Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-05-07, 11:25   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim 250 femije ne shkollen e Korces mėsojnė se Shqipėria ėshtė Greqi

Fėmijėt shqiptarė tė fshatrave pėrreth Korēės, Boboshticė e Drenovė po mėsojnė njė “tė vėrtetė” tė hidhur: qė toka ku ata u lindėn e po rriten ėshtė greke. Janė rreth 180 nxėnės, bijė e bija shqiptarėsh qė po u mėsohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” njė histori e shtrembėruar qė i paraqet stėrgjyshėrit e tyre si pushtues tė Vorio-Epirit. Ėshtė njė brez fėmijėsh, i ciklit fillor qė A-nė e lexon alfa, qė gdhihet ēdo mėngjez me hymin grek dhe qė nuk di asnjė varg tė atij shqiptar, qė thotė “Kalimera” e jo “Mirėmengjez” qė kėrcen “zeivefiko” dhe nuk di ē’ėshtė pogonishtja.
Nė qytetin ku 120 vjet mė parė u ēel Mėsonjėtorja e Parė Shqipe kėta fėmijė, falė liēencės qė “Omiros” ka marrė nga Ministria jonė e Arsimit, e nisin ditėn me mėsimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtėsisht shtetit shqiptar. Banorėt grekė tė zonės nuk e pranuan kėtė vendim dhe organizuan grupe ushtarake pėr tė siguruar pavarėsinė e tyre”.
Ėshtė pikėrisht njė mėsues grek qė ua mėson kėto fėmijėve tanė gjatė orės sė historisė. “Mė 9 Nėntor 1921, ministrat e jashtėm tė Fuqive tė Mėdha vendosėn nė Paris se cilat do tė ishin pėrfundimisht kufijtė e Shqipėrisė. Sipas kėtij vendimi Greqisė i merreshin territoret qė kishte ēliruar gjatė Luftės sė Parė Botėrore”, vijon mė tej mėsuesi. Ai sillet mirė me fėmijėt e shqiptarėve megjithėse me historinė qė u mėson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
Ja si e shpjegon ai Luftėn e Dytė e Botėrore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin tė pakta para superfuqisė sė Italisė dhe ndihmės sė aleatit tė vogėl (Shqipėrisė), ushtria greke mundi tė frenojė ushtrinė italiane nė kufirin me Shqipėrinė (28 tetor – 14 nėntor 1940). Nė vazhdimėsi ushtria greke kaloi nė mėsymje tė pėrgjithshme nė Epir dhe nė veriperėndim tė Maqedonisė (14 nėntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmė nė mbyllje tė vitit shkollor, kėta 180 fėmijė shqiptarėsh e kanė mėsuar nė shkollė atė qė deri dje thuhej lartė e poshtė: “nga Pogradeci nė Himarė, toka ėshtė greke”.
Si u mor licensa
Licensa pėr ēeljen e njė shkolle 9 vjeēare greke nė Korēė ėshtė lėshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė, rreth dy vjet mė parė. Nė bazė tė ligjit pėr arsimin ėshtė kjo ministri qė kontrollon kurrikulat mėsimore e qė rrjedhimisht ėshtė institucioni qė ka legalizuar dhe vazhdon tė heshtė pėrballė kėtij skandali. Ndaj dhe nuk ėshtė aspak faji i drejtoreshės greke tė “Omiros”, Vasiliki Baraki qė pėrballė kėsaj “dashamirėsie” tė qeverisė shqiptare tė deklarojė: “Ēdo vit ngjitim nga njė shkallė. Perspektiva jonė ėshtė qė tė plotėsojmė njė sistem tė plotė tė shkollės sė mesme e t“i pėrgatisim nxėnėsit pėr tė vazhduar shkollėn e lartė kudo qė ata do tė dėshirojnė, nė universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.

Marre nga Gazeta Shqiptare


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-05-07, 13:42   #2
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kjo u be ne kohen kur edhe vet Greku ishte ne pushtet.. prandaj nuk eshte per tu habitur.. se plot 8 vite ka pas dhender te Grekut ne pushtet.. dhe nuk kemi prit me shum.. por puna qe tani po ben Z. Berisha.. shpresoj te mer masa per keto pislliqe dhe te i mesoj ata fshatar te shkret qe Shqiperia eshte SHQIPERI.. e jo Greqi..

Ky eshte nje turp i madh per politiken shqiptare qe lejohet te mesojn shqiptaret greqisht duke pas Mirja shkolla shqipe..

Sdi nqs jam gabim me keto fjal por jam teper i pa knaqur me kete qe po lexoj gjith kohes dhe gjitha e ndodhura ne kohen kur mafia e 97/05 ishte ne pushtet..

Gjith te mirat.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-07, 13:54   #3
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjilanasi ti nuk je gabim por qe ky skandal ka plasur dje neper mediat ne Shqiperi.


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.