.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
vazhdimi
Pas kėsaj, ai mė tha se mė kishte thirrur, qė tė mos
merresha mė me ēėshtjen e Janulla Rrapit dhe tė djalit tė
saj, pasi ata kishin vendosur ti internonin. Tė them tė
drejtėn u ēudita dhe e pyeta se ēfarė kishin bėrė qė do
merrnin tė tillė dėnim. Ata, - theksoi ai, - kanė
shqetėsuar dhe shqetėsojnė shkrimtarin e shquar Ismail
Kadare. I thashė: Ju shkelni nė mėnyrė arbitrare tė
drejtat e njeriut dhe unė, pėr ata qė mbroj si drejtoreshė
e Ligjshmėrisė, jap llogari pėrpara Presidiumit tė
Kuvendit. Ky ishte zemėruar me ne, sepse juristėt shumė tė
mirė qė unė kisha nė drejtori, si; Perikli Zaharija, sot
anėtar i Gjykatės sė Lartė dhe Kujtim Puto, anėtar i
Gjykatės Kushtetuese, kishin bėrė njė kontroll pėr
ligjshmėrinė nėpėr burgje, dhe aty ata kishin gjetur shumė
tė meta, veēanėrisht nė drejtim tė kushteve nė tė cilat ata
punonin, etj.
Takimi me Ramiz Alinė
Pėr sa mė sipėr, unė shkova dhe kėrkova takim me Kryetarin
e Presidiumit, Ramiz Alinė. I kėrkova shefit tė kabinetit,
Guro Zenelit, tė lajmėronte kryetarin se doja ta takoja.
Pėrse, - mė pyeti Gurua. - Pėr shkrimtarin e madh, - ia
ktheva atij me ironi.
Kryetari Ramiz Alia mė priti, mė ftoi tė ulesha dhe mė
pyeti: Hė Liri ēfarė ke? - Kam ardhur tė tė vė nė dijeni
qė jam thirrur disa herė nga funksionarė tė ndryshėm, tė
cilėt pretendojnė qė unė tė mos mbroj askėnd, kur atyre u
shkelen tė drejtat nga Ismail Kadareja. Pse si ėshtė puna,
- vazhdoi, - prapė ai muhabeti qė kemi biseduar vazhdon?
Jo, - i thashė, - janė muhabete tė tjera. Dhe kėshtu i
shpjegova fill e pėr pe se ēmė tha njėri e ēmė tha
tjetri. Nė fakt i tregova me vėrtetėsi ato qė u kisha thėnė
unė, pa zvogėluar apo zmadhuar fjalėt, (duke menduar tė
them tė drejtėn, se ai mund tė ishte nė dijeni).
Po tė them shoku Ramiz, se ndaj nėnės sė djalit dhe vetė
kėtij tė fundit po bėhen nė kurriz tė tyre krime, gjė qė
nuk ėshtė fare e drejtė. Nderin dhe dinjitetin, nė radhė tė
parė e mbron ēdo njeri vetė.
Nė fund i thashė se pėrveē detyrės qė unė kryeja si
drejtoreshė e Ligjshmėrisė, ndaj asaj gruaje kam edhe njė
detyrė morale. Ēfarė, - mė tha ai me habi. - Po ja, - i
thashė unė, - sa herė qė unė shkoj pėrpara shtėpisė sė
nėnės sime, mė del ajo pėrpara me shami tė zezė, dhe mė
thotė me ndrojtje: Nuk dua tė tė bėj keq ty, por mbroje tė
shkretėn Janullė, se e griu ai burgjezi, (burgjez u themi
ne labėrit, shpirtligėrve). Dhe kėtė ajo e bėn pėr
falėnderim tė gjyshit tė saj, Pipo Gjoni nga Shenvasia e
Sarandės, i cili si mik i babait tim, kur u vu nė dijeni se
nė Rrezomė, afėr fshatit tė tij ishte vrarė vėllai im,
Aliu, tri ditė pas vrasjes sė vėllait tė madh Mitatit, nė
Mavrovė tė Vlorės, pa u vunė nė dijeni pėr vrasjen e kėtij
tė fundit, gjyshi i kėsaj, Pipo Gjoni kishte qenė nga mė tė
pasurit e fshatit dhe i kishte ruajtur vėllait varrin, deri
sa ne i morėm eshtrat mbas luftės. Gjithashtu, I tregova se
origjina e Janullės ėshtė mė e mirė se ajo e Ismailit.
Pipon, e kishin shpallur kulak dhe ky titull iu hoq me
urdhėr tė Enver Hoxhės, me kėrkesėn e babait tim. Ka qenė
i pasur babai i tha Enver Hoxhės -, por ishte dhe bazė e
luftės.
Interpretimi
sipas Kadaresė
Tė gjitha kėto veprime qė bėmė ne si drejtori e
Ligjshmėrisė, vėrtetohen me thėniet e shkrimtarit nė librin
e tij Pesha e Kryqit, botuar mė 1991-in nė Paris. E
gjithė pėrmbajtja e kėtij libri ėshtė fund e krye trillim.
Ai, me anė tė kėtij libri mundohet ta tregojė veten tė
persekutuar dhe njėkohėsisht disident. Ishte koha kur ky ka
qenė zv./kryetar i Frontit Demokratik, me kryetare Nexhmije
Hoxhėn.
