Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-07-06, 14:56   #5
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Jeta dhe Shpirti function printerFriendly(){ window.open('/a.page/criteria/urtesia/p2289.html', 'printer'); return false; }Jeta ėshtė njė e fshehtė hyjnore; natyrėn e saj e njohin vetėm ata qė janė konfidentė tė tė fshehtave hyjnore...

***
Jeta, nė kuptimin e saj absolut, ėshtė njė gjėllim fizik, trupor. Temperatura dhe gjėllimi nė trup janė krejtėsisht natyrore dhe prodhohen brenda procesit tė shndėrrimit tė lėndėve ushqimore nė gjak dhe energji.

***
Qėllimi i jetės fizike (trupore, fiziologjike) ėshtė gjėllimi dhe kryerja e njė sėrė detyrash fizike (trupore); nisur nga njė gjė e tillė, nga njė lloj jete e tillė, mes njeriut dhe kafshės nuk ka asnjė ndryshim. Kurse jeta njerėzore ėshtė jeta e pėrbėrė prej vetėdijes, njohjes dhe mundėsisė pėr tė komunikuar me botėt pėrtej dhe ja, kjo ėshtė jeta e vėrtetė!

***
Jetė s’do tė thotė shpirt. Jeta ėshtė njė gjėllim trupor, material. Kurse shpirti ėshtė njė qenie e brishtė, e pazbėrthyeshme, e papjestueshme, e ndryshme prej elementeve lėndore si dhe njė “ligj i urdhėruar” i vetėdijshėm.

***
Shpirti hyn nė raport me trupin sė bashku me jetėn dhe ndahet prej tij me ndarjen e jetės. Jeta shuhet e shkatėrrohet, kurse shpirti jeton, nė saje tė urdhrit tė Allahut, gjer nė pafundėsi.

***
Jeta ėshtė me burim krijimi dhe me dimensione natyrore. Kurse shpirti, njė frymė hyjnore, zotėron njė cilėsi mbikrijimore e mbinatyrore. Jeta ėshtė e vdekshme dhe e fundme, kurse shpirti, me pamje pėrjetshmėrie dhe i pavdekshėm.

***
Shpirti ėshtė njė qenie qė, mbi mekanizmėn e trurit, njeh, ndien, kėrkon dhe dėshiron vetė. Kurse marrėdhėnia e tij me trupin ėshtė njė fqinjėsi e pėrkohshme dhe fat i pėrbashkėt.

***
Shpirti ėshtė njė qenie e pavdekshme qė, ashtu siē e kapėrcen lehtėsisht gropėn e varrit dhe ikėn, ashtu dhe, pa u penguar nė pritat e jetės sė varrit[2] dhe grumbullimit pas ringjalljes, shkon dhe arrin pafundėsinė e xhehennemit e tė xhennetit!

***
Shpirti reflektohet nė pasqyra ose nė ėndrra apo iluzione disa herė i shembėllyer si njeri, disa herė nė formė avulli tė lehtė e, disa herė, nė formėn e njė elementi tjetėr dhe, si engjėjt, merret me gjėra tė dobishme ose, si djajtė, me gjėra tė dėmshme e tė kėqia.

***
Jeta e vėrtetė ėshtė ajo nė tė cilėn jeta shpirtėrore me jetėn trupore shkojnė sup mė sup. Njė jetė e tillė ėshtė, nė tė njėjtėn kohė, kėtu njė farė nga e cila del dhe ēel lule jeta e njeriut tė vėrtetė, kurse pėrtej, jeta e tė merituarve tė xhennetit qė do tė hedhė shtat e blerojė nė tė gjitha pėrmasat e saj.

***
Vetėdija dhe thjeshtėsia janė rezultat i jetės ndiesore.

***
Nuk mund tė ketė jetė shpirtėrore te ata qė e jetojnė jetėn pa pėrgjegjėsi. Edhe pėrlotimi i tyre ėshtė njė gėnjeshtėr mė vete!

***
Qysh nga ēasti kur erdhėm nė kėtė botė, jeta e vėrtetė na ėshtė dhėnė amanet e lidhur ngushtė me jetėn shtazore dhe me qėllim pėr ta zhvilluar atė. Dhe kjo pėrgjegjėsi mbetet mbi ne gjersa tė vijė ēasti qė marrėdhėnia shpirt-trup tė prishet.

***
Pėrsa i pėrket jetės shtazore, njeriu ėshtė nė koherencė me kafshėt, kurse, pėrsa i pėrket jetės shpirtėrore, nė koherencė me engjėjt. Ashtu siē ėshtė i paracaktuar engjėllizimi me kohė i atyre qė munden t’i vlerėsojnė dhe pėrdorin mundėsitė dhe dinamikat nė esencėn e krijimit tė vet, ashtu edhe ėshtė e pamėnjanueshme rėnia herėt a vonė nėn nivelin e kafshėve, madje e djallėzimit tė atyre qė i lenė tė verbėra mundėsitė dhe dinamikat nė fjalė, madje, qė, duke i shndėrruar nė elementė destruktivė, i pėrdorin pėr tė keq ato!

Dr. leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 03-07-06 nė 16:07
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.