Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Shoqatat Islamike-arabe ne torjet Shqiptare
DYSHIME PER LIDHJE TE TYRE ME ORGANIZATA TERRORISTE
11 islamikė shpallen "non grata"
Tė padėshiruarit nga Egjipti, Algjeria dhe Arabia
TIRANE
Njėmbėdhjetė shtetas me origjinė arabe janė shpallur tė padėshirueshėm nė Shqipėri. Lajmi ėshtė konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Informacionit nė Policinė e Shtetit, si dhe nga Drejtori i Policisė sė Rendit Avni Jashellari. Moslėshimi i lejeve tė qėndrimit pėr kėta persona ėshtė bėrė pas verifikimit tė dokumentacionit tė paraqitur prej tyre, si dhe nga informacionet e servirura nga shėrbimet e huaja, tė cilat bashkėpunojnė me autoritetet shqiptare nė kuadėr tė luftės kundėr terrorizmit. Personat e mėsipėrm janė cilėsuar si tė padėshirueshėm pėr tė qėndruar nė territorin shqiptar, pėr shkak tė problemeve nė dokumentacion, tė dyshimeve mbi aktivitetin dhe tė kaluarėn e tyre. Kėta shtetas janė kryesisht misionarė nė shoqata fetare islamike ose punonjės nė biznese private.
Verifikimi
Burimi zyrtar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė tha se "struktura pėrkatėse nė Drejtorinė e Policisė sė Rendit ka verifikuar tė gjitha lejet e qėndrimit pėr shtetasit e huaj rezidentė nė Shqipėri, si dhe ka bėrė rinovimin e lejeve tė qėndrimit pėr tė gjithė ata qė nuk janė vėrejtur me probleme nė dokumentacion apo dyshime nė veprimtarinė e tyre. Mosrinovimi i lejeqėndrimit pėr 11 shtetasit me origjinė arabe, kryesisht nga Egjipti, Algjeria dhe Arabia Saudite, ėshtė bėrė duke u mbėshtetur edhe nė informacionin e servirur nga SHISH-i". Nė kuadėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, Shėrbimi i Antiterrorit i SHISH-it i ka paraqitur Policisė sė Shtetit tė gjithė informacionin e siguruar nga agjentura e tij, si dhe tė servirur nga shėrbimet e huaja homologe pėr shtetasit e huaj me origjinė arabe qė kėrkojnė tė qėndrojnė legalisht nė territorin shqiptar.
Islamikėt
Pas aplikimit qė kanė bėrė nė polici, pėr tė gjithė shtetasit e huaj me origjinė arabe qė kėrkojnė tė qėndrojnė nė Shqipėri, ėshtė bėrė verifikimi i dokumentacionit dhe arsyet pse ata kėrkojnė tė qėndrojnė nė Shqipėri. Aplikimi pėr leje qėndrimi nga shtetasit e huaj bėhet ēdo vit pėr dy vitet e para tė qėndrimit dhe mė pas, pėr t'u krijuar lehtėsira, ēdo 5 vjet. Sipas burimeve tė policisė, rezulton se pėr disa nga personat e mėsipėrm ka pasur informacione pėr lidhje tė dyshimta tė tyre me organizata ekstremiste islamike. Nė tė gjitha rastet kur janė konstatuar dyshime mbi aktivitetin apo tė kaluarėn e kėtyre shtetasve, ėshtė vendosur mosmiratimi i kėrkesės sė tyre. Njė vendim i tillė i konsideron kėta tė huaj persona tė padėshi-rueshėm nė Shqipėri. Identiteti i 11 personave tė mėsipėrm nuk ėshtė publikuar nga Policia e Shtetit, pėr shkak tė natyrės sė veēantė tė informacionit dhe tė ruajtjes sė privacisė. A.Hoxha
Komiteti i Kulteve: "Janė larguar 6 shoqata islamike"
Shoqatat e fondacionet islamike e arabe tė dyshimta, nuk kanė gjetur tokė tė begatė nė Shqipėri. Sipas njė prononcimi pėr Gazetėn tė Fatri Sinanit, Kryetarit tė Komitetit Shtetėror tė Kulteve, nė vitin 2003 janė regjistruar 6 shoqata mė pak se njė vit mė parė. Sipas Sinanit largimi i tyre ėshtė kondicionuar nga mangėsi nė dokumentacion dhe liēensim. Por dihet se largimet janė pėr tė tjera shkaqe. Terreni jomikpritės ndaj tyre u krijua pas vitit 1998, kur nė Elbasan dhe nė Tiranė u zbulua njė celulė e Xhihadit Islamik Egjiptjan. Njė tjetėr "fushatė" pasoi pas sulmit tė vitit 2001 ndaj kullave binjake nė Nju Jork. Nė listėn e zezė tė Departamentit Amerikan tė Shtetit ishin edhe fondacione qė kishin degė nė Shqipėri, "Al-Haramain", "Organizata Botėrore e Ndihmave Islamike", "Ringjallja e Trashėgimnisė Islamike", dhe "Al Waffk". Shteti shqiptar dėboi nė vitin 2001 nga kėto shoqata 5 punonjės sė bashku me familjet (rreth 16 vetė).
Arabia Saudite bllokon fondet e "Al-Haramain"
Arabia Saudite ka bllokuar fondet e disa organizatave islamike qė kanė degėt e tyre nė vendet arabe, por edhe nė Ballkan, nėn akuzėn se financojnė rrjetin terrorist Al-Kaeda. Dje, agjencitė e huaja tė lajmeve si dhe shtypi saudit njoftoi se Riadi ka bllokuar fondet e fondacionit islamik "Al Haramain", qė ka degė nė Shqipėri, Kosovė, Bosnjė, Indonezi, Kenia, Pakistan, Tanzani dhe Holandė. Fondacioni ishte pėrfshirė prej kohėsh edhe nė listėn e zezė tė SHBA-sė dhe vendimi ėshtė marrė nga autoritetet e larta saudite pas njė kėrkese tė bėrė nga Departamenti amerikan i Shtetit. Kėshilltari diplomatik i trashėgimtarit tė fronit saudit, Adel el-Xhubeir, pohoi se ekzistojnė dokumenta qė provojnė se fondacioni, me rreth 50 milion dollarė tė ardhura nė vit, financonte rrjetet terroriste, sipas gazetės "Saudi Times". Po sipas kėsaj gazete, nė listėn e zezė tė organizatave qė financojnė terrorizmin janė edhe disa fondacione tė tjera islamike, por emrat e tyre nuk janė bėrė tė ditura ende. Tė gjitha llogaritė bankare tė kėtyre fondacioneve do tė grumbullohen dhe do tė kontrollohen imtėsisht nga njė komision i posaēėm saudit.
ISLAMIKET
28 QERSHOR 1998
Kapen Ahmed Ibrahim El Naggar, me pseudonimin Muhamed Fonda, 39 vjeē, dhe bashkėpunėtori i tij nė fondacion, Mohamed Hasan Mahmud (alias Moget Mustafa), 36 vjeē.
24 TETOR 1998
Vritet nė shtėpinė e gruas shqiptare, Selam Muhamed Omar El Said, njė tjetėr i dyshuar pėr lidhje me "Xhihad". Gjatė aksionit plagoset njėri prej drejtuesve tė RENEA.
JANAR 1999
Prangoset inxhinieri shqiptar Maks Ēiēiku, i cili akuzohej se kishte pėrgjuar lėvizjet e ambasadores amerikane Mariza Lino. Pas arrestimit tė tij, u vendosėn masa tė rrepta kontrolli.
15 SHKURT 1999
Arrestohet iraniani Mohamed Nexhip Jashim dhe siriani Abdyl Mahem, tė cilėt kishin falsifikuar nėnshtetėsinė pėr t'u futur pa vizė nė Shqipėri. Nuk dihet nėse kishin lidhje me terrorizmin.
13 NENTOR 1999
Shpallet "non grata" jordanezi Abdyl Latif Saleh. Jetonte nė kryeqytet, si drejtuesi i katėr fondacioneve fetare dhe njėkohėsisht kishte lidhje edhe me biznesin e ndėrtimit nė Tiranė.
Gazeta Shqiptare 4-6-04
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|