Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-07-11, 11:09   #11
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LOJETARI Shiko postimin
1- Tė tillėt njė gjė duhet ta kenė tė kjarrtė nėse gjendja momentale e shoqerise sonė nderlidhet me pėrkatėsinė fetare , atėherė krejt faji bie mbi fenė islame , sepse jemi mbi 90 % qė nė njė apo formė tjetėr jemi tė lidhur me kėtė religjion .Nuk mund tė fajėsohet pakica , e as qė ka vend pėr krenari tė shumicės.

2- Por e mira e sė mirės ėshtė qė religjioni tė lihet aty ku e ka vendin ,-ēėshtje dhe e drejtė individuale e secilit tė besoj dhe ta manifestoj pėr vete ,siq i ka hije njė bisimtari .
Pershendetje.

Nuk kam asgje personale. Thjeshte me beri pershtypje prania e dy koncepteve diametralisht te kunderta brenda te njejtit shkrim dhe fakti qe je pjestar i stafit te forumit.

Se pari, ky nenforum ka dy Kryetema-Lajmerime qe nuk korrespondojne me njeri-tjetrin ne lidhje me motivacionin e krijimit te hapesires se ketij nenforumi: nje pjese e stafit e justifikon si mungese funksionimi i dy nenforumeve te tjera, pjesa tjeter e justifikon si domosdoshmeri per diskutime tolerante.

Se dyti, pervec mosperputhjeve te tilla, qe nuk kane shume rendesi ne thelb, por vetem ne domethenjen simbolike, tek shkrimi qe kam cituar me lart ka nje moskoherence mes vendosmerise per te gjykuar, duke marre nje vendim, dhe deshires per ta zbutur gjykimin nepermjet fjalise se fundit.
I nderuar, ti kalon nga fajesimi i nje pjese te forumit, konkretisht shumices, ne transportimin e fajesise tek shoqeria kosovare. Qe ketu del ne perfundimin se faji kryesor bie mbi fene Islame: pra, nga antaret e forumit tek feja, nga njeriu tek doktrina. E shpjegon dot lidhjen?

Ketu ke shkelur rregullin e arte te stafit forumor, ekuilibrin dhe paanshmerine. Nuk mjafton vota per kishen ose xhamine, sepse fjalet qe vijojne ngjasojne sikur shkojne ne nje drejtim tjeter. Per me teper, ne demokraci votohet ne menyre te fshehte dhe vetem ne islamokraci, natyrisht ne votime me publik te reduktuar, votohet haptas. E meqenese feja islame eshte fajtore edhe ky votim haptas i afrohet me teper loteve te krokodilit.

Duke ju rikthyer ekuilibrit, ketu ne forum ka me qindra shkrime, te asaj cka e percakton si pakice, qe thjeshte nuk njohin realitetin e sotem shqiptar, te asaj qe ti percakton si shumice. Nuk e pranojne.
Ne kete menyre eshte tejkaluar fajesimi dhe krenaria - te kritikuar me lart - ne mospranim. Kur fajson ose je krenar, nenkuptohet se ke nje objekt krahasimi. Duke mospranuar, nepermjet rrenjeve mesjetare, nepermjet orientimit gjeografik Lindje-Perendim, nepermjet terminologjise apo ngjyres se lekures, nepermjet devijimit te fajit nga individi tek shumica dhe tek feja, etj, eliminohet edhe objekti i krahasimit.

Ka tema te tera, jo vetem shkrime, qe lidhin shkollen dhe gjuhen shqipe me Kishen, ēlirimin e Kosoves me Kishen dhe Vatikanin, Kombin me figura fetare te krishtera, Heroin kombetar me nje fe dhe institucionin e saj karakteristik; te tjera qe percaktojne drejtimin e shqiptareve perballe Lindjes barbare te karakterizuar, nder te tjera, edhe nga feja islame; te tjera qe dallojne perhapjen e krishterimit, sikur te ishte fllad pranveror, perballe islamit, si mall i skaduar importi; ne cdo teme ku trajtohen ceshtjet e sipepermendura, ajo qe ti quan shumice perballet me etiketa qe varjojne nga njera kombesi ne tjetren, nga njera ngjyre ne tjetren, nga kerkesa te qarta per te zhdukur, nga lloj lloj stereotipash te tjere.
Ne te gjithe kete katrahure, ku disa kokrra - pra pakica - nuk pranojne ekzistencen e shumices, ku hapen tema qe invertojne gjykimin
Kodi HTML:
nuk mund tė fajėsohet pakica , e as qė ka vend pėr krenari tė shumicės
, ti je pjese e stafit qe duhet te mbroje ekuilibrin!

Nuk e mohoj emocionalizmin e disa antareve, por ky nuk eshte i njengjyrshem, e aq me teper teologjik.


Mire e the, secili ta manifestoje besimin per vete.
Ama, feja apo religjoni eshte dicka tjeter, qe del nga vetvetja, pra ndryshon prej besimit. Nder te tjera shfaqet nepermjet objekteve te kultit qe duhet te sherbejne per te manifestuar besimin, sic thua ti.
E meqenese lexova nga nje moderator tjeter - te cilin e respektoj edhe pse nuk perputhen mendimet - listen e disa xhamive qe, pa krijuar shqetesime, jane ndertuar per nje territor me shumice muslimane, duhet te dime qe ne Shqiperi secila nga dy pakicat ka objekte kulti me shume se shumica. Ceshtja nuk eshte tek vlera praktike e objektit sa tek respekti.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 10-07-11 nė 11:16
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.