Familja Jashari me sloganin “Bac nuk qenka kry”
Kshtu jan shpreh edhe familja Jashari !! Per te mos e zgjat un me shum se ndoshta edhe do ja prish hjeshin ketij shkrimi per Enveristat qe ta kuptojn se ata shohin vetem "Bardh & Zi" !!
Lexoni!
Nuk jam pėrgjegjės pėr situatėn e krijuar, kėshtu ėshtė shprehur kryeministri i Kosovės Hashim Thaci njė ditė pas prezantimit tė vėllait tė Heroit legjendar Adem Jashari nė ceremoninė pėrkujtimore tė vdekjes sė tij me slloganin “Bac nuk qenka kry” tė cilin Bekim Jashari e ka pėrdorur nė shenjė proteste pėr shkak tė mosleijimit tė Forca e Sigurisė sė Kosovės pėr tė bėrė homazhe para varreve tė familjes Jashari ashtu siē kanė bėrė tradicionalisht pjesėtarėt e ish Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės.
“Ne po e ndėrtojmė shtetin tonė tė ri. Unė dua tė besoj se edhe komandanti i FSK-sė, z. Sylejman Selimi, edhe ministri i mbrojtjes, Mujota, edhe komandanti i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, Presidenti Sejdiu do tė deklarohen rreth kėsaj ēėshtjeje”, u shpreh Hashim Thaēi.Kryeministėr i Kosovės.
Por nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės Avni Arifi, e quan tė papėrgjegjshėm vendimin e organizatorėve pėr tė mos ndjekur traditėn e parakalimeve ushtarake nė ditėt e pėrkujtimit tė viktimave tė familjes Jashari.
“Si duket ka ekzistuar njė gatishmėri dhe pėrgatitje nga FSK pėr ta ruajtur atė traditė qė ka ekzistuar mė herėt, mirėpo ajo nė momentin e fundit ajo ėshtė anuluar. Ėshtė e ēuditshme pse ėshtė anuluar aq mė parė kur kjo ėshtė organizuar nėn patronatin e Zyrės sė Kryeministrit. Ėshtė njė papėrgjegjėsi totale. Ndoshta i bashkangjitemi asaj thėnies “Bac, ende nuk ėshtė kry.
Cdo vit,manifestimi pėrkujtimor “Epopeja e UĒK-sė” ėshtė zhvilluar me paralakalimin e pjesėtarėve tė ish Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės nė stadiumin e qytetit nė Prishtinė dhe me homazhe pranė varreve tė dėshmorėve nė Prekaz.Manifestimi treditor mbyllet mbreme nė Prekaz me atė qė quhet “Nata e Zjarreve”, u shpreh Avni Arifi.Anėtar i Kryesisė/ AAK.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|