Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-06-12, 21:52   #10
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Reflektime

Vjosa ishte femna ma e bukur e fakultetit, dhe ajo e dinte kėtė.
Qysh dinte ai rrobaqepės t'ia bėnte ata pantolla ashtu ngjit pėr
trupi, se!

Jeta t'mėrzitė kaniher me bukuri.

Vjosa e ka njė za si i maruem prej vese, s'din njeri qysh me e sqaru ma mirė, domethanė nėpėr kordat zanore tė saj, Vjosa e ka gjithnjė njė si pėlhurė tė hollė si vesė, ajo pėlhurė vese qė dridhet e jep zanin e saj... e veē qat melodi tė zanit tė saj
me e pasė, je kral, e le mė diēka ma tepėr...

Vjosės i kishte hije gjithēka, ēdo stinė, ēdo orė e ditės... krejt t'kqijat e jetės t'i thithke gjini i saj prej tamli, duke nisė prej fundit tė gushės e duke u zhdukė ullukut n'terr teposhtė.
Dhe Vjosėn nuk e ka asnjani.

Vjosa e ka pas njė aferė n'gjimnaz, e tash nuk ia dijmė ndonjė. Normal duhet tė ishte e kundėrta.
Sa herė qė e shihja kisha njėfar si kputje. Nuk ėshtė dashni, jo rujna Zot, ėshtė ai magneti qė t'kapė e t'pėrbinė. Koka ime shumė herė nėpėr fantazi ka pushu n'prehėn t'Vjosės, aty ku vjen njė aromė xheneti... ma merr mendja... ajo ta kujton jo veē seksin, po ta kujton edhe qysh kjo botė mundet me qenė e veshur krejt me ngjyra t'gjelbra t'zbehta aq bukur... ta kujton atė pikėllimin e vjeshtės qė s'ki ku e gjen tjetėrkund kurrqyshė, me muzikė Moxarti qė bjen si fjollė bore, atėhere kur ajri rrin vjerrė mendueshėm muzgjeve, si ushtarė t'pėrmalluem nėpėr fusha pasiqė lufta ka pėrfundu e ata s'po i thėrret kurrkush me shku nėpėr shpija t'veta.

Me Vjosėn ishte e pamundur me qenė diēka e pamundur.

Nuk e harroj njė ditė kur patėm shku nė Dubrovnik, me krejt shoqėrinė e grupit, nė korridorin e hotelit, dhe qėllova vetėm
me tė, e pėrcolla deri te dhoma e vet, e aty te pragu ma ka kap dorėn. Nuk e dijta qysh, a me m'pėrshėndetė, a me m'shti n'dhomė t'saj, s'e kisha pa kurrė ashtu, faqet t'kuqne e sytė flakė, e unė e shlirova dorėn, jo si mashkull kavalier qė shtrėngohet e e rrotullon belin e femnės nė vallėzim, por u ligshtova si me i thanė "ban ēka t'dush me mu". A normal atė fjalė duhej me e than ajo e jo unė. Si pritėm tė dyt disa dakika, ajo u kfjell e tha tung si nėr faj.
I hypa ashensorit.
Nėpėr filmat romancė do tė duhej tė rrinim secili kah ana e vet e derės, duke pėrgjuar lėvizjet e njani-tjetrit, e pastaj unė te hapsha derėn e t'u hidhshim n'pėrqafime... po futja filmit, me filma unė kisha qenė edhe tezaku i Mel Gibsonit.
Ashensori, i hamamit, dukej ma poshtėrues se kurrė. Ato dritat qė u dhezshin nėpėr numra t'kateve, qitshin kungja me mu... nejse mė ēuan poshtė, e dola. Binte njė shi i imė, i shurdhavt, qashtu qysh bjen gjithmonė kur humbė raste me vajza tė bukura. Me t'i shpėrla kujtimet.
T'nesrit Vjosa ishte prap njėsoj si pėrpara, e qetė, po sytė... ma t'bukur se kurrė. Ama, shiu i mbrėmshėm kishte pėrfundu, e pas shpėrlarjes sė kujtimeve, na ishim si parpara. Si dy qytete mesjetare, thotė poezia, por pak e tepron. Le tė themi se unė u shndėrrova shpejt, u tjetėrsova, prej "qytetit" u bana njė lagje e thjeshtė me rrugė monotone, e Vjosa, sa ma shpejt qė largohej, dukej gjithnjė e ma e pavarur, ma sovrane, si metropol qė bahet ma i madh sa ma shumė qė t'i largohesh. Teoria e relativitetit, mendojsha.
U zvoglojsha unė, qė domethanė rritej ajo. Njė mashkull qė nuk guxon me pėrfitu nga rasti ėshtė humbėsi ma i madh. E Rasti,
me R t'madhe, t'vjen veē njė herė.

