Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-05-05, 12:04   #10
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Shenjat dhe sihariqet



Me sa u pėrmend mė lart, duket qartė se ishte zgjeruar e ēara midis Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe popullit tė vet. Ai shqetėsohej kur i shikonte njerėzit nė punė tė kėqija dhe nė vuajtje dhe donte tė largohej prej tyre e tė qėndronte nė vetmi, pėr tė menduar njė rrugė qė mund t’i shpėtonte ata. Ky shqetėsim sa vinte e bėhej mė i madh dhe me pėrparimin e moshės iu forcua mė tepėr dėshira pėr t’i shpėtuar njerėzit nga shkatėrrimi. Dukej sikur dikush e thėrriste pėr tė qėndruar nė vetmi dhe pėr t’u shkėputur nga njerėzit. Prandaj, filloi tė shkonte nė shpellėn Hira6. Atje adhuronte Allahun sipas asaj qė kishte mbetur nga feja e Ibrahimit (paqja qoftė mbi tė!). Ai shkonte atje ēdo vit njė muaj, muajin e Ramazanit. Pasi kalonte koha e caktuar dhe plotėsohej plot njė muaj, kthehej nė Mekė nė mėngjes dhe bėnte tauaf rrotull Shtėpisė sė Shenjtė. Pastaj kthehej nė shtėpinė e vet. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi kėshtu tri vjet rresht. Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti moshėn 40 vjeē, qė ėshtė mosha e zhvillimit tė plotė tė njeriut, moshė nė tė cilėn u bėnė profetė edhe Profetėt para tij, nisėn t’i shfaqen shenjat e profetėsisė dhe sihariqet e lumturisė. Filloi tė shikonte ėndrra tė mira, tė cilat dilnin siē i shikonte. Shikonte ndriēimin dhe dėgjonte zėrin. Njė herė ai tha: “Unė di njė gur nė Mekė, qė mė pėrshėndeste me “Selam!”, para se tė bėhem Profet.” Zbritja e Zbulesės Ishte muaji i Ramazanit, kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pati arritur moshėn 41 vjeē dhe ndodhej nė shpellėn Hira duke pėrmendur Allahun dhe duke e adhuruar Atė, kur papritmas i erdhi Xhebraili (paqja qoftė mbi tė!) me mesazhin profetik dhe Zbulesėn (Revalatėn). Pėr kėtė le tė dėgjojmė fjalėn e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), e cila na e tregon hollėsisht kėtė ngjarje: “Nė fillim, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka marrė zbulesėn nė formė ėndrrash tė mira. Pra, sa herė qė ai shikonte ndonjė ėndėrr, i vinte njė ndriēim, ashtu siē shkėlqen kur zbardh agimi. Mė pas, atij i pėlqente tė rrinte nė vetmi. Prandaj, shkonte e rrinte i vetėm nė shpellėn Hira. Aty e adhuronte Allahun disa net dhe pėr kėtė merrte ushqim me vete. Pastaj kthehej te Hatixhja dhe i linte asaj ushqim dhe ēfarė i nevojitej. Vazhdoi kėshtu, derisa i erdhi e Vėrteta aty, nė Shpellėn Hira. Profeti ka thėnė,- vijoi Aishja: “Mė erdhi engjėlli Xhibril dhe mė tha: “Lexo!” Iu pėrgjigja: “Unė nuk di tė lexoj.” Engjėlli mė mori e mė shtrėngoi aq fort, sa mu zu fryma. Pastaj mė lėshoi dhe mė tha: “Lexo!” Unė i thashė: “Nuk di tė lexoj.” Atėherė, engjėlli mė kapi e mė shtrėngoi pėrsėri sa desh mė mbyti. Pastaj mė lėshoi dhe mė tha: “Lexo!” Unė i thashė: “Unė nuk di tė lexoj.” Ai mė shtrėngoi pėr tė tretėn herė, pastaj mė lėshoi dhe mė tha: “Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė pike gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari. Ai e mėsoi njeriun tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė, qė nuk e dinte.” Me kėto ajete, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye, duke iu dridhur zemra dhe hyri te Hatixhja, bija e Huuejlidit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe i tha: “Mbulomė! Mbulomė!”. E mbuluan dhe ai qėndroi ashtu, derisa i kaloi frika. Pastaj i tregoi Hatixhes atė qė i kishte ndodhur. “Pata frikė se nuk mund ta kryeja kėtė detyrė”,- i tha ai Hatixhes. “Mos ki frikė,- i tha Hatixhja. Pėr Zotin, Allahu kurrė nuk do tė tė turpėrojė ty. Ti e shikon farefisin; ti i duron vėshtirėsitė; i jep atij, qė nuk ka; ti e mirėpret tė dobėtin; ti ndihmon qė tė vihet nė vend e drejta.” Pastaj Hatixhja shkoi te Uaraka ibn Esed ibn Abdu Uzza, biri i xhaxhait tė Hatixhes, i cili ishte i krishterė. Ai dinte ta shkruante Librin nė hebraishte. Nė atė kohė Uaraka ishte plakur dhe ishte verbuar. “O biri i xhaxhait tim!”,- i tha Hatixhja. Dėgjo nga biri i vėllait tėnd.” Uaraka i tha Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O biri i vėllait tim, ēfarė ke parė?” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tregoi atė qė kishte parė nė shpellėn Hira. “Ai ėshtė Xhebraili, qė Allahu ia zbriti Musait”,- tha Uaraka. “Ah, sikur tė isha i fuqishėm! Ah, sikur tė isha gjallė, kur populli yt tė tė nxjerrin ty prej Mekės.” “Vėrtet, do tė mė nxjerrin mua ata?”,- pyeti i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Po,- iu kthye Uaraka. Cdo njeri qė ka ardhur me atė qė vjen ti, ėshtė luftuar e nė qoftė se do tė isha gjallė kur tė vinte dita jote, do tė tė ndihmoja sa tė mundja.” Nuk kaloi shumė kohė dhe Uaraka vdiq. Ndėrkohė, Zbulesa u ndėrpre.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.