Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-06-08, 17:58   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fatmir Limaj i hakmerret Mustafės!


Kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, nga muaji mars ėshtė duke pritur tė takojė ministrin Limaj, por kot. Ministri I Transportit deri tani nuk e ka ndarė asnjė cent pėr rrugėt e Prishtinės. Para tre muajve ai i ka thėnė Mustafės se i ka vonuar projektet

MEXHIDE DEMOLLI
Prishtinė, 4 qershor - Ministri I Transportit dhe i Postė-telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj, nuk ka ndarė asnjė cent pėr rrugėt e kryeqytetit. Ai deri tash ka hezituar tė takohet me kryetarin e Prishtinės, Isa Mustafa. Prishtina, e pėrcaktuar edhe me kushtetutė si kryeqytet i Republikės sė Kosovės, nuk ka arritur tė pėrfitojė asnjė projekt nga ministria qė e udhėheq Limaj, i mposhtur nė zgjedhjet e vitit tė kaluar nga Mustafa pėr kryetar tė Prishtinės. Duket se Limaj nuk po i pėrmbahet as deklaratės, pas zgjedhjes ministėr i Transportit, se "komunat nuk do ta kenė barrėn kryesore nė ndėrtimin e rrugėve, ngase MTPT-ja do tė financojė njė pjesė tė projekteve rrugore".
Mustafa i tha "Lajmit" se i ka dorėzuar dy projekte mė 20 mars, kur e ka kuptuar se Ministria do tė financojė projekte pėr ndėrtimin e rrugėve nėpėr komuna.
Por, gjatė takimit tė parė, Limaj i kishte thėnė se ėshtė vonuar nė dorėzimin e projekteve, por i kishte premtuar se "do tė futen nė rend".
"Nuk e di me vonesė, a pa vonesė. Por, i kemi dorėzuar projektet si e kemi kuptuar se Ministria do tė financojė projekte tė komunave". Prej marsit, Mustafa ėshtė duke pritur "nė rend" tė takohet me Limajn, pėr t'i konkretizuar projektet, por ėshtė refuzuar nga ai.
"Gjatė javės sė kaluar kam kėrkuar tė takohem me tė dhe tė Hėnėn, po ashtu, i kam bėrė edhe njė kėrkesė, por ende nuk kam marrė pėrgjigje". Mustafa thotė se Limaj duhet ta trajtojė Prishtinėn sė paku si komunat e tjera, pėrkundėr asaj qė duhet tė jetė prioritet si kryeqytet. "Ne nuk e kemi vetėm presionin e banorėve tė Prishtinės, por i kemi edhe rreth 250 mijė banorė tė Kosovės qė ēdo ditė hyjnė dhe dalin nga Prishtina, pėr kėtė mendoj se duhet tė diskutojmė edhe njėherė me Limajn".
Ndėrkaq, njė burim i gazetės brenda MTPT-sė thotė se zyrtarėt e kėsaj ministrie po bėjnė presion te kompanitė qė janė duke punuar nė rrugėt e Prishtinės.
"Kėto kanė kontakte edhe me Ministrinė e Transportit, kur konkurrojnė pėr ndonjė rrugė, kėshtu qė ata janė tė obliguar t'i zvarritin punimet nė ndėrtimin e rrugėve, ngase kėshtu u kėrkohet nga zyrtarė tė ministrisė". Adem Grabovci, zėvendėsministėr i kėsaj ministrie, e mohon mundėsinė e hakmarrjes politike tė Limajt ndaj Mustafės.
"Absolutisht nuk ėshtė duke u hakmarrė. Ministri nuk ka asnjė konflikt me askėnd. E them me pėrgjegjėsi tė plotė se asnjė kryetar komune nuk ėshtė i privilegjuar".
Grabovci e mohon edhe presionin e mundshėm tė zyrtarėve tė MTPT-sė, pėr zvarritjen e punimeve nė rrugėt e Prishtinės. "Ne kemi kėrkuar vetėm dy kushte nga kompanitė qė konkurrojnė pėr ndėrtimin e rrugėve: tė rritet kualiteti dhe tė respektohet dinamika e punimeve nė rrugė. Nuk kemi bėrė asnjė lloj presioni te asnjė kompani nė Kosovė". Ai thotė se kjo ministri e ka tė ndarė buxhetin e saj nė proporcion tė barabartė pėr tėrė territorin e Kosovės. "Komuna e Prishtinės i ka paraqitur me vonesė projektet e saj. Megjithatė, ato projekte janė duke u shqyrtuar dhe do ta shohim mundėsinė t'i futim nė listėn e prioriteteve". Megjithatė, Grabovci thotė se MTPT-ja ėshtė duke investuar edhe nė kryeqytet. Ai e pėrmend zgjerimin e rrugės pėr Lipjan, atė pėr Fushė-Kosovė dhe Mitrovicė, projekte kėto tė filluara nga isha-ministri i TPTsė, Qemal Ahmeti. Grabovci thotė se projekti i ardhshėm do tė jetė rregullimi i trafikut "te Rrethi".


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.