Pas ēdo humbjeje, vjen barazpesha.
Fillova unė me u msu me gjendjen e re. Ishte gjendje e re, sepse pritja dhe krejt andrrat me Vjosėn, masturbimet me fantazimet qė ia grabitshin ftyrėn Vjosės e ma sillshin para kapakėve tė syve tė mbyllur, mė ishin tretur... Ajo gjendje e pritjes qė i thojshe vetit "veē le t'mė jepet rasti niher e masanej kena me pa", bash kjo gjendje e pritjes pra mė ishte ba pluhur e hi, pasiqė rasti mė ishte dhanė boll mirė e bukur, e me boll shumė bujari bile, njė korridor i hotelit krejt n'terr, dera e saj gjysėm e hapur edhe njė dorė qė tepėr kjartė po mė thoshte "hajde" ēka hamamin po don ma shumė, veē me t'dalė Vjosa n'kmishė t'natės krejt t'shpėrthekume e me ta ba me gisht "hajde", e ti vec vet n'korridor, e prap me e pyet, "a mu po m'thirr, a?"... E n'sytė e saj menjiherė njė perde si dimėn: s'po guxon me rreziku...

Kjo gjendje diqysh ta ban femnėn e andrrave si njė person shumė tė afėrt, si njė anėtar t'familjes, t'pėrzihet ndjenja e frikės sė incestit me ndjenjėn e zhveshur tė mashkullit, si ndaj ndonjė motre tė ēuditshme... e bash qaty fillon pastaj ai ligshtimi i shpirtit, kur mendon se tjetėrkush do t'ia ban ate qė ti s'e bane, atje te dera... njėfar xhelozie e pėrzime me mllef pėr mashkullin e fortė alfa-omega atje jasht, qė e shfrytzon Rastin qysh duhet, e ti mbetesh si ato shkronjat greke n'fizikė qė kurrė nuk i kemi pėrmendė gjatė mėsimit.

Nė njė kėsi gjendje kuptohet se sa jam tronditė e dėrrmu kur njė ditė e pata dėgjuar thashethemin se Vjosėn e ka "ngrehė" Ekremi i Gjakovės.
M'duhet me thanė se t'fortit e fakultetit kanė qenė dy: Majesili prej Prishtine qė dinte shumė mirė edhe me vizatu, edhe Ekremi. Majesili, pėrkundėr prishtinalive tjerė, rrinte me rrethin e vet t'besueshėm, kryesisht me gilangji.
A Ekremi, ėshtė tjetėr "gja", njifar arushe e fakultetit. Une nuk i afrohesha kurrė.
Gjithēka ishte e ēuditshme me Ekremin. Ai, pėrshembull, ėshtė gati se i fejum me Lumnijen nga Lipjani, e cila ishte pernjimend njė kuēkė e talentuar, me asi bukurie latino-amerikane, e vetmja pėr m'u veshė provokative, me i theksu ato kthesat e trupit qė patjetėr ta marrin mendjen per kup t'krehes e ta ēojnė nė atė pikėn qė lidhet me b*tht e mdhaja, por jo tė rėnda, me ate c*ca
t'lshuta, por jo t'vjerrta.
Qeshtu e fejumja e Ekremit. A kshtu kur e njihshe Ekremin, pritej qe e fejumja e tij duhet te ishte njė vajzė e padukshme dhe e bukur, asi vajzash qe iu thojnė "t'rritme veē vet", si n'oborr mbas shpije, e perzgjedhur e e perkujdesur qysh nga klasa e gjashtė n'fillore, me njė siguri absolute qė askush, askush tjetėr nuk e ka... jo more po as n'mend s'ēohet, e jo mė shumė...
Por, jo, Lumnija kish pas qenė e martune njėherė, bile me "kunorė", me njė profesor nga Deqani, tė cilin e la nė mėnyrė bombastike, si n'spektakėl, (s'di qysh i bajnė do femna do punė veē me spektakėl?!) deri unė qė s'kqyri pėr ksi gjana, e mora vesh edhe bile e kam pėrcjellė si njė "live show" ndarjen e Lumnijes... (ardhja dramatike e profesorit, te zbehur ne fytyre, qe ndoshta neve na dukej i zbehur... i shoqeruar nga dy shoqe te Lumnijes si VIP me bodyguarda femna... njerezia duke kqyrė nga dritaret...).


