|
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ... |
18-06-07, 14:36
|
#1
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
U mbajt sesioni shkencor pėr lidhjen shqiptare tė Prizrenit
U MBAJT SESIONI SHKENCOR
PĖR LIDHJEN SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
Me rastin e 129 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit Kryesie e Bashkėsisė Islame tė Kosovės organizoi nė Prizren me 12 qershor 2007 nė sallėn e Vakėfit tė Prizrenit Tryezėn shkencore me titull Mesazhet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė raport me realitetin shqiptar sot. Nė kėtė sesion morėn pjesė hulumtues shkencor nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia, janė paraqitur gjithsejtė 20 kumtesa ndėrsa u lexuan 17 kumtesa nė sesion.
U mbajtėn 2 seanca, seanca e paradites tė cilin e udhėhoqi kryesia e punės nė pėrbėrje:dr.Gazmend Shpuza, ak.Jashar Rexhepagiqi dhe dr.Muhamed Mufaku dhe seanca e pas ditės tė cilėn e udhėhoqi kryesia e punės nė pėrbėrje:dr.Muhamed Piraku, dr.Jusuf Osmani dhe Mr.Qemajl Morina.
Myftiu i Kosovės Mr.Naim efendi Tėrnava nė fjalėn e tij pėrshėndetėse pėrveē tjerash ceku pėr nder tė 129 vjetorit tė LSHP e organizuam kėtė tryezė pėr tė shėnuar pėrvjetorin e saj dhe pėr tė pėrkujtuar rolin dhe rėndėsinė e saj nė ngritjen e vetėdijes kombėtare dhe fetare tė popullit shqiptar.
Kumtesėn e parė e paraqiti dr.Pajazit Nushi nga Prishtina me titullLidhja Shqiptare e Prizrenit pas 129 vjetėve ku pėrveē tjerash ceku edhe pas 129 vjetėve nga mbajtja e LSHP-it ēėshtja shqiptare hyri nė shekullin XXI si ēėshtje ende e pazgjidhur. Shqiptarėt e viseve jashtė Shqipėrisė janė dėnuar dhe persekutuar vazhdimisht pėr programin e LSHP-it. Shėnimi i 90 vjetorit tė LSHP-it bėri jehonė tė madhe dhe solli inspirim edhe pėr demonstratat e vitit 1968 nė Kosovės, ndėrsa shėnimi i 100 vjetorit tė LSHP-it u me manifestime tė shumta nė Tiranė dhe Prishtinė bėri jehonė edhe mė tė madhe dhe se vetėm pas 3 vitesh rinia studentore e Kosovės u ēua nė demonstrata masive me kėrkesėn pėr Kosovėn Republikė, dhe se akoma pas 129 vitesh vazhdon ideja e LSHP-it. Kumtesėn e dytė e prezantoi .dr.Gazmend Shpuza nga Tirana me titullPėrmasat historike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ku pėrveē tjerash cekudelegatėt u mblodhėn nė Prizren ku miratuan edhe programin apo dokumentin bazė tė LSHP-it. Themeluesit e saj qė tė gjithė nga Kosova janė zhveshur nga efekti historik, nė kundėrshtime me realitetin nė fjalė dhe me mjaft paragjykime pėrfaqėsuesit e saj kosovar edhe sot e kėsaj dite janė tė mėnjanuar dhe lėnė anash. Akademik Jashar Rexhepagiqi nga Prishtina nė kumtesėn e vet me titullVlerat pedagogjike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit cekurėndėsinė e LSHP-it nė zhvillimin dhe pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe shkollave shqipe nė trojet shqiptare. Hapja e shkollave shqipe, pėrpilimi i librave shkollor sikur abetarja, libėr lexime e pjesė tė ndryshme tė njohuri natyre zė fill pas LSHP-it. LSHP-it insistonte qė nėpunėsit duhet tė njohin gjuhėn shqipe, gjuhėn tė cilin shumica e popullatės vendase e flasin, nė shkolla tė mėsohej edhe gjuha shqipe dhe tė japin mėsim mėsuesit dhe pedagogėt mė tė rėndėsishėm tė asaj kohe.dr. Muhamed Mufaku nga Amani nė kumtesėn e tij me titull Figura e Ismajl Qemajlit nė shtypin egjiptian si simbol i lėvizjes kombėtare shqiptare 1878-1912 ceku pėrveē tjerash nė shtypin arab(egjiptian) vetėm pas formimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u bė e njohur ēėshtja shqiptare dhe populli shqiptar dhe se figura mė e ēmuar nė formimin e shtetit shqiptar Ismaj Qemajl be Vlora i cili edhe e vizitoi dy herė Egjiptin. Nė seancėn e para ditės kumtesat e veta i paraqitėn edhe dr.Masar RizvanolliLidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika serbe ndaj saj, dr.Vehbi XhemajliKontributi i tetovarėve nė Lidhjen e Prizrenit, Nehat Krasniqi Tė dhėna tė reja dhe dilema pėr haxhi Ymer Prizrenin, dr.Hysen MatoshiKarakteri antishqiptar i Republikės sė Mirditės, dr.Iljaz RexhaKėrkesa e popullit shqiptar pėr autonomi acaroi marrėdhanjet me portėn e lartė, si dhe akademik Enver Gjerqeku me kumtesėnSonetet kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Nė seancėn e pasdites kumtesėn e parė e prezantoi dr.Muhamed Piraku nga Prishtina me titullRoli i Myderriz efendi Podgoricės nė afirmimin e ēėshtjes shqiptare nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas kėtij kumtesėn e prezantoi Mexhid Yvejsi nga Gjakova me titullRoli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit(1878-1881) ku pėrveē tjerash theksoiLSHP-it e ēoj, e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare. Ulematė shqiptare, jo vetėm qė nuk janė pėrfillur, por janė pėrbuzur, janė nėnēmuar, madje edhe janė akuzuar si turkoshak,turkofil,turkoman, sulltanistėedhe me emra tjerė edhe mė tė pistė. E vėrteta ėshtė se, ulematė shqiptare ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ulematė shqiptarė filluan pėrgatitjet pėr themelimin e njė lėvizje politike-ushtarake, qė nė muajin mars tė vitit 1878. Kuvendi themelues, Kuvendi i pėrgjithshėm i LSHP-it u organizua prej ulemave. Tė gjitha komitetet e Lidhjes, apo degėt e saj, qė ishin themeluar nė tė gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovės deri nė Shkodėr, nga Prishtina deri nė Dibėr,qė u pėrhapėn me tė shpejtė edhe nė Shqipėrinė e jugut, gjer nė Janinė. Dega e Gjakovės pėrfaqėsohej prej kadiut Ahmet efendi Korenica, myftiut tė Gjakovės Ismail efendi Yvejsi, myderriz Hasan efendi Shlaku, dega e Shkodrės kryesohej nga myderriz Daut efