Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 18-06-05, 22:37   #35
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Haxhi i Lamtumirės



Allahu i Madhėruar kishte paracaktuar qė i Dėrguari i Tij (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė shihte frytet e punės sė tij para se tė vdiste, pasi thirrja e tij qe pėrhapur nė tėrė Gadishullin Arabik dhe pasi Allahu i Madhėruar kishte bėrė qė njė grup besimtarėsh tė merrnin pėrsipėr ta ruanin fenė e Allahut dhe ta pėrhapnin atė nė tėrė anėt e botės. Allahu i Madhėruar e nderoi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke i dhėnė mundėsinė tė shkonte nė Haxh nė muajin Dhul Hixhe, nė vitin e 10-tė tė Hixhretit. Para se tė shkonte nė Haxh, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i njoftoi njerėzit. U tubuan nė Medine shumė veta. Ditėn e shtunė, mė 26 tė muajit Dhul Ka’ade ai u bė gati dhe u nis nga Medinia, pasi fali namazin e drekės. Udhėtoi, derisa mbėrriti nė Dhul Halife. Aty fali namazin e pasdrekės, dy rekatė dhe aty qėndroi atė natė. Kur zbardhi drita, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Sonte mė erdhi njė engjėll nga Zoti dhe mė tha: “Fale namazin nė kėtė luginė tė bekuar dhe thuaj: “Po kryej njė umre brenda njė Haxhi.” Kjo bėri qė tė lejohej kryerja e Umres nė ditėt e Haxhit. Kurse nė kohėn e Padijes mendohej se kryerja e umres nė ditėt e Haxhit ishte nga fajet mė tė mėdha. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lau trupin para se tė vinte koha e namazit tė drekės, fali dy rekatė dhe filloi telbijen pėr haxhin dhe umren qė nga vendi, ku fali namazin. Ai i bashkoi umren dhe Haxhin, duke thėnė: “O Allah! Po i pėrgjigjem thirrjes Sate me Haxhin dhe umren. Po i pėrgjigjem thirrjes Sate, nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje. Vėrtet, falenderimi dhe mirėsia tė pėrkasin vetėm Ty. Sundimi tė takon vetėm Ty.” Ndonjėherė thoshte: “Po i pėrgjigjem thirrjes Sate, o Zoti i vėrtetė.” Pastaj, Profeti u ēua nga vendi ku fali namazin dhe i hipi devesė sė vet qė thirrej “Kusua” e pėrsėri tha telbijen: “O Allah! Po i pėrgjigjem thirrjes sate…” Kur arriti nė Bejdaė, e tha telbijen pėrsėri. Pasi fali namazin, i vuri njė shenjė kurbanit tė vet. Kur arriti nė Dhul Halife, i vuri diēka si gjerdan nė qafė. Vazhdoi udhėtimin derisa iu afrua Mekės. Atė natė qėndroi nė vendin e quajtur Dhu Tuva. Nė mėngjes, fali namazin e agimit. Pastaj lau trupin dhe vazhdoi udhėtimin, derisa hyri nė Mesxhidi Haram (Xhaminė e Shenjtė). Ishte mėngjesi i ditės sė dielė, mė 4 tė muajit Dhul Hixhe. Bėri tauafin (rrotullimin rreth Shtėpisė sė Shenjtė) dhe pastaj bėri Sa’jin (ecjen e shpejtė) midis kodrave Safa dhe Merua. Pastaj, shkoi dhe qėndroi sipėr Mekės, nė vendin e quajtur Huxhun dhe nuk u kthye mė pėr tė bėrė tauaf pėrsėri. Kėshtu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbeti me Ihramin (me rrobėn e Haxhit), sepse e kishte bėrė nijet t’i kryente Haxhin edhe umren nė tė njėjtėn kohė. Prandaj, ai urdhėroi qė ēdo njeri, qė kishte sjellė kurban me vete, tė vazhdonte ta mbante ihramin. Ndėrsa pėr atė, qė nuk kishte sjellė me vete kurban, ai urdhėroi tė qethte flokėt, pasi tė kishte kryer tauafin dhe sa’ajin dhe kėshtu tė mbaronte punė me detyrat e umres. Pra, ēdo njeri qė nuk kishte sjellė me vete kafshė pėr tė therur pėr kurban, kėshtu duhej tė vepronte, qoftė nė rastin kur e kishte bėrė nijet pėr tė kryer haxhin, qoftė kur e kishte bėrė nijet pėr tė bėrė umren, qoftė kur e kishte bėrė nijet pėr t’i kryer tė dyja. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Po tė vija pėrsėri nė kėtė situatė, nuk do tė veproja siē po veproj tani; po tė mos i kisha marrė me vete kurbanėt do t’i hiqja rrobat e Ihramit dhe do ta mbyllja kėshtu umren. Ai qė nuk ka kurban me vete le ta heqė rrobėn e Ihramit.” Sahabėt e ta tjerė, qė e dėgjuan urdhrin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e zbatuan atė menjėherė. Ditėn e Teruijes, qė ishte dita e 8-tė e muajit Dhul Hixhe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u drejtua pėr nė Mina dhe bėri nijet tė kryente Haxhin. Kėshtu urdhėroi tė vepronte ēdo njeri, qė nuk e kishte ihramin. Nė Mina, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali pesė namaze: drekėn, pasdrekėn, mbrėmjen, jacinė dhe mėngjesin. Namazet janė me katėr, ai i fali me shkurtim, nga dy rekatė. Pasi doli dielli, u largua nga Minaja e shkoi nė Nemire. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi aty derisa u afrua perėndimi i diellit. Ai shkoi nė luginėn Arine dhe njerėzit u mblodhėn rrotull tij. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbajti njė hytbe. Falenderoi Allahun dhe e madhėroi Atė. Pastaj tha dy dėshmitė. Profeti i porositi qė ta kenė frikė Allahun. Ndėr tė tjera, ai tha: “O njerėz! Dėgjojeni fjalėn time, sepse unė nuk e di a do t’ju takoj mė, pas kėtij viti,nė kėtė vend. Gjaku juaj ėshtė i shenjtė, pasuritė tuaja janė tė shenjta dhe nderi juaj ėshtė i shenjtė, siē janė tė shenjta nė kėtė ditė, nė kėtė muaj, nė kėtė vend. Cdo gjė tė kohės sė Padijes (para Islamit) e kam vėnė nėn kėmbėt e mia. Gjakrat e Padijes janė tė anuluara. Gjaku i parė nga gjaqet qė unė e fal, ėshtė gjaku i ibn Rebia ibn Harithit. Edhe kamata e kohės sė Padijes ėshtė e anuluar dhe kamata e parė nga kamatat tona qė unė anuloj, ėshtė kamata e Abbas ibn Abdul Mutalibit. E gjithė kjo kamatė anulohet. O njerėz! Kijeni frikė Allahun dhe silluni mirė me gratė, sepse ju i keni marrė ato amanet nga Allahu dhe me fjalėn e Allahut ju ėshtė lejuar t’i keni pėr gra. Ėshtė e drejta juaj qė ato tė mos afrojnė asnjeri, qė ju nuk e doni. Nėse e bėjnė njė gjė tė tillė, goditini ato, por jo rėndė. E drejta e tyre ėshtė qė tė ushqehen e tė vishen nga ju nė mėnyrė tė pėlqyeshme. Nė qoftė se ju i pėrmbaheni atij, qė kam lėnė mes jush, nuk keni pėr ta humbur kurrė rrugėn e drejtė. Unė kam lėnė mes jush Librin e Allahut. Ju do tė pyeteni pėr mua. Cfarė do tė thoni, atėherė?” Ata thanė: “Ne dėshmojmė se ti e kumtove amanetin (qė kishe nga Allahu), e kreve detyrėn dhe e kėshillove Ymetin (pėr nė rrrugėn e drejtė).” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti gishtin nga qielli dhe tha: “O Allah, dėshmo! O Allah, dėshmo! O Allah, dėshmo!” Nė kėtė hytbe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) foli edhe pėr shumė ēėshtje tė tjera. Pasi e mbaroi hytben, i zbriti fjala e Allahut: “Sot e pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush tė mirėn time dhe zgjodha Islamin fe pėr ju.” (5:3) Pasi mbaroi hytbja, Bilali thirri ezanin dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali me xhematin namazin e drekės, dy rekatė. Pastaj, u ēua dhe fali namazin e pasdrekės, po dy rekatė. Pra, tė dy kėto namaze i fali nė kohėn e drekės, pa falur namaz tjetėr nė mes tyre. Pastaj shkoi nė vendin e tubimit dhe e ktheu devenė nga shkėmbinjtė. Pastaj, u nis pėr nė Muzdelife. Atje fali namazin e mbrėmjes dhe tė jacisė, me njė ezan dhe dy ikamete. Nuk i bėri tesbihėt ndėrmjet tyre. Pastaj ra nė gjumė e fjeti derisa zbardhi dita. U ēua dhe fali namazin e mėngjesit. Pastaj shkoi te Mesxhidi Harami, u kthye nga Kibla, bėri lutje e tha: “Allahu Ekber” e “La i lahe il-lallah”. Vazhdoi ashtu derisa doli mirė drita. Para se tė dilte dielli, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė Mina, Te Xhemre Kubraja hodhi guriēka, duke thėnė “Allahu Ekber” pėr ēdo hedhje. Mė pas vazhdoi me telbijen: “Lebejkallahume lebbejk…”, derisa i hodhi guriēkat. Pastaj, qėndroi aty te Xhemreja e tha: “Mėsojini nga unė detyrat tuaja, sepse ndoshta unė nuk do tė vij mė nė Haxh pas kėtij viti.