Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona Administrative > Tema tė vjetra
Emri
Fjalėkalimi
Tema tė vjetra Arkivi i forumit



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 12-12-04, 23:25   #16
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

NĖNAT SHTATZĖNE TĖ CILAT PINĖ DUHAN PĖRCJELLIN KANCEROGJENĖT TE FĖMIJĖT E TYRE

Femrat shtatzėne kanė arsye tė fortė qė tė largohen nga pirja e duhanit. Duke iu qasur studimeve mė tė reja, ėshtė vėrtetuar se femrat shtatzėne tė cilat pinė duhan ua pėrcjellin foshnjeve tė tyre substancat aktive tė cilat shkaktojnė kancer. Gjatė analizimit tė urinės sė marrur nga foshnjet e posalindura tė nėnave tė cilat kanė pirė duhan gjatė periudhės sė shtatzanėsisė, hulumtuesit e Universitetit tė Minesotės ?Qendra pėr kancer? nė Mineapolis kanė zbuluar njė pėrzierje kimike qė ėshtė derivat i nikotinit-nitrosaminoketonit (NNK). Kjo substancė e gjetur vetėm nė duhan e rrit llojllojshmėrinė e kancerėve te foshnjet e reja.
Kimisti Stephen S. Hect i paraqiti kėto zbulime nė takimin e ?Shoqėrisė kimike amerikane? qė u mbajt nė Boston nė vitin 1998. Sipas studimit tė bėrė nė maj tė vitit 1990 nga revista amerikane pėr shėndetėsi publike, 61 % e femrave tė cilat pinė duhan vazhdojnė tė njėjtėn shprehi edhe gjatė shtatzanisė. Urina prej 48 foshnjeve, qė u mbledh nga ana e mjekėve nė Dyseldorf tė Gjermanisė, u dorėzua nė Universitetin e Minesotės. Nga 31 foshnje, nėnat e tė cilėve kanė pirė duhan gjatė shtatzanisė, 22 kanė pasur nė urinėn e tyre metabolitėt e nikotinit-nitrosaminoketonit (NNK), tė quajtura NNAL dhe NNAL-GLUC, ndėrsa pėr dallim prej tyre, asnjė nga 17 foshnjet e nėnave tė cilat nuk kanė pirė duhan nuk i kanė prodhuar kėto substanca. Urina e foshnjeve tė nėnave qė kanė pirė duhan pėrmbante edhe nikotinė dhe njė nga produktet qė dalin nga zbėrthimi i nikotinės.
Lucy M. Anderson, nga Instituti kombėtar pėr kancer nė Frederik, pohon se zbulimet e reja nxjerrin nė shesh dėshmitė e para direkte se kancerogjenėt e duhanit, gjatė pirjes sė duhanit nga ana e nėnės, kalojnė pėrmes placentės nė fetus nė pėrmasa tė mėdha.
Nė vitin 1997 Hect dhe kolegėt e tij raportuan se edhe njerėzit tė cilėt i janė ekspozuar tymit tė duhanit poashtu apsorbojnė dhe zbėrthejnė NNK-nė nė trupin e tyre. Nė studimet e bėra foshnjet prodhuan urinė me koncentrim tė metabolitėve tė NNK-sė pėrafėrsisht tri herė mė shumė se koncentrimi i gjetur te njerėzit qė vetėm thithin tymin e duhanit.
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.