nderit. Libri i saj "Dhimbja ime mban emėrin tėnd" ėshtė njė sinjal kundėr terrorit tė burrave nė shumė familje emigrantėsh. Hanife Gashi mbėshtet punėn e organizates sonė Terre des Femme".

Kėrkohet ashpėrsimi i ligjit

Kjo organizatė kėrkon nga qeveria gjermane shfuqizimin e ligjeve, tė cilat u mundėsojnė keqbėrėsve paraqitjen e rrethanave lehtėsuese. Krijimi i ambienteve tė mbrojtura pėr gratė ėshtė i nevojshėm, pasi nė shumė vende shtėpitė e grave janė njė gjė e rrallė. Nga ana tjetėr duhet tė gjenden financime pėr fushata qė tė iniciojnė ndryshimin e mentalitetit mbi gruan. Avokatja me origjinė turke, Sejran Ates, e nderuar edhe me Ēmimin e Berlinit pėr Gruan, ngre zėrin, pėr mungesėn e vetėdijėsimit nė komunitetin turk pėr ekzistencėn e njė problemi tė tillė. Ajo kėrkon: Ne duhet tė ashpėrsojmė ligjin, tė kontrollojmė se si vepron ai, dhe tė bėjmė qė ai tė zbatohet. Por duhet tė krijojmė edhe ligje tė reja. Kėrkesa ime, e mbėshtetur edhe nga "Terres Femmes" ėshtė qė martesa e detyruar tė trajtohet si njė akt penal mė vete dhe jo nėn nenin e shtrėngimit dhe detyrimit me dhunė. Kjo do tė ishte diēka mė shumė se ashpėrsim.

Majida Riviza, nga Komisioni pėr statusin e gruas nė Pakistan bėn fjalė pėr njė tė vėrtetė tronditėse. Rreth 1500 gra dhe vajza vriten nė Pakistan ēdo vit pėr shkak tė nderit. Madje pėr kėtė mjaftojnė vetėm thashathemet dhe jo faktet. Autorėt e krimit gjenden nė rrethin familjar. Rivizi apelon tek organet e drejtėsisė dhe policisė nė mėnyrė qė ato tė jenė mė tė vėmendshme ndaj problemeve tė grave.

Nė shumė raste, vrasje tė tilla mbulohen nėn emrin e nderit. Por dosje tė panumėrta tė proceseve gjyqėsore nga mė tė ndryshmet, japin njė pamje tjetėr: Vrasjet nė emėr tė nderit, kryhen shpesh me qėllim tė fshehjes sė akteve tė tjera tė dėnueshme, si pėrdhunimi apo incesti, tė cilat turpėrojnė familjen. Nga ana tjetėr vrasje tė tilla janė shprehje e problemeve tė rėnda familjare, prej kohėsh tė pazgjidhura, si psh. sherre familjare apo probleme trashėgimie.


__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.