Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-05-10, 09:27   #9
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Kurse krahasimi qe eshte bere me Shamine e Nenes Tereze besoj se edhe autori i shkrimit te me siperm do e sheh se eshte i gabuar dhe nuk qendron sepse ne kete rast do te shtrohej pytja dhe dyshimi;
Kur dhe kujt i urdhereoj Allahu kete rregull!???
Barazova shembullin e shamise ne dy rastet jo se e ka urdheruar Allahu apo dikush tjeter - pra jo i nisur nga urdheruesi - por nga thelbi: zgjedhja e shamise si uniforme, adhurim, respekt etj, (pak rendesi ka) per arsye te pastra fetare. Si Nene Tereza ashtu edhe ajo vajza e perjashtuar, zgjedhin nje veshje qe pasqyron identitetin e tyre fetare. E perbashketa eshte pikerisht ky identitet dhe shfaqja e tij me nje pjese te veshjes.

Nene Tereza ka zgjedhur vetem ngjyrat e uniformes, sigurisht jo ne perputhje me kombin, por me besimin. E ka te obliguar mbulimin nga modeli i murgerise i shnderruar tashme ne te Drejte Kanonike; e ka te oblgiuar nga Shen Pali. Keto jane dytesore per temen, pasi rendesi kane: fakti i perdorimit te mbuleses nga nje person; adhurimi qe i perkushtohet ketij personi; mbulimi i vendeve publike si sheshe, rruge, istituione e madje edhe shkolla, me buste dhe emrin e Nene Terezes. Atehere meqenese nje personazh, edhe pse me shami fetare, eshte i gjithepranishem ne ambjentet publike te nje shteti laik, "nuk" e kuptoj perse kjo shami per nje vajze te te njejtit shtet, qe i bindet te njejtes kushtetute, nuk lejohet te jetoje te drejten e saj.

Do te mbrojme laicizmin?! Shume mire. Te jemi te paanshem, te mos na duket trasparente shamia e Nene Terezes, te mos trasformohet ajo ne flamur kombetare, sepse eshte vetem nje mbulese fetare qe respekton adhurimin ndaj Zotit dhe ngjyrat e Nenes se Zotit (bardh/blu). Per ndryshe ky lloj laicimzmi do te jete i njeanshem, drejtuar kunder nje mase njerezish te caktuar.

Nuk qendron problemi se cilen shami te lejojme pasi "nuk ēalon gomari nga veshet". Vajza nuk u perjashtua nga shkolla sepse drejtori dhe minsitria e arsimit jane ne pritje te modelit te shamise per te lejuar.

Ritheksoj, ne asnje vend te BE, pervec Frances, nuk pengohet mbulesa - modeli i shumices, pra hixhabi - neper shkolla. Kosova nuk eshte Franca per shume arsye. Se dyti, Kosova me zgjedhjen e politikaneve te saj per t'u identifikuar me Nene Terezen, duhet te kishte vene re me perpara shamine e saj dhe laicizmin e Kushtetues. Meqenese keto dyja bashkejetojne, atehere duhet te jete e njejte ceshtja edhe per ate vejazen, e cila, per me teper eshte edhe qytetare e Kosoves, cka Nene Tereza nuk ishte. Per ndryshe do te rrezikohet "pelqimi" i nje urdheruesi ne vend te nje tjetri. E ketu nuk ka me vend per laicizem.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 10-05-10 nė 09:29
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.