Dardania.de 2007
Pėrshėndetje pėr tė gjithė anėtarėt FD-sė.
Nėse shikojmė shifrat qė qėndrojnė nė fund tė forumit shofim se ato janė gjithnjė nė rritje, asnjėherė nė ngecje. Kjo dėshmon se edhe ky vit qė sė shpejti do ti takoj tė kaluarės ishte i suksesshėm pėr web faqen dardania.de.
Nuk mė mbetet tjetėr vetėm tė pėrgėzoj adminin e forumit (atij qė paguan paratė e qė nuk ėshtė edhe shumė e vogėl) edhe pse me vėshtirėsi tė mėdha pėr shkaqet qė tashmė i dini tė gjithė arriti ta mbaj nė kėmbė njė forum kaq madhėshtor i cili ėshtė pėrditshmėri pėr mbi 10.128 anėtar, tė cilėt kanė grumbulluar gjithsej 766,359 shkrime tė ndara nė 8,020 tema. (shpresoj tė jenė tė tilla shifrat deri nė pėrfundim tė kėtij shkrimi)
Kėtu qajmė hallet tona, thurrim vargjet e para, bėhemi "politikan", fetar, pėrgėzojmė kur na pėlqen dikush, shajmė atė qė se pėlqejmė, pijmė kafe deri nė mėngjez, shkėmbejmė pėrvoja dashurish e diturish deri sa tė na e dojė qefin dhe me kėtė i pėrngjajmė njė qyteti nė miniaturė qė frymon me tė gjitha normalitetet e pėrditshme.
Nėse ju pėlqen sado pak kjo temė ju ftoj tė merrni pjesė me diskutimet e tuaja nė mėnyrė qė tė ndajmė mes vete gėzimet, hidhėrimet, takimet, zhgėnjimet qė ju solli tė qenurit anėtar tė Forumit Dardan gjatė vitit 2007.
Murgesha!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|