Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Dashuria
Emri
Fjalėkalimi
Dashuria A janė kėto tema tabu tek ne?! Ejani tė bindeni...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-07-06, 18:04   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Letra e pare e dashurise.

Cfare jane letrat e dashurise?
Nje shenje e mungeses se guximit per te folur drejtperdrejt apo nje menyre e te shprehurit te ndjenjave per dike?
Kur ke shkruar per here te pare nje leter dashurie?
Ate leter a ja ke dhene vete te dashures/it apo e ke derguar ate permes ndermjetsave?
Cfare ndjen sot kur e kujton letren e pare?

Po ja nisi nga vetja.
Une per here te pare kam shkruar nje leter dashurie kur isha vec 10 vjec.
Kisha nje shoqe te ngushte per te cilen ndjeja shume, mirepo ne ate moshe dukej si nje gje e tmerrshme te shprehje ndjenjat ne menyre te drejtperdrejte.
Ishim komshinj, rrinim bashke, luanim bashke, ishim shoke te klases.
Nga mungesa e guximit, vendosa ti shkruaj nje leter.
E shkruajta me nje pasion te rralle dhe ndersa shkruaja, kthehesha prapa dhe e lexoja me vete.
E palosa ne kater pjese dhe po mendoja se si t'ja jap asaj. Kishim nje shoqe te perbashket dhe te nesermen ja dhashe asaj duke i thene se kjo leter eshte per M.
M. e kishte marre letren dhe po ate pasdite ja kishte treguar mamase se saj, qe ishte mesuese ne shkollen tone.
Mamaja e saj ishte nje grua fantastike dhe e kishte lexuar me vemendje dhe ne vend se ta qortonte vajzen per kete, ajo i kishte thene se nuk ka asgje te keqe.
Te nesermen u takuam ne shkolle dhe une ndjehesha pak i turperuar, ngaqe dija se ajo kishte lexuar letren dhe po prisje se cfare do te thoshte.
Ajo erdhi afer dhe me tha se mami e ka lexuar letren. Une aq desha dhe u nisa te iki nga klasa per ne shtepi, kur ne koridor shoh mesuesit dhe nder to ishte dhe ajo mamaja e shoqes time.
Desha ti fshihem por ajo me thirri dhe me pershendeti.
Ndjeva nje clirim nga frika qe me kishte zene dhe pa kthyer koken pas u largova per ne shtepi, duke vrapuar.
Te nesermen shkova ne shkolle me bindjen se ishte harruar gjithcka. Shoqja ime e bankes me dha te nesermen nje foto te saj dhe une e ruaja ate foto me shume kenaqesi.
Edhe sot e kam ate foto, por te fshehur ne nje vend ku vetem une e di. Sa here qe kam mall e shoh me endje dhe me shume nostalgji.
Ajo leter me beri te famshem sepse me cliroi nga emocionet dhe ma zgjidhi gjuhen ne marredhenie me shoqen e bankes.
Ngelem per shume vite me shume se shoke, mirepo shkolla e mesme na ndau. Ajo iku ne nje shkolle ne nje qytet tjeter, ndersa une mbeta aty ne qytetin e lindjes.
Shiheshim rralle, por kur shiheshim ishim ata te meparshmit.

Gjithesesi kur e kujtoj tash ate leter te pare, ndjej shume emocion dhe ne te njejten kohe dhe shume kenaqesi.


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.