E qysh paska ndodhė? pyeta unė si i painteresuar, demek mbase s'po kishim naj tjeter temė ma t'rėndėsishme me folė.

"Ja ka dashtė qejfi i vet, o burrė, s'ki ēka me diskutu", erdhi pėrgjigja me njėfar mllefi tė fshehur, si me njė mllef tė humbjes.
Nuk kisha ēka me shtu. Largėsia e madhe
me Ekremin tash u ba astronomike, sa ēil e mshil sytė, Vjosa tash ishte veē edhe njė tjetėr medalje nė gjoksin e tij, bile dekoratė hero i kombit, gjeneralmajor.

E aty, pastaj, erdh edhe Ardiani, poeti i grupit tonė, i mrrolavt si gjithnjė. U ēudita se qysh, kėtij, megjithatė, nuk i kishte ba pėrshtypje kjo punė. E pamundshme mos me t'ba pershtypje, kur Vjosa ishte pėr neve si ajo kėshtjella qe kurrqysh nuk ban me rrzu ndash me ekzistu drejtpeshimi i tokės, e tash qė kjo kėshtjellė ishte rrzu nuk kishte njeri qė nuk i kishte ba pėrshtypje.
Por, kurrfarė idhnimi ky Ardiani, si me e pasė gjakun e zhapinit, bre ia dhefsha poezitė e kopjune prej internetit. Kėmbėngulja e rrzon ēdo femėn, tha Ardiani, ftoft si gjyks shtrige, qe thojn anglezt.
A e keni provu ju me Vjosėn? Me ia lypė pėrēdo ditė, pandėrpre, si pika e shiut qė e bren betonin? Jo bre, nuk e keni provu.
Qeshtu u patėt ba xehėr edhe atehere kur Shkelzeni jua "ngrehi" Magbulen, u idhnutė, qysh Shkelzeni, thojshi, qė bile ishte edhe i fejum e jo i lirė si
ju... por Shkelzeni punonte palodhshėm, me sistem, ishte gatitu n'ēdo moment... A ju kujtohet kur tha Magbulja n'midis bjeshkes n'Brezovice "oh ēka po m'u hajka ni ananas", e ju u mrrolėt si t'pamundur "hec more ku n'hamam dojna me gjetė ananas n'midis malit, kur ishte zor me gjetė edhe n'midis Prishtinės", veē Shkelzeni u ēu frik e frik tha "ta bjen Shkelzeni ananasin ty", edhe ia pruni, veē njė Zot e din se kah e gjet, s'kam me e marrė vesh kurrė se kah... ama morali i ksaj historie ėshtė qė p*dhit duhet me ia ba hyzmetin". Janė ēėshtje tė frymės sė kapitalizmit e tė etikes protestante prej kulturės perėndimore kėto, qė ju s'ia kini as haberin, na tha nė pėrfundim Ardiani me nėnēmim, edhe shkoi.
Fjalėt e tij e hapėn njė debat tė zjarrtė, u pėrmend njė tapall qė pėrnjimend e kishte shti n'dorė Artėn e bukur, tė mjeksisė, vetėm pasiqė e kishte pritė rreth rrugės ēdo ditė, ama pėrēdo ditė, kur ajo i kryente ligjėratat e ushtrimet...
Mirpo kjo kėmbėngulja e Ekremit dukej pak si e zorshme... ēudi qysh e ka mbajtė fsheht prej Lumnijes... Pastaj dikush tha me njė zė pak si t'lodht e t'pasigurt qė meshkujt e nxanun janė ma tėrheqės pėr femnat sesa ata t'lirt... sepse ata ma t'mirėt zihen heret, edhe, qė tjetėr ndjenjė knaqsie ėshtė kur duhet me ia marrė tjetrės mashkullin si me e kputė mollėn prej rrémit... se mundimi e lodhja pėr ta njė gjė ia shton automatikisht vlerėn.
Por, ky qe foli kshtu, u pa me pėrbuzje. Hajt rrotė hajt, ku din gja ti bre, klloshar, i thanė, ... E vertetė ėshtė ajo ēka tha Ardiani, e ka ndjekė Ekremi nė ēdo hap Vjosėn, i ka ndejtė gati... e kta kemi mujtė me e ba edhe na, po neve s'na len krenaria e budallavt, edhe karakteri...

