Heqja e fotografisė sė Presidentit Rugova nga holli i Kuvendit vlerėsohet skandaloze
Prishtinė, 21 shkurt Dy ditė para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, "dikush" kishte urdhėruar heqjen e fotografisė sė Presidentit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova nga holli i Kuvendit tė Kosovės, por pas reagimeve prapė ai "dikushi" kishte urdhėruar kthimin e fotografisė nė vendin e saj. Fotografia ėshtė hequr gjatė natės sė 15 shkurtit, madje sipas burimeve jozyrtare, korniza e saj ėshtė thyer, kurse fotografia ėshtė shkelur dhe ėshtė bėrė e papėrdorshme. Tė nesėrmen mė 16 shkurt, pas reagimeve "nga tė katėr anėt" njė fotografi tjetėr ėshtė gjetur disi dhe ėshtė vendosur nė vendin e caktuar. "Unė e pashė foton e lėshuar poshtė vendit tė saj dhe vendi i fotos ishte mbuluar me njė pėlhurė tė njėjtė sikurse janė mbuluar dy pikturat kohė mė parė", ka thėnė njė dėshimitar i ngjarjes. Por, kryetari i Kuvendi tė Kosovės, Jakup Krasniqi, thotė se nuk e di nga kush ėshtė urdhėruar heqja e fotografisė! Ai po ashtu mohon qė ky akt tė ketė motive politike. "Nuk ka marrė askush asnjė vendim pėr tė larguar foton e Presidentit Ibrahim Rugova. Por, ajo ėshtė bėrė nė kuadėr tė pastrimeve qė janė bėrė nė Parlament, nė kuadėr tė pėrgatitjeve festive", ka qenė justifikimi i kryeparamentarit. Ngjashėm ka thėnė edhe kėshilltari i tij Ismet Hajrullahu nė njė tė pėrditshme tė dielėn mė 17 shkurt. Ky veprim ėshtė cilėsuar skandaloz dhe i turpshėm. Madje as fjalėve tė kryeparlamentarit Krasniqi nuk u beson deputeti dhe anėtari i Kryesisė sė LDK sė, Ismet Beqiri. "Ne kemi marrė informatėn qė ėshtė hequr fotoja. Fillimisht mund tė them se ka qenė njė veprim shumė i pamatur e i papjekur, pse jo i turpshėm e i papranueshėm. Nė fund tė fundit, nuk mund as tė gjendet njė epitet i pėrshtatshėm qė tė thuhet pėr atė veprim qė ėshtė bėrė", ėshtė shprehur Beqiri, duke shtuar se dikush duhet tė japė pėrgjegjėsi pėr kėtė veprim. Pas bėrjes sė Kosovės shtet, deputetėt e dy partive qė ndjekin filozofinė e presidentit tė ndjerė Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovės dhe Lidhja Demokratike e Dardanisė, publikisht deklarojnė se pa fotografinė e Rugovės nuk do tė mbahej seanca solemne e Kuvendit ku do tė shpallej pavarėsia. Deputetja Melihate Tėrmkolli thotė se ka qenė e prerė nė qėndrimin e saj, se pa fotografi tė Rugovės nuk do tė mbahej seanca solemne. "Nuk do tė mund tė mbahej seancė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, pa fotografinė e Presidentit Rugova. Ne do ta vėnim fotografinė", ėshtė shprehur Tėrmkolli, e cila megjithatė nuk e konsideron tė mbyllur kėtė kapitull. Ajo bėn tė ditur se Grupi parlamentar i LDK sė ėshtė nė pritje tė njė informate zyrtare nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nėpėrmjet sė cilės do tė shpjegohej se kush ka dhėnė urdhėr pėr t'u hequr fotografia nga Kuvendi. "Natyrisht se do tė ishte shumė e papranueshme po tė mbahej seanca pa fotografinė e njeriut qė ėshtė simboli i pavarėsisė sė Kosovės, atij qė i vuri jo vetėm themelet por edhe shtyllat dhe kulmin e pavarėsisė sė Kosovės", ka thėnė deputetja Tėrmkolli. Edhe deputetja tjetėr, Besa Gaxherri, tėrheq vėrejtjen se fotografia e rikthyer nuk ėshtė ajo e vjetra. Ajo thotė se tash nė mur qėndron njė fotografi krejt tjetėr. Gaxherri konsideron se heqja e fotografisė sė Rugovės nga organi mė i lartė legjislativ i vendit do tė thotė shumė, jo vetėm pėr partitė politike qė e ndjekin filozofinė e tij politike, por edhe pėr mbarė popullin e Kosovės. "Heqja e fotografisė thotė shumė pėr popullin e Kosovės sepse ne shumė shpesh kemi gabuar nėpėr etapa tė historisė, duke harruar tė kaluarėn dhe duke e nėpėrkėmbur atė. Prandaj edhe shpesh na ėshtė pėrsėritur historia", ka potencuar deputetja Gaxherri. Heqjen e kėsaj fotografie, nuk e kanė dėnuar vetėm LDK ja dhe LDD ja, por edhe paritė e tjera opozitare. Si shefi i Grupit parlamentar tė Aleancės Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ashtu edhe anėtari i kryesisė sė Kuvendit nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Naim Maloku, e kanė cilėsuar si akt tė lig, heqjen e fotografisė nė fjalė. "Ėshtė njė akt i lig qė absolutisht nuk ėshtė dashur tė ndodhė", ka thėnė Makolli. "Njerėzit e ligj kanė vendosė dhe e kanė bėrė atė gjest ashtu. Mendoj se askush nuk mund tė mohojė rėndėsinė dhe rolin e presidentit Rugova, pėr rrugėn qė e ka pasė Kosova", ka theksuar Maloku.
http://www.kosova.com/artikulli/44599