Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-05-09, 14:33   #1
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Pėr patriotizmin dhe mashtrime tė tjera

Njėsia pėr matjen e patriotizmit quhet hashimometėr. Katėr hashimometra bėjnė njė Jakup


Hashim Thaēi ėshtė patriot. Thotė se nuk ka deficit tė patriotizmit nė jetėn e tij dhe, duke e thėnė kėtė, janė tė kuptueshme edhe shumė gjėra tė tjera. Tash ai ka tė drejtė tė bėjė ēfarė tė dojė (ose tė mos bėjė asgjė) dhe gjithēka do t’i falet, sepse ai ėshtė patriot, sepse ai e do popullin e tij, qė i bie tė jemi ne.Madje, prej tij do ta japim edhe njėsinė e re tė matjes sė vlerės mė tė lartė shqiptare: tė patriotizmit. Njėsia themelore matėse do tė quhet hashimometėr. Katėr hashimometra bėjnė njė Jakup, e minus dy hashimometra bėjnė njė spiun shtetėror.Nė tė vėrtetė, nė Kosovė zor se ka ndonjė koncept mė manipulues se ai i patriotizmit. Madje, ky manipulim kap njė spektėr shumė tė gjerė. Ai mė i thjeshti vjen nga muzika. Kėngėtarė me vlera tė dyshimta, para, gjatė dhe pas luftės, i kanė rrjepur xhepat e bashkėvendėsve tė tyre duke shitur kiē me nga tri nota dhe dy-tri fjalė tė tilla si: Kosovė, nanė, liri, gjak, lot, hero dhe dy-tri vena tė prera a dy-tri koka, varėsisht nga kėndvėshtrimi i kėngės. Kaq janė patriotike kėto kėngė, sa ndonjėri nga kėngėtarėt mund tė arrijė vlerėn prej dy hashimometrash, apo nja gjysmė Jakupi. Natyrisht, synimi i kėtyre kėngėve asnjėherė nuk ka qenė ushqimi i vlerave tė kulturės kosovare. Ato kėngė si tė tilla asnjėherė nuk i kanė bėrė nder popullit. Vetėm ua kanė mbushur xhepat kėngėtarėve “patriotė”. Mirėpo i njėjti kiē, i pajetė, siē ėshtė kiēi mė, e ka kapluar edhe skenėn politike tash e sa vjet dhe nuk ka djall qė do ta heqė qė aty.Autori anglez i shekullit XVIII, Samuel Johnson, thotė: Patriotizmi ėshtė streha e fundit e tė dobėtėve.Institucionet e Kosovės nuk do tė duhej tė thirreshin nė patriotizėm. Do tė duhej tė thirreshin nė rezultatet e tyre tė punės. Do tė duhej tė tregonin pėr rritjen e pagave (por jo tė tyret personale), pėr rritjen e cilėsisė sė jetės, pėr zhvillimin ekonomik, pėr suksese nė sferėn ndėrkombėtare, pėr guxim qė tė merren vendime si vend sovran e jo si marioneta tė ambasadave tė Dragodanit... Natyrisht, nuk mund tė pritet ndonjė mrekulli nga njė Qeveri qė ka vetėm njė vit e gjysmė nė pushtet, por, tė paktėn, pėrderisa nuk ka ndonjė rezultat tė madh pėr t’u mburrur, nuk ka nevojė tė kėrkohet strehim nė “strehėn e patriotizmit”.Fundi i fundit, shpeshherė me punėn e tyre, institucionet kosovare i kanė lėnė emėr tė keq edhe vetėm konceptit patriotizėm.Si mund t’i thotė vetes patriot deputeti qė ka marrė 500 euro shpėrblim, pėr shkak se ka pasur rastin ta shpallė pavarėsinė e Kosovės, pėr tė cilėn njerėz tė zakonshėm tė Kosovės, nėpėr periudha tė ndryshme, kanė kontribuar me ēka kanė pasur mė tė shtrenjtė?Si mund ta kuptosh ndryshimin e moralit tė njė individi qė ofron jetėn e tij pėr popullin gjatė luftės dhe pastaj mashtron, plaēkit dhe vret tė njėjtin popull, duke deklaruar publikisht: pėr ēfarė kam luftuar unė?!Mijėra e mijėra njerėz kanė dhėnė jetėn nėpėr periudha tė ndryshme pėr kėtė vend. Mijėra e mijėra njerėz kanė kontribuar me atė qė kanė mundur nėpėr periudha tė ndryshme pėr kėtė vend. Shumė sakrificė e pėrbashkėt ėshtė bėrė. Katėrqind mijė shqiptarė tė Kosovės (sipas shėnimeve tė Washington Postit) janė rrahur, paraburgosur dhe arrestuar nga policia serbe vetėm gjatė viteve nėntėdhjetė. Dhjetėra mijė shqiptarė tė Kosovės kanė lėshuar punėn dhe jetėn komfore, duke mbetur nė baltė, pėr shkak se kanė dashur qė t’i rezistonin pushtetit serb, nėpėrmjet mosnėnshtrimit, mospranimit tė masave tė dhunshme. Intelektualė tė shquar shqiptarė janė dėrguar “nė izolim”, janė rrahur e maltretuar, pėr shkak se dija e tyre, karakteri dhe vepra ishin rrezik pėr pushtetin serb.Asnjė prej tyre nuk ka rrahur gjoks pėr bėmat e tij dhe asnjė nuk ka kėrkuar qė atdheu t’ia kthejė borxhin. Asnjė nuk ka uzurpuar, as mėsyrė tenderė. Shumica e familjeve tė dėshmorėve nuk e kanė as sot pėrkujdesjen e duhur tė institucioneve, asnjė nga tė rrahurit dhe tė arrestuarit, e as familjet e tyre nuk kanė marrė ndonjė medalje tė paktėn. Shumė nga punėtorėt qė dikur patėn lėshuar punėn si rezistencė ndaj pushtetit serb, edhe tash janė tė papunė, ose janė nė pension e pa pension. Intelektualėt e maltretuar janė lėnė nė harresė me paga tė sektorit tė arsimit qė janė dhjetėfish mė tė ulėta se pagat e disa nga zyrtarėt e institucioneve tė Kosovės dhe me pėrbuzjen e po kėtyre zyrtarėve tė krekosur qeveritarė qė i shikojnė me nėnēmim nėpėrmjet xhamave tė errėt tė xhipave tė tyre.Nė kontekstin kosovar, thirrja nė patriotizėm nuk ėshtė vetėm “strehė e fundit e tė dobėtit”, por mė shumė se kaq, ėshtė uzurpim i ri nė shoqėrinė kosovare: uzurpim meritash pėr atė qė, nė tė vėrtetė, e ka bėrė tėrė njė popull nėpėr shumė breza.

Njė Qeveri e vėrtetė patriotike, institucionet e vėrteta patriotike, nė sfondin e tanishėm kosovar, do tė pėrpiqeshin tė kontribuonin mė shumė pėr popullin qė i ka zgjedhur e mė pak pėr luksin personal.

Atdhedashuria do tė duhej tė ishte dashuri pėr atdheun dhe pėr vėllezėrit tanė qė rrojnė nė tė apo pėr veten tonė qė rron nė atdhe?


Me fjalė tė tjera: Shkallė tė reja tė krahasimit tė mbiemrave nė gjuhėn shqipe: i mirė, mė i mirė, mė i miri, patriot


__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.