|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
06-07-07, 21:03
|
#76
|
Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Ah, sikur ta dinte populli im se ēėshtė xhehenmi?!
--------------------------------------------------------------------------------
Vallė a dini diē pėr xhehenemin ?
Zjari, All-llahu na ruajtė nga ai
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] shpesh lutej dhe thoshte:
"All-llahu im, kėrkoj prej Teje xhennetin dhe ajo qė mė afron te ai, qoftė fjalė ose vepėr, dhe strehohem te Ti nga zjari dhe ajo ēka mė afron te ai, qoftė fjalė ose vepėr. Tė lus qė ēdo caktim qė e ke bėrė pėr mua tė jetė mirė pėr mua".
Malik ibn Dinari thoshte:
"Po tė gjeja ndihmėtar, do ti shpėrndaja anė e mbanė botės qė tė thėrrasin: o ju njerėz, kujdesuni nga zjari, kujdesuni nga zjari.
Ata Sulejmiu thoshte:
"Kur tė pėrmendet xhehenemi nuk mė ėndja as ushqimin e as pijen".
Tavusit i shtrohej shtrati, shtrihej dhe rrotullohej nė te ashtu siē rrotullohet kokrra nė tavė. E pastaj ngritej, e drejtohej nga kibleja deri nė mėngjes dhe thoshte:
"Pėrkujtimi i xhehenemit e largoi gjumin nga ata qė i frikėsohen atij".
Zjari, vallė e dini se ēka ėshtė zjarri
Transmeton Imam Muslimi nė sahihun e tij nga Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė sjellin atė ditė xhehenemin, i cili do ti ketė shtatėdhjet mijė frerė, secilin fre do t akapin shtatėdhjet mijė melek pėr ta tėrhjekur".
1- Nxehtėsinė mė tė madhe ose acarinė mė tė madhe qė e ke pėrjetuar ndonjėher nė jetėn tėnde dije se ajo ėshtė vetėm njė frymėmarje e xhehenemit.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Ėshtė ankaur zjari te Zoti i saj dhe ka thėnė: Zoti im, njėra pjesė ma han tjetrėn. Atėherė All-llahu i lejoj qė tė ketė dy frymėmarje: njė njė dimėr dhe njė nė verė. Kjo ėshtė kur e dnieni nxehtėsinė mė tė madhe dhe acarinė mė tė madhe tė zemheririt". (Buhariu dhe Muslimi).
Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Kur tė shtohet tė nxehtit, namazin falne kur tė ftohet, sepse tė nxehtit e madh ėshtė nga zierja e xhehenemit". (Buhariu dhe Muslimi).
2- Zjari i dunjasė ėshtė njė pjesė e shtatėdhjet pjesėve tė saja.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Ky zjari juaj, tė cilin e dhez biri i Ademit ėshtė njė pjesė e shtatėdhjet pjesėve tė zjarit tė xhehenemit. I thanė: o i Dėrguar i All-llahut! Edhe kjo mjafton. Tha: ajo ėshtė edhe ma e nxehtė pėr gjashtėdhjet e nėntė pjesė, secila pjesė ėshtė e nxehtė sikurse nxehtėsia e sajė". (Buhariu dhe Muslimi).
3- Vėshtirėsitė dhe telashet mė tė mėdhaja qė i pėrjetoni nuk krahasohen me njė fundosje nė te.
Enes ibn Maliki [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė sjellin njeriun qė mė sė shumti ėshtė kėnaqur, mirėpo qė ėshtė banor i xhehenemit, Ditėn e Kijametit, dhe do ta fusin njė her nė xhehenem, e pastaj do ti thonė: Biri i Ademit, a ke parė ndonjėher tė mira? A tė ka kaluar ndonjė kėnaqėsi? Do tė thotė: Jo, vall-llahi, o Zot. Pastaj do tė sjellin njeriun qė mė sė shumti ka vuajtur nė dunja, mirėpo qė e meriton xhennetin, do ta fusin njė her nė xhennet, e do ti thonė: Biri i Ademit! A ke parė ndonjėherė tė keqe? A ke kaluar ndonjė vėshtirėsi? Do tė pėrgjigjet: jo, vall-llahi, o Zot! Nuk kam parė asnjėher vėshtirėsi a tė keqe". (Muslimi).
4- Denimi mė i lehtė
Ebu Seid Hudriu [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Njeriu nga banorėt e zjarit me denim mė tė vogėl ėshtė ai qė vishet me kėpucė tė zjarta, nga nxehtėsia e tyre vlojnė trutė". (Buhariu).
5- Nė te do tė hyjnė edhe njerėz pa llogari.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė del nga zjari njė qafė, e cila ka dy sy qė shohin, dy veshė qė dėgjojnė dhe gjuhė qė flet, e do tė thotė: jam autorizuar pėr tre lloj njerėzish: pėr secilin tiran kryeneē, pėr secilin qė i lutet edhe tjetėrkujt pėrveē All-llahut dhe pėr vizatuesit". (transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, kurse shejh Albani thotė se hadithi ėshtė sahih).
6- Xhehenemi ėshtė shumė i thellė.
Utbe ibn Gazvani transmeton nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:
"Njė shkamb i madh do tė hudhet nga buza e xhehenemit, e do tė fluturon nė te shtatėdhjet vjet pa arritur nė fund". (transmeton Tirmidhiu, kurse shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih).
Kurse Enesi tregon njė hadith merfu:
"Poqėse hedhet njė gurė sa shtatė hilafate hidhen nga buza e xhehenemit, do tė fluturojnė shtatėdhjet vite, pa arritur nė fund". (transmeton ibn Hennadi, kurse shejh Albani thotė se ėshtė hadith sahih).
Na shpėto o Zot, na shpėto.
7- Xhehenemi nuk ngopet.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
"(Pėrkujto) Ditėn kur Ne Xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E, ai thotė: "A ka ende?". [ Kaf: 30 ].
Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Do tė vazhdohet tė hidhen njerėz nė xhehenem, kurse ajo vazhdimisht thotė: "???? ???? ???????"- "a ka ende", gjersa ta vėndon mbi te Zoti i Krenarisė kėmbėn e vet, e ajo tė mbledhet palė palė e tė thotė: mjaft mė, mjaft mė, pasha Krenarinė dhe Bujarinė tėnde. Kurse nė xhennet do tė mbetet edhe mė tej tepricė, pėr tė cilėn All-llahu do tė krijoj krijesa, tė cilat do ti banojė nė tepricėn e xhennetit". (Buhariu dhe Muslimi).
8- Xhehenemi i ka shtatė dyer.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
"E s'ka dyshim se Xhehennemi ėshtė vendpremtimi i tė gjithė atyre. Ai (Xhehennemi) i ka shtatė dyer, ēdonjėri prej tyre ka shtegun (derėn) e caktuar (nėpėr tė cilėn do tė hyjė)". [ El-Hixhr: 43- 44 ].
9- Ushqimi i banorėve tė xhehenemit ėshtė zekumi. Vallė a e dini se ēėshtė zekumi?!
Ibn abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Poqėse njė pikė e zekumit pikon nė kėtė botė, do tua prishte njerėzve tėrė jetėn e tyre, vallė si ėshtė puna e tij, qė kėtė e ka ushqim?!". (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani thotė se hadithi ėshtė sahih).
Ebu Derda [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Banorėt e xhehenemit do tė uriten. Harojnė denimin nė tė cilin gjinden dhe kėrkojnė ndihmė nė ushqim, e u jipet ndihma ushqim nga barishte me ferra helmuese, i cili as nuk trash e as nuk ngop. Sėrish kėrkojnė ushqim, e u jipet ushqim nga therrat. Ju kujtohet se nė dunja ata ushqimin e dėrgoni te poshtė nė fyt me ujė, andaj kėrkojnė ujė, atėhere u jipet valė e nxehtė, i cili u derdhet nga kazanat e hekurt, e kur u afrohet fytyrs, ua djeg fytyrėn, e nėse u depėrton nė ushqim ua bėnė barkun copė copė. Atėherė thonė; thėrritni mbikqyrėsit e xhehenemit, kurse ata do tu pėrgjigjen: a nuk ju erdhėn pejgamberėt mė fakte. Do tė thonė: gjithsesi. Atėherė do tu thonė: lutuni, e lutja e pabesimtarėve ėshtė e kotė. Do tė thonė: thėrritne Malikun. Do ti drejtohen atij duke i thėnė: Malik le tė le tė na shkatėrron Zoti jot. U pėrgjigjet: ju do tė mbeteni kėtu". Ameshi tregon: mė ka ardhur lajmi se mes lutjes sė tyre dhe pėrgjigjes sė Malikut kalojnė njėmijė vjet. Do tu thuhet: lutne Zotin tuaj, sepse askush sėshtė mė i mirė se sa Zoti juaj. Atėherė do tė thonė: "Zoti ynė. Na zotėroi fatkeėsia jonė, e ishim popull i lajthitur. Zoti ynė, na nxjer nga kjo, e nėse kthehemi atėherė jemi zullumqar. Atėherė u pėrgjigjet All-llahu: "Heshtni e mos flitni". Nė kėtė moment u humbin tė gjitha shpresat nga ēdo e mirė dhe fillojnė tė vajtojnė, mjerohen dhe tju vjen keq". (Tirmidhiu).
Vėllezėr
Ēka pastaj?!
A nuk duhet nxituar nė pendim para se tė vdesim qė tė garantohemi nga e keqja e xhehenemit?1
Vėlla, qaj pėr mėkatin tėnd sot, para se ta qajsh nesėr me gjak.
Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Banorėt e zjarit do tė qajnė, saqė edhe anija mundet tė lundrojė nė lotėt e tyre. Ata do tė qajnė me lotė gjaku". (transmeton Hakimi, kurse shejh Albani thotė se hadithi ėshtė hasen).
Vėllezėr
Rujuni nga zjari, sepse nuk e dini se sa vėshtirė ėshtė atje!
Rujuni nga zjari duke bėrė mes jush edhe zjarit pengesė!
Ofroni flijime tani para se tė ikė mundėsia!
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
"Bėni mes jush dhe zjarit pengesė, po qoftė se edhe me njė gjysmė hurme". (Taberaniu, hadithi ėshtė sahih).
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-08-07 nė 00:02
|
|
|
06-07-07, 21:04
|
#77
|
Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Edhe pėr fund disa ajete qė flasin pėr banorėt e xhehenemit:
"Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Pėr ta mjafton zjarri i Xhennemit. Ėshtė e vėrtetė se ata qė mohuan argumentet Tona, do t'i hudim nė zjarr. Sa herė qė u digjen lėkurat e tyre, Ne ndėrrojmė lėkura tė tjera qė tė shijojnė dėnimin. All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm, i drejtė. ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, Ne do t'i fusim nė Xhennet nėn tė cilin burojnė lumenj, ku do te jenė pėrgjithmonė. Aty kanė edhe bashkėshorte tė pastra e hije tė mrekullueshme". [ en-Nisa: 55- 57 ].
"O bijtė e Ademit, juve ju vijnė tė dėrguar nga mesi juaj, ju pėrkujtonė faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe pėrmirėsohet, pėr ta s'ka as frikė as s'kanė pėrse tė pikėllohen. E ata qė i konsideruan tė rreme faktet tona dhe kryelartėsi u larguan prej tyre, ata janė banues tė zjarrit dhe nė tė janė pėrjetė. Kush ėshtė mė mizor se ai qė trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i pėrgėnjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnė pjesėn e tyre qė u ėshtė caktuar (nė shėnime) deri kur t'u vijnė atyre tė dėrguarit tanė (mekaiket) t'ju marrin shpirtine u thonė: "Ku janė ata qė pos Zotit i lutshit?" Ata thonė: "Kanė humbur prej nesh" dhe ashtu dėshmojnė pėr vete se ishin mohues (kafira). (All-llahu) Ju thotė: "Hyni nė Xhehennem me atė popull qė ishte para jush nga xhinėt dhe nga njerėzit (e qė ishin si ju). Sa herė qė njė gruphyn nė tė, e mallkon atė tė mėparshmin derisa kur tė arrijnė nė tė tė ggjithė, grupi i fundit i tyre thotė pėr grupin e parė: "Zoti ynė, kėta (pari) na kanė humbur neve (nga rruga e drejtė), pra shtoju dėnimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotė: "Pėr secilin (grup) ėshtė (dėnimi) i shtuar, por ju nuk po dini. Tė parėt e tyre (paria) tė mbramėve tė tyre ju thotė: " Ju nuk keni pėrparėsi ndaj nesh (pse vetė keni bėrė kufur), shijone pra dėnimin pėr atė qė e fituat!" Nuk ka dyshim se ata qė pėrgėnjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do tė hyjnė nė Xhennet deri tė pėrbirojė devja vrimėn e gjilpėrės. Ja, kėshtu i shpėrblejmė kriminelėt. Pėr ata ėshtė pėrgattitur shtrat nga zjarri dhe mbulojė (mga zjarri).
E kėshtu pra i shpėrblejmė zullumqarėt. Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e Ne as qė obligojmė ndoken ēka nuk ka mundėsi (tė veprojė), tė tillėt janė banues tė Xhennetit dhe nė tė janė pėrgjithmonė. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) ēdo gjė qė ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janė nė Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonė: "falėnderojmė All-llahun qė na udhėzoi pėr kėtė (pėr iman, pėr punė tė mira,na hoq zilinė, na futi nė Xhennet), pse sikur tė mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do tė dinim tė udhėzoemi. Vėrtet, tė dėrguarit e Zotit na e thanė tė vėrtetėn dhe ne i besuam!" E atyre u drejtohet thirrje: "KY ėshtė Xhenneti, iu dha juve pėr atė qė vepruat. Ata tė Xhennetit i thėrrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonė: "Ne e gjetėm tė vėrtetė atė qė na e pat premtuar Zoti nė, e ju (banues tė zjarrit) a e gjetėt tė vėrtetėn atė qė pat premtuar Zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonė: "Po". Atėherė nė mes tė tyre (mes dy grupeve) thėrret njė zė: "Mallkimi i All-llahut qoftė mbi zullumqarėt!"". [ El-A’raf: 35- 44 ].
"9:34. O ju qė besuat, vėrtet njė shumicė e parisė fetare e jehudive dhe e tė krishterėve, nė mėnyrė tė paligjshme e hanė pasurinė e njerėzve dhe pengijnė tė tjerėt nga rruga e All-llahut. Ata tė cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr rrugėn e All-llahut, lajmėroji pėr njė dėnim tė dhėmbshėm.
9:35. Atė ditė kur ajo (pasuri e deponuar) fėrgohet nė prushin e Xhehennemit, e me tė (ashtu zharavė) lyhen ballėt, anėt dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo ėshtė ajo qė e dispozituat pėr veten tuaj, pra shijoni atė qė e depozitonit!"". [ Et-teube: 34- 35 ].
"Ata qė mohuan tė dėrgarit e vet thanė: "Pėr Zotin, ne do t'ju dėbojmė nga vendi ynė, ose ju domosdo do tė ktheheni nė fenė tonė!" E atyre (tė dėrguarėve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t'i shkatėrrojmė zullumqarėt. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim nė atė tokė. E kėtė (ndihmė) pėr atė qė i frikėsohet pranisė Sime dhe i frikėsohet dėnimit Tim. Ata (tė dėrguarit) e kėrkuan ndihmėn, ndėrsa ēdo kryelartė idhnak pėsoi dėshtim. E pas tij (kryelartit) ėshtė Xhehennemi, nė tė cilin i jepet ujė tė ndyrė (qė rrjedh prej lėkurave tė djegura. Pėrpiqet ta pėrbijė, po nuk mund ta gėlltis atė, atij i vjen vdekja nga tė gjitha anėt (sipas shenjave shkatėrruese), po ai nuk vdes (e tė shpėtojė prej vuajtjeve), atė e pret dėnim shumė i rėndė. Shembulli i veprave tė atyre qė nuk besuan ėshtė si hiri, tė cilin me puhi e shkapėrderdh era nė ndonjė ditė tė stuhishme, e ata nuk mund tė realizojnė asgjė nga veprat qė kanė bėrė, e ky ėshtė ai dėshtimi i madh". [ Ibrahim: 13- 1.]
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-08-07 nė 00:00
|
|
|
20-07-07, 00:24
|
#78
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Rinia- dhimbje dhe shpresė
Namazi ėshtė dritė
Namazi dhe mospėrfillja e tij ishte pyetja e parė e anketės. A je prej atyre qė nė pėrpikmėri e kryen namazin? Pėrgjigja ishtė e hidhur - tridhjetė e nėntė pėrqind u pėrgjigjen: ndonjėherė; katėr pėrqind thanė: jo; pesedhjetė e gjashtė pėrqind thanė: po; (Allahu i mėshiroftė tė rinjtė tanė, vallė ēdo tė kishte thėnė ky dijetare sikur tė shihte realitetin e rinisė nė vendet tona tė cilėt e kanė nėpėrkėmbėr shtyllėn e fesė tonė – namazin, Allahu i udhėzoftė nė udhė tė drejtė. sh.p.) e gjithė kjo duke patur prasysh faktin se pjesmarrėsit e anketės ishin tė rinj qė anonin kah dėfrimi dhe jovigjilenca fetare, mirėpo nuk duhet tė harrojmė se ne jetojmė nė vendin e Teuhidit (besimi i pastėr nė njėshmėrinė e Allahut), jetojmė nė gurrėn e islamit, vendin e sigurisė, imanit, xhamive, tubimeve shkencore fetare dhe mėsimit tė kur’anit. Pėr kėtė arsye them se rezultati tė bėn tė ndihesh keq dhe tė dėshpron sepse bėhet fjalė pėr njė shtyllė prej shtyllave tė fesė.
Gjatė disa bisedave dhe takimeve me ca tė rinj m’u bė e qartė njė mospėrfillje e ēuditshme tek ata ndaj namazit. Disa prej tyre u betuan se nuk kanė hyrė nė xhami. Disa thanė: nuk jam falė pėrveē pėr shkak turpit dhe pėr tė bėrė lajka. Disa falen mirėpo shumė rrallė, disa tė tjerė thanė: nuk mund qė tė lihet pas dore namazi nė asnjė gjėndje pa marrė parasyshė shkallėn e degjenrimit. Unė mundem qė tė sjellė argumente nga kur’ani dhe sunneti dhe fjalėvė tė selefit (tė parėt tanė tė mirė) qė aludojnė nė obligueshmėrinė ė faljes sė namazit me xhemat. Kėto argumente janė tė njohura pėr atė qė i kėrkon ato.
Unė e di se ti i di o vėlla i ri mirėpo i drejtohem logjikės tėnde dhe them:
Sė pari: a pajtohesh qė njerėzit ta dinė se ti nuk falė, nėse thua se jo atėherė dije se Allahu e di.
Sė dyti: ti e kėrkon lumturinė dhe qetėsinė shpirtrore dhe nėse ka novoje e blenė atė me gjithė pasurinė qė e posedon – siē thua vet. Po tė shikosh spitalet e sėmudjeve shpirtėrore apo vendet ku bėhet rukje (lexim i Kur’anit pėr tė sėmurė) do tė habitesh nga dėshprimet, mėrziat, pikėllimet dhe brengat e njerėzve qė do t’i vėresh, e Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: " Namazi ėshtė dritė" (Muslimi) – ėshtė dritė pėr zemrat. Allahu (subhanehu ve teala) thotė: " E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr." (Ta ha-124)
E si mund ndryshe t’i kthehet shpina udhėzimit tė Allahut pėrveē se me lėnien e namazit?
Namazi ėshtė lidhja yte me Allahun (subhanehu ve teala) Subhanallah (i madhėruar qoftė Allahu)! Shiko pėrgjigjen e kėsaj pyetje nė anketė:
A je i lumtur? Pesėdhjetė e pesė pėrqind pėrgjigjen: ndonjėherė; gjashtė pėrqind pėrgjigjen: po. Kjo pėrqindje nuk dallon shumė nga pėrqindja e sipėrthėnė e atyre qė linin namazin. Pra krahaso! eshtė nė pyetje nanazi, ēelėsi i lumturisė dhe bari i saj. Ai qė ėshtė i pėrpiktė nė aplikimin e kėtij obligimi ėshtė nė gjendje tė mirė ēfardo qė ndodhė.
Sė trteti: Allahu (subhanehu ve teala) thotė: "Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe falnu me ata qė falen (bini nė rukuė me ata qė bijnė)." (Bekare-43) ky tekst kur’anor qartė tregon nė obligueshmėrinė e faljes sė namazit me xhemat e sikur tė ishte pėr qėllim vetem falja (d.m.th. – falja pa marrė parasysh me xhemat apo vetėm) atėherė do tė mjaftonte tė thuhej " Falni namazin". Dije se Allahu nuk ka toleruar lėnien e namazit me xhemat edhe nė rrast lufteje porse urdhėroi qė namazi tė kryhet me xhemat edhe atėherė kur ėshtė mė vėshtirė, Allahu (subhanehu ve teala) thotė: "Kur tė jesh ti (Muhammed) bashkė me ta dhe ju falė namazin, njė grup prej tyre, duke i bartur armėt" (Nisa-102)
Pejgamberi alejhis-selam nuk lėshoi pe as pėr tė verbėrin i cili pėrvėē asaj se kishte humbur shikimin e kishte shtėpinė larg, rruga s’ishte e sigurtė, nuk kishtė ndihmės qė do ta shpienjte nė xhami, megjith kėtė Allahu nuk e liroi nga obligimi i faljes sė namazit me xhemmat.
Pejgamberi a.s i tha atij: "A e dėgjon ezanin?
Ai u pėrgjigj: po.
Pejgamberi tha: pėrgjigjju.
Nė njė transmetim tjetėr qėndron: " nuk mund tė gjej arsye pėr ty" (Muslimi)
O ti i ri qė nuk falesh, apo qė nuk je i pėrpiktė nė kryerjen e namazit.. a mund pas gjith kėtyre argumenteve tė gjeshė arsyetim pėr lėnien e namazit?
Nėse ata nuk kanė arsye.. cila do tė jetė arsyeja yte nesėr para Allahut, kur do tė pyetesh qė nė fillim pėr ēėshtjen e namazit? Cila ėshtė arsyeja yte – e ti je i shėndoshė, i rehatuar?
Sė katėrti: A tė pėlqen o i ri tė vdesish si lėnės i namazit, apo mospėrfillės i kėtij obligimi?
Njė larės i kufomave tė tė vdekurve thotė: E sollėn njė tė vdekur tė cilin e mbanin babai dhe vėllėezėrit e tij. Ia hoqėm rrobet dhe e pėrgatitėm pėr ta larė. Allahu i kishte dhėnė fuqi trupore dhe lėkurė shumė tė bardhė. Duke rrotulluar kufomėn pėr ta larė papritmas ngjyra e e lėkurės sė tij u ndėrua nė ngjyrė shumė tė zezė. M’u shtangėn duart dhe m’u zgurdulluan sytė nga frika dhe lemeria. Dola prej dhomes sė larjes dhe e pyeta tė atin e djalit tė vdekur pėr kėtė ēėshtje e ai mė tha: ai nuk ka falur namazin. Larėsi thotė: i thash familjes sė tė ndjerit: merreni kėtė kufomė dhe lanie ju, dhe kėshtu larėsi refuzoi tė lajė kėtė kufomė e gjithashtu edhe imami i xhamisė refuzoi t’ia falė namazin e xhenazes.
Allahu na mbroftė – as nuk lahet kufoma e as qė ia falin muslimaėt namazin, nuk vorroset te varret e muslimanėve. Ky ishte gjykimi i Allahut pėr kėtė tė ri, a ka pėrfundim mė tė keq se ky?
O i ri! Dėgjo pra para se tė mos bėhesh prej atyre qė nuk iu falet namazi i xhenazes. Pėrgjigjiu thirrjes sė fesė pėrderisa mundesh dhe mos tė tė mashtrojė fakti se akoma nuk tė ka gjykuar Allahu. Ne gėzohemi kur tė shohim nė xhami, dėshprohemi kur nuk nuk e shkėle pragun ė xhamisė. Ne nuk kemi nė dorė udhėzimin, kush udhėzohet e ka pėr vete e kush devijon e ka poashtu pėr vete, mirėpo deri kur kėshtu? Deri kur do t’ia privosh vetvetes lumturinė dhe qetėsinė? Kėnaqėsia mė e madhe nė botė ėshtė qė me kėmbėt e tua tė shkosh nė xhami. Pyeti falėsit e namazit qė shkojnė natėn nė xhami ecur, ata do tė tregojnė.
vazhdon bidhni teAla>>>
esselamualejkum
hasanmehmeti
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-08-07 nė 00:00
|
|
|
01-08-07, 13:40
|
#79
|
Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Shkaqet qė pengojnė lumturinė
Besimtari e jobesimtari e dėshirojnė lumturinė. Shumica e njerėzve nuk e gjejnė rrugėn kah lumturia, por gjithnjė dėshirojnė lumturinė edhe pse shumica gabojnė dhe nuk e gjejnė atė rrugė.
Njerėzit e kėrkojnė dhe pretendojnė se lumturia mund tė arrihet kur njeriu ėshtė i pasur, ka autoritet, pozitė, famė etj.
Tė gjithė e dimė nga jeta e pėrditėshme se lumturia e cila arrihet nga kėta faktorė ėshtė shumė jetėshkurtėr, shumė e zbehtė, shumė e tejdukshme dhe nuk meriton tė quhet lumturi nė kuptimin e fjalės.
Padyshim, ekzistojnė pengesa tė shumta nė rrugėn drejt lumturisė, disa pengesa qė mund tė arrihet deri te lumturia janė:
1. Kufri (mosbesimi) ky ėshtė shkaku mė i madh pengimit tė lumturisė, pėrfundimi i cili do tė jetė shumė i keq dhe me njė pafatėsi tė pėrjetėshme. Kėta njerėz do tė jetė tė palumtur me kuptimin e vėrtetė tė tė palumturisė, dhe tė tillėt gjithmonė i shoqėron e keqja, zemėrimi dhe ndihen tė pavlerė
2. Veprimi i mėkateve
Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Robi kur tė bėn mėkate, nė zemrėn e tij vendoset njė pikė e zezė, e nėse largohet dhe pendohet, i pastrohet zemra, nėse u kthehet mėkateve, i shtohen ngjyra e zezė, gjersa t’ia mbulon tėrė zemrėn”.
Mėkatet janė errėsirė njėra mbi tjetrėn, kurse zemra sėmuret dhe dobėsohet nga shkaku i mėkateve dhe gabimeve. Ndodh qė ajo tė vdes tėrėsisht, e kur tė vdes zemra, shkatėrrimi ėshtė i pashmangshėm dhe humbja e patjetėrsueshme. Mėkatet shkaktojnė mossuksesimn e diturisė, heqjen e rriskut, ngurtėsinė e gjoksit, vėshtėrsinė e gjėrave, vdekjen e befasishme, pakėsimin e jetės, ikjen e turpit, xhelozisė, sjelljes dhe moralit nga zemra. Ato largojnė dhuntitė, sjellin dėmet, asgjėsojnė bereqetin e jetės si dhe e pėrballin njeriun me lloj lloj dėnimesh nė dynja e ahiret.
3. Zilia dhe xhelozia
Zila ėshtė dukuri e rrezikshme, madje edhe Allahu ka urdhėrua qė t’i largohemi tė keqės dhe zilisė sė ziliqarit.
“Ziliqari s’ėshtė kurrė i qetė, ai ėshtė zullumqari i vetėvetės. Sic edhe kanė thėnė: “Sa mirė dhe sa e drejtė ėshtė zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbyt atė”.
Xhelozi e ziliqari jetojnė nė zjarrin djegės tė pėrhershėm derisa tė mirat e tjetrit nga prona t’i largojnė.
4. Urrejtja ndaj tė tjerėve
Thotė Allahu xhel-le shanehu nė Kur’an: “Dhe mos lejo nė zemrat tona farė urretjeje ndaj besimtarėve…” (El-Hashėr: 10)
Allahu i pėrshkruan besimtarėt se si luten dhe ia drejtojnė Atij fjalėt e lartshėnuara nė lutje, ngase urrejtja ėshtė njėra nga pengesat e lumturisė.
5. Zemėrimi i tepėrt
Padyshim se edhe hidhėrimi ėshtė njėra nga pengesat e lumturisė e tė kėnaqėsisė. I Dėrguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nuk ėshtė i fuqishėm ai i cili e mund dikė nė mundje, por i fuqishėm ėshtė ai i cili pėrmbahet nė hidhėrim.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
6. Zullumi (padrejtėsia)
Edhe padrejtėsia ėshtė ushqim jo i shėndoshė dhe ka pėrfundim shumė tė hidhur.
7. Frika nga dikush tjetėr perveē Allahut
Frika nga dikush tjetėr, e jo nga Allahu xhel-le shanehu shkakton fatkeqėsi dhe poshtėrim. Ibrahimi alejhi selam popullit tė vet i deklaron: “Unė nuk u frikėsohem atyre qė ju ia bėni shok Atij” (El-En’am: 80).
8. Pesimizmi
Pesimizmi ėshtė pengesė e lumturisė dhe tė shkakton ngarkesė psikike.
Pesimizmi tė mbjellė ftohtėsi dhe ngurtėsi nė shpirt si dhe tė bėnė tė bllokuar para lėvizjes jetėsore. Tė ndal dhe tė bėn tė palėvizshėm, tė zhduk pėrparimin personal, ta vdes zemrėn.
Njerėzit mė tė vrazhėt, tė zymtė, e tė mėrzitur janė ata qė i ikėn punės dhe nuk angazhohen me diēka.
9. Paragjykimet
Paragjykim ėshtė e kundėrta e mendimit tė mirė. Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Largojuni nga paragjykimet se paragjykimet janė gėnjeshtra tė mėdha” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
10. Mendjemadhėsia (arroganca)
Pejgamberi i Allahut, Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nuk do tė hyjė nė xhenet ai nė zemrėn e tė cilit do tė ketė madje edhe njė grimė tė mendjemadhėsisė”. Pastaj njė njeri e pyeti: “Po nėse njeriu dėshiron tė posedojė rroba dhe kėpucė tė bukura? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i bukur dhe e don bukurinė, ndėrsa mendjemadhėsia ėshtė tė refuzuarit e bukurisė dhe nėnēmimi i njerėzve” (Transmeton Muslimi)
Njeriu qė ėshtė mendjemadh, jeton vazhdimisht jetė tė mjerė e tė palumtur.
11. Zemra e cila ėshtė e lidhur me dikėnd tjetėr perveē Allahut.
Nga pengesat e lumturisė ėshtė edhe zemra e cila ėshtė e lidhur me dikend tjertėr perveē Allahut, se tė gjitha lidhjet mund tė kėputen dhe copėtohen pėrveē lidhjes sė Allahut xheleshanehu, tė gjitha dyert mbylllen pėrveē derės sė Tij.
12 Droga
Disa gabimisht mendojnė se lumturia qėndron nė konsuminin e drogave dhe nė dehje, mirėpo mė tė vėrtetė kėto janė shkaktare tė palumturisė, mjerimit, pikėllimit, humbjes sė shpresave, vuajteve, shkatėrrimit jo vetėm tė individit por edhe tė shoqėrisė.
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 01-08-07 nė 23:59
|
|
|
18-08-07, 16:33
|
#80
|
Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Mrekullia mė e madhe
Mrekullia mė e madhe
All-llahu xh.sh. neve na sprovon. Mbajmė qėndrim ndaj sprovave , por nė vend tė kėtij qėndrimi i llogarisim punėt me Shpalljen Hyjnore...
Dikush i tha hazreti Bajezid Bistamijut:
"Shejh , kemi parė atė dhe atė. Mashallah , ai i cili i ka ato mrekulli mundet tė ecė edhe nėpėr ujė."
Hazreti Bajezid Bistami u pėrgjigjė :
"E mirė ėshtė , por ajo nuk ėshtė dicka e madhe "
Nė ndėrkohė dikush tjetėr tha:
"Ndėrsa ata munden edhe nė qiell tė fluturojnė sikur pėllumba" .
Hazreti Bistami u pėrgjigjė:
"E mirė ėshtė , por ajo nuk ėshtė ndonjė mrekulli e madhe.."
Njerėzit e habitur pėrreth kėtij shejhu , nuk munden ta mbajnė veten dhe i thanė Shejhut:
"Pra , cka ėshtė sipas teje kerameti ( mrekullia) i drejtė?"
Hazreti Bajezdi Bistami pak heshti , e ngrehu intonacionin e zėrit dhe tha:
"Mrekullia mė e madhe ėshtė kur i sheh pabesimtarėt dhe tė paudhėzuarit se si udhėzohen nė rrugėn e drejtė. Kur ato fillojnė tė falen dhe sinqerisht tė bėhen robėr tė All-llahut xh.sh. Kur e dikton se ėshtė treguar ajo mrekulli e madhe- kur veset e kėqija i ndryshon me veset e mira. Nuk ka keramet( mrekulli) mė tė madhe se ajo. "
All-llahu xh.sh. neve na sprovon. Mbajmė qėndrim ndaj sprovave , por nė vend tė kėtij qėndrimi i llogarisim punėt me Shpalljen Hyjnore , kuptimi i jonė mbi fenė dhe All-llahun e Mėshirshėm e marrim si kriterin mė tė vėrtetė , dhe tė fundit. Ashtu sic thotė i Madhėrishmi: "Ata (mohuesit) nuk e njohėn All-llahun sa duhet njohur Atė kur thanė; "All-llahu nuk i shpalli gjė asnjė njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me tė cilin erdhi Musai e qė ishte dritė e udhėrrėfyes pėr njerėz, e tė cilin ju e bėni tė shpėrndarė nė letra, qė disa i prezentoni, kurse shumicėn e fshehni. Dhe u mėsuat ēka nuk e dinit ju as prindėrit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu". Mandej lėri ata qė luajnė nė atė kotėsinė e tyre."(6:91)
Duhet qė neve tė na bėhet e qartė se i Madhėrishmi neve na llogaritė nė "dobėsitė" e tona; kur do tė kėrkojmė falje , All-llahu na falė tė gjitha. Por Ai nuk donė dhe nuk na falė kur flasim pėr tė atė qė se dimė dhe ia mveshim shumė gjėra atij , ku vetėm e intepretojmė atė cfarė Ai thotė nė Kur`an: "kush ėshtė mė gabimtar i madh se sa ai qė trillon rrenė ndaj Zotit, ose thotė: "Mua po mė shpallet e nuk i ėshtė shpallur asgjė, ose se sa ai qė thotė: "Do tė thur diēka tė ngjashme me atė qė e ka zbritur All-llahu". E, sikur t'i shihje mizorėt kur janė nė agoni tė vdekjes, e engjėjt kanė shtrirė duart e veta (me ndėshkim) e (u thonė): "Shpėtojeni pra vetveten (nėse mundeni)". "Tash pėrjetoni dėnimin e turpshėm pėr shkak se e thoshit tė pavėrtetėn pėr All-llahun, dhe ndaj argumenteve tė Tij ishit kryeneē".(6:93)
Sic ka thėnė Muhammedi a.s.:" A dini kush janė besimtarėt mė tė mirė? Nga ju janė besimtarėt mė tė mirė ato cka sjellen mirė me gratė e tyre." ( Ebu Hurejre , shėnon Tirmidhiu)
Ėshtė dicka tjetėr tė shkaktojmė dhimbje , por me imanin shikohet drejtė nė mundėsitė qė tė tjerėt t`i kuptojmė , mėshirojmė , t`i qetėsojmė. Dashuria ndėrmjet njerėzve sigurt ėshtė shenja mė dalluese se nė mesin e tyre ka edhe besim ose iman.
Dashuria ndaj tjetrit , ndaj atij pėr tė cilin jetojmė , me tė cilin punojmė sė bashku , me tė cilin biem sė bashku nė sexhde para All-llahut , dashuria e kėtillė ėshtė treguesi mė i mirė se nga vetja dhe pėr veten kemi zgjedhur njė rrugė tė hajrit dhe tė frytshme
Nė njėrėn prej rasteve ato njerėz qė e kanė urryer Pejgamberin a.s. kanė theksuar njė identifikim tė tij dhe kanė thėnė:" Dhashtė Zoti qė tė vdes". Kur Hazreti Aisha nė tė ka reaguar ashpėr , Muhammedi a.s. nė formė qetėsuese i ka thėnė;" Aishe , All-llahu dėshiron mirėsi ndaj tė gjithėve."( hadithin transmeton Aisha , ndėrsa shėnojnė Buhariu dhe Muslimi).
Kur i kemi provuar tė gjitha , tė gjitha mėkatet kanė qenė pjesė e jona , nuk jemi nė tė drejtė t`i themi dikujt se jemi nė tė drejtė. Mė nuk ėshtė me rėndėsi se sa jeta jonė pėrshtatet me Sheriatin , sa jemi dyftyrėsha , se sa jemi matrialista. Ėshtė me rėndėsi qė tė tregojmė se jemi nė tė drejtė. Na bėhet e qartė se veten e dojmė ndėrkaq tjerėt i urrejmė dhe na bėhet e qartė se ajeti kur`anor ėshtė i theksuar pėr ne : "Vėrtet ka kaluar njė periudhė kohore, qė njeriu nuk ekzistonte fare si njė diēka i pėrmendur."(76:1)
E di fatkeqėsisht se sa veta i kam rėnduar me fjalė , se sa i kam plagosur nė zemėr sot , i kam pėrgojuar dhe kam folur keq pėr to. Dhe njėashtu pėr fat tė keq nuk e di se sot ose kėtė muaj sa vetave ia kam falur , dikujt qė i kam ndihmuar , e dikėnd qė e kam ledhatuar. Sic thotė All-llahu xh.sh. shpesh nė Kur`an se jeta ėshtė e shkurtė , Tek Ai do tė kthehemi ndėrsa : Secili njeri ėshtė peng i veprės sė vet.(74:38) , Dhe a nuk ėshtė mirė qė tė jemi peng pėr dashurinė dhe paqėn , dhe tė bėhemi armiq tė urrejtjes dhe dhunės? Pejgamberi a.s. urdhėron dhe thotė: "Nuk do tė hyni nė Xhennet , pėrderisa nuk bėheni besimtar , dhe nuk do tė besoni pėrderisa nuk dashuroheni ndėrmjet vete. Dėshironi qė tė ju tregoj se cka shton dashurinė ndėrmjet juve; shpėrndani selamin( paqen) ndėrmjet jush!"
(Hadithin e trasnmeton Ebu Hurejra , ndėrkaq ėshtė i shėnuar nė Sunenin e Muslimit) .
Nga Boshnjakishtja: Hamdi NUHIJU
|
|
|
22-08-07, 10:55
|
#81
|
Anėtarėsuar: 08-04-07
Vendndodhja: Ne BoTeN eKrYJeSiT TaN
Postime: 3,400
|
Silluni me te Tjeret sic Deshiron qe te SIllen me Ty...!!!
Sillu me te Tjeret sic Deshiron qe te sillen me Ty..!!!
Nje i urte ka thene se ai qe kerkon gabimet e te Tjereve eshte si miza - ulet ne ate qe eshte e keqe. DIsa njerez jane te ,olepsur me fjalen `POR `Sahere qe u permend dikend, ata do te te thone dicka si, `Ai ka ndonje te mire , por ...`
Ajo qe vojon pas fjales `POR` eshte kritika, fajesimi, censura..!!!
"Mjer per secilin qe ofendon e perqesh" ( Kuran, 104:1)
"..qe eshte pergojues e qe mbart fjale nder njerz" (Kuran, 68:11)
" Dhe mos e pergojoni njeri - tjetrin" ( Kuran, 49:12)
Sa me te drejte te jemi me te tjeret, aq me shume do te na Respektojn.
Edhe e Kunderta eshte e Vertete. Asnje Njeri i Mencur nuk mendon se do te Fitoje Respektin dhe Lavderimin e te tjereve duke i Percmuar ata dhe ulur Vlerat e Tyre.
