|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
24-04-10, 09:43
|
#1
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
***
Sigurisht qe ka vend per kritike. Nuk ka fjale, sa i perket perkthimit te Kur'anit nga autori ne fjale: por duhet marre parasysh edhe shume gjera tjera...
Para nje kohe shkruante neper media per Muharrem Serbezovskin, kengetar i njohur rom. Kete vetem po e marr si shembull, sidomos titullin e shkrimit : "A keni ndegjuar ndonjehere qe nje rom te qendroje per 10 vite rrjesht ne tavolinen e shkrimit".
Vet titulli e flet te gjithen: se eshte pune e mundimshme, e gjate, e komplikuar, me pergjegjesi shume te madhe. Pastaj ka edhe aspekte tjera. P.sh. me cfare mjetesh (fjalore etj. etj) sherbehesh. Njohja e te dyja gjuheve, sepse shpeshhere ndodhe qe njeriu me shume e njeh ate gjuhen e huaj se sa amtaren...
Nje gje mund ta provoje sejcili nga ne. Ta marrim, p.sh., nje fjalor shqip: anglisht. Me kete rast, kur kerkon nje fjale nga anglishtja ne shqip te dalin mesatarisht 15-20 shprehje ne shqip. Ti pastaj duhet te zgjedhesh shprehjen me adekuate, me te pershtatshme...per ta pershtatur fjaline, mbase edhe kryereshtin. Mirepo, eshte mjaft veshtire te vendosesh per cilen fjale/shprehje, e cila do te duhej te jet me e pershtatshmja...Ne kete menyre, sa here qe paraqitet kjo pasiguri/pavendosshmeri perdoren kllapat...Eshte veshtire, mjaft veshtire t'ia nxjerresh kuptimin nje fjalie ne kete menyre...
Prandaj, edhe kete perkthim duhet ta kuptojme duke i pasur gjithnje parasysh keto rrethana.
Ajo cfare me pengon me se shumti mua eshte shprehja, e cile perdoret ne shume Ajete, "O ju qe besuat...", ne vend te "O ju qe besoni". Sepse, kur i drejtohesh dikujt me "O ti qe besove", nenkuptojme nje person i cili ka besuar dikur, kurse tash (?)...[mund te jet bere pishman...]
E shume e shume te tjera... ndoshta ndonjehere tjeter...
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga 4peace : 24-04-10 nė 09:52
|
|
|
24-04-10, 12:19
|
#2
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga 4peace
***
Ajo cfare me pengon me se shumti mua eshte shprehja, e cile perdoret ne shume Ajete, "O ju qe besuat...", ne vend te "O ju qe besoni". Sepse, kur i drejtohesh dikujt me "O ti qe besove", nenkuptojme nje person i cili ka besuar dikur, kurse tash (?)...[mund te jet bere pishman...]
E shume e shume te tjera... ndoshta ndonjehere tjeter...
***
|
Nuk shohe dicka te keqe ne shprehjen O ju qe besuat. Ka te beje me ceshtjen e besimit, ne menyre keshilluese, pse jo krahasuese
1. dmth qe keni dhene njehere besen
2. pas kesaj shprehje vjen ndonje fjale si psh, a harruat, Pse, kujtoni...e te ngjasjhme
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
24-04-10, 13:16
|
#3
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lapsi
Nuk shohe dicka te keqe ne shprehjen O ju qe besuat. Ka te beje me ceshtjen e besimit, ne menyre keshilluese, pse jo krahasuese
1. dmth qe keni dhene njehere besen
2. pas kesaj shprehje vjen ndonje fjale si psh, a harruat, Pse, kujtoni...e te ngjasjhme
|
Nuk thash se eshte dicka e keqe. Por eshte, thjesht, gabim. Se eshte gabim mund ta vertetosh nese shikon perkthime tjera (edhe gjuhe tjera). Nese ne nje dyzine perkthimesh shenon "O ju qe besoni", atehere shihet qarte se nuk eshte ne rregull "O ju qe besuat" (koha e shkuar).
Apo, sic thot populli:
"S't'vesin hallku shka je kone (dikur)por shka je (sod)"
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
24-04-10, 14:02
|
#4
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
ka te beje me relativen apo jo
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
24-04-10, 15:16
|
#5
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
Te nderuar 4peace e dhe Lapsi ju falenderoj per pjesmarrje ne teme.
