Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-08-06, 01:01   #1
Serial Clicker
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 46
Serial Clicker i vlerėsuar jo keq
Gabim pernime cilit popull i takon pandeli majka shoqi ilir metes ?

lexoni per seri qetu se pernime kish qka me lexue

Disa te dhena shume interesante dhe shokuese lidhur me njerin nga lideret socialiste PANDELI MAJKO, shkrimi ne vazhdim,

Sekretet e karrierės sė Pandeli Majkos, cilit popull i takon?

Nga Kastriot Myftaraj

Nė verėn e vitit 1991, nė Ambasadėn e Bullgarisė nė Tiranė u paraqit njė grup shtetasish shqiptarė me nacionalitet tė supozuar bullgar, kryesisht me origjinė nga Gollobėrda, Gora dhe Prespa, tė cilėt qenė nismėtarė pėr krijimin e shoqatės "Ivan Vazov", e cila do tė bashkonte bullgarofonėt e Shqipėrisė.Nė kėtė grup qe dhe njė djalė i ri, qė binte nė sy pėr dy veti qė do tė mbeteshin mė tė spikaturat pėr tė edhe nė tė ardhmen, se flokėt kishin filluar t' i thinjeshin shumė shpejt dhe se vazhdimisht qeshte. Kur i erdhi rradha qė tė prezantohej, njeriu qė kryesonte grupin, Namik Dokle (i cili meqė ra fjala mė pas nuk pati mė dėshirė qė t' i kujtohet kjo aventurė bullgare sepse familjarėt e vet u bėnė nismėtarė tė orientimit tė Gorės nga Serbia), me sensin e vet tė njohur tė humorit, e prezantoi djaloshin si: inxhinier Pandeli Majko, bullgar i padyshimtė dhe i pastėr, jo vetėm nga emri, por edhe nga shpirti. Pandeli Majko reagoi duke bėrė tė vetmen gjė qė ai realisht di tė bėjė, ai qeshi. Diplomati bullgar qė i priste dhe tė cilit i bėri pėrshtypje mbiemri i tė riut, pyeti pėr origjinėn e tij. Djaloshi Pandeli Majko tha se origjina e familjes sė vet qe nga Prilepi i Maqedonisė ku pati lindur babai i vet, Sotir Majko. Nė kohėn e Jugosllavisė monarkiste familja e gjyshit tė Pandeli Majkos emigroi nė Shqipėri pėr shkak se pėrndiqej nga autoritetet jugosllave pėr pjesmarrje nė lėvizjen nacionale bullgare tė shtetasve jugosllavė me kombėsi bullgare. Familja Majko pas disa peripecish u vendos nė Gjirokastėr, gjė pėr tė cilėn Pandeliu sot pėlqen ta quajė veten gjirokastrit, por pa mundur dot tė identifikohet me njė nga fiset e vjetra tė njė qyteti shumė tradicionalist si Gjirokastra, ku familjet autoktone tė tregojnė edhe sot se ku e kanė pasur shtėpinė tė parėt e tyre nė shekullin XIX. Pandeliu gjithashtu i tha diplomatit bullgar se babait tė vet, Sotirit, i cili qe njė aviator ushtarak, shteti shqiptar i Enver Hoxhės pėr shkak tė origjinės bullgare dhe ndjenjave tė zjarrta probullgare, pas prishjes tė Shqipėrisė me bllokun lindor, i pati hequr tė drejtėn e fluturimit, pasi dyshonin se do tė ikte me gjithė avion nė atdhe, nė Bullgari, ēka pėrbėnte njė provė tė persekutimit tė minoritetit bullgar nė Shqipėri. Kuptohet se nė njė familje tė tillė Pandeliu qe edukuar me njė pėrkushtim tė zjarrtė ndaj nėnės Bullgari. Tė gjitha kėto Pandeliu i tha natyrisht duke qeshur. Ja pra sesi u gjend Pandeli Majko nė kėtė aventurė bullgare. Nė verėn e vitit 1991 Pandeli Majko qe njė student i inxhinierisė mekanike qė priste tė diplomohej nė njė degė qė nė Shqipėrinė nuk e kohės, kur industria e kohės sė komunizmit pati pėsuar kolaps tė plotė, nuk hapte asnjė perspektivė pėr t' u punėsuar. Ēfarė do tė bėnte djaloshi 24 vjeēar Pandeli Majko me diplomėn e inxhinierit mekanik, diplomė kjo qė nė Shqipėrinė e vitit 1991 vlente praktikisht aq sa njėzet centimetra lėkurė viēi me tė cilėn qe veshur, aq mė tepėr qė Majko dhe notat i kishte tė ulta? Sigurisht asgjė. Djaloshi Pandeli Majko qe nė kėrkim tė njė alternative. Atėhere qe koha kur nė Shqipėri inicohej krijimi i gjithfarė shoqatave dhe organizatave tė etnive dhe kėshtu Pandeliu njė ditė dėgjoi pėr nismėn pėr krijimin e shoqatės sė shtetasve shqiptarė me origjinė bullgare. Atėhere thuhej se kjo shoqatė do tė kishte mbėshtetje tė madhe financiare nga shteti bullgar dhe diaspora bullgare nė Perėndim, ēka pėr Pandin do tė thoshte njė alternativė pėr tė nxjerrė bukėn e gojės pa shumė mund. Kėshtu qė Pandi, tė cilit iu kujtua historia familjare bullgare, e kapėrceu "Rubikonin" dhe iu pėrkushtua ēėshtjes nacionale bullgare, duke zgjedhur tė qe njė "minoritar" bullgar nė Shqipėri. Por Pandeliu nuk i eci dhe aq nė kėtė aventurė pasi grupi nismėtar i shoqatės "Ivan Vazov" u bė shpejt njė fole intrigash, ku njė zog ende pa pupla nuk akomodohej dot. Por, Namik Dokle, nismėtari i krijimit tė shoqatės "Ivan Vazov" qe ai qė do t' i hapte Pandit perspektivėn e vėrtetė, duke e lanēuar djaloshin Pandeli Majko nė politikė.


Serial Clicker Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.