Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi deklaroi ne nje konference per shtyp para pak minutash se procesi zgjedhor per zgjedhjet parlamentare 2005 ishte i mireorganizuar vecanerisht nga ana teknike. "Kam deshire te besoj qe partite kane nje vleresim pozitiv per kete process zgjedhor sidomos nga pikpamja teknike. Por tashme jemi ne nje moment te dyte, ne te te numerimit te votave. Ky eshte nje proces krejtesisht jashte politikes, prandaj i kerkoj partive te qendrojne sa me larg ketij procesi. Ne rast se kjo do te respektohet atehere votuesit do te jene para nje rezultati te besueshem te numerimit te fleteve te votimit", tha Celibashi. Kreu i KQZ, beri te ditur pjesmarrjen e madhe te votuesve ne krahasim me zgjedhje te meparshme "ne kemi informacionin e para pak oreve, ku pjesmarrja shenonte 56 %, por duhet te presim edhe pak ore deri ne nje rezultat perfundimtar te perqindjes se pjesmarrjes perfundimtare. Zgjedhesit treguan vullnet per t'a respektuar procesin ligjerisht dhe kjo duhet te pasohet edhe nga kandidatet e partive dhe vete partite". Celibashi theksoi se vleresimet me te plota dhe me profesionale per procesin zgjedhor do t'i bejne vezhguesit vendas e ata nderkombetare. "KQZ me perjashtime sporadike rezulton me nje proces zgjedhor te standarteve nderkombetare". Kreu i KQZ beri thirrje q ete ndiqet ne menyre komode dhe pa eksese procesi i numerimit te votave. "Rendesi ka ky proces duhet te zhvillohet ne menyre te qete, datat se kur del rezultati nuk kane rendesi. Konfirmoj se vullneti i shqiptareve u shpreh lirshem prandaj tani bej thirrje te ruhet qetesia qe procesi i numerimit te votave te jete sa me transparent dhe te perfundoje sa me shpejt". Sipas Celibashit tani per tani partite mund te vazhdojne festat e fitores, edhe Exit Poll-et te mund te japin rezultatet e tyre, "por deklaroj se rezultati perfundimtar, me i besueshem dhe kryesori eshte ai I pas numerimit te votave". Celibashi siguroi se asnje zgjedhes nuk ehste lene pa votuar, dhe cdo qendre votimi eshte mbyllur pasi ka percjelle edhe zgjedhesin e fundit. "Perjashtoj rastin sporadik ne nje qender, ku u semur kryetari i saj, dhe komisioneret e mbyllen qendren para kohe. Po keshtu nuk eshte votuar ne ato qendra qe jane bere te ditura edhe me pare", tha Celibashi duke shpresuar qe te filloje sa me shpejt numerimi i votimit dhe duke denuar vrasjen e vezjguesit te PR ne zonen 37 ne Tirane. Ishte nje ngjarje shume e rende, dhe mbi te gjitha nuk duhet te kishte ndodhur", u shpreh Celibashi. db/db(/BalkanWeb)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|