Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-02-10, 16:58   #10
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sa e njohim vetveten?

OK, le te bejme, edhe nje here, nje permbledhje te mendimeve te shprehura rreth temes...

A e njeh njeriu vetveten?
Si mund ta njohim vetveten kur psiqika ėshtė njė pus i errėt?
Udheton njeriu dhe mberrin ne fund te jetes me iluzionin se e ka njohur veten, ben nje bilanc dhe perseri nuk arrin ta percaktoje: kush jam une? Kush isha une? Ne kete pike, pavaresisht nese pretendon te jete ateist ose jo, njeriu ka nevoje per hipotezen e Zotit, te gjykatesit suprem per te dhene verdiktin e fundit - ne ferr apo ne parajse? :)
(Ps:Per ata qe e marrin seriozisht kete, keshillohet mbajtja e nje Bible/Kurani nen jastek )

Te njohesh vetveten do te thote te kthesh vetveten kah vetvetja, te mbash vazhdimisht veshtrimin nga jashte brenda vetes, dhe te kuptosh thelbin e asaj ēka te ben nje entitet a subjekt te vecante, te paperseritshem, unik.
Perndryshe, vetja njihet duke drejtuar projektorin edhe nga brenda vetes - jashte, dmth ne relacionet me te tjeret dhe mjedisin/njerezit qe te rrethojne. Pra, ne kete rast, vetvetja per mua dhe vetvetja per te tjeret.

Koncepti per vetveten nuk vjen vetem nga vetja por edhe permes te tjereve te cilet ndikojne ne krijimin e kuptimit tone per vetveten. Ne kete rast, te tjeret jane "ferri", sepse jane pikerisht ata qe me detyrojne te modeloj sjelljen/qendrimin tim i cili mund te jete konformist ose kundershtues. Gjithsesi te tjeret, shoqeria, ne cdo rast jane nje telash i pashmangshem, dhe i perhershem.

Te njohesh veten, sipas meje, do te thote te jesh ne nje bisede te vazhdueshme me vetveten, te flasesh me veten, te reflektosh mbi te dhe ta korigjosh, te kesh nje prirje drejt se mires, te jesh ne vetezhvillim dhe vetekorigjim, te degjosh zerin e ndergjejges tende dhe zerat qe vijne nga te tjeret.
Zera simpatizues, lajkatare, miratues, na e perkedhelin egon sepse jemi te prirur per te qene te vleresuar nga te tjeret... por duhen degjuar edhe zerat qortues, kritike, kur kritikat vijne nga zemra, nga dashuria dhe jo nga smira dhe urrejtja.

Ēdo person ndodhet vazhdimisht nen presionin e ardhur nga vetja dhe nga te tjeret, presion qe ka dy ane: kontroll/vetekontroll, perceptim/veteperceptim, vleresim/vetevleresim, respekt/veterespekt.
Pra secili modelon veten nisur nga disa principe morale personale nga te cilat orientohet ne cdo situate dhe nderveprim me te tjeret. Nga ana tjeter kemi disa standarte (norma etike, rregulla) te cilat na imponojne te veteorganizohemi per te arritur suksesin dhe pritshmerite.
Tani (ne epoken e modernitetit) punet jane nderlikuar (pak) sepse ēdo individ e ka "shpallur" moralin e tij, principet e tij per t'u vetrealizuar si qenie unike.
Relativizmi ideor dhe moral i ka vene ne veshtiresi standartet. Gjithsesi, padyshim, sipas meje rendesi ka qe njeriu tashme eshte ēliruar nga grepat ideologjik, nga tabute dhe te jetuarit si vegel e nje mekanizmi kolektiv/grupor/nacional.

Ne kultuarat perendimore individi inicialisht edukohet qe te jete vetvetja, antikonformist dhe i prirur nga lumturia personale.
Ne kete aspekt, ne qe vijme prej kultures kolektiviste, keq e kemi punen. Ne, me shume vleresojme te tjeret se sa vetveten, sakrifikojme me shume per te tjeret, ndjehemi fajtore per deshtimet e miqve dhe te afermve tane dhe harrojme veten dhe vetveten. (te pakten by default jemi te tille, mendoj une).

Prirja e cdo njeriu eshte vetevlersimi i larte, te tregoje anen e ndritshme te vetvetes para te tjereve, t'i asgjesoje dhe t'i maskoje dobesite defektet e veta. Ne nje situate te re ka njerez qe kujdesen special per prezantimin me "masken" e ndritshme, te makiazhuar e cila me kalimin e kohes bie dhe cfaqet fytyra reale, e verteta, origjinalja.

"Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?" -thote poeti Azem Shkreli.

Cdo person, besoj, e ka arkėn me disa sende te erreta, te qortueshme te demonėve te shpirtit, mekateve te vogla, gabimeve, defekteve, smires, egoizmit, lakmise... por e rendesishme eshte qe kjo arkė te mos jete me e rende se sa kutija me diamantet dhe rubinet e se mires.

Prirja e natyrshme per vetevleresim te larte, kur humbet aftesia reflektive dhe pezullohet introspeksioni (shikimi brenda vetvetes), ēon ne mbivleresim te vetvetes, ēon ne ndjenjen e superioritetit megaloman, ne narcisoizmin e semure (sepse ka dhe narcisoizem pozitiv dhe te domosdoshem).
Kjo eshte situata kur personi dashurohet me vetveten dhe perqafon vetveten. Ne keto raste mekanizmi veprues eshte ajo qe psikologet e quajne egoja totalitare e shprehur nepermjet egocentrizmit, benefektivitetit dhe konsistences konservatore e te mbrapambetur te mendimeve.
Ne keto raste kur ideja e superioritetit total arrin nivelet e budallakise se madheshtise, egoja e semure shfryn, bubullon, merr pamjete nje Zeusi dhe qe nga olimpi i vetvetes se mbivleresuar, leshon rrufete, duke harruar se edhe te tjeret jane mish dhe gjak, jane te lendueshem, kane bote te brendshme, jane po aq te ndjeshem dhe me itegritet moral.

Natyrisht, njerzit nuk kane lindur te barabarte dhe nuk jane te tille ne prirje, aftesi, intelekt. Zakonisht per te qene ne paqe me vetveten krahasohemi me te ngjashmit dhe sidomos me njerzit perreth. Kjo e fundit eshte mjaft e theksuar tek ne shqiptaret por edhe ne popuj te tjere. Gjatesia e vales se egos arrin deri tek kojshia, deri tek kolegu perballe apo aty dikund, edhepse nje shkalle me tutje ekziston nje standard tjeter apo te tjeret jane ngjitur me lart ne hierarkine sociale dhe ate te suksesit.
Kjo ka dhe te miren e vet sepse sherben si mekanizem ngushellues. Krahasimi me te ngjashmit tanė na ben te lumtur, krahasimi me te ndryshmmit na turbullon dhe na deshperon.

neyse...

Njerėz - njiheni vetveten edhe mos u bėni magarė
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.