Kompania "Droga Kolinska" ka demantuar pohimet se nė pastetat e pulės "Argeta" ka edhe mish derri.Pas publikimit tė lajmit se nė pastetat e pulės "Argeta" ėshtė gjetur mish dhe eshtra derri, nė redaksinė e portalit mesazhi.com ka ardhur njė reagim i shkruar nga kompania "Droga Kolinska" me tė cilėn ata demantojnė dhe hedhin poshtė pohimet e lartcekura. Lajmi rreth pastetave "Argeta" fillimisht ishte publikuar nė mediat turke e pastaj nė ato boshnjake, kroate dhe kosovare.
T
ė bashkangjitur me reagimin, kompania "Droga Kolinska" ka dėrguar edhe njė vėrtetim nga Bashkėsia Islame e Bosnjės, Agjencia pėr Certifikimin e Kualitetit Hallall, e lėshuar me datėn 14.08.2009, e cila i dedikohet publikut dhe nė tė cilėt shėnon se prodhimet e lartcekura i pėrmbushin tė gjitha standardet e nevojshme pėr certifikim si ushqim Hallall.
Po ashtu, nė reagim janė bashkangjitur edhe raportet e analizave tė bėra nė Gjermani tė cilat dėshmojnė pėr pėrmbajtjen e pastetave tė pulės "Argeta"
Pėr hir tė objektivitetit dhe etikės profesionale, portali mesazhi.com do ta publikojė nė tėrėsi reagimin e dėrguar nga kompania "Droga Kolinska" si dhe komunikatėn pėr publik tė lėshuar nga Bashkėsia Islame e Bosnės rreth prodhimit tė pastetės "Argeta" nė Sarajevė dhe certifikimit Hallall. Teksti ėshtė nė gjuhėn boshnjake.e.