Fabrika afgane dyshohet se riciklojė Kuranin nė letėr toaleti
Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė Kabul ka njoftuar tė martėn se tre persona janė arrestuar derisa zyrtarėt po hetojnė nėse njė fabrikė letre nė Afganistan ka ricikluar kopje tė Kuranit nė letėr tė toaletit.
Pėrafėrsisht 1 mijė demonstrues tė zemėruar kanė mbajtur protestė duke hedhur gurė nė drejtim tė objektit tė kėsaj fabrike qė gjendet nė dalje tė Kabulit. Pas kėsaj proteste, ndėrtesa e fabrikės sė letrės ėshtė shkatėruar pjesėrisht. Askush nuk ėshtė raportuar se ėshtė lėnduar gjatė protestės.
Zėdhėnėsi i policisė sė kryeqytetit afgan ka thėnė se disa kopje tė Kuranit janė gjetur nė brendi tė kėsaj fabrike. Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i Zyrės sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka njoftuar se drejtori i kėsaj fabrike ėshtė njė nga tre persoant e arrestuar.
Muajin e kaluar, djegia e Kuranit nga njė pastor amerikan kishte nxitur protesta tė dhunshme nė tė gjithė Afganistanin, protesta kėto qė si pasojė patėn 24 persona tė vdekur, pėrfshi edhe njė punonjės tė OKB-sė./
rel/