Ditari qė s`do tė ishte i imi!
Mbasi qė sonte po e shof ksajde Adidun po e marr guximin tė paraqes njė shkrim timin e nga zemra do tė dėshiroja qė Adidu tė mė jap vėrejtjet e veta.
Ditari qė nuk do tė ishte i imi.
-"Vetėm ti e askush tjetėr mundesh tė mė ndihmosh"
-"Po, ama kjo ėshtė njė gjė shumė e vėshtirė, thuaja e pa aritshme"- i thash unė.
E nė mendje mė shkoi, si mund ajo tė ma kėrkojė njė gjė tė tillė? A ėshtė e vetėdishme sa vėshtirėsi ėshtė pėr mua tė hyj nė botėn e saj, tė mendoj si ajo, tė pėrshkruaj qaste qė kurr nuk i kam pėrjetuar.
-"Jo, jo"- i thashė pas njė heshtje tė gjatė, kjo nuk mund tė bėhet ashtu si don ti.
-"Sidoqoftė unė insistoj, e do tė insistoj deri sa tė kapėsh atė laps tė mallkuar e tė ja fillosh tė shkruash, unė e di talentin tėnd pėr tė shkru, tė kujtohet kur pėrshkrove dhimbjen e nėnės, e ti nėnė nuk ke qenė kurr. Mė lehtė ėshtė tė hysh nė kokėn time pasi qė mua mė shef ēdo ditė e pak a shumė di mendimet e mia. Ke kohė tė mendohesh deri nesėr kur tė takohemi nė shkollė. E tash natė tė mirė se shkova, sigurisht nanushi ka dal nė rrugicėn tonė pėr tė parė se a jam aty pari"-
Nuk di nė ja ktheva pėrshėndetjen, hyra nė kapigjikun e shtėpisė time.. Babai im vetėm ishte dalė nė shkallėt e shtėpisė e sigurisht bėhej gadi tė dilte tė shifte se ku mbeta. Mė shikoi idhshėm, e pėr mua mjaftoi ai shikim pėr tė kuptuar se ishte bėrė merak. Ula kokėn sa mė tepėr qė munda pėr tė mos e shikuar nė sy. Hyra nė dhomėn e ndejės, disi mu duk njė ftohtėsi e zymtė mbretėronte aty, e kur mė pan qė jam unė mė duket se u lehtėsuan.
Ishte kohė e pa kohė. Nėpėr rrugėt e qytetit patrullonin policė tė armatosur gjer nė dhėmbė, ishte shpallė gjendja e jashtėzakonshme e pėr njė fjalė goje shkoje si qeni nė rrush. E unė maturante nė atė kohė, nė shkollė shkoja mbasdite, tė gjithė nė shtėpi e dinin se nė ora 18.45 mbaronte ora e fundit e mė mjaftonin 5 minuta pėr tė arrit nė shtėpi.
Pėr ēudinė time atė natė pėr vonesėn time 15 minutshe nuk u diskutua shumė. Po prisnin musafirė qė do tė vinin nga ēasti nė ēast. Ika nė kuzhinė tė ha darkė, e menjėherė pas ushqimit ika nė dhomėn time tė gjumit. Po them timen se aty flija, me tre vėllezėrit e mi mė tė vegjėl. Ndonjėher edhe motra e vogėl donte qė tė flinte me ne por qė tė katėrt ishim kundėr.
U shtriva nė shtratin tim dhe fillova tė mendoj pėr kėrkesėn qė mė bėri Tolja. Kishte emėr tjetėr po tė gjithė e quanim Tolja. Kjo nofkė i kishte mbetė qysh nė fėmijėri e ashtu prezentohej gjithku. Njėherė kur njė shoqe mė pat pyet pėr Fitoren i pata thėnė se nuk e nihja, e ajo pat qesh me tė madhe, se sa hutaqe qenkam qė nuk po e njof shoqen time tė ngushtė Tolen.
Tolja pra atė vit ishte njoftuar me Benin. Pas pak kohėsh ai i kishte propozu tė kalonin sė bashku dhe kjo pa menduar gjė tjetėr pėrpos bukurisė sė tij i kishte thėnė po. Asgjė tė keqe gjer kėtu, por pasi Beni ishte i bukur e i pashėm dhe e dinte qė tė gjitha femrat ēmendeshin pas tij nuk kishte pritė shum kohė por e kishte qu Tolen tonė drejt e nė shtrat. Tolja nė fillim kishte ngurru pak po si duket kishin mjaftu puthjet dhe pėrkdheljet e tija dhe pa njė pa dy i ishte dorėzu me tėrė afshin e njė vajze tė re e cila pėr herė tė parė bėnte dashuri. Pasojė e gjithė kėsaj zhvirgjėrimi i saj, kthjellja e saj pas aktit tė kryer, ikja e saj nė shtėpi qė kishte pasua me mbylljen nė dhomė tė vet dhe njė qarje e marrėzishme qė as ajo vet nuk e kishte kuptuar se pse i kishte ardhė ashtu.
Kishin mjaftuar ata lot tė asaj dite, por jo qė ajo tė ja vente gishtin kokės e tė mendojė mė tepėr, t`i mendojė pasojat e mundshme, vetėm qė kishte qarė mbante mend, ditėt nė vazhdim ishin lumturia vet pėr te. Beni ishte i kujdesshėm me tė ose mė mirė ruhej gjatė aktit seksual. E merrte ēdo ditė me vete nė njė shtėpi qė ai i kishte thėnė se ėshtė e tija, por prindėrit ende nuk janė shpėrngulur nga Komuna e Bujanovcit, ama sė shpejti do tė vijnė e do tė jetojnė tė gjithė sė bashku.
Nė mes tjerash i kishte premtuar se jeta e tyre do tė ishte njė romancė e pėrhershme. Kinse kish informuar nėnėn e tij pėr Tolen, babain nuk e kishte tė gjallė e kur ti vijė axha prej Zvicrre do ta bėjnė edhe fejesėn.
Tolja nuk prekej me dorė ato ditė. E vėrenim e gjithė shoqėria qė diēka po ngjante nė jetėn e saj, vetėm Raba qė kishte dashnor nga klasa e jonė e kishte kuptuar pak a shumė ēka po ngjan me Tolen, por e kishte mbajtur pėr vete ama Toles i kishte thėnė tinėz neve tjera se po e din qė pse fytyra e saj po rrezaton lumturi.
Kalojnė kėshtu tre muaj. Tolja me vėshtirėsi ndiqte mėsimet, edhe ashtu nuk ka shkėlqyer kurr me nota tė mira, ama tė gjithė e donim. Ishte sherrja e klasės, nuk mund tė paramendohej sherr nė klasė pa qenė ajo pjesėmarrėse.
Njė ditė na erdhi nė klasė, sytė i kishte tė skuqur ngjante tė kishte qarė e ne si nė shaka i tham mos tė kan rraf nė shtėpi, se me sherret qė i ke ti vėshtirė ėshtė tė shpėtosh pa hėngėr dajak orė e ēast.
Nuk bėzani u ul nė bankėn e vet, dhe sikur na e mbolli edhe nė zemrat tona dhimbjen e vet. Atė ditė nė klasė sikur tė kishim mort, askush nuk qeshte e as nuk u rrafėm mes vete ashtu siē bėnim ēdo ditė. Mė kot u munduam ta bėjmė me qeshė. Nė pushimin e gjatė mė mori pėr krahu e dolėm mbas shkolle, aty ishin njė palė shkallė qė nuk qonin mbrenda nė shkollė por rrini si njė pikėtakimi pėr qifte.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|