" Te Mjerat ata qe mangut masin e peshojne" ( Kuran, 83:1)
__________________
Nese nuk gjen Drejtesi ne Gjyqet e kesaj Dynjaje,
Athere Ngrite Ceshtjen tende deri ne Gjyqin e AHIRETIT sepse atje
Deshmitare jane MEleket, Deklarata nuk nderrohen dhe Gjyqin Udheheq
Krijuesi i i Gjithesise...!!!
|
|
|
23-08-07, 13:38
|
#82
|
Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Dasmat islame!
Dasma e Fatimes, radija-Allahu anha
Fatimja, radija-Allahu anha, ishte bija mė e re e Profetit tonė tė dashur (salallahu alejhi ue selam). Prej tė gjithė fėmijėve, ajo ishte mė e dashura pėr tė. Ai ka thėnė: “Mbretėresha e grave nė Xhenet ėshtė Fatimja.” Ai gjithashtu ka thėnė: “Fatimja ėshtė pjesė e trupit tim. Kushdo qė e ofendon atė, mė ka ofenduar mua.”
Kur Fatimja, radija-Allahu anha, arriti moshėn pesėmbėdhjetėvjeēare, propozimet pėr martesėn e saj filluan tė vinin nga familje tė ngritura dhe tė njohura. Por, Profeti (salallahu alejhi ue selam) qėndronte pa u pėrgjigjur.
Aliu, radija-Allahu anhu, i cili nė atė kohė ishte 21 vjeēar, ka thėnė: Po mė vjen nė mend se unė duhet tė shkoj ta bėj njė propozim formal, por atėherė po mendoj: “Si mund tė kryhet kjo kur unė nuk posedoj asgjė.” Mė nė fund, i nxitur nga mirėsia e Profetit, shkova te ai dhe ia shpreha synimin tim pėr ta martuar Fatimen, radija-Allahu anha. Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte tepėr i kėnaqur dhe pyeti: “Ali! A ke diēka t’i japėsh asaj si Mehėr?” Iu pėrgjigja: ‘Pėrveē njė kali dhe njė parzmoreje nuk kam asgjė.’
Profeti, salallahu alejhi ue selam, tha: “Ushtari duhet, natyrisht, ta ketė kalin e tij. Shko dhe shite parzmoren tėnde.”
Kėshtu, Aliu shkoi dhe ia shiti parzmoren e tij Uthmanit, radija-Allahu anhu, pėr 480 dėrhemė dhe ia dorėzoi ato Resulullahut, salallahu alejhi ue selam. Bilalli, radija-Allahu anhu, ishte i urdhėruar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, tė sjell parfum dhe disa gjėra tė tjera dhe Enesi, radija-Allahu anhu, ishte dėrguar t’i thėrrasė: Ebu Bekrin, Uthmanin, Talhan, Zubejrin dhe disa prej ensarėve, radija-Allahu anhum.
Kur erdhėn kėta njerėz dhe u ulėn, Profeti, salallahu alejhi ue selam, recitoi Khutbah (fjalimin) e Nikahut dhe ia dha Fatimen, radija-Allahu anha, Aliut, radija-Allahu anhu, pėr martesė. Ai njoftoi: “Ju kam tė gjithė juve dėshmitarė se ia kam dhėnė bijėn time Fatimen pėr martesė Aliut pėr 400 mithkalė tė argjendit dhe Aliu ka pranuar.” Ai pastaj ngriti kokėn e tij dhe bėri dua duke thėnė: “O Allah, krijo dashuri dhe harmoni nė mes kėtyre dyve. I beko ata dhe u jep atyre fėmijė tė mirė.” Pas Nikahut, u shpėrndanė hurmat.
Kur erdhi koha qė Fatimja, radija-Allahu anha, tė shkojė te shtėpia e Aliut, radija-Allahu anhu, ajo ishte dėrguar pa ndonjė zhurmė, britmė e vaj e pėrcjellur nga Umu Ajmanja, radija-Allahu anha. Pas namazit tė jacisė, Profeti, salallahu alejhi ue selam, shkoi te shtėpia e tyre, mori leje dhe hyri. Ai kėrkoi njė legen me ujė, i vuri duart e tij tė bekuara nė tė dhe i spėrkati me ujė tė dytė: Aliun, radija-Allahu anhu dhe Fatimen, radija-Allahu anha dhe bėri dua pėr ta.
Profeti, salallahu alejhi ue selam, i dha bijės sė tij tė dashur njė byzylyk tė argjendit, dy shtresa tė Jemenit, katėr dyshekė, njė batanije, njė jastėk, njė filxhan, njė mulli dore pėr bluarje, njė shtrat pa dyshek, njė lėkurė tė vogėl tė ujit dhe njė shtambė tė lėkurės.
Nė kėtė mėnyrė tė thjeshtė, u solemnizua dasma e bijės sė udhėheqėsit tė botės. Nė rregullat vijuese tė Sunetit, dasma bėhet shumė e thjeshtė dhe e lehtė pėr ta kryer.
Disa rregulla tė nxjerra nga martesa e lartpėrmendur
1. Shumė zakone qė i pėrkasin fejesės janė nė kundėrshtim me Sunetin. Nė fakt, shumė janė kundėr Sheriatit dhe konsiderohen mėkate. Propozimi gojor dhe pėrgjigjja janė tė mjaftueshme.
2. Vonimi i panevojshėm i Nikahut i tė dyve: djalit dhe vajzės pasi ta kenė arritur moshėn e martesės ėshtė e gabuar.
3. Nuk ka asgjė tė keqe ta ftojmė dikė tė afėrt pėr shoqėrim me rastin e Nikahut. Megjithatė, s’duhet tė mundohet njeriu pėr mbledhjen e njerėzve nga vendet e largėta.
4. Ėshtė e pėrshtatshme qė dhėndrri tė jetė disa vite mė i vjetėr se nusja.
5. Nėse babai i vajzės ėshtė ndonjė dijetar ose i devotshėm dhe i aftė pėr ta bėrė Nikahun, atėherė ai duhet vet ta solemnizojė martesėn.
6. Ėshtė mė mirė tė ipet Mehri si i Fatimes dhe njeriu duhet tė pėrpiqet ta bėjė kėtė. Por nėse dikush nuk ka mjete atėherė nuk ka gjė tė keqe nėse ipet mė pak.
7. Ėshtė plotėsisht joislame pėr atė qė nuk posedon mjete, t’i sjellim borxhe me qėllim qė tė kemi martesė madhėshtore.
8. Ėshtė ide e gabuar tė mendohet se respekti i tjetrit mund tė humbet nėse njėri nuk mund tė bėjė martesė ekstravagante dhe tė thėrrasė shumė njerėz. Cili ėshtė respekti ynė nė krahasim me atė tė Resulullahut (salallahu alejhi ue selam)?
9. Nė ditėt e sotme praktikohet pėrzierja e burrave me gra qė ėshtė mėkat dhe plotėsisht nė kundėrshtim me Sheriatin.
10. Nė Islam nuk ka asgjė tė ngjashme me ndejat e fejesės tė ashtuquajtura ‘party’.
11. Kujdes tė madh duhet t’i kushtohet namazit nė rastet e martesave prej tė gjithėve: nuses, dhėndrrit dhe tė gjithė pjesėmarrėsve.
12. Ėshtė joislame tė paraqitet nusja nė skenė.
13. Harxhimet e panevojshme qė i sjellin familja e nuses nė mbajtjen e ahengut nuk kanė bazė nė Sheriat.
14. Takimi i ēiftit tė fejuar nė vend publik ku djali mban dorėn e vajzės dhe i vė unazėn nė gishtin e saj ėshtė joislame.
15. Ėshtė joislame pėr ēiftin e fejuar (pa nikah) ta takojnė njėri-tjetrin dhe tė dalin sė bashku.
16. Tri gjėra duhet tė lindin nė mendje kur t’i jipen vajzės dhuratat nė kohėn e Nikahut:
- Dhuratat duhet t’i jipen brenda mundėsive (nuk ėshtė e lejuar tė mirret hua, kredi pėr dhurata tė tilla);
- Tė ipen sende me vlerė;
- Shfaqja nuk duhet tė bėhet ēfarėdoqoftė qė tė mirret.
17. Ėshtė Sunet pėr familjen e dhėndrrit tė bėhet Walimeh.
Shėnim: Nė Walimeh, njerėzit duhet ushqyer lehtė dhe s’duhet bėrė harxhime ektravagande dhe tė vie deri te borxhi.
18. Tė vonohet Nikahu pas fejesės ėshtė joislame.
Disa zakone
Nė metodėn e imituar tė Perėndimit muslimanėt kanė pranuar shumė zakone tė cilat janė joislame dhe janė treguar tė pakėnaqur me to.
Ja disa shembuj:
- Paraqitja e nuses nė skenė;
- Thirrja e mysafirėve pėr dasmė nga vendet e largėta;
- Pranimi i mysafirėve nė ndėrtesė publike;
- Njerėzit e nuses bėjnė shpenzime tė panevojshme duke bėrė aheng i cili nuk ka bazė nė Sheriat. Duhet kujtuar se Walimeh ėshtė gosti e bėrė nga dhėndrri pas martesės.
Ėshtė nė kundėrshtim me Synetin (dhe praktikė e disa fiseve jomuslimane nė Indi) tė dėshirohet, shpresohet pėr kėrkimin e dhuratave pėr dhėndrrin prej njerėzve tė nuses. Ne duhet ta kujtojmė gjithmonė se i Dėrguari ynė (salallahu alejhi ue selam) nuk i dha Aliut, radija-Allahu anhu, diēka pėrveē duasė.
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 27-08-07 nė 15:50
|
|
|
27-08-07, 14:21
|
#83
|
Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Si te hyshe ne zemren e nje gruaje?
Pėr tė arritur lumturinė bashkėshortore ndėrmjet bashkėshortėve duhet tė mbizotėrojė dashuria, mirėkuptimi dhe respekti. Ato e mbrojnė martesėn prej problemeve dhe konflikteve. Por nuk ka shtėpi pa probleme, qofshin tė vogla apo tė mėdha.
Duhet qė bashkėshorti tė kuptojnė se gruaja pėrjeton shumė vėshtirėsi e mėrzitje qė mund tė jenė disa herė mė tė mėdha se hallet e tij. Gruaja ėshtė njė krijesė delikate qė kėrkon kujdes dhe ndihmė. E po qe se ti o vėlla (bashkėshort) jeton larg ndjenjave tė saj, atėherė kush do tė merret me tė? Ajo nuk dashuron tjetėr veē teje dhe nuk ka shok veē teje. Dije se qėndrimi i saj nė shtėpi nuk nėnkupton rehat e qetėsi, pėrkundrazi ajo ka mjaft punė, kush merret me fėmijėt dhe edukimin e tyre? Kush merret me gatimin, larjen, pastrimin, sistemimin e shtėpisė? Tė gjitha kėto punė kanė lodhje mendore e fizike, sikurse edhe puna jote jashtė familjes? E nėse zanatin tėnd do ta ndėrroje me tė sajin skishe pėr tė vazhduar dot mė tepėr se njė orė. Profeti (a.s) e ka barazuar punėn e femrės nė shtėpi me luftėn pėr hir tė Allahut, qė ėshtė prej adhurimeve mė tė mėdha.
Pėr ju bashkėshortė po shtrojmė disa kėshilla pėr tė hyrė nė zemrėn e njė gruaje dhe ėshtė detyrė e juaja ti praktikoni ato.
Njohja
Njih natyrėn e personalitetit tė saj, sepse ēdo grua ka personalitetin e saj dhe pėr ēdo personalitet gjenden ēelėsat qė mundėsojnė kuptimin dhe bashkėpunimin me tė.
Dashuria
Ta duash atė ashtu siē ėshtė, dashuri pa kushte, duke i lėnė pas tė metat apo momentet e dobėsisė sė saj, pra, ti ta duash atė me gjithė qenien e saj, me tė gjithė bukurinė dhe mangėsitė e saj; me gjithė forcėn dhe dobėsinė e saj.
Ta duash atė, sepse dashuria ėshtė nga mirėsitė mė tė mėdha qė ia ka dhuruar Allahu dy bashkėshortėve dhe prej saj burojnė lumenjtė e gėzimit, suksesit dhe shpėtimit.
Kėnaqėsia
Tė jesh i kėnaqur prej saj edhe nėse sheh ndonjė tė metė tek ajo, pasi nuk gjendet nė tokė njė grua e pėrsosur (ose njė burrė i pėrsosur) dhe patjetėr do tė gjesh njė tė metė nė cilėndo grua qė do tė martohesh me tė, edhe sikur ta zgjedhėsh atė, pasi tė tė paraqiteshin ty tė gjithė gratė e tokės. Pra, kėnaqėsia ėshtė ēelėsi i njė jetese tė gėzuar dhe nėse urren tek ajo diēka, duro, se Allahu i shpėrblen durimtarėt.
Kritika
Mos e bėj shprehi kritikėn e saj, sepse gruaja nuk e do atė qė e kritikon shpesh (edhe sikur kritika tė jetė me vend), sepse kjo kritikė e pėrsėritur ėshtė argument i refuzimit dhe pėrgojimit tė dashurisė.
Respekti
Ta respektosh atė, sepse ajo sė pari ėshtė njeri qė e ka nderuar Allahu i lartėsuar, sė dyti ėshtė gruaja jote, tė cilėn e zgjodhe atė midis grave tė tjera, sė treti ėshtė nėna e fėmijėve tė tu, sė katėrti ėshtė ajo qė ruan sekretet dhe gjėrat personale tuaja dhe sė pesti ėshtė ruajtėse e qetėsisė, rehatisė dhe kėnaqėsisė tėnde.