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te shtėpia e vet, nė Mina dhe theri me dorėn e vet 63 deve; 37 deve i theri Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė sillnin nga pak mish nga tė 100 devetė e tija qė u therėn. Mishin e zien mirė e mirė, pastaj e hėngrėn. Mė pas, thirri berberin. I ktheu anėn e djathtė tė kokės dhe ai ia rruajti. Pastaj, u ndau njerėzve nga njė qime a dy. E rruajti edhe anėn e majtė dhe tėrė flokun e saj ia dha Ebu Talhasė. Pastaj veshi rrobat e veta, hodhi erė tė mirė nė trup, para se tė bėnte tauafin. Hipi nė deve e shkoi te Qabja dhe bėri tauafin. Midis Safasė dhe Meruas nuk bėri tauaf. Aty fali namazin e drekės. Pas namazit shkoi te fisi Benu Abdul Mutalib, tė cilėt u jepnin haxhinjve ujė zemzemi. “Jepni ujė zemzemi, o bijtė e Abdul Mutalibit!,- u tha. Sikur tė mos ishin gjithė kėta njerėz te ju, unė do tė shpėrndaja ujė bashkė me ju.” Ata i dhanė njė kovė me ujė Zemzemi dhe ai piu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye pėr nė Mina dhe qėndroi atje gjatė netėve (e ditėve) tė teshrikut, qė ishin datat 11, 12 dhe 13 tė muajit Dul Hixhe. Cdo ditė hidhte guriēkat nė tė tria Xhemratet, sapo kalonte dielli nga zenithi. E fillonte me Xhemren e vogėl, ku hidhte 7 guriēka dhe thoshte “Allahu Ekber”, sa herė qė hidhte ēdo guriēkė. Pastaj, shkonte te Xhemreja e mesme, ku hidhte guriēkat dhe thoshte: “Allahu Ekber” ashtu si tek e para e kėshtu me radhė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbajti nje hytbe Ditėn e Bajramit. Njė hytbe tjetėr u mbajt edhe nė mes tė ditėve tė Teshrikut. Para se tė mbante hytben e Bajramit i zbriti nga Allahu surja “Nasr”. Mė 13 tė muajit Dhul Hixhe, ditėn e tretė e Teshrikut, e cila i takonte ditė e martė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Minaja, pasi kishte hedhur xhemratet dhe zbriti nė Ebtah. Aty fali namazin e drekės, tė pasdrekės, tė mbrėmjes dhe tė jacisė. Pastaj, e la Aishjen (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), gruan e vet, nėnėn e besimtarėve, tė kryente umren bashkė me tė vėllanė e saj, Abdullah ibn Ebu Bekrin. Ajo u vesh me ihramin dhe e kreu atė me vonesė (kaza). Nė kohė tė syfyrit vajti nė Etbah. Aty e gjeti tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė sapo e kishte kapur gjumi. Porsa vajti Aishja aty, u dha shenja pėr t’u nisur pėr nė Medine. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė devenė e vet dhe para se tė nisej pėr nė Medine vajti te Shtėpia e Shenjtė dhe bėri tauafin e fundit dhe fali namazin e mėngjesit. Pėr nė Medine i ra nga ana e poshtme e Mekės. Kur iu afrua Medines e shikoi kodrat e saj nga larg, tha tri herė: “Allahu Ekber.” Pastaj tha: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, qė ėshtė Njė e nuk ka shok. Atij i takon sundimi dhe falenderimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi gjithēka. Ne jemi nga ata myslimanė qė kthehen nga udhėtimi, duke bėrė teube (duke u penduar pėr tė metat qė mund tė kenė), qė adhurojnė Allahun e i bėjnė sexhde Atij. Ne e falenderojmė Zotin tonė. Allahu e mbajti premtimin e Vet, e ndihmoi Robin e Vet dhe vetėm Ai i theu kundėrshtarėt.” Dėrgimi i Usame ibn Zejdit

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Medine, duke adhuruar e falenderuar Allahun pėr mirėsinė e madhe qė i bėri, sepse i dha mundėsinė t’i shihte njerėzit tė pėrqafonin fenė e Allahut grupe-grupe. Ai arriti tė shikonte suksesin e thirrjes pėr nė Islam gjatė 23 vjetėve. Pasi u kthye nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) priti edhe delegacioni tė tjera. Ndėrkohė i dha Usame ibn Zejdit 700 luftėtarė dhe e urdhėroi qė tė merrnin kuajt e tė niseshin pėr nė Elikaė dhe Darum, vise qė ndodhen nė truallin e Palestinės. Usamja me ushtrinė lėvizi dhe vajti nė Xhuruf, pesė kilometra larg Medines. Mirėpo aty i shkuan lajme shqetėsuese: mori vesh qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i sėmurė. Prandaj, ai qėndroi aty, duke pritur lajme pėr shėndetin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por ja qė vendimi i Allahut u zbatua dhe i Dėrguari i Tij ndėrroi jetė dhe ushtria e Usames qe ushtria e parė e kohės sė Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!).
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.