Dyshime pėr pesė vepra penale tė Limajt dhe Krasniqit
Mėsohen detajet e dyshimeve tė rėnda qė bien mbi supet e ministrit tė Transportit, Fatmir Limaj, dhe shefit tė prokurimit nė kėtė ministri, Nexhat Krasniqit.
Janė 5 vepra penale, tė dėnueshme me shumė vjet burgim, pėr tė cilat po hetohen Limaj e Krasniqi, sipas njė vendimi pėr Fillimin e Hetimeve, tė lėshuar nga prokurori i Prokurorisė Speciale tė Republikės sė Kosovės, Eduard Gueroof, mė 23 prill 2010.
Ato janė:
1. Pastrim parash, sipas Nenit 10, paragrafit 2, pika b, tė Rregullores 2004/02 tė UNMIK-ut, e dėnueshme me burgim deri nė 10 vjet dhe me njė gjobė deri nė tri herė sa vetė vlera e pronės qė ėshtė subjekt i veprės penale.
2. Krim i Organizuar nė shkelje tė nenit 274 paragrafi 5 lexuar sė bashku me paragrafin 1 tė Kodit Penal tė Kosovės, e dėnueshme me gjobė deri nė 500 mijė euro dhe burgim nga shtatė deri nė njėzet vjet;
3. Pėrvetėsimi gjatė ushtrimit nė Detyrė nė kundėrshtim tė Nenit 340 paragrafi 1 dhe 3 i Kodit Penal tė Kosovės dhe e dėnueshme me burgim nga njė deri nė 10 vjet;
4. Mashtrimi nė detyrė nė kundėrshtim tė Nenit 341 paragrafi 3, tė KPK, e dėnueshme me burgim nga njė deri nė dhjetė vjet kur shuma tejkalon 5 mijė euro,
5. Marrja e ryshfetit, duke shkelur Nenin 343, paragrafi 3 tė KPK dhe e dėnueshme me burgim nga gjashtė muaj deri nė pesė vjet.
Veprat penale pėr tė cilat dyshohen Limaj e Krasniqi janė mėsuar pasi qė Komuna e Gjilanit ka bėrė publike kėrkesėn pėr urdhėr pėr kontroll tė Zyrės sė Prokurimit nė Kuvendin Komunal tė Gjilanit nga Gjykata e qarkut nė Prishtinė.
Arsyetimi i urdhrit pėr kontroll bazohet nė deklaratėn e pronarit tė ndjerė tė kompanisė Inter Evropa, Mehmet Shkodra.
Sipas gjyqtarit tė procedurės paraprake, Ferdinando Bautiet de Mongeot, Shkodra paraqiti njė ankesė tek Agjencioni Kosovar kundėr Korrupsionit, mė 6 maj 2009, dhe pastaj u intervistua nga Policia e EULEX-it nė lidhje me tė njėjtat ēėshtje qė kishin tė bėjnė me tenderė nė janar tė kėtij viti.
Mehmet Shkodra ishte pronar i ndėrmarrjes ndėrtimore, e cila ka marrė pjesė nė 176 raste nė procedura tė tenderimit tė shpallura nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Ai asnjėherė nuk arriti tė fitojė njė tender, pėrkundėr faktit qė ofertat e tij ishin mė tė favorshme se ato tė konkurrentėve tė tjerė, thuhet nė kėtė dokument.
Ankesat i referohen tenderėve nė vijim:
- Ndėrtimi i urave nė rrugėn M9 Segmenti Fushė Kosovė Arllat
- Mirėmbajtja verore
- Rrethi Prishtinė Fushė Kosovė dhe Prishtinė Mitrovicė
- Gllogoc Dheu i Kuq Hojkobill
- Pogragjė Dobrosin
- Rruga Ponesh Zhegoc
Tutje thuhet se ministri Limaj nė disa raste i kishte premtuar Shkodrės shpalljen e ofertave, pa marrė parasysh pėrmbushjen e kushteve tė pėrcaktuara me ligjin mbi prokurimin.
Premtimet e tilla ishin bėrė nga ministri Limaj sė paku nė rastet e tenderėve tė pėrmendur mė lartė.
Por, pika kyēe e kėtij dokumenti ėshtė kur thuhet se shefi i prokurimit, Nexhat Krasniqi i kishte thėnė Shkodrės qė caktimi i tenderit tė premtuar nga ministri pėr ndėrmarrjen e tij varet nga gatishmėria e Shkodrės PĖR TĖ PAGUAR RYSHFET, pėrkatėsisht 10 % dhe 13 % tė shumės totale tė tenderit.
Si pasojė e pamundėsisė sė tij, tenderi nuk i ėshtė dhėnė atij edhe pse kishte aplikuar 176 herė.
Kjo e qartėson sė paku nivelin e provave pėr dyshim tė bazuar qė tė pandehurit sė bashku e kanė kryer veprėn e pėrshkuar me nenin 343 e qė ėshtė marrje e ryshfetit.
Pėr kėto punė, dyshimtari ishte takuar me ministrin Limaj sė paku 8 herė.
Ėshtė e rėndėsishme tė vėrehet qė dėshmitari pretendonte qė ishte i kėrcėnuar seriozisht nė mėnyrė qė ti tėrheqė akuzat e bėra, thotė gjyqtari de Mongeot nė kėtė dokument, teksa kėrkon lehtėsi pėr kontroll nė zyrat e komunės.
Mehmet Shkodra bashkė me 5 kosovarė tė tjerė vdiqėn para pak kohėsh nė njė aksident trafiku nė Vjenė tė Austrisė.
Shkodra ėshtė personi qė pėrmendet nga kryeparlamentari Krasniqi nė njė intervistė tė KTV-sė, e sipas tė cilit EULEX-i ėshtė joserioz qė merret me deklaratėn e njė personi tė vdekur.
Rezultatet e para tė hetimeve qė EULEX-i i ka nisur para do kohėsh, priten brenda kėsaj jave.
Koha.net