Ja ēfarė shkruan ai nė faqen 122 tė librit Nė mbrėmjen e
28 janarit tė ditėlindjes sime, ndėrsa hanim darkė me disa
miq, njė gur i hedhur nga jashtė goditi pezullin e dhomės
sė ndėnjtjes. Njė tjetėr, fill pas tij theu qelqin e
dritares. Kisha lexuar shumė herė, sidomos te Solzhenucini
se policia e fshehtė e vendeve tė Lindjes shfrytėzonte
rrugaēėt dhe prostitutat kundėr intelektualėve. Megjithatė
nuk mė shkoi mendja se sulmi i ri, mė i egri dhe mė i
gjati, ai qė do tė vazhdonte gjer nė vdekjen e diktatorit,
do niste pikėrisht me thyerje qelqi.
Fshehur nėn njė forme banale, u zhvillua kėshtu njė nga
historitė mė tė errėta nga ato qė mund tė pjellė vetėm
ferri komunist. Nė tė u pėrzien personazhe nga mė tė
ndryshmėt, duke filluar nga rrugaēėt, prostitutat,
hajdutėt, spiunėt, hetuesit e policėt e natės, gjer te
oficerėt e Sigurimit, shefi i Sigurimit tė kryeqytetit,
shefi i gjykatės sė kryeqytetit, zėvendėsi i Enver Hoxhės,
Ramiz Alia, gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha etj.
Kurse nė faqen l42, ai do tė shkruante: I pėrpirė pas
pleniumit, e kisha nxjerrė jashtė vėmendjes banden e
rrugacėve. Nė tė vėrtetė, gjatė gjithė kohės qė godiste
shteti, ajo qe fashitur. Por pas sė dielės, domethėnė pas
tėrheqjes sė shtetit, banda qe rishfaqur pėrsėri mė e egėr
se mė parė. Koka e shtatė e hidrės qe rishfaqur pėrsėri mė
e egėr se mė parė. Skenari ishte po ai i mėparshmi.
Kėrcėnime pėr vrasje, hedhje nė erė tė apartamentit,
vrasjen e fėmijėve.
Banda vėrtitej nė mėnyrė kėrcėnuese rrotull shtėpisė. Por
unė kisha aq miq, sa ti bėja ballė lehtėsisht. Rrugaēėt
vetė, pasi trimėroheshin prej Sigurimit tė Tiranės, nuk e
kuptonin pėrse rriheshin prej policisė. Kishin urdhėra tė
kundėrta. Thuhej se Sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė
tė Tiranės, Foto Ēami ishte kundėr rrugaēėve, kurse
sekretari i dytė, Xhelil Gjoni, pro tyre. Sigurimi i
Tiranės kishte mosmarrėveshje me policinė. Shefi i
policies, Hajredin Shyti nuk i bindej shefit tė Sigurimit,
Zef Lokės. E gjithė kjo ishte e pazakontė pėr njė shtet
diktatorial. Mesa dukej, truri i lodhur, i ēakėrdisur, i
diktatorit punonte me ndėrprerje. Kėshtu shpjegoheshin
kundėrthėniet. Miqte e mi po e sqaronin dalėngadalė
tabllonė. Ishin aq tė pėrkushtuar nė mbrojtjen time, saqė
arritėn tė futnin njė njeri tė tyre midis bandės. Pas ca
ditėsh mė sollėn bisedat e tyre tė regjistruara. Prej tyre
kuptohej gjithēka. Ata vetė, banda, nuk ishin tė
ndėrgjegjshėm se ēbėnin. Ishin futur nė kėtė lojė si
rastėsisht dhe tani ajo po i tėrhiqte. Loja ishte vėrtet
tėrheqėse, sidomos nė pjesėt e pashpjegueshme tė saj. Ēdo
natė atė bėnin bilancin e fitoreve dhe tė humbjeve. Kishin
me vete Sigurimin e Tiranės, por kishin kundra policinė.
Kishin me vete drejtoreshėn e Ligjshmėrisė nė Kuvendin
Popullor, por se kapnin dot me kė ishte ministri i
Brendshėm! Kishin me vete Xhelil Gjonin, por kundra, Foto
Ēamin. Fjalėt inkurajuese tė gruas sė diktatorit nuk
pengonin shefin e Policisė sė Tiranės ti zhdėpte nė dru!
Kėto janė interpretime qė tė kujtojnė monologėt e
Shekspirit dhe fantazira tė sėmura, pėr tė mbuluar veprime
qė bėnte ky shkrimtar dhe shokėt e tij nė kundėrshtim me
ligjet nė fuqi. Ai midis kėtyre monologjeve, pėrpiqej qė tė
bėhej mizėn, buall dhe ta paraqesė veten tė persekutuar pa
tė drejtė. Nė kėtė rast, ai ashtu si kundėr pranon dhe
vetė, nė kuptimin juridik ka qenė bashkėpunėtor nė kryerjen
e veprave penale qė u theksuan mė sipėr, si edhe nė dhunėn
qė pėrdorte shefi i policisė, nė kundėrshtim me kompetencat
e tij, sepse pėrdorimi i dhunės ishte i ndaluar me ligj. Tė
ndaluara me ligj ishin edhe pėrgjimet e personave tė
ndryshėm zyrtarė, siē e pranon dhe ai vetė. Ka qenė njė nga
njerėzit mė tė privilegjuar nė atė sistem dhe as nuk
mendonte njeri qė ishte e mundur tė persekutohej Ismail
Kadareja.
|