|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
08-11-06, 17:14
|
#16
|
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
|
KY SHEKULL ME KOMENT
Jane nisur rruges,
Per ta festuar fitoren,
Djajte e shekullit,
Nje ushtri prore...
Ne cdo skaj e ne cdo kend,
Nga zvogelia ne madhesi,
Ndegjojnø ndergjegjen e rreme,
Flakin boten me fjale pa vend...
Sikur te lindesha ne shekullin pa koment,
Do te ishte me mire,
Po ne kete shekull edhe i padituri,
Ka tø drejtø ta udhøheq botøn...
Komentet janø e pørditshmja,
Nuk mendohet para se tø thuhet,
Gjella pa krip na servohet,
Pør veteranøt e luftøs...
Jam unø vjedhøsi i diturisø,
Qø plackisø secilin dijetar qø takoj rrugøs,
Bile fjala zø vend nø mendjen time,
Se horrat filluan ta mbajnø pezull,
Botøn me gjithø cka posedon...
Ky shekull me plot koment,
Po na ndez fare,
Humb njeriu njeriun,
Nga kolonizimi i " civilizimit" ...
Ferri i Aligierit,
Po mø parafytyrohet,
Mø duket se trokiti,
Sø bashku me shekullin plot koment...
|
|
|
11-11-06, 13:13
|
#17
|
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
|
Simbiozė Mendimesh
kur te gjithe mendojne rreth historise
aty nuk gjendet historia,
lehtesojne brengen e zemres,
me nje hasmeri ne ideologji...
te cmendurit jetojne gjate,
njejte si ne kohen e dardaneleve,
ndizem flake drejte ujit te turbullt,
per nje vend ne orendine time...
kur shkrimtaret flasin me tutoresi,
dhe marrin persiper barren e historise,
aty nuk gjendet shpetim,
e gjithe bota ne nje thes...
agallaret e shekullit XXI,
me rroba te mendafshta sulmojne,
si femijet ne kopshtin e kafsheve,
cuditem nga kjo fizionomi...
koncepti i frikes,
lind nostalgjine,
ruaju nga poltronet,
me vetveten ne gjithesi...
kam filluar te dashurohem,
thelle ne sufizmin tim,
te izolohem nga budallakija,
nje nocion i shekullit XXI...
|
|
|
20-11-06, 16:52
|
#18
|
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
|
Enderrime
Jetoj ne cdo skaj,
Ne cdo frymemarje,
Te fjales se ngjyrosur,
Ne nje heshtje jam i fshehur,
Une bomba atomike...
Shume fytyra nje identitet,
Brenda konceptit jete,
E vyshkur eshte morfologjia,
Kur pas fjales vrapon si e marre...
Silogjizma e enderrime,
Demagogji e pertaci,
Ne nje qoshe te ardhmerise,
Dua te pres shpetim...
Pa punen , nuk ka jete,
As fjala e as vepra e vertete,
I etur per besim,
Si i dehur vrapoj,
Pas realitetit tim...
|
|
|
01-12-06, 23:25
|
#19
|
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
|
SHENJE E DEVOTSHMERISE
Kur linda i vetem
Ne boten plot hir
mendoja rreth vdekjes
dashuroja amshueshmerine...
gjurmeve te te vertetes
jeta kalitet si femije
i etur per uje zemzemi
tregeti me ALL-LLAHUN TIM...
vrapoj si i marre rruges
per nje ideal te dashurise
harxhitem me puthjen ne ty
si e dendur me veshtron...
jeta sterile me ide homogjene
si pirg i zverdhur me ledhaton
harxhitet koha ne pucitjen time
devocion i devotshmerise...
|
|
|
09-02-07, 14:51
|
#20
|
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
|
I DASHURI I TE DASHURVE
Eshte verė,
Petalet e mendimeve te mia,
Hudhen ne boten plot vrerė,
E une ende te pres.
Soditem per cdo dite,
Pas seciles fjale hyjnore,
Trembem si i dehur,
Pertej afisheve tua i dashuri Pejgamber....
Ne drenesine e kohes ,
Endem , vyshkem , jehoje,
Do te doja njemije jeta,
Ne afrinė Tende...
Mbresat e mia prej robi,
Jane liri , pavarsi , trimeri,
Do te hudhem ne vallen e engjujve,
Per hir te te Dashurit tim....
Soditja ime ne ty,
Eshte jete mbi jete,
Deri ne majet e Arsh*t,
Do te pres si devocion...
Kalimthi harmonizova jeten,
E per vdekjen nuk ka gri,
Lulet e vyshkura si hormon ndjenje,
Me mallengjejne per ne Amshim...
Te heshtesh para jetes ,
E te flasesh ne Amshim,
Do te krenohem me Ummetin,
Tha i Dashuri im...
Te mallkuarit me afsh te gjuanin,
E ti i buzeqeshur i ledhatoje,
Edhe nje fjale brenge eshte me me vlere,
Se gjithe mllefi i pavlere...
Do te doja te te afrohem ,
Aty ku ska njeri ,
Te jemi vetem ne te dy ,
Si gershere ny per ny...
Era e Fortė e Jetes,
Me nxine perball joshesit tim,
Per nje fjale humba Perjetesine,
Te lutem Ndermjeteso o i Dashuri im...
|
|
|
09-02-07, 14:52
|
#21
|
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
|
E DASHURA NĖNĖ
Jam larg i vetem ,
Ketu ku fryma ledhaton erresiren,
E ndjenjat stimulojne deshire...
Mos me Harro te Lutem,
Ne duat e tua te embela,
Qe per cdo ditė ne iterenar,
Frymen ma Gjallerojne...
Ti me je si hyri ,
Me e vlere se gjithecka ne bote,
Enderroj qe ne agun e mengjesit,
Te te zgjoj per ne namaz...
Ne vendin e Bukur te Medines ,
Soditem si i Vetem e si nje sufi ,
Joshem ne shadervan,
Nga dielli i nxehte zemra me pervelon...
E dashura nene jam une vogelushi yt,
Ai qe ne preherin tend ndjeja ledhatine,
U rrita me qumsht shqiptari,
E Ne Sahara kerkoj dituri ...
Me trego per Shtepinė ,
Po Rina a eshte rritur,
E inshallah e presim Pavarsine...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:23.
|
|