Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
|
Re: Reflektime
Ali Podrimja
Dashuria
Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me thua: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.
Unė, biri yt, Kosovė
Unė, biri yt, Kosovė t'i njoh dėshirat e heshtura,
t'i njoh ėndrrat, erėrat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gėzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka tė kulluara;
ta di gjakun qė tė vlon nė gji,
dallgėn kur tė rrahė netėve t'pagjumta
e tė shpėrthej do si vullkan:-
mė mirė se kushdo tjetėr tė njoh, Kosovė.
Unė biri yt.
Ali Podrimja
NJĖ NATĖ NGA NETET PA GJUMĖ
Zgjohu Kosovė!Zgjohu nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytė
mu nė zemer,mu nė shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per tė pėrqafuar unė, ashti yt?
Zgjohu, Kosovė!
Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
kėtė cater kush po e le?
Ē`janė keto gjurmė gjaku qė po shtohen
nėper fytyren tende,
kėto varre e murana qe po sillen vėrdallė
rrethė shtėpisė sime?...
Zgjohu, Kosovė!Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovė!...
Sonte vėtem mbeta e
nė derė tė oborrit askush s`po me troket,
askush mė, thua vdekur jam e harruar
Nė keto troje e suka gjaku.
Thua mė ėshtė shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota nė ty le tė kallet!
PARISI, VENDLINDJA
Do tė hyjmė nė Paris
gurin tonė aty do ta ngulim,
nuk do tė na presė Teuta, Genti,
nuk do tė na presė hordhi e egėr romake,
nuk do tė na presė njeri i gjallė.
Nė Paris do tė hyjmė;
ėndėrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve
te njė krua do t'i lajmė sytė, duart lythore,
do t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine
vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat,
vetėm fyellin do ta marrim
t'i biem kur tė na rrokė malli,
kur humbim nė grumbullin e klosharėve,
tė hijeve,
tė minjve,
deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi:
do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes
pėr kohėt pis do tė flasim me gishta,
nuk do tė shkelim asnjė mizė,
nuk do tė trembim asnjė zog,
nuk do tė derdhim zjarr, vrer,
mbi kokė tė njeriut,
Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi
as perėndive tė krisura.
Ma jep besėn, Lum Lumi,
se nuk do tė harrojmė vendlindjen.
Paris, maj 1981
EPIKA
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hėngėr me veten
e ditur s'kam tė qesh me veten e tepruar...
Miq,
Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!
p.s.
I pushoftė shpirti nė paqe, homerit kosovar, Ali Podrimja
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bajlozi i Zi : 21-07-12 nė 15:31
|