Ato qe i keni thene lidhur me problemet qe dalin rreth nje perkthimi ,keni shume te drejte dhe me ju thene sinqerisht per cfardo perkthimi tjeter nuk do te me bente shume pershtypje por kur eshte fjala tek perkthimi i Kuranit ,mendoj , duhet thene secili ate qe mendon.
Me sa kam vrejte problemi me fjalorin e shqipes ka bere qe, jo rralle ,gjerat te dalin paksa larg nje kuptimi te kjart logjik.Gje qe as me komentin nuk qendron dicka me mire .Edhe atje kemi te njejtin problem.
Si duket ,Autori ,duke e njofte mire gjuhen Arabe nuk i ka kushtu kujdese problematikes me te cilen do te perballemi ne qe nuk e njohim kete gjuhe dhe nuk mund te bejme krahasime me origjinalin.
Duke u nise nga fakti se ky perkthim eshte shprenda falas dhe gjendet ne duart e shume besimtareve eshte edhe nje arsye me shume qe eshte dasht te behet nje pune me e madhe dhe me profesionale me Gjuhen Shqipe.
Por ,nuk dij ,pse po ngurrojm me e thene fjalen tone ne kete ceshtje!??
Une me qellim nuk po sjell ketu Ajete te cituara por secili qe e lexon p.sh Ajetin e mesipermcituar e vren se mbas fjales (mbyte) qe eshte atje ,falja qe pershkruhet me vone nuk ka asnje kuptim logjik!!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
24-04-10, 16:01
|
#6
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
***
I nderuari GURI SYLAJ
Kjo ne kllapa e Sures Muhammad, Ajeti 4, eshte gabim. Ke te drejte.
Ja p.sh. si shenon ne perkthimin e Dr. Feti Mehdiut:
4. Kur tė ballafaqoheni nė luftė me pabesimtarėt, sulmoni deri sa ti dobėsoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemėrgjėrėsi nga tė lidhurit ose kėrkoni dėmshpėrblim. Ashtu veproni derisa tė mos ndalet lufta! Sikur tė donte All-llahu do tu hakmerrej atyre, por Ai dėshiron tu sprovojė njėrin me tjetrin. Ai nuk do ti prishė veprat e atyre tė cilėt flijohen nė rrugė tė All-llahut.
Mu per kete arsye e kam cekur shpesh se, sa here qe sillen Ajete nga Kur'ani per te deshmuar dicka duhet konsultuar edhe perkthimet tjera. (E kam fjalen per ne qe nuk e njohim gjuhen arabe, sidomos).
Po ne kete Ajet, nga perkthime tjera, nuk permendet mbytja nen kllapa) por e ramja, me i ra, ashtuqe te paaftesohet per rezistence eventuale...
Le ta "perkthejme" domethenien e ketij Ajeti ne kosovarēe:
Forcat serba kane sulmuar nje fshat prej se largu, me topa, me tankse...Pastaj vijne paramilitaret... Nese i zeme ata, cfare do te benim? Sigurisht qe, ne rremuje e siper, me se shpeshti do t'i mbysnim/vrisnim... Por, me e drejte do te keshte qene sikur t'i kapnim, t'i paaftesonim, t'i lidhnim e pastaj ose t'i shkembejme me te zenet tane, te kerkojme ndonje demshperblim tjeter ose edhe, pse jo, t'i falim...
*
Por, mos ta harrojme edhe nje gje. Kur'ani i pare i perkthyer ne gjuhen shqipe (komplet, sepse pjese-pjese ka pasur edhe me heret) ka qene pikerisht ky, per te cilin po bejme fjale. Prandaj, me gjithe mangesite e shumta, edhe ky perkthim ka kryer shume pune te dobishme...dhe i kryen edhe sot. Keshtuqe i kisha apeluar te gjitheve qe duan te kycen ne teme te flasin me argumente si dhe t'i kene parasysh keto qe i thash.
Njese, nese i analizojme gjerat, ashtu sic veprojme ne shqiptaret, punet e kryejme kryesisht shkel e shko per cfaredoqofte fjala: ne dac ne perkthime, ne dac ne politike, ne dac ne arsimim etj etj. Pra, as ky rast nuk ben perjashtim.
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga 4peace : 24-04-10 nė 16:02
|
|
|
24-04-10, 16:33
|
#7
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?
Gjithesesi do i kemi parasyshe edhe veshtersite por heshtja eshte miratim e miratimi i asaj qe eshte gabim te qon ne mosbesim!!
Flm i nderuari 4 peace !
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:13.
|
|