Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-02-10, 16:41   #5
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sa e njohim vetveten?

(Nejse, qe po vazhdoj per inati t'Murgeshes )


Vetvetja njihet atėherė kur ajo nuk na hyn mė nė punė as nuk na vyen pėr asgjė. Ma shkurt, pak kohė para se t'i kthejme "patkojt" kah dielli, themi vetmeveti: ah po magar i madh qė paskam qenė! Por edhe kjo, nuk eshte aq e sigurtė. Se askush nuk e din se si do ta pret kalimin e atij pragu. Duke u duartrokitur? Duke pallur? Apo duke fishlluar si me qene duke shkuar me ble karamela te shitėsja me flokėt kaqurrela?

Thotė njė fjalė: sa mė shumė tė plakemi, aq mė shumė bėhemi vetvetja. Kjo ėshtė njė fjali goxha e thelle. Sepse kjo do tė thotė se ne asnjėherė nuk jemi vetvetja, dhe se krejt kėtė udhė e kemi bėrė duke qenė dikush tjetėr.

OK, do ta ngris pak nivelin e diskutimit, siē thotė edhe Nastradin Hoxha, sa s'ka ardhė dikush me m'thanė qė po ia fus kot.

Po them qė njohja e vetvetes, me kqyrė nė njėfar ane, eshte e frikshme. Njerėzit kanė frikė ta njohin vetveten.
Paramendo ta njohėsh 100% dikė qė jeton 24 orė me ty, dikė qė, pa tė pyetur, tė ėshtė rrasur nėn lėkurė, e qė tė thot se tash, nė kėtė ēast, ti do tė bėsh e do tė sillesh kėshtu siē tė them unė. E frikshme, pėrnjimend. Tė mos mund tė jesh asnjėherė i lirė. Tė kesh gjithmonė dikė mbi kokė qė tė bėrtet: joooooo, ti nuk do ta bėsh kėtė, sepse do e kesh pasoja tė rėnda e do ta kesh ngusht pastaj. E ti kundėrshton: po lermė bre burrė, lermė njėherė tė bėj siē dua vetė.
E jo se jo!

Njohja e vetvetes ėshtė njė iluzion. Mund t'i afrohemi kufirit por asnjėherė s'do tė mund ta prekim. Sepse jeta e njė njeriu ėshtė njė shpenzuese e sekondave dhe askush nuk e din sekondėn qė pason.
Shkurt, ne ecim thjesht duke marrė si te mireqene dhe ta gatshme kėtė punėn qė demek ne e njohim vetveten. Dhe ėshtė shumė mirė kėshtu, njohjet e gatshme, konvencionet, duhen dhe janė tė domosdoshme pėr tė funksionuar si njerėz. Sepse pėrndryshe bėhemi si elektrone tė lira, e qė pastaj gojėt e kėqija do tė thonin pėr ne: pėr zotin, kėtij rrotes nuk i bihet nė fije, nuk din njeri ēka me pritė prej tij.

...
nejse,
Qeshtu foli njani qė, edhe n'mos e njoftė vetveten mirė, tė paktėn e njeh aq sa pėr tė thėnė se kur ēohet nga gjumi, i pihet gjithmonė ujė.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.