"Nga demokracia e lirė qė lejohet kur nuk duhet, u lejua edhe kjo gjė nė Danimarkė. Pjesėtarėt e fesė islame pėr herė tė parė e panė se si duket fytyra dhe gjestet e profetit Muhamet, dhe atė tė botuar me ironi nga pjesėtar tė fesė tjetėr nė gazetėn ditore daneze Jyllands-Posten...
Me 30 shtator 2005 gazeta ditore daneze, Jullands Posten (
www.jp.dk) botoi 12 karikatura me fotografi tė profetit Muhamet.
Me 28 tetor 2005, 11 organizata muslimane e lajmėruan nė polici gazetėn Jyllands-Posten pėr prishje tė paragrafit pėr racizėm dhe blasfemi.
Ambasadorėr nga 11 shtete muslimane i shkruajtėn njė ankesė kryeministrit danez.
Poashtu edhe Organizata Botėrore Muslimane (OIC) u ankua te kryeministri danez.
Nė bazė tė fesė islame ėshtė e ndaluar (blasfemi) tė paraqitet me fotografi profeti Muhamet.
Nė fillim tė dhjetorit 2005, disa organizata pakistaneze u kėrcėnuan se japin 50000 dollarė kush i vret autorėt e fotografive tė profetit Muhamet, dhe iu kėrcėnuan Danimarkės me terror bomba, poqėse nuk ndėrmer dicka.
Me 17 janar 2006 piktorėt autorė tė karikaturave me profetin Muhamet, nėpėrmjet sindikatės sė piktorėve nė Danimarkė, kėrkuan pėrqindje nė tė holla nga gjitha mediumet qė i kanė ribotuar karikaturat pa autorėsi tė tyre, pėrndryshe pason dėnim nėpėrmjet sindikatės.
Me 26 janar 2006, Arabia Saudike e tėrhoqi ambasadorin e vet nga Danimarka, nė shenjė proteste kundėr qeverisė daneze, se pse nuk ka ndėrmar dicka kundėr gazetės JP dhe tė kėrkojė falje zyrtare. Njashtu dhe bojkoton tė gjitha prodhimet daneze nė vend, dhe ndalon importin e prodhimeve nga Danimarka. Kjo gjendje mė tepėr e dėmton fabrikėn daneze tė prodhimeve tė qumshtit ARLA, e cila vetėm sot nuk ka mundur tė eksportoj 26 mijė tonelata prodhime qumshti pėr nė Arabi.
Qeveria daneze shprehet se nuk mund tė ndėrmarė asgje nė kėtė drejtim, pėr shkak se nuk ka ligj qė ndalon njė gjė tė tillė pėr shtypin e lirė nė Danimarkė, dhe nuk ka ligj qė ne si qeveri tė ndėrhyjmė tė ndalojm apo tė lejojmė ndonjė punė nė shtyp. Ndėrsa pėr falje zyrtare, ne nuk duhet tė kėrkojmė pėr shkak se ne nuk kemi bėrė asgjė- u shpreh qeveria daneze.
SI DUKEN 12 KARIKATURAT E PROFETIT MUHAMET?
Nuk guxoj dhe nuk dua tė publikoj karikaturat e gazetės daneze JP, sepse vet i takoj fesė islame, dhe nuk dua tė pėrbuzė profetin, fenė islame, dhe besimin qė kam nė to. Por ja njė pėrshkrim tė disa nga karikaturat:
Koka e profetit Muhamet ėshtė njė bombė e cila ėshtė gati nė eksplodim, ndėrsa fytyra e tij ėshtė e njė burri tė vjetėr me mjekėr dhe mustaqe tė zeza.
Ose njė tjetėr karikaturė, ku profeti ėshtė njė burrė nė moshė me mjekėr gjysėm tė thinjur, dhe i rrethuar me 2 femra tė mbuluara nė tė zezė. Etj.
Bardhyl Islami