Pastaj, dikush erdh edhe e tregoi skenėn ma dramatike, skenėn finale, ama bash katastrofėn. Kur ka shku Ekremi te banesa e Vjosės, ka trokitė, ajo e ka hapė derėn, e kur ka dashtė me e mbyllė pastaj, ai ia ka qitė kambėn derės e ajo s'ka mujtė me e mbullė, e qaty e ka puthė... e tani po dihet ma... ēka vjen...

Kėrsiten pastaj dyshimet se qysh po iu hapka dera gjithkujt qė kėrset n'derė, a e ka at' syrin magjik dera e saj, a nuk ka pyet kush ėshtė para se me e hapė... (jo po edhe me i thanė qitma kambėn me miell perfundi derės)... qysh bani vakija qė nuk qėlloi askush n'shpi, a ėshtė kjo rastėsisht?... eeeh, nafaka ju ndihmon atyre qė guxojnė, more... nafaka ju ndihmon atyre qė nuk kanė nevojė pėr nafakė... nuk ėshtė bash rastėsisht jo, diēka u zi aty...

Dola prej aty duke lėnė mbrapa tymin e cigareve qė shfrynte shpjegime tullug, bota po ndriqohej me njė fshehtėsi ma pak.

Tė nesėrmen e pashė Vjosėn, erdh me njė shall kaltėr-jeshil, t'hollė n'qafė, e aty m'ra rrufeja e mendimit se ajo me atė shall po e mbulonte naj t'gicne a naj t'thithne brutale, naj t'kafshune qė ia prishte at' lėkurė si filxhani, t'gushės... sepse kohė pėr shalla nuk ishte... jo qė ka ndonjė ligj kur duhet me qitė shalla, por ma merr mendja se atė ditė ajo ka qenė e vetmja me shall. Doli para meje dhe me zanin qė nuk i kish ndryshu aspak, m'tha me njė gėzim krejt tė pa vend, hej ēa bone. Tha edhe m'kqyri drejt n'sy me njėfar qeshje qė fundosi gjithēka nė njė mjegull si korb i zi, mė dukej si njeri ma i katil n'botė, e nuk e dijsha dot pse, as nuk mujsha me lypė kurrqyshė arsyetime as shpjegime, nuk mundesha t'i kėrkoja kurrqyshė tė drejtat e mija... ajo ishte padrejtėsia ma e madhe, diktatura ma e keqe, ma e pashpirtė qė tė shkaktohet... ta shkaktojnė veē femnat e bukura si Vjosa, sundimtaret e vetme dhe tė vėrteta tė botės sonė.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 7 (0 Anėtarėt dhe 7 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.