Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-01-06, 15:06   #11
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Thaēi: Spektri politik kosovar, i bashkuar
Intervistoi: Arben Xhixho
23-01-2006



Udhėheqės dhe personalitete tė shumta botėrore e kanė vlerėsuar doktor Rugovėn gjatė kėtyre ditėve pėr qėndirmin e tij tė vendosur dhe rrugėn paqėsore drejt arritjes sė aspiratave tė tij. Sot, pas humbjes sė zotit Rugova, analistėt ndonėse shprehin bindjen pėr vazhdimin e rrrugės paqėsore, u kanė bėrė thirrje politikanėve shiptarė tė tregojnė maturi dhe unitet. Nė emisionin Ditari, Zėri i Amerikės, bisedoi me kryetarin e partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė, zotin Hashim Thaēi.

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, si drejtues i partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė, fillimisht ēfarė trashėgimie ka lėnė pėr ju vdekja e presidentit Rugova?

Hashim Thaēi: Mendoj se Kosova dhe institucionet e saj janė duke u pėrballur me njė situatė tė re, me njė situatė pa pėrvojė nė Kosovėn demokratike. Sot ėshtė koha e rritjes sė unitetit dhe unifikimit tė spektrit politik kosovar, nė mėnyrė qė ajo tė mos shoqėrohet nga prizmi i pozitės apo opozitės. Jemi nė njė situatė tė kthesės historike, tė nxjerrjes sė vendimeve historike dhe vdekja e presidentit tė Kosovės ka krijuar njė rrethanė tė re, njė rrethanė qė duhet tė na imponojė dhe mė fuqishėm rritjen dhe kultivimin e unitetit politik dhe qytetar, rritjen e unitetit tė domosdoshėm pėr ndėrtimin e rendit demokratik e mbi tė gjitha, tė ndėrtimit tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, tė integruar nė strukturat e Bashkimit Evropian dhe nė Nato, si pėrkushtim dhe vullnet ky, i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe i lidershipit kosovar.

Zėri i Amerikės: Nė bazė tė ligjeve tė Kosovės, funksionet e presidentit nė raste tė tilla si ky i tanishmi, i kalojnė krytarit tė parlamentit deri nė zgjedhjen e presidentit tė ri. A ka ndodhur ky transferim, si hap i parė?

Hashim Thaēi: Mendoj se sot nuk ėshtė koha pėr tė diskutuar pėr ēėshtje tė tilla politike. Sot i gjithė sistemi politik, por edhe qytatarėt, duhet tė fokusohemi se si t’i kalojmė sa mė tė bashkuar kėto ditė tė zisė nė Kosovė, se si tė tregohemi tė urtė, tė menēur dhe tė guximshėm e tė kultivojmė kulturėn tonė demokratike, qytetare e kombėtare, nė mėnyrė qė tė dėshmohemi edhe para botė,s edhe para qytetarėve, se ky vakuum do tė tejkalohet nė tė ardhmen, nė mėnyrė unike e tė bashkuar, nė mėnyrė tė menēur dhe ashtu siē e dėshirojnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi njė pjesė e mirė e analistėve dhe personaliteteve nė komentet qė kanė bėrė pas vdekjes tė zotit Rugova, i kanė bėrė thirrje klasės politike shqiptare tė jetė e bashkuar, dhe tė shmangė njė luftė tė mundshme pėr pushtet. Duke qėnė se jeni kryetar i partisė mė tė madhe opozitare, ēfarė roli do tė luani ju nė kėtė situatė?

Hashim Thaēi: Kosova ėshtė e bashkuar. Duhet qė energjitė tona t’i fokusojmė nė forcimin e unitetit me grupin negociator tė Kosovės si etikė kjo e unitetit, por edhe si delegacion i ndėrtimit tė Kosovės dhe nė kėtė ēėshtje, edhe opozita, edhe pozita do tė jenė tė bashkuara nė platformėn pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, pėr ndėrtimin e shtetit tė pavarur dhe nė kėtė drejtim unė besoj se do ta kemi edhe mbėshtetjen e plotė tė komunitetit ndėrkombėtar dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Bashkimit Evropian. Unė besoj se edhe kėtė situatė do ta kalojmė me dinjitet, me respekt pėr njėri-tjetrin, me kultivim tė kulturės qytetare, politike e kombėtare. Kėshtu qė unė nuk shoh ndonjė plasaritje, pėrēarje, por shoh njė kultivim nė rritje tė unitetit dhe kulturės tė bashkimit tė spektrit politik kosovar pėr ndėrtimin e njė shteti tė pavarur dhe sovran.

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, nė komentet e tij tė para pas vdekjes sė zotit Rugova, i dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr negociatat pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari tha se dėshira e zotit Rugova do tė ishte vazhdimi i bisedimeve i procesit tė statusit. Tashmė kuptohet qė ky proces ėshtė shtyrė pėr disa ditė. Nė kėtė moment delikat kur ju sapo hyni nė rrugėn e pėrcaktimit tė statusit, ėshtė njė moment qė ju duhet tė provoni veten tuaj pikėrisht pėr tė gjitha kėto gjėra qė thatė kėtu, por a pritet tė zgjidhet me shpejtėsi ēėshtja e kryesimit tė delegacionit nė bisedimet pėr statusin?

Hashim Thaēi: Fillimisht dua tė theksoj se ēdo lider politik i Kosovės, sot duhet tė sillet nė mėnyrė shumė tė pėrgjegjėshme, tė dalė mbi unin e vetė personal dhe grupor partiak, tė investojė nė kalimin e situatės sė re tė krijuar, pėr njė kalim sa mė me dinjitet, sa mė tė bashkuar, nė mėnyrė qė tė mos lėndojmė asnjė ndjenjė tė qytetarėve tė Kosovės, tė mos e dėshpėrojmė komunitetin ndėrkombėtar. Ne kemi patur situata tė rėnda mė parė, kemi situata tė reja sot, dhe unė besoj se do t’i kalojmė nė mėnyrė unike, nė mėnyrė dinjitoze, nė atė mėnyrė qė e dėshirojnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe miqtė tanė ndėrkombėtar. //rd//
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.