Ēasti i lėshimit tė raketės nga
baza e Tanegashima-s
Ēdo tre ditė, pėr pesė vjet, do tė dėrgojė tė dhėnat mbi nivelin e dioksidit tė karbonit dhe metanit nga 56 mijė pika kontrolli nė gjithė botėn
Japoni- Ėshtė sateliti i parė nė botė qė lėshohet nė hapėsirė pėr tė matur gazrat qė shkaktojnė efektin serrė. E ka lėshuar Japonia, ėshtė njė raketė H-2A qė bashkė me satelitin kryesor Ibuki do tė nxjerrė nė hapėsirė dhe shtatė satelite mė tė vegjėl.
Quhet
Ibuki (
gjallėri nė gjuhėn japoneze) dhe ėshtė prodhuar nga
Mitsubishi Heavy Industries me njė ēmim prej 159 milionė dollarėsh. Do ndihmojė shkencėtarėt qė tė llogarisin dendesine e dioksidit tė karbonit dhe metanit qė vjen nga ēdo pikė e Tokės: 56 mijė pika tė tilla kontrolli, ku pėrfshihen dhe atmosfera sipėr deteve e oqeaneve dhe ajo e Vendeve nė Zhvillim, pėr tė cilat sot nuk mund tė kemi tė dhėna tė sakta pėr vėllimin e lėshimit tė gazrave tė tilla.
Ibuki, do qėndrojė nė orbitė, nė njė lartėsi prej 666 kilometrash, nga ku, me dy sensorė do tė bėjė regjistrimin e tė dhėnave ēdo tre ditė pėr pesė vjet rresht.
Ėshtė e rėndėsishme qė tė njihet mė mirė dhe tė kontrollohet pėrqendrimi i kėtyre gazrave, pėr tė kėrkuar qė tė parandalojmė rrjedhojat e shtimit tė tij, qė nė vitet e ardhshme mund tė jetė me pėrmasa katastrofale pėr ambientin- shpjegojnė nga Jaxa, agjencia aerospaciale japoneze.