Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 12-04-07, 19:43   #5
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Se a eshte aborti vrasje, varet nga definimi i termit “njeri” (per vrasje mund te flitet vetem nese nje njeriut i mirret jeta). Pra a eshte embrioni njeri? Nese po, atehere prej cilit moment saktesisht (sekondin e pare pas fillimit te shtatzenise apo muajin e dyte, trete, katert...)? Me keto pyetje duhet te mirremi per te pergjegjur pyetjen e temes.

Ne shtetin ku jetoj une (Gjermani), per “abortin” (apo perkthyer direkt: “nderprerjen e shtatzenise”) ka rregullore speciale penale. Dmth perkrahas paragrafit, i cili sanksionon nderprerjen e jetes se nje njeriu nga nje njeri tjeter (= vrasje), ekziston edhe paragrafi, i cili rregullon (i)legalitetin e abortit. Ne kete paragraf deklarohet “aborti” si ilegal, nese behet me kerkesen e “nenes”, prej nje mjeku, dhe nese nuk kan kaluar me shume se 12 jave qe nga fillimi i shtatzenise (depertimi ne vezore). Keto kriterie te gjitha duhet te permbushen per te qene aborti legal, pra nuk mjafton te permbushen vetem dy prej tyre. Pas kalimit te 12 javeve, ne paragraf behet perseri nje diferencim (mjaft kompleks, por ne thelb eshte ky): Nese mjeku ateston nje rrezik te rende per gjendjen shendetesore apo shpirterore te shtatezenes ne rast se nuk abortohet, atehere eshte aborti edhe pas kalimit te 12 javeve legal. Por sic thash, ka shume modalitete tjera qe mirren me problemet e ndryshme qe mund te shfaqen pergjat nje aborti..

Cka deshta te them, eshte se duhet pasur parasysh se ne rastin e abortit, ne shtetin ku jetoj une, assesi nuk vije ne pyetje “vrasja”. Kjo ka te beje me definicionit juridik (penal) per “njeriun” ne kete shtet. Pra ketu te qenurit “njeri” fillon me fillimin e dhimbjeve te lindjes dhe perfundon me vdekjen e trurit. Ne kete kuptim/definicion per “njeriun” nuk perfshihet embrioni (si qenja qe “vritet” pergjat abortit), keshtu qe nje “abort” nuk eshte kurre vrasje..

Mirepo ky eshte vleresimi i ligjdhenesit ne shtetin ku jetoj une. Keto vleresime sigurisht se nuk kan nevoje te "sipermirren" ne shoqerine shqiptare, p.sh. per shkak te rrethanave dhe vlerave shume te ndryshme sociale, por deshta te them se per te pergjegjur pyetjen se a eshte aborti krim, duhet te mirremi me normat ekzistente juridike ne shoqerin tone, pra me “vullnetin e ligjdhenesit”. Une nuk kam njohuri se a eshte aborti i rregulluar ne kodin (apo kodet) penal(e) ne Shqiperi apo Kosove. Nese ndokush ka informacione te tilla, do te mund te krahasonim “kendveshtrimet” e dy jurisdikcioneve: atij shqiptar dhe ketij gjerman - pasi qe jurisdikcioni gjerman sa di une eshte mjaft i perputhshem me ato te shume shteteve tjera te Perendimit. Dhe me pastaj sigurisht do te mund te jipnim mendime apo bindje personale, te cilat sigurisht se nuk jane te ndaluara te mendohen apo prezentohen, edhe nese nuk jane ne perputhje me ligjin.

Nderime
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.