Kuptimi
Tė kuptosh shqetėsimet fiziologjike tė saj (tė pėrmuajshmet, shtatzėninė, lindjen) dhe tė kuptosh gjendjen shpirtėrore tė saj gjatė tyre.
Gėzimi
Gėzimi i saj tė jetė njė nga qėllimet e tua mė tė rėndėsishme.
Ndjenja
Ti shfaqėsh ndjenjat e tua pozitive pėr tė pa pasur turp.
Pėrmbajtja
Tė pėrmbash veten (ndjenjat e tua) negative kundrejt saj nė momentet e mėrzitjes dhe tė pėrpiqesh tė gjesh shfajėsim apo diskutim dhe, nėse nuk gjen, mjafton tė dish se nuk ka njeri pa gabime dhe tė meta.
Zbukurimi
Zbukurohu pėr tė ashtu siē dėshiron ti qė tė zbukurohet ajo pėr ty.
Pėrkujdesja
Nuk mendoj se shikimi i televizorit ėshtė mė i rėndėsishėm se pėrkujdesja ndaj gruas. Bėje atė tė ndiejė pėrkujdesjen dhe pėrgjegjėsinė tėnde, sepse kjo tė bėn ty njė burrė tė vėrtetė nė sytė e saj, sepse gruaja gjithmonė ka nevojė tė ndiejė dikė qė e ruan atė dhe pėrkujdeset pėr tė.
Pėrkrahja
Gruas i pėlqen gjithmonė qė tė ndiejė se burri i saj qėndron pranė saj pėr ta mbrojtur, mbėshtetur, ndihmuar nė ēdo situatė qė i shfaqet, sepse kjo ndjenjė i jep asaj fuqi dhe forcė nė pėrballimin e situatave.
Dyshimi
Ruaju dyshimit nė lidhjet e tua me gruan tėnde, pasi dyshimi sjell armiqėsi dhe ėshtė ēelėsi qė hap dyert pėr tė keqen, tė cilat nuk kanė qenė tė hapura mė pėrpara.
Ndjesia
Gruaja dėshiron gjithmonė tė ndiejė qė burri i saj ėshtė i kėnaqur me tė, dhe kjo me feminilitetin e saj, p.sh. me shijen nė seleksionimin e parfumeve qė i pėrdor, me elegancėn, me mėnyrėn e rregullimit tė flokėve, me personalitetin, me zgjuarsinė qė e karakterizon atė, me guximin e saj, me nivelin e saj kulturor dhe edukativ. Ajo pret prej bashkėshortit gjithmonė njė fjalė pėr pėlqimin e tij dhe pėshpėritjen e kėnaqėsisė sė tij.
Shmangia
Shmang rrahjen e gruas tėnde ose turpėrimit tė saj, sepse sėshtė burrėri qė tė rrahė burri gruan, dhe sėshtė prej moralit tė mirė qė tė shohin fėmijėt e tu nėnėn e tyre nė kėtė gjendje. Kujto gjithmonė se, nėse ke ti njė vajzė, a do tė dėshiroje qė ta rrihte atė burri i saj, sido qė tė ishin shkaqet?
Rėndėsia
Trego gjithmonė rėndėsinė qė ka ajo tek ty, pėrpiqu ta mohosh fjalėn qė pėrforcon se burri nuk i jep rėndėsi gruas; pėrpiqu me sa tė mundesh tė shfaqėsh rėndėsinė e madhe qė ka gruaja pėr ty sikur ajo ėshtė qendėr e jetės tėnde, pasi kjo e gėzon atė sė tepėrmi dhe i dhuron asaj ndjenjėn mė tė madhe tė sigurisė tek vetvetja. Kjo bėn qė tė zgjerohet pėrfshirja e gjėrave, rėndėsive tė pėrbashkėta qė afrojnė largėsinė e mirėkuptimit dhe bashkėpunimit me tė
Dhe sigurisht, me kėtė vėmendje arrihet peshorja midis jush dhe qetėsia nė jetėn e saj.
Nxitja pėr tė ecur pėrpara
Ndihmoje nė formimin e njė figure pozitive dhe dalluese tė saj pėrpara fėmijėve, pasi kjo bėn tė mundur marrėdhėnien e mirė midis saj dhe teje dhe e pajis atė me njė forcė mė tė madhe mbi praktikimin e rolit tė saj edukativ me ta.
Pėrpiqu ti shfaqėsh asaj nė nivelin emocional, mendor dhe kulturor gjithmonė pėrzemėrsi, dashuri dhe simpati, sepse gruaja, sado qė tė jetė me personalitet tė fortė, gėzohet kur gjen burrin e saj qė e mbron, tregon simpati dhe e nxit tė ecė pėrpara.
Krenohu me tė.
Bėje atė tė ndiejė gjithmonė qė ti krenohesh me tė, thuaja kėtė nga ēasti nė ēast, veēanėrisht pėrpara fėmijėve tė tu, pasi kjo e bėn atė tė kėnaqet, tė ndihet krenare dhe tė ndiejė thellė vetveten.
Nėse e do atė nderoje dhe nėse e urren atė mos u sill keq me tė, sepse kėto janė cilėsi qė e karakterizojnė burrin e pastėr, bujar dhe madhėshtor, ashtu si e ka cilėsuar Pejgamberi ynė: Nuk e urren besimtari besimtaren; po nuk i pėlqeu tek ajo diēka, ka pėr ti pėlqyer diēka tjetėr.
Dhe sė fundi, qė tė realizosh kėtė ka njė kusht tė vetėm, gjatė pėrdorimit tė ēelėsave pėr hyrjen nė zemrėn e gruas duhet qė ta bėsh kėtė me tė gjithė dashurinė tėnde, me mėnyrė natyrale dhe me qėllim tė sinqertė qė tė mos dalė ky afrimitet nė dyfytyrėsi apo rol teatral.
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
|
|
|
29-08-07, 09:14
|
#84
|
Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Fshehtesite e marteses!
Martesa ka qėllimet dhe synimet e veta, prej tė cilave do ti theksojmė vetėm disa:
Zoti i Madhėrueshėm i ka krijuar njerėzit nė tokė dhe nė tė ka caktuar ekzistencė tė pėrkohshme, e cila ėshtė e lidhur me tė lindurit e fėmijėve dhe shumėzimin e pėrgjithshėm tė racės njerėzore. Pikėrisht pėr kėtė si dhe pėr tė tjera shkaqe tė arsyeshme, martesa islame urdhėrohet dhe rregullohet me ligj.
Martesa konsiderohet ndėr vendimet mė serioze tė jetės sė njeriut. Martesa ėshtė njė institucion fetar, tė cilin sikurse edhe institucionet tjera fetare, myslimanėt janė tė obliguar ti respektojnė, qė ti pėrmbahen plotėsisht dhe ta aplikojnė nė jetė. Martesa ėshtė hapi mė i rėndėsishėm tė cilin krijesa njerėzore do ta kishte bėrė nė interes tė tė mirave dhe lumturisė personale.
Nga ajetet kuranore dhe njė numėr i madh i haditheve tė Pejgamberit, alejhi selam, shohim se muslimanėve u rekomandohet martesa. Allahu thotė nė Kuran:
Martoni tė pamartuarit (e tė pamartuarat) tuaja dhe skllavėt (e skllavet) tuaja tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, Zoti do ti begatojė nga dhuntitė e Tij... (En-Nur: 32)
Muhamedi, alejhi selam, gjithashtu e porositi martesėn duke thėnė: Martohuni dhe shumėzohuni, sepse unė krenohem me ju ndaj popujve tė tjerė nė Ditėn e Gjykimit.
Nga historia e njerėzimit shohim se tė gjithė popujt e lashtė, si p.sh.: sirianėt, babilonasit, egjiptasit, grekėt, etj. martesės i kanė kushtuar rėndėsi tė madhe.
Islami na mėson se martesa ėshtė gjysma e fesė. Pėr shkak se plotėson aq shumė nevoja themelore tė individit dhe shoqėrisė, martesa shihet si njė shtyllė prej guri nė tė cilėn mbėshtetet e tėrė jeta muslimane. Kur dy njerėz martohen dhe familjen e tyre e drejtojnė sipas dėshirės sė Zotit, ata me tė vėrtetė kanė filluar rrugėn pėr nė Xhenet.
Ekzistojnė mendime tė ndryshme rreth vlerėsimit tė martesės, po i citojmė vetėm disa:
- Martesa shėrben si bazė e fesė dhe e shtetit, ngase duke shėrbyer si mjet pėr shtimin e njerėzimit, ajo i siguron jetė fesė dhe shtetit.
- Martesa ėshtė themel i bashkėsisė njerėzore, me anė tė sė cilės mund ta dimė se sa vlen njė burrė ose njė grua.
- Martesa ėshtė mjeti mė i mirė pėr mbrojtje nga prostitucioni dhe prishja morale.
- Martesa ėshtė nė shėrbim tė kulturės dhe tė njerėzimit, e cila na ruan nga krimet dhe mėkatet.
- Martesa na nxit nė punė dhe angazhim, tė cilat duhet ti orientojmė nė tė gjitha drejtimet.
- Martesa ėshtė mjet, qė i shpie popujt deri te fuqia, ndėrsa bijtė e tyre deri te mirėqenia, lumturia dhe fama.
- Martesa ėshtė kopsht i lumturisė, mbrojtės i shėndetit dhe synimi mė fisnik i gjinisė njerėzore.
Martesa ka qėllimet dhe synimet e veta, prej tė cilave do ti theksojmė vetėm disa:
1. Ruajtja e gjinisė njerėzore
Martesa nėnkupton shtimin e gjinisė njerėzore dhe paraqet faktorin kryesor pėr vazhdimėsinė e saj derisa tė jetė kjo botė. Allahu thotė nė Kuran:
O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe kinie frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju. (En-Nisa: 1)
All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj, e prej bashkėshorteve tuaja - fėmijė e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) tė mira. A besojnė ata tė pavėrtetėn, e tė mirat e All-llahut i mohojnė? (Nahl: 72)
2. Sigurimi i trashėgimtarėve ligjor, ngase duhet ditur se kush kė e trashėgon me ligj.
3. Sigurimi i bashkėshortėve nė pikėpamje morale, sepse pa sigurim tė jetės morale nuk ka as rregull tė mirė shoqėror.
4. Edukimi i mirė i fėmijėve nė pikėpamje fetaro-morale, ngase pa edukim tė mirė tė rinisė, bashkėsia njerėzore nuk ka lumturi dhe mirėqenie tė vėrtetė.
5. Mbajtja e gruas dhe e fėmijėve sepse duhet ditur se kujt i takon kjo detyrė, etj.
Jeta martesore pėrmban nė vete edhe tensione, por ajo jetė tė siguron atė lloj tė relaksimit pėr tė cilėn qenia njerėzore ka nevojė natyrale.
Jeta moderne pėrmban mbi vete aq shtypje dhe sprova sa qė do tė mund ta shkatėrronin edhe lidhjen mė stabile. Pėr kėtė arsye ėshtė e domosdoshme qė bashkėshortėt tė respektojnė tė drejtat e njėri-tjetrit dhe tė ndihmohen mes vete.
Ēelėsi i parė pėr martesė tė lumtur ėshtė ta duash Allahun dhe tė praktikosh parimet e Tij nė ēdo situatė dhe lidhje. Pėr njė martesė tė suksesshme ėshtė tepėr e rėndėsishme tė merrni parasysh nevojat dhe karakterin e partnerit tuaj. Nė martesėn muslimane, pėrgjegjėsi dhe detyra kanė si burri edhe gruaja dhe qė tė dy, individualisht janė pėrgjegjės para Zotit pėr veprat e tyre.
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
|
|
|
31-08-07, 14:10
|
#85
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
Nuk je ti i verbėr, por unė isha i verbėr!
Nuk i kisha kaluar tė tridhjetat kur gruaja ime lindi fėmiun tonė tė parė. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atė natė me shokėt e mi, nė njė prej vendeve tė pushimit ku kalonim natėn, tė mbushura me fjalė dhe biseda tė kota, madje edhe me pergojime dhe harame tė tjera.
Isha unė ai qė e mbaja fjalėn mė sė shumti nė mesin e shokėve duke pėrgojuar dhe u tallur me njerėz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me kėtė.
Kėtė natė kam qeshur shumė. Posedoja talent tė ēuditshem nė imitimin e njerėzve, saqė edhe zėrin e ndryshoja sikur zėri i personit qė e imitoja. Tallesha me secilin, saqė edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.
Kujtoj kėtė natė, ku u talla me njė tė verbėr qė lypte nė treg. Ia vura kėmbėn pėrpara, zuri nė kembėn time dhe u rrezua. Mė tha diēka por nuk e mora vesh se ē'foli. Shokėt dhe tė gjithė njerėzit qė ishin nė treg qeshnin.
U ktheva ate natė shumė vonė nė shtėpi si gjithherė dhe gjeta gruan time duke mė pritur. I vinte keq pėr gjendjen time, me pyeti me zė tė ulet dhe tė dobėsuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Nė Mars, tek shoket si zakonisht.
Ishte tepėr e lodhur. Mori tė flasė por lotėt e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumė, dhe me duket qartė se mė ėshtė afruar koha e lindjes.
Ndjeva nė vetėn time se kam qenė i pakujdesur pėr tė. Ka qenė e duhur tė jam me i kujdesur pėr tė dhe me afėr saj, dhe te rrij mė pak natėn jashte shtepisė, veēanerisht nė muajin e saj tė lindjes.
E dergova nė spital me shpejtėsi, hyri nė dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejė dhimbjet e lindjes. Me orė tė tėra prita lindjen, derisa mė humbi durimi duke pritur dhe thash tė shkojė nė shtėpi, dhe lashė numrin e telefonit tek pėrgjegjėsit, qė tė mė thėrrasin kur tė lindė .U ktheva nė shtėpi tė pushojė.
Pas njė ore mė lejmėruan pėr tė mė pėrgezuar pėr lindjen e djalit, Salimit. Shkova nė spital mėnjėherė. I pari qė mė takoi me pyeti pėr numrin e dhomės dhe informatet tjera pėr shoqėn time. Kėrkuan prej meje tė paraqitėsha sė pari tė doktoresha, qė ishte kujdesur pėr shoqėn time. Bertita me vrazhdėsi: Ēfarė doktoreshe! Me rėndesi ėshtė ta shohė djalin tim. Por me detyruan qė tė shkoj tek doktoresha.
Hyra tek ajo dhe me lejmeroi se lindja e djalit tuaj ėshtė me tė meta. Mė kėshilloi qė tė pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj me tha se djali juaj ka deformim tė madh nė tė dy sytė e tij dhe kjo konkludon se djali juaj ėshtė i verbėr. E ula kokėn dhe u mundova t'i ndali lotet dhe mėnjėherė kujtova lypsin e verbėr, tė cilin e kisha rrezuar nė treg dhe qeshen njerezit me te. Thashė: Subhanallah ē'ka tė mbjellėsh korrė. Qėndrova kėshtu pėr njė ēast dhe nuk dija se ēka tė thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falėnderova doktoreshen pėr butesinė dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.
Gruaja nuk ishte e deshpėruar pėr atė qė na kishte goditur, ishte besimtare e forte nė caktimin e All-llahut dhe e kėnaqur me te. Shpesh me kėshillonte qė tė mos tallem me njerėz, dhe e perseriste shpesh mos i pėrqesh njerėzit!
Dolem prej spitalit, doli edhe Salimi i vogėl me ne. Nė tė vėrtetė, nuk u kujdesėsha shumė pėr Salimin. E konsideroja sikur tė mos ishte prezent nė shtėpi, saqė kur qante shumė ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja nė sallon dhe flija. Ndėrsa gruaja ime kujdesej shumė pėr te dhe e donte shumė. Kurse unė, jo qė e urreja, mirėpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!
Rritej salimi dhe filloi tė zvarritej. Kur mbushi afėr gjashtė vjetė filloi tė mundohej tė ecte. Vėrejtem tek ai se ishte edhe i gjymtė nė kembė.
Pas Salimit, qė ishte fėmiu ynė i parė, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Salimi dhe rritėshin edhe vėllezėrit e tij.
Nuk e pelqeja te rrija nė shtėpi, si gjithmonė isha me shokėt e mi. Nė tė vėrtet, isha bėrė si loder nė duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unė mund tė pėrmisohesha. Porse ajo gjithmonė lutej qė tė mė udhėzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve tė mija tė pamatura. Hidherohej vetėm kur shihte moskujdesjen time ndaj Salimit dhe interesimin tim te madh pėr vėllezėrit e tij.
Rritej Salim por rritej edhe brengosja ime pėr te, nuk e refuzova kėrkesėn e gruas sime qė ta regjistroj Salimin nė njė shkollė pėr tė nxėnėsit me tė meta.
Isha i pakujdesshem ndaj kohės dhe vitet shkonin, ditet me ishin bėrė tė njėjta, punė-gjumė, ushqim dhe qendrim im nė orėt e vona tė natės, kjo ishte dita dhe jeta ime.
Ishte ditė e xhuma, u zgjova nė ora njembedhjetė tė drekės, pėr mua ishte akoma herėt. Kisha njė takim, nė njė gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa tė dal.
Duke kaluar nėpėr koridorin e shtėpisė, papritmas ma tėrhoqi vėrejtjen Salimi duke qarė shumė me njė zė tė madh. Ishte hera e parė qė vėrejta Salimin duke qarė, qė prej kur ishte i vogel. Dhjete vite kishin kaluar e unė nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dėgjoj, mirėpo nuk u mbajta, dėgjova zėrin e tij duke thirrur nėnė e tij kurse unė isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashė: Salim, pse qanė? Ēfarė ke?
Sapo dėgjoi zėrin tim u ndal nga tė qajturit dhe kur ndjeu se jam afėr tij filloi tė prekė pėrreth tij me dy duart e tija tė vogla. E kuptova se po mundohet tė lergohet nga unė, sikur don tė me thonte: , "Tash gjete kohė tė interesohesh pėr mua, ku ishe qė dhjete vite?!" Hyri nė dhomėn e tij e unė i shkova nga pas. Nė fillim refuzoi tė mė tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butė me te deri sa filloi te me tregoi problemin.
Ishte vonuar Umeri, i cili e dėrgonte atė nė xhami pėr namaz tė xhumasė, ishte frikuar se nuk do te gjente vend nė saffin e parė, thirri Umerin dhe thirri nėnėn e tij, porse nuk i pėrgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotėt e tija, qė i rridhnin nga sytė e verbėr. Subhanallah thashė, une isha i verber e jo ai!
Nuk e mbajta dot vetėn deri nė fund tė fjalės sė tij, vendosa doren time mbi gojėn e tij dhe i thash: Pėr kėtė ke qarė, o Salim? Ma ktheu: Po.
I harrova shoket e mi, e harrova gostinė, qė kisha pėr tė shkuar, dhe i thash: O Salim, mos u hidhero! A e din se kush do tė dėrgojė ty sot nė xhami? Tha: Sigurisht Umeri porse ai vonohet gjithmonė. Ia ktheva: Jo Umeri, por unė do tė dėrgoj sot nė xhami.
U habit Salimi, nuk e besonte kėtė, mendoi se po bėja shaka me te dhe filloi tė qajė. Ia fshiva lotėt e tija me dore dhe e kapa pėr dore. Desha ta dėrgojė me veturė, porse refuzoi duke me thėnė: Xhamia ėshtė afėr dhe kam dėshirė tė eci deri nė xhami.
Nuk e kujtoja herėn e fundit qė kam hyrė nė xhami, porse ishte hera e parė qė ndjeva frikė dhe pendim pėr ato vite tė gjata, qė me kishin shkuar pa falur namaz.
Kishte qėnė xhamia e mbushur me besimtarė, por, pėr Salimin gjeta njė vend nė rreshtin e parė. Dėgjuam hutben e xhumasė sė bashku dhe u fal Salimi afėr meje. Nė fakt unė u fala afėr tij.
|
|
|
31-08-07, 14:12
|
#86
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
vazhdim
Pasi mbaroi namazi, kėrkoi prej meje qė t'ia afroi Kuranin. U habita! Si do tė lexon kurse ai ėshtė i verbėr?! Ne fillim e injorova kėrkesėn e tij, mirėpo u frikova mos po i shkaktoj plagė nė vetėn e tij dhe ia dhashė Mus'hafin. Kėrkoi prej meje qė t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojė Mus'hafin deria sa e gjeta nė pėrmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi pėrpara vetės dhe filloi ta recitojė surėn me sy tė mbyllur.
O All-llah! - thash i ēuditur. Ai e ka mėsuar tėrė suren Kehf.
U turperova prej vetės, e kapa njė Mus'haf qė tė lexoj, ndjeva njė dridhje nė vete nga frika. lexova e lexova dhe e luta All-llahun tė mė falė dhe tė mė udhėzojė. Fillova tė qajė i penduar me njė zė sikur fėmijė. Disa njerėz akoma ishin tė pranishėm nė xhami duke falur nafile, u turpėrova prej tyre dhe u mundova tė mos e marrin vesh qė po qajė.
Paspak ndjeva dorėn e vogėl tė Salimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirė lotėt, qė mė kishin mbuluar. E afrova dhe e shtėrngova pėr gjoksi duke e pėrqafuar, e shikova njėherė dhe tash nė vete: Ti nuk je i verbėr, por unė jam i verbėr.
U kthyem nė shtėpi. Grauja ime ishte brengosur shumė pėr Salimin. Mirėpo, kur mori vesh se unė kam qenė me tė nė xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye nė gėzim. Nga kjo ditė nuk kam lėnė namaz pa falur nė xhami.
Braktisa shoqėrinė e shfrenuar tė natės dhe bėra shoqėri mė tė mirė, shokė tė xhamisė, tė cilėt i njoftova nė xhami dhe shijova ėmbelsinė e imanit me ta.
Mėsova shumė gjėra prej tyre, qė dunjaja m'i kishte harruar.
Nuk leja ligjėrate, qė mbahej nė xhami e qė nuk prezentoja nė to, e bėra hatme edhe Kur'anin disa herė nė muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut nė ēdo kohė, me shpresė qė tė mė falė All-llahu pėr pėrgojimet dhe gjynahet tjera qė i kisha bėrė.
U afrova me afer familjes si kurrė mė parė.
Njė ditė, vendosen shokėt e mi tė mirė tė shkojnė nė njė vende largė nga shtėpia ime, pėr tė bėrė thirrje nė Islam. Nė fillim, nuk isha i vendosur tė shkojė me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmėrova bashkėshortėn time, qė mendova se do tė refuzonte, por pėrkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe me nxiti nė kėtė qėllim. Ishte hera e parė qė e lajmeroja gruan time pėr shkuarje nė njė vend jo tė shfrenuar dhe te urrejtur e tė mbushur me harame.
U drejtova kah Salimi, i tregova pėr udhėtimin tim, me kapi me dy krahet e tij tė vegjėl dhe mė pėrqafoj duke u lutur pėr mua.
Mungova nė familje afėrsishte tre muaj e gjysėm. Gjatė kėsaj kohe thirrja nė telefon sa herė qė mė jepej mundėsia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.
Filloi tė mė kapė njė mallė i madh. Ah... sa me mori malli pėr Salimin.
Kisha dėshirė ta ndegjoja zėrin e Salimit, ai ishte i vetmi qe nuk kisha biseduar me te prej qė kisha udhėtuar. Nuk e dija shkakun, ose ėshtė nė shkollė mendoja ose nė xhami ne kohen kur thirrja.
Sa herė qė bisedoja me bashkėshortėn, i tregoja pėr mallin qė me kishte marrur pėr Salimin, kurse ajo qeshte e gėzuar dhe duke me pėrgezuar pėr te. Vetem se nė herėn e fundit kur bisedova , nuk e dogjoja tė qeshuren e saj, si zakonisht, pėr habi kishte ndėrruar zėrine saj. I thash t'i dėrgonte selam Salimit nga unė. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.
Pasi qė erdhi koha e kthimit nė shtėpi u gėzova shumė. Kur u ofrova derės sė shtėpisė trokita dhe shpresoja qė ta hapė deren Salimi. Papritmas, e hapi derėn Halid, i cili akoma nuk i kishte mbushur katėr vite. E pėrqafova dhe e barta me krahet e mi, kurse ai bertiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra nė shtėpi ndjeva njė ngushtim nė vetėn time, kėrkova ndihmė nga All-llahu prej shejtanit tė mallkuar.
Ndejta me gruan time, pashė se ishte e vėrenjtur nė fytyrė, nuk ishte sikur herave tė tjerave. U mundua tė paraqitej si e gėzuar pėr ardhjėn time. E pyeta se ēka ndodhur? M'u pėrgjigj: Asgjė!
Nė ēast m'u kujtua Salimi. I thashė: Ku ėshtė Salimi? Uli kokėn e saj dhe nuk m'u pėrgjigj, ndėrsa nė fytyrėn e saj filluan t'i rrjedhin lotėt. Bėrtita prap: Ku ėshtė Salimi? Nuk foli askush. Mė pas m'u afrua Halidi i vogėl duke belbezuar dhe tha: Baba, Salimi ka shkuar nė xhenet tek All-llahu. Gruaja filloi tė qajė me tė madhe gati sa nuk u perplas pėr tokė dhe dola nga dhoma e pikėlluar pėr ndarjen e Salimit.
Pas kėsaj, mora vesh se dy javė para se tė mbėrrija Salimin e kishte goditur njė temperaturė e madhe dhe ethe dhe bashkėshortja e kishte dėrguar nė spital. Mirėpo, sėmundja i ishte rėnduar u nda nga kjo botė.
Salimi nuk ishte i verbėr por unė isha i verbėr.
O All-llah, sa kėnaqėsi ėshtė ta shijosh ėmbėlsinė e imanit!
All-llahu e mėshiroftė Salimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbėr. Sa e sa njerėz sot posedojnė shqisa tė shėndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].
|
|
|
05-09-07, 08:39
|
#87
|
Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Nėse dėshiron tė jesh prej atyre qė u pranohet lutja!
Bėhu i sinqertė nė lutjen tėnde drejtuar Allahut tė Lartėsuar dhe mos lut askėnd pėrveē Tij, ngase duaja ėshtė adhurim (ibadet), madje ndėr ibadetet mė tė rėndėsishme dhe mė tė vlefshme, sepse Allahu i Lartėsuar pranon vetėm atė qė ėshtė e sinqertė pėr Tė. Ai thotė: Dhe (mua mė shpallet) se vėrtet xhamitė janė veēantė pėr ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni nė to askėnd tjetėr me Allahun! (Xhin, 18)
Gjithashtu thotė: Pra, adhurojeni Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, edhe pse jobesimtarėt e urrejnė atė (adhurimin). (Gafir, 14)
Ndėrsa Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, thotė: Kur tė kėrkosh, kėrko prej Allahut. Nėse kėrkon ndihmė, kėrko prej Allahut.1
Duro dhe mos nxito nė pėrgjigje. Nėse durimi yt mbaron, atėherė ti do tė jesh humbės, je sjellė keq me Allahun. Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: I pranohet lutja (lutėsit) pėrderisa nuk nxiton e thotė: Luta, por nuk mu pranua lutja.2
Gjithashtu, nga ai transmetohet se ka thėnė: I pranohet lutja (e lutėsit) pėrderisa nuk lutet pėr ndonjė mėkat ose pėr ndėrprerjen e lidhjeve familjare dhe pėrderisa nuk nxiton. I ėshtė thėnė: O i Dėrguar i Allahut, ēėshtė nxitimi? Tha: Tė thotė: Bėra lutje, bėra lutje dhe nuk shoh se mė ėshtė pranuar. Me kėtė rast pikėllohet dhe e lė lutjen (duanė).3
Pendohu pėr tė gjitha mėkatet dhe kthehu tek Ai, ngase shumicėn e atyre qė ankohen nga mospranimi i lutjeve e kanė kapluar mėkatet. Mėkatet janė pasojė e ēdo fatkeqėsie. Vėlla i dashur, shembulli i mėkatarit nė lutjen e tij ėshtė si shembulli i njeriut i cili lufton me ndonjė mbret tė kėsaj bote pėr njė kohė tė gjatė dhe pastaj shkon dhe i kėrkon mbretit ndonjė tė mirė. Ēfarė mendon pėr kėtė njeri? A do tė arrijė ta realizojė kėrkesėn e vet? Do ta realizojė vetėm nėse dashuria e njeriut pėr mbretin ėshtė e sinqertė dhe e ēiltėr.
Kujdesu qė kafshata e gojės tė jetė hallall (e lejuar). Mos e fut nė barkun tėnd haramin (tė ndaluarėn). Nėse njeriu stoliset me kėto qė thamė, atėherė do tė vėrejė gjurmėt e pranimit tė lutjeve tė veta. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: O ju njerėz! Allahu ėshtė i mirė dhe nuk pranon veēse tė mirėn." Ai i urdhėroi besimtarėt sikurse i urdhėroi tė Dėrguarit dhe u tha: (Ne u patėm thėnė): "O ju tė dėrguar, hani atė qė ėshtė e lejuar dhe e mirė dhe bėni vepra tė mira se Unė e di atė qė ju veproni. (Muminun 51). Gjithashtu thotė: O ju qė besuat, hani nga tė mirat qė ua kemi dhėnė dhe falėnderoni Allahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni. (Bekare, 172)
Pastaj pėrmendi njeriun i cili ka udhėtuar gjatė me flokė tė shpupuritura dhe tė pluhurosura dhe qė i shtriu duart e tij kah qielli (duke thėnė): O Krijues, o Krijues!, kurse ushqimi i tij ėshtė haram, pija e tij haram, veshmbathja e tij haram dhe ėshtė ushqyer me haram. E, si do t'i pranohet lutja?!'"
Sad bin ebi Vekasi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ėshtė bėrė i njohur nė mesin e sahabėve pėr pranimin e lutjeve tė tij. Kur bėnte dua, lutja e tij ngrihej dhe nuk kthehej vetėm se me realizimin e asaj qė kėrkoi. Ai thotė: Ēdo kafshatė qė kam futur nė gojė e di nga ka ardhur dhe si ka dalė. Pikėrisht kėtu qėndron fshehtėsia e pranimit tė lutjeve, pra, kafshata e lejuar.
Ki mendim tė mirė pėr Allahun e Lartėsuar. Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Luteni Allahun duke qenė tė bindur nė pranimin e lutjes. Vėrtet Allahu nuk e pranon lutjen nga zemra e pakujdesshme.4
Vėlla i dashur, tė jesh i bindur pėr pranimin e lutjes. Allahu pranoi lutjen e krijesės mė tė keqe, Iblisit, i cili ėshtė mė i keq se ti.
Mos e tepro nė lutjen tėnde. Teprimi kėtu ka pėr qėllim ēdo lutje qė ėshtė nė kundėrshtim me urtėsinė e Allahut Fuqiplotė, nė kundėrshtim me ligjin dhe urdhrin e Tij, ose pėrmban nė vetvete tė kundėrtėn e asaj qė ka lajmėruar Ai. Allahu thotė: Luteni Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje, pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė. (Araf, 55)
Mos iu lut Allahut pėr atė qė nuk tė pėrket ty, si diēka nga pozitat e tė Dėrguarve, mos e tepro nė lutje duke pėrmendur ēdo hollėsi tė panevojshme, ose duke kėrkuar atė qė nuk tė lejohet tė kėrkosh, pėr shembull diēka nga haramet (tė ndaluarat), ose ta ngresh zėrin gjatė lutjes e tė ngjashme me kėto.
Urdhėro pėr tė mirė dhe ndalo nga e keqja. Hudhejfeja, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, thotė se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, ose do tė urdhėroni pėr tė mirė e do tė ndaloni nga e keqja, ose do tė zbresė Allahu dėnimin mbi ju. Kėshtu qė do ti luteni Atij, por nuk do tua pranojė lutjet.5
Filloje lutjen me falėnderimin e Allahut, pastaj dėrgo salavate e selame mbi tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, e pastaj lutu pėr atė qė ke nevojė. Kthehu nė drejtim tė kibles, zgjidh shprehjet mė tė mira e kuptimplota, por ska fjalė mė kuptimplote dhe mė tė mira sesa ato qė kanė ardhur nė Kuran dhe nė hadithin e vėrtetė, ngase ato kanė mė shumė bereqet dhe janė shprehje pėrmbledhėse.
Kėrko momente dhe kohė tė vlefshme. Kėto janė mbrėmja e natės sė Arafatit ndėr netėt e vitit, netėt e muajit tė Ramazanit ndėr muajt e vitit, e sidomos dhjetė netėt e fundit tė tij, e veēanėrisht nata e Kadrit, dita e xhuma ndėr ditėt e javės, fundi i natės, koha mes ezanit dhe ikametit, koha kur zbret shiu, etj..
Shfrytėzo momentin kur je nė sexhde, pas namazit, nė muajin e Ramazanit, etj..
Shfrytėzo rastet kur je nė vėshtirėsi, kur je nė udhėtim, kur je i sėmurė, kur je i dėmtuar, etj..
Ngriji duart gjatė lutjes. Selmani, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Allahu ėshtė i turpshėm, ėshtė fisnik. Atij i vjen turp qė, kur njė rob i Tij i ngre duart, tia kthejė atij tė zbrazura.6
Paraprije lutjen nga ndonjė vepėr e mirė, si namazi, agjėrimi, sadakaja
A nuk e sheh vėlla se mė tepėr shpresohet nė pranimin e duasė pas namazit, ngase ėshtė bėrė pas njė vepre tė mirė. Prandaj, vėlla i dashur, provo tė lutesh pas njė pikė loti nga frika e Allahut Fuqiplotė, ose pas ndonjė pune qė i ke mbaruar ndonjė vėllai, ose pas sadakasė qė ke dhėnė nė errėsirėn e natės
Lute Allahun me emrat e Tij tė bukur. Ai thotė: Allahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirreni me ata. (Araf, 180)
Fillo me lutjen pėr veten tėnde, pastaj pėr prindėrit e tu e pastaj edhe pėr vėllezėrit e tu muslimanė, pėr dijetarėt e pėr burra tė mirė e tė ndershėm.
Nė fund, vėlla i dashur, mos u dėshpėro nėse nuk sheh pėrgjigje, nėse lutja jote spranohet. Ndoshta tė ėshtė pėrgjigjur Allahu duke tė tė larguar ndonjė sprovė dhe fatkeqėsi pėr tė cilėn ti ske njohuri, ose nuk tė ėshtė pėrgjigjur, duke e ditur se ajo qė ke kėrkuar sėshtė e mirė pėr ty; pasuria qė ke kėrkuar ndoshta do tė bėnte qė ti tė prisheshe e tė largoheshe nga Allahu, ose ke kėrkuar djalė e Allahu e ka ditur qė ai, kur tė rritet, nuk do tė tė respektojė, ose ke kėrkuar ndonjė punė, por ajo punė tė hap rrugėt e haramit (sė ndaluarės). Por mund qė ju ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju. (Bekare, 216). Ndoshta nuk tė ėshtė pėrgjigjur ngase ti ke futur haram nė riskun tėnd, ose sepse Ai dėshiron tė shohė kėmbėnguljen tėnde gjatė lutjes nė fundin e natės. Allahu di mė sė miri!
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
|
|
|
06-09-07, 16:42
|
#88
|
Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Qėndro pėr njė ēast
dhe vėshtro
Q ė n d r o p ė r n j ė ē a s t
d h e v ė s h t r o
Rrėmujė
Zhurma
Zėra
Njerėz qė shkojnė e vijnė
Makina dhe kamionė qė buēasin. Dhunė
gjakderdhje
vjedhje
teknologji
konkurencė
urrejtje
kurthe
zhvillim
revolucion shkencor
luftra... ditė qė ikin dhe veniten para syve tė tu dhe nuk i arrin dot. Fėmijėt e tu tė rriten para teje, kurse ti nė njė vorbull sillesh dhe nuk e di se pėr ku. Njėri tė shtyn djathtas, njė tjetėr majtas, njė i tretė tė shkakton njė tronditje qė tė zien koka. Bota tundet nėn kėmbėt e tua, kurse ti akoma se di se ēfarė po bėn, bile akoma se ke vrarė mendjen se pse jeton. Je i trullosur, i hutuar. Kėnaqesh pa e ditur se pėr ēfarė, mėrzitesh pėr hiē gjė
tė rritet fėmija para syve tė tu, kėnaqesh
Tė dobėsohet shikimi dhe vendos syze, krenohesh se tė shkojnė shumė
tė bien dhėmbėt njėri pas tjetrit dhe vendos tė tjerė dhe i kėnaqur buzėqesh
Tė kėputen gjunjėt dhe fillon tė mbash shkop, bile e zgjedh tė bukur, pasi ka mė tepėr personalitet, krenohesh
Doktori tė jep disa ilaēe pėr qetėsimin e zemrės dhe ti kėnaqesh me ngjyrat e bukura tė kutisė sė kėtyre ilaēeve.
Dhe akoma nuk e ke kuptuar o i shkretė se ēdo gjė qė ndodh rreth teje apo tek ty do tė thotė afrim drejt fundit. Sirenat e stacionit tė fundit po bien... Nga libri yt nuk kanė ngelur veēse pak faqe. Ėshtė libri i jetės tėnde, faqen e parė tė tė cilit e fillove me veprat dhe veprimet e tua tė para. Me ėndrrat dhe iluzionet e tua qė ditėn e parė kur erdhe nė kėtė jetė dhe fillove tė qaje pa e ditur se pėrse qan. Pastaj tė ēelej fytyra kur qeshje pėr lodrat e tua. Kurse tani je rritur dhe nuk qan mė, qoftė edhe pėr gjėra tė mėdha, ndoshta edhe tė qeshurėn e ke shumė tė rrallė. Nuk tė bėn pėrshtypje asgjė. Gjithēka qė mendon ėshtė tė fitosh sa mė shumė para dhe pushtet pėr tė ardhmen tėnde dhe tė fėmijėve tė tu.
Zgjohu vėllai im, pa shiko pak rreth teje
Qėndro pak i vetėm dhe shikoje veten tėnde nė pasqyrė, ndoshta nuk do ta njohėsh, sepse monotonia e jetės tė ka larguar nga ajo.
Pėr pak caste mbylli sytė dhe riktheje njė herė kasetėn e jetės tėnde qė nga fillimi, qė atė ditė kur linde dhe fillove tė qaje, mė pas ti fillove tė zvarriteshe nėpėr qilim dhe dalėngadalė fillove tė ecje me kėmbėt e tua. Ti se mban mend se sa herė je rrėzuar dhe je ngritur prapė, derisa mėsove tė ecje me kėmbėt e tua.
Mė pas u forcove dhe zėri tu trash dhe fillove tė egėrsoheshe me ēdo njeri rreth teje. Fillove ti sfidoje tė gjithė, bile edhe nėnėn dhe babain tėnd. Tė parin krahėror qė braktise ishte krahėrori i nėnės tėnde, tek i cili preheshe kur ishe fėmijė dhe duart e saj tė ledhatonin flokėt e tu tė butė. Mė pas kėrkove njė tjetėr prehje dhe njė tjetėr jetė pėr tė shuar zjarrin rinor, i cili tashmė ishte ndezur tek ty. Tė vunė njė kusht sa pėr fillim. Tė braktisėsh nėnėn dhe babain qė tė jetosh i lumtur kėtė jetė tė re, buzėqeshe dhe the se kjo ėshtė shumė e lehtė.
Ky qė tani po tė zė ekranin e kujtesės tėnde ėshtė djali yt, i cili po rritet, por mos u kėnaq
Zėri po i trashet, por mos u gėzo
Ai po fillon tė tė bėrtasė, por tani mos u dėshpėro
, sepse historia po rikthen vetveten
Allahu (xh. sh) kėshtu vendos drejtėsinė dhe ekuilibron jetėn. Kėshtu ishe edhe ti mė parė, a nuk tė kujtohet?! Pra, mbylli sytė i dashur dhe kėrko pėr njė pikė loti qė asnjėherė nuk e ke lėshuar, gjeje dhe qaj pėr vetveten, pėr jetėn tėnde qė tė kaloi, pėr ēfarė tė ka ngelur. Qaj pėr ditėt qė i kalove nėpėr kėnaqėsi mashtruese, nėpėr mėkate.
Tani, pra, ēfarė ke pėrgatitur pėr takimin me Zotin tėnd, i Cili do tė tė marrė nė llogari shumė shpejt?
Ēfarė do ti thuash Krijuesit tėnd qė tė krijoi sytė, veshėt dhe tė pėrsosi nė kėtė pamje kaq tė bukur? Ai tė dha shėndetin, pasurinė, postin, gruan dhe fėmijėt, ēfarė, pra, ke vendosur ti thuash ditėn kur do tė dalėsh para Tij?
Atje do tė jetė stacioni i fundit dhe a tė ka shkuar ndėrmend ndonjėherė se ēka atje?
Nxehtėsi
Djersė
Dielli do tė qėndrojė mbi kokat e njerėzve
Zjarr
llavė
ujė i valuar qė tė rrjep lėkurėn dhe tė nxjerr mishin nga kockat. Njerėzit kanė pėr tė qėndruar ashtu nė atė vend 50000 vjet dhe pastaj do tė kalojnė nė njė urė mė tė hollė se tehu i shpatės. Tėrė kėto gjėra nė njė errėsirė tė tmerrshme dhe shumė prej njerėzve do tė bien nga kjo urė pėr nė xhehenem.
Do tė shpėtojnė vetėm ata njerėz qė kanė fituar kėnaqėsinė e Allahut (xh. sh)
Ata pėrpara do tė kenė njė dritė qė do tua ndriēojė rrugėn
Do tė jenė nė njė hije qė do ti mbrojė nga ajo vapė e tmerrshme. Hije qė buron nga Arshi i Allahut (xh.sh)
Do tė qėndrojnė nėpėr frone prej drite dhe do ti kenė zili tėrė njerėzit
Pra, zgjidh, o miku im, nė cilin grup dėshiron tė jesh?
Vendos njė peshore pėr punėt e tua dhe peshoji ato pėrpara se tė ti peshojė Zoti yt nė ditėn e gjykimit.
Llogarite vetveten, para se tė tė rrėshqasė toka nėn kėmbė, para se tė tė lėnė miqtė dhe tė afėrmit, para se tė tė lėnė fuqitė tė tė shkojė pasuria.
Llogarite vetveten, para se doktori tė ti heqė shpresat pėr tu shėruar...
Llogarite vetveten, para se tė shikosh sytė e tė afėrmve dhe miqve tė tu tė qajnė pėr ty tė pashpresė, duke thėnė pse po na le?, pyetje qė as ti nuk ia di pėrgjigjen.
Atėherė do tė pendohesh, pasi nuk e ke ndjekur udhėzimin e Zotit tėnd, do tė pendohesh qė ti nuk e ke njohur asnjėherė Atė. Dhe do tė kėrkosh tė kthehesh prapa qė tė plotėsosh ēka ke lėnė, por do tė jetė vonė dhe do tė tė thuhet: Jo, nė asnjė mėnyrė, a nuk tė mjaftoi jeta qė jetove? Aty tu dhanė shumė shanse pėr tu udhėzuar dhe ti asnjėherė nuk i more parasysh. Mė pas do tė hapet njė gropė dhe do tė tė mbulojnė me dhé, pėrfundimisht e le kėtė botė. Ike pėr tu ndarė nga miqtė e tu, ata tė lanė tė vetėm, tė la edhe pasuria jote dhe ua dhanė tė tjerėve, ajo pasuri pėr tė cilėn u mundove tėrė jetėn pėr ta fituar, tashmė ėshtė nė duart e tė tjerėve. Pastaj do tė harrojnė, ashtu siē u harruan edhe tė tjerė para teje.
Ashtu tė vetėm aty nė varr do tė tė vijnė engjėjt dhe do tė marrin nė pyetje, mė pas do tė dėnohesh pėr indiferencėn tėnde ndaj Allahut, Krijuesit tėnd, tė cilin nuk doje ta njihje kurrė dhe ta adhuroje. Ashtu nėn tortura do tė thėrrasėsh: O njerėzit e mi, ju lutem jepni lėmoshė nga pasuria qė lashė, jepuani tė varfėrve. Por ata nuk mund tė dėgjojnė, bile ata sikur thonė: Pėr ēfarė pasurie flet, ajo nuk ėshtė mė e jotja. Ajo ėshtė e tė tjerėve tashmė. Pėrsėri do tė thėrrasėsh kėsaj rradhe me zė mė tė pėrvuajtur: Ju lutem o fėmijėt e mi, falni disa namaze pėr mua, agjėroni disa ditė pėr mua, lexoni pak Kuran pėr mua, ndoshta mė lehtėsohet sadopak ky dėnim nė tė cilin jam. Por ata edhe kėsaj here duket sikur thonė: Nuk kemi kohė tė tepėrt pėr ty, ashtu siē edhe ti nuk pate kohė pėr ne, bile ti nuk e gjete kohėn as pėr veten tėnde. Atėherė do tė pendohesh shumė pėr veten tėnde, pėr kėto ditė, pėr kėto orė, pėr kėto para, pėr kėtė shėndet. Pėr indiferencėn tėnde ndaj Krijuesit tėnd.
Pra, vėllai im!
Zgjohu tani
sa i ke akoma shėndetin, pasurinė dhe kohėn!
Zgjohu tani
para se tė ngushtohen horizontet dhe tė errėsohet gjithēka para syve tė tu!
Zgjohu tani
para se tė mbytesh nė vorbullėn e jetės!
Zgjohu tani
para se tė tė ikė drita e syve e tė shurdhohen veshėt dhe zemra tė ndalojė sė rrahuri!
Zgjohu tani
para se tė tė mbarojnė ditėt dhe orėt e tua!
Zgjohu tani
para se tė thuash: I mjeri unė dhe tė tė thuhet: Nuk vlen tashmė, ka mbaruar gjithēka dhe punėt e tua Allahu (xh.sh) i ka marrė pėr ti gjykuar.
Zgjohu tani
dhe fillo njė faqe tė re! Jeto dhe adhuro Krijuesin tėnd, Allahun e Mėshirshėm, i Cili ėshtė i Vetmi qė e meriton adhurimin. Jeto me Islamin deri nė fund tė jetės tėnde, qė ti japėsh asaj njė motiv tė denjė pėr tė jetuar.
|
|
|
15-09-07, 12:17
|
#89
|
Anėtarėsuar: 08-04-07
Vendndodhja: Ne BoTeN eKrYJeSiT TaN
Postime: 3,400
|
Duaja e Istihares
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit istiharja Ka thene i Derguari i Allahut - Muhamedi a.s.: "Lumturia e birit te Ademit varet nga te qenurit i lumtur me ēka Allahu i ka dhene atij, mėrzia e birit te Ademit vjen nga mosfalja e Isti'hares, dhe pakenaqesia e birit te Ademit rezulton nga qenia jo i kenaqur me ēfare Allahu i ka dhene atij." Hadith - al-Tirmidhi # 2151. [I cilesuar si Sahih dhe Hasen] - Duaja e Istihares eshte transmetuar nga Xhabir Ibn 'Abdullah i cili ka thene se: "Profeti, alejhi selam (paqja qofte mbi te), na mesonte te bejme Istiharen per gjithe ēeshtjet/punet tona, ashtu siē na mesonte suret e Kuranit. Ai (profeti) na thoshte: 'Nese ndonjeri prej jush mendon te beje diēka, le te fale dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe te thoje (pas namazit) duane e Istihares..."
- Pra, Namazi i Istihares eshte ai namaz ne te cilen ne myslimanet pyesim Allahun e gjitheditur dhe qe i ka shkruar tashme ceshtjet tona, se cilen rruge duhet te marrim. Per te falur namazin e Istihares, njeriu duhet te fale dy rekate namaz (jo-farz), dmth ato mund te jene dy rekate sunet ose nafile dhe mund te falet ne ēdo kohe te dites apo nates. Si i tille mund te sherbeje edhe nje namaz sunnet i ndonje vakti, por duke i vene si nijet pervec namazit te synetit edhe nijetin e Istihares.
Per shembull, le ta zeme se do te falesh namazin e sabahut (synetin), atehere ver ne zemren tende si nijet " Une po fal synetin e sabahut dhe njekohesisht edhe namazin e istihares". Ne kete namaz, pasi ke falur dy rekate te zakonshem me Fatihane, nje sure dhe te gjitha te tjerat sipas rregullit, ulu ne uljen e fundit tek "Etehijatu..." ,thuaj ato qe thua zakonisht dhe pasi te japesh selam dhe te besh pak dhikr pas selamit si psh. estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah, Subhanallahi uel hamdulilahi ue la ilahe ilallah uallahu ekber, etj. thuaj kete dua , qe quhet "Duaja e istihares" (ne qofte se nuk e dime permendesh, por desherojme te falim kete namaz, atehere mund ta mbajme copen e letres me duane te shkruar afer vetes dhe pastaj, pas selamit, ta marrim letren ne gjunje dhe ta lexojme duane.
DUAJA E ISTIHARES (Arabisht)
- "Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim.
Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ėlemu, ue ente 'allamul - gujub.
Allahumme, in kunte ta'ėlamu enne hadheI emru (emerton ketu nevojen tende) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
Ue in kunte ta'ėlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi"
DUAJA E ISTIHARES (Shqip)- " O Zot, me diturine Tende kerkoj hajrin! Kerkoj ndihme prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave te Tua te shumta, sepse Ti je
i gjithefuqishem, e une jam i dobet, Ti di cdo gje e une nuk di, Ti je Ai qe i di te fshehtat.
O Zot, nese kjo pune e imja (emeron ketu deshiren, hallin, etj) eshte hajr per fene dhe jeten time, per kohen e tashme dhe te ardhmen, bej te mundshme qe te realizohet, lehteso dhe beko.
E nese kjo pune eshte e demshme per fene dhe jeten time , per te tashmen dhe te ardhmen dhe per ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me percakto hajrin kudo qofte, pastaj me bej te kenaqur me te."
- Pergjigja e lutjes se ketij namazi mund te vije ne menyra te ndryshme, si psh. dikush (mysliman) te keshillon me nje keshille te ēmuar ne lidhje me ēeshtjen tende, ne enderr ndoshta, apo ne zemer ndihesh e frymezuar dhe e qete ne vendimin tend dhe se kjo eshte rruga e drejte dhe qe do Allahu.
- Pejgamberi a.s. ua mesonte as'habeve duane e istihares siē ua mesonte suret e Kuranit dhe i porosiste qe ta bejne praktike per cdo pune te rendesishme. Thoshte : "Kur ndokush prej jush deshiron te vendose per ndonje pune te rendesishme, le t'i fale dy rekate namaz e pastaj te thote: ....dhe u thoshte duane e istihares.
- Rastet per te cilat perdoret duaja e Istihares jane ta panumerta, si psh para se te niseni ne ndonje udhetim, para se te vendosni per martese, per fushen e studimeve qe duhet te ndjeke, etj, dmth ne ēdo situate qe ke te besh me pasiguri dhe duhet te marresh vendim.
- Dhe se fundi theksojme se eshte e rendesishme te kesh besim dhe te mbeshtetesh tek Allahu:
"... e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė i mbėshteten (Atij)." (Sure Ali Imran, 3:159)
__________________
Nese nuk gjen Drejtesi ne Gjyqet e kesaj Dynjaje,
Athere Ngrite Ceshtjen tende deri ne Gjyqin e AHIRETIT sepse atje
Deshmitare jane MEleket, Deklarata nuk nderrohen dhe Gjyqin Udheheq
Krijuesi i i Gjithesise...!!!
|
|
|
20-09-07, 12:49
|
#90
|
Anėtarėsuar: 13-02-07
Postime: 13,228
|
Titulli: Duaja e Istihares
Kėshilla pėr bukurinė
Pėr buzė atraktive
Fol fjalė tė ėmbla.
Pėr sy tė bukur,
Kėrkoje tė mirėn nė njerėz.
Pėr shtat tė hedhur,
Ndaje ushqimin me tė varfėrit.
Pėr flokė tė bukura,
Lėre fėmijėn ti ledhatojė ato njė herė nė ditė.
Pėr drejtpeshim,
Ec me tė diturit se kurrė nuk do tė ecėsh vetė.
Njerėzit duhet tė pėrtėrihen, tė rigjallėrohen, dhe tė pėrmirėsohen;
Kurrė mos u inatos me askend!
Pėrkujto, nėse tė duhet ndonjėherė njė dorė ndihmėse, do ta gjesh nė fund tė krahut tėnd.
Kur tė plakesh, ti do tė zbulosh se ke dy duar; njėrėn pėr ti ndihmuar vetes, tjetrėn pėr tiu ndihmuar tė tjerėve.
Bukuria e gruas nuk ėshtė nė rrobat qė i vesh,
Trupin qė ka, ose mėnyrėn qė ajo i kreh flokėt.
Bukuria e gruas duhet tė shihet nė sytė e saj
Sepse ata janė pasqyrė e zemrės sė saj, vendi ku dashuria jeton.
Bukuria e gruas nuk ėshtė nė kozmetikėn e saj,
Por bukuria e vėrtetė e gruas reflektohet nga shpirti i saj
Ėshtė dashamirėsia qė ajo me zemėr dhuron,
ndjenja qė ajo tregon.
Dhe, bukuria e gruas, me kalimin e viteve, vetėm rritet!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:53.
|
|