Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-04-07, 22:13   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fitorja e Osmaneve mbi Serbet ne fushe Kosove me 28 Qershor
1389, coi hegjemonine Serbe ne vdekje ne Ballkan. Si
rrjedhoje e renies se hegjemonise Serbe ne ballkan, viset
Shqiptare pas kesaj date kaluan nga influenca Serbe nen
pushtetin Osman. Keshtu qe ne 1415 Kruja, dhe ne 1417
Vlora, Kanina dhe Berati u bashkuan ne federaten Osmane. Ne
1431, e gjithe Shqiperia Jugore u perfshi ne federaten
Osmane, dhe qyteti i Gjirokastres u kthye ne kryeqytetin
dhe qender e Sanxhakut te Shqiperise Jugore. Ndersa
Shqiperia Jugore u bashkangjit totalisht ne federaten
Osmane, Shqiperia veriore edhe pse u bashkangjit ne kete
shtet ruajti autonomi te theksuar ne vetvete.


Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete
kulturen e tij te larmishme, qe me vone do te behej edhe
pjese integrale e identitetit Shqiptar. Nje fe e re,
Islami, u perhap ne Shqiperi, ndermjet jugut ortodoks dhe
veriut katolik, fe qe u kthye ne fene dominante te
Shqiptareve. Edhe pse ne dekadat e para te shtetit Osman ne
Shqiperi shume pak Shqiptare ishin Musliman, gjate
shekullit te 17, rreth 50% e popullsise se Shqiperise
veriore kaloi ne Islam. Katolicizmi Roman dhe Ortodoksia
sllavo-helene tek e fundit ishin mbajtese te influencave te
huaja ne Shqiperi, te mbushura nga gjuhe te huaja, dhe
Shqiptaret ne krahasim me komshinjte e tyre Helen, Bullgar
dhe Serb ishin ndjekes superfaqesor te ketyre feve.



Hasan Kaleshi[1] (1922 - 1976) ne menyre bindese ka
sygjeruar se nje nga te mirat kryesore qe pushteti Osman ka
sjelle ne Ballkan, ishte ai i ruajtjes se rraces Shqiptare
nga asimilimi sllav, ne te njejten menyre sic pushtimi
sllav i shekullit te 6te ne Ballkan i pati dhene fund
procesit te Latinizimit, qe kercenonte te asimilonte
para-ardhesit e Shqiptareve 1000 vjet me pare. Edhe pse
Shqiptaret nuk u njohen nga Osmanet si minoritet ethnik
(pasiqe ata i ndanin njerezit sipas fese dhe jo kombesise),
Shqiptaret munden qe te mbijetojne si rrace dhe ne te
vertete te zgjerojne veten e tyre nen pushtetin turk. Ne
kete periudhe, Shkodra dhe qytetet e tjera bregdetare
Shqiptare morren totalisht formen e qyteteve Shqiptare me
popullsi shqiptare.



Ndersa shteti Osman, me organizimin e tij te centralizuar u
fokusua ne Stamboll, ai i la Shqiperise kulturen osmane, qe
arriti zenitin e saj ne shekullin e 18te. Shqiperia jugore
dhe qendrore me qytetet e riperterira te Elbasanit dhe
Beratit, me xhamite dhe medresete, u kthyen ne qendra te
mesimit oriental dhe ne te vertet perjetuan nje rilindje
kulturore nen Islam, ne te njejten menyre sic perjtoi
Shkodra dhe Gjakova ne veri. Poete udhetare, artiste dhe
shkollare filluan qe te gezojne mbeshtetjen e pashallareve
dhe guvernatoreve vendas, ashtu si ne Azine qendrore.



Ne te njejten menyre sic shkrimtaret Shqiptare te shekullit
te 16 dhe 17te perdoren latinishten per shkrimet e tyre,
shkruesit e pare te Shqiperise Muslimane perdoren menyren
Osmane te literatures; shkrimin Turqisht dhe Persisht, per
veprat e tyre qe paten nje sukses te theksuar.




- Shkrimtaret Osman me Origjine Shqiptare


Nje nga shkrimtaret me te hershem Shqiptare qe shkroi mes
Osmaneve ka qene Mesihi nga Prishtina[2] (1470 - 1512), qe
u njoh ne turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet qe Mesihi
te kete qene Shqiptare nga Prishtina, por qe ka jetuar ne
Stamboll qe nga mosha e vogel. Mesihi nuk ishte vetem nje
poet i rralle, por ne te njejten kohe ishte edhe nje
kaligraf i talentuar, qe mbajti postin e sekretarit tek
Hadim Ali Pasha gjate pushtetit te sulltan Bajazidit II
(1482 - 1512). Njeri i dhene pas kenaqesive sehr oglani
(djal qyteti), sic biografi Ashik Celebi e therriri ate,
Mesihi me shume gjendej ne taverna, neper parqe me shoket e
tij sesa ne pune. Edhe pse stili hedonist ne jete mund qe
te kete penguar karrieren e tij, Mesihi krijoi nga poezite
me te mira Osmane te kohes. Nga veprat e tija me te
permenduara eshte Murabba-i bahar[3] (poezite e pranveres)
te cilat pas publikimi me perkthim latin ne 1774 nga
orientalisti Sir William Xhon (1746 - 1794), do te
ktheheshin ne poemat me te njohura Osmane ne Evrope, per
nje kohe te gjate. Poema fillon sic vijon:


Dinle bulbul kissasin kim geldi eyyam-i bahar

Kurdi her bir bagda hengame hengam-i bahar

Oldi sim efsan ana ezhar-i badam-i bahar

Ays u nus et kim gecer kalmaz bu eyyam-i bahar



Degjoni oshetimat e nates, ditet e pranveres kane
ardhur

te gjithe kopshtet kane ardhur ne jete nga pranvera

Bumi i saj ka hapur dritat e argjendta

Pini dhe kenaquni sepse pranvera do te shkoje shpejt



Me teper origjinale sesa 'Poezite e pranveres' eshte poezia
e Mesihit Sehr-engiz (terrori i qytetit), qe u kthye ne
prototipin e nje vale te re poetike ne poezine Osmane. Ne
186 verse ai pershkruan bukurite e 46 te rinjve nga
Edirneja (Adrianopoja). Kjo poezi eshte nje poezi unike e
poezise Osmane te shek te 16te, e cila me talljet dhe
ironine humoristike eshte paksa e ndryshme nga poezite
mistike dhe tradicionale. Mesihi e pranon qe poezia e tij
eshte gjynah ne vetvete, por ai eshte konfident se Zoti do
ta fale ate duke thene: " Zemra ime udhetare eshte thyer ne
aq pjese, qe cdo pjese e thyer eshte e lidhur me nje nga
ato bukuri".
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.