Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-05-05, 16:53   #11
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Qėndrimi i idhujtarėve



I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte fisnik, i ndershėm e serioz dhe Allahu i Madhėruar e ruajti dhe e mbrojti atė nga shumė armiqėsi tė njerėzve. Herė pas here atė e mbronte xhaxhai i tij, Ebu Talibi, tė cilin kurejshėt e nderonin, e respektonin dhe i bindeshin. Atij ia kishin frikėn dhe nuk mund tė luanin me tė. Ai ishte edhe nga paria e Beni Abdi Menafit qė jo vetėm kurejshėt, por edhe arabėt mbarė njihnin vetėm nderim e respekt. Pėr kėtė arsye, idhujtarėt u detyruan tė ndėrmerrnin hapa paqėsorė ndaj Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Prandaj parapėlqyen tė bėnin bisedime me xhaxhanė e tij, Ebu Talibin, por me njėfarė kėrcėnimi dhe paralajmėrimi. Midis Kurejshėve dhe Ebu Talibit Disa burra nga paria e fisit Kurejsh shkuan tek Ebu Talibi dhe i thanė: “Djali i vėllait tėnd ka sharė zotat tanė, ka turpėruar fenė tonė, ka shpėrfillur parinė tonė, i ka quajtur tė humbur prindėrit tanė; prandaj, ose mos e lejo tė veprojė mė ndaj nesh ose na lėr tė lirė tė veprojmė vetė me tė. Edhe ti vetė je nė kundėrshtim me tė, ashtu siē jemi ne. Kėshtu qė ne do ta ndalojmė atė tė veprojė edhe kundėr teje.” Ebu Talibi u tha njė fjalė tė butė e iu pėrgjigj atyre bukur. Ata ikėn dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi punėn e vet, duke shpallur fenė islame dhe duke bėrė thirrje pėr nė Islam. Paralajmėrimi i Kurejshėve Kurejshėt nuk duruan gjatė, kur panė se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po vazhdonte punėn e vet me thirrjen pėr nė Islam. Shkuan tek Ebu Talibi dhe i thanė: “O Ebu Talib! Ti je i moshuar dhe i nderuar ndėr ne. Ne tė kėrkuam ty tė nae heqėsh qafe djalin e vėllait tėnd, por ti nuk po e bėn kėtė. Pėr Zotin, ne nuk e durojmė dot atė, qė na shan prindėrit tanė, qė na ul parinė tonė e na turpėron zotat tanė. Pra, ose t’i japė fund kėsaj, ose ne do t’ju luftojmė, atė dhe ty, derisa tė shkatėrrohet njėra palė.” Kėshtu i thanė dhe ikėn. Ebu Talibit i erdhi shumė rėndė nga ky paralajmėrim dhe kėrcėnim, prandaj thirri tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha ēfarė i kishin thėnė ata. “Ki kujdes mua dhe veten tėnde e mos mė ngarko njė punė, sė cilės nuk ia kam fuqinė!”,- i tha. Kur e pa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dobėsinė e tij, iu kthye: “O xhaxha! Pėr Allahun, sikur tė mė vėnė Diellin nė tė djathtėn time dhe Hėnėn nė tė majtėn time, qė unė ta lė kėtė punė, nuk do ta lė, derisa Allahu ta nxjerrė nė pah atė, ose tė vdes.” Pastaj i kėrkoi leje qė tė ikte dhe qau. Ebu Talibit iu kthye dhembshuria dhe besimi dhe i tha: “Shko, o biri i vėllait tim dhe thuaj ē’tė duash se pėr Zotin, unė kurrė nuk do tė tė dorėzoj ty pėr asgjė.” Njė propozim i habitshėm nga Kurejshėt dhe njė refuzim i menēur nga Ebu Talibi Kurejshėt panė se paralajmėrimi i tyre kundėr myslimanėve nuk bėri dobi, sepse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte punėn e tij dhe Ebu Talibi vazhdonte ta ndihmonte atė. Kjo do tė thoshte se Ebu Talibi ishte i pėrgatitur, qė tė ndahej me kurejshėt dhe tė armiqėsohej me ta, pėr tė ndihmuar djalin e vėllait tė vet, Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Qėndruan ca duke u menduar dhe duke u kėshilluar se ēfarė tė bėnin. Mė nė fund, arritėn nė njė mendim tė ēuditshėm. Erdhėn tek Ebu Talibi. Bashkė me ta ishte edhe Ammar ibn Uelidi, mė i miri i tė rinjve tė tyre e mė i forti dhe mė i bukuri i kurejshėve. I thanė: “O, Ebu Talib! Merre kėtė djalė! Merre mendjen e tij dhe ndihmėn qė mund tė tė japė ai. Bėje djalė pėr shpirt, ai ėshtė yti tani. Por, na e dorėzo neve djalin e vėllait tėnd, Muhamedin, kundėrshtarin e fesė sate dhe tė fesė sė prindėrve tė tu, atė qė ka pėrēarė popullin tėnd dhe ka ulur parinė e tij. Na e dorėzo, qė ta vrasim! Vėrtet, ne po tė japim njė burrė pėr njė burrė.” “Pėr Zotin, sa keq po mė detyroni!”,- ia ktheu Ebu Talibi. “Po mė jepni birin tuaj, qė unė ta ushqej pėr ju dhe unė t’ju jepkam birin tim, qė ta vrisni? Pėr Zotin, kurrė s’ka pėr tė ndodhur!” Atentate kundėr tė Dėrguarit tė Allahut Pasi kurejshėt dėshtuan, i humbėn shpresat dhe panė se paralajmėrimi, kėrcėnimi dhe bisedimi nuk bėnė asnjė dobi, filluan atentatet kundėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i shtuan mundimet dhe grackat e tyre kundėr myslimanėve. Meqenėse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte njeri i lartė, i respektuar dhe i shoqėruar nga myslimanėt, qenė krerėt e kurejshėve ata, qė morėn pėrsipėr t’i bėnin tė keqen tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse njerėzit e thjeshtė nuk mund tė merrnin pėrsipėr tė bėnin atentate kundėr tij. Ata qė e mundonin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė shtėpi ishin: Ebu Lehebi, Hakim ibn Ebul Asi ibn Umeje, Ukbe ibn Ebi Muajiti, Adij ibn Hamra Thekafiu dhe Ibn Asdai Hedheliu. Tė gjithė kėta ishin fqinjėt e tij. Kėshtu, dikush do t’i lėshonte anin e deles mbi shpinė, kur ai ishte duke u falur, ose do t’ia hidhnin edhe nė enėn ku gatuante, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrgatiste atė pėr tė gatuar. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do ta nxirrte me shkop, do tė qėndronte te dera e vet dhe do tė thoshte: “O Beni Abdul Menaf! Cfarė fqinji ėshtė ky?!” Pastaj e hidhte anin e deles nė rrugė. Kur Umeje ibn Halefi e shikonte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e shante dhe ia bėnte me sy, duke e pėrēmuar. Edhe vėllai i tij, Ubej ibn Halefi e kėrcėnonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O Muhamed! Unė e kam heshtėn, e kam edhe njė kalė,qė e ushqej ēdo ditė me disa grushta misėr, qė t’i hip dhe tė tė vras ty.” Kėshtu e kėrcėnonte herė pas here, derisa njė ditė i Dėrguari i Allahut i tha: “Jo! Unė do tė vras ty, nė dashtė Allahu.”10 Kurse Ubej ibn Halefi i pati ardhur njė ditė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me njė eshtėr tė kalbur; e thėrrmoi atė dhe ia fryu nė fytyrė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Njė herė, Ukbe ibn Ebu Muiti u ul te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe dėgjoi prej tij Kuran. Pastaj shkoi e i tregoi Ubejit, tė cilin e kishte shok. Por Ubeji e qortoi dhe i kėrkoi qė herė tjetėr, kur tė shkonte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ta pėshtynte nė fytyrė. Dhe ai kėshtu bėri. Kurse Ebu Lehebi e luftoi dhe e mundoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ditėn e parė tė Thirrjes pėr tek Allahu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte dhėnė dy vajzat e veta, Rukijen dhe Ummi Kulthumin pėr dy djemtė e Ebu Lehebit, Utbenė dhe Utbejiun dhe Ebu Lehebi u tha dy djemve tė vet: “Ju mallkoj ju tė dy, nė qoftė se nuk i ndani dy vajzat e Muhamedit.” Edhe e shoqja e Ebu Lehebit ju tha: “I lėshoni ato tė dyja, sepse ato kanė dalė nga feja.” Dhe ata i ndanė. Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja ishte armike e betuar e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e Thirrjes sė tij. Ajo sillte degė e shkarpa me gjemba dhe ia hidhte tė Dėrguarit tė Allahut natėn nė rrugė, qė tė pengoheshin ai dhe shokėt e tij. Kur ajo dėgjoi se kishte zbritur ajeti: “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi!”, erdhi me duart e mbushura me gurė, duke kėrkuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ai ishte ulur pranė Qabes, qė ta godiste. Por Allahu ia mori asaj shikimin dhe ajo vuri re vetėm Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). “Ku ėshtė shoku yt?”,- tha ajo. “Unė kam marrė vesh se ai ėshtė tallur me mua, por, pėr Zotin, po ta gjej, do ta godas me kėta gurė mu nė gojėn e tij.” Pastaj shtoi: “Pėr Zotin, unė jam poete.” Dhe tha: I pėrbuzur ėshtė, ne e kundėrshtuam Urdhrin e tij, fenė e tij ne e mohuam” Pastaj u kthye e iku. Ebu Bekri i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! Si nuk tė shikoi ajo ty?” Ai i tha: “ Nuk mė shikoi, sepse Allahu ia mori asaj shikimin.” Nga tė kėqijat, qė i bėnin kurejshėt tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte edhe se ata e quanin Mudhemmem (I pėrbuzuri) nė vend tė Muhamed (i Falenderuari). Kėshtu ata e shanin dhe e fyenin atė. Por Allahu i largoi fyerjet e tyre. Ata i thoshin “i pėrbuzur” njė njeriu qė ishte gjithmonė i falenderuar. Edhe Enes ibn Sharik Thekafiu e fyente shumė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėrsa Ebu Xhehli i mallkuar, sikur kishte marrė mbi supet e veta tėrė barrėn pėr tė penguar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga rruga e Allahut. Ai i bėnte keq tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me fjalėt e tij, e ndalonte atė nga namazi e krenohej e mburrej me atė qė bėnte. Madje, njė ditė, kur e pa tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke u falur, filloi ta paralajmėronte e ta kėrcėnonte, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kapi pėr fyti dhe i tha: “Tė ėshtė afruar ty e keqja dhe t’u afroftė! Edhe njė herė: t’u afrua ty e keqja dhe t’u afroftė!” (75:34) “A po mė kėrcėnon mua o, Muhamed?”,- iu kthye Ebu Xhehli. “Pėr Allahun, jam mė krenari, qė ka ecur ndonjėherė midis maleve tė Mekės.” Njė ditė, Ebu Xhehli u tha shokėve tė vet: “A e vė Muhamedi fytyrėn e tij nė tokėn me pluhur kėtu, pėrpara nesh?” Ata i thanė: “Po!” “Pėr Latin dhe Uzanė,- shfryu ai, po ta shikoj ta bėjė kėtė punė, do t’ia thyej qafėn me kėmbė dhe do t’ia mbuloj fytyrėn me pluhur.” Pas pak erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe nisi tė falej. Ebu Xhehli u pėrpoq ta shkelte me kėmbė, por, pėr habinė e tė gjithėve, ai shtyhej mbrapsht. Me duar dukej sikur mbrohej nga diēka. “C’ndodh me ty, o Ebu Hakim?” “Midis meje dhe atij,- tha ai, ishte njė hendek zjarri, ishte tmerr, ishin krahė tė fuqishėm.” “Po tė afrohej edhe pak tek unė, - tha i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), do ta kapnin engjėjt e do ta bėnin copė-copė.” Tė tillė rrugė tė poshtėr ndiqte edhe Ukbe ibn Muiti. Njė ditė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po falej pranė Shtėpisė sė Shenjtė. Ebu Xhehli me disa shokė ishin ulur. Njėri prej tyre tha: “Kush i sjell zorrėt e devesė sė Beni Filanit qė t’ia hedhė nė shpinė Muhamedit, kur tė bjerė nė sexhde.” U ēua mė i keqi i atij populli, Ukbe ibn Muiti dhe i solli zorrėt. Priti, derisa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vuri ballin nė tokė dhe ia hodhi nė mes tė shpatullave. Atėherė, idhujtarėt qeshėn aq shumė, sa filluan tė binin mbi njėri-tjetrin. Ndėrsa Muhamedi ishte nė sexhde e nuk e ngriti kokėn, derisa erdhi Fatimja dhe ia hoqi nga shpina. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti kokėn dhe tha: “O Zoti im! Merru Ti me kurejshėt!” Atyre u erdhi shumė rėndė qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u lut kundėr tyre, sepse besonin se lutja nė atė vend pranohej tek Allahu. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pėrmendi ata njė nga njė, me emėr: “O Zoti im! Merru Ti me filanin!” e kėshtu me radhė. Dhe me tė vėrtetė, tė gjithė ata u vranė ditėn e Bedėrit. Ata, qė e pėrqeshnin mė shumė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin pesė: Uelid ibn Mugire Mahzumiu, Esued ibn Abdul Jaguth Zuhriu, Ebu Zam’a Esued ibn Abdul Muttalib el Esediu, Harith ibn Kajs Huzaiu dhe As ibn Uail Sehmiu. Allahu i kishte zbritur tė Dėrguarit tė Vet se do ta mbronte nga e keqja e tyre, duke i thėnė: “Vėrtet, Ne tė mjaftojmė ty kundėr atyre qė tallen.” (15:95) Pastaj, Allahu zbriti pėr secilin prej armiqve mėsim dhe kėshillė, qė tė pėrfitonin edhe tė tjerėt. Para disa vitesh Uelidin e kishte gėrvishtur njė shigjetė, por nuk i kishte shkaktuar gjė. Engjėlli Xhibril i bėri shenjė vendit tė gėrvishtur. Plaga iu hap e dhembjet nuk pushonin,derisa pas disa vitesh Uelidi vdiq nga ajo plagė e pashėrueshme. Esued ibn Jaguthi u sėmur nga plagė kanceroze qė i dolėn nė kokė, pasi i bėri shenjė Xhebraili. Ai u mundua shumė prej asaj plage, derisa vdiq me shumė vuajtje. U tha edhe se ishte helmuar. Xhebraili i bėri shenjė nė bark dhe ai pati heqje barku e ėnjtje derisa vdiq. Kur Esued ibn Abdul Muttalibi e zuri ngushtė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i bėri kėtė lutje Allahut: “O Allahu im! Merrja shikimin dhe bėj qė tė humbasė fėmijėn e tij!” Menjėherė, engjėlli Xhibril e goditi me njė gjemb nė sy dhe ai u verbua. Edhe djalin ia hodhi nė njė pellg, derisa vdiq. Harith ibn Kajsi u sėmur rėndė nga verdhėza, derisa jashtėqitja filloi t’i dilte nga goja dhe ashtu vdiq. As ibn Uaili po rrinte nė njė vend me gjembaēė. Aty i hyri njė gjemb nė shputėn e kėmbės. Gjembi kishte qenė ioniew31_1.cab helmuar. Helmi i shkoi nė kėmbė dhe pas ca kohe vdiq. Kjo qe njė pėrmbledhje e shkurtėr e atyre vuajtjeve qė kanė kaluar i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt nga Kurejshėt pas shpalljes sė Islamit dhe thirrjes sė hapur nė Islam. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrmori dy hapa pėr t’i bėrė ballė kėtij qėndrimi mizor. Shtėpia e Erkamit Hapi i parė: Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e caktoi shtėpinė e Erkam ibn Ebi Erkam el Mahzumiut qendėr tė thirrjes nė Islam, tė adhurimit dhe tė edukimit, sepse ajo ndodhej rrėzė malit Safa dhe larg syve tė mizorėve. Aty, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mblidhej bashkė me shokėt e vet dhe fshehurazi u kėndonte atyre Kuranin, i kėshillonte dhe u mėsonte atyre Librin dhe Urtėsinė11. Me kėtė masė, ai i ruajti shumė shokėt e vet nga ato, qė kishte frikė se do tė ndodhnin, po ta bėnte mbledhjen haptazi. Vetė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e adhuronte Allahun dhe bėnte thirrje pėr tek Ai haptazi, pėrpara idhujtarėve. Atė nuk e largonte nga misioni i vet as padrejtėsia, as armiqėsia, as pėrqeshja dhe as tallja e idhujtarėve. Kjo ishte Urtėsia e Allahut, qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ta shpallte Thirrjen si tek ata qė i besonin, ashtu edhe tek ata qė nuk i besonin. Kjo do tė thotė qė njerėzit nuk kanė ar gu ment pėr t’u shfajėsuar pasi u kanė ardhur tė dėrguarit dhe u ėshtė shpallur e Vėrteta. Askush, nuk mund tė thotė nė Ditėn e Gjykimit: “Neve nuk na ka ardhur ndonjė pėrgėzues dhe as paralajmėrues.”
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.