Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-09-07, 00:21   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Skenderaj pėrjashton tri nxėnėse shkaku i shamive

Skenderaj pėrjashton tri nxėnėse shkaku i shamive
Kjo raportohet edhe nga Associated Press

Dy shkolla tė mesme nė Skenderaj privojnė nga e drejta pėr shkollim tri nxėnėse qė bartin shami

Skenderaj pėrjashton tri nxėnėse shkaku i shamive

Besnik Krasniqi

SKENDERAJ, PRISHTINE, 19 SHTATOR

Shamia ėshtė bere shkak qe tri nxėnėse qe vijojnė shkollimin e mesėm ne komunėn e Skenderajt te privohen nga e drejta legjitime pėr te ndjekur kėtė nivel shkollimi, edhe pse ato kanė treguar sjellje shembullore dhe rezultat te larte ne mėsim, Fatmire Jashari dhe Valbona Kabashi, qe te dyja nxėnėse te klasės se dymbėdhjetė ne gjimnazin “Hamez Jashari”, dhe Minire Veliu, nxėnėse e shkollės se mesme teknike ‘Anton Cetta”, prej nisjes se vitit te ri shkollor nuk po iu lejohet pjesėmarrja ne procesin edukativo-arsimor, meqė ato po paraqiten te veshura sipas parimeve islame.

Drejtoret e shkollave ua kanė komunikuar vajzave vetėm ne mėnyrė verbale vendimin pėr largim nga shkolla, pasi me pare janė konsultuar me Drejtorinė e Arsimit, por ata nuk din te tregojnė se vendimet e tyre cfare mbėshtetje ligjore kane. Ligji mbi arsimin fillor dhe te mesėm nuk e rregullon ceshtjen se si duhet dukur njė nxėnės gjate orės mėsimore. Bazuar ne paragrafin 7 te nenit te katėrt “ institucionet arsimore publike do te pėrmbahen nga mėsimdhėnia fetare ose veprimtaritė e tjera, te cilat propagandojnė ndonjė fe te caktuar”. Pavarėsisht kėsaj, vendimet me shkrim te drejtoreve priten te bėhen te ditura shume shpejt, ne rast se vajzat nuk binden te ndryshojnė mendjen dhe te heqin shamitė.

Bekim Latifi, drejtor i shkollės se Mesme Teknike ne Skenderaj, thotė te kėtė bere te gjitha pėrpjekjet pėr ta bindur vajzėn qe te ndėrroje mendjen . Ka ftuar edhe prindin e saj, por nuk ka arritur te ndryshoje situatėn. Meqė pėrpjekjet e drejtorit kane dale te jene te pasuksesshme ai bashke me kolegun e tij ne gjimnazin “Hamez Jashari” kane kėrkuar ndihmėn e Drejtorisė se Arsimit dhe Komunės se Skenderajt, e cila ka dhėnė dritėn jeshile qe dyert e shkollave t’u mbyllen kėtyre nxėnėseve.

“Unė dhe drejtori i gjimnazit ‘ Hamez Jashari’ kemi pyetur ne Drejtorinė e Arsimit dhe aty na ėshtė thėne qe e vetmja uniforme qe lejohet te bartet nga nxėnėsit ėshtė ajo qe ka pėrcaktuar shkolla. Prandaj, pas kėsaj ne kemi marre vendim pėr largimin e tyre”, ka thėne drejtori i shkollės se mesme teknike “Anton Cetta”, dhe ka shtuar se shkolla ka rregullore, e cila i obligon nxėnėsit qe te bartin uniformen. Ai ka lavdėruar vajzėn pėr sjelljet e shkėlqyeshme qe ka treguar ne dy vitet e mėhershme te shkollimit te mesėm te larte, por ka thėnė se ajo sukses te larte ka treguar edhe ne mėsim. Prandaj i vetmi kusht qe i ka vene ka qene heqja e shamisė, por jo edhe fustani dhe xhaketa.

Sikur nuk ka ndodhur asgjė

Ndryshe nga Latifi i cili shpjegoi situatėn, kolegu i tij ne gjimnazin “Hamez Jashari”, Muhamet Bajraktari, behej sikur te mos kishte ndodhur asgjė ne gjimnazin te cilin e drejton. Ai e ka injoruar situatėn e krijuar, duke thėnė se drejton njė shkolle publike dhe jo laike. “Ka tete vjet qe nuk kam marre gazete me lexu, dhe ka tete vjet qe asnjė gazetari nuk i kam dhėnė deklarate. Unė i jap llogari vetėm Drejtorisė Komunale te Arsimit dhe Ministrisė se Arsimit, por jo edhe gazetareve” ka thėnė ai, kur ėshtė lutur te tregonte se ne cfare baze ligjore nuk lejon te vijojnė mėsimin dy nxėnėset qe bartin shami gjate orėve te mėsimit.

Se te tria vajzat janė larguar nga shkollat pa kurrfarė baze ligjore, konfirmon vete drejtori ne Drejtorinė e Arsimit, Muhamet Bajraktari. Ai thotė se vendimi ėshtė marre, meqė nuk do te lejoje laramani ne shkollat e Skenderajt, dhe se mund te jap urdhėr qe t’u hapen dyert e klasave edh e kėtyre tri nxėnėseve vetėm atėherė kur ato do ta prezantonin njė ligj apo rregullore e cila u lejon bartjen e shamive edhe gjate procesit mėsimor.

‘Shkollat janė publike dhe jo laike, dhe Ministria nxjerr ligjin e ne i zbatojmė. 50 vjet kemi luftuar me e largu ferexhenė dhe tani nuk e di pse kjo pune po behet problematike. Kemi uniformen e shkollės dhe nuk do te lejojmė laramani, prandaj vajzat mund te bartin shamitė diku tjetėr, por jo edhe ne shkolle. Nėse nxėnėset apo Bashkėsia Islame gjejnė njė dokument me te cilin lejohet bartja e saj, atėherė unė qysh tash do t’ua lejoj te vijojnė mėsimin”. ka thėnė Bajraktari.
Ai ka theksuar se deri ne kėtė vit shkollor nuk janė regjistruar raste te tilla, dhe ka shprehur doza dyshimi pse pikėrisht ne kėtė periudhe ngjet qe te prishet uniformiteti ne mes nxėnėseve.
“Kjo ėshtė ndoshta pėr shkak te ndonjė fushate politike, apo ku e di cfare. Por, edhe nėse ne Gjykatėn Supreme shkon rasti, unė nuk e kam ndėrmend t’i urdhėroj drejtoret e shkollave qe t’i lejojnė kėto nxėnėse ne procesin mėsimor”. Ka shprehur vendosmėrinė e tij Bajraktari.

Bashkėsia Islame takohet me drejtoret

Pėr te mos shkuar me larg ceshtja, Bashkėsia Islame ne Skenderaj ka realizuar disa takime me drejtoret e shkollave ne pėrpjekje pėr t’i bindur ata qe te veprojnė njėjtė si ne te gjithė shkollat e Kosovės, ku bartja e shamisė nuk paraqet problem. Mėsohet se edhe zyrtare te larte te komunės dhe personalitete te respektuara ne kėtė ane janė angazhuar pėr te ndėrmjetėsuar ne kėtė situate, ne mėnyrė qe te gjejnė zgjidhje te pranueshme dhe qe problematika te mos behet me e madhe. Gazeta nuk ka mundur te marre qėndrimin zyrtar te Bashkėsisė Islame as ne nivel komune, por as ne atė qendror. Ndėrkaq, ne njė situate te ngjashme, kryemami i Kosovės, Sabri Bajgora, duke e konsideruar si padrejtėsi te radhės qe i behet komunitetit mysliman, i ka thėnė gazetės se ceshtjen duhet pare si shkelje te te drejtave elementare te njeriut. Ai ka pohuar se edhe nėse shkolla ka uniforme te caktuar, mbajtja e shamisė nuk bėn thyerje te rregullave te shkollės, meqė nuk paraqet kurrfarė simboli fetare, dhe si e tille mbajtja e shamisė nuk propagandon fenė.
“Shamia ėshtė thjeshte detyrim fetar dhe veshje normale e femrės myslimane”. Ėshtė shprehur Bajgora, duke deklaruar se ėshtė kundėr pėrhapjes se ēfarėdo propagande fetare a partiake ne shkolla.
Rast te njėjtė gazeta ka regjistruar para disa muajsh edhe ne gjimnazin ‘Aleksandėr Xhuvani” te Podujevės. Atėbotė, institucioni i Ombudspersonit te Kosovės pati vlerėsuar se nuk ka baze ligjore pėr te ndėrhyrė ne te drejtėn e ushtrimit te religjionit apo ne bartjen e simboleve qe kane te bėjnė me identifikimin e perkatesise fetare.
Hilmi Jashari, u shtrues i detyrės se Ombudspersonit, ka treguar se para dy vjetėsh ka pasur njė situate identike dhe institucioni qe pėrfaqėson ka bere njė raport ku i ėshtė rekomanduar Qeverise dhe PSSP-se qe te ndėrmarrin masa ne mėnyrė qe njė dukuri e tille te mos pėrsėritet me.
‘Problemi ėshtė tek interpretimi qe i behet ligjit. Ligji u referohet institucioneve publike dhe nuk ka te beje me vijuesit e mėsimit. Ne kėtė rast, vetėm shkollės nuk i lejohet te vere simbole qe identifikojnė orientimin religjioz, por jo edhe nxėnėseve” . ka thėnė Jashari, duke pohuar se te drejtat e njeriut kane evoluar shume, duke iu pėrshtatur rrjedhave te kohės. Ne kėtė kontekst, Jashari ka bere thirrje qe shoqėria duhet pėrgatitur qe te kėtė qėndrim tolerant ndaj ushtrimit te fesė dhe ( artikulli ndėrpritet)

Marrė nė Koha Ditore
e enjte 20 Shtator 2007
Prishtinė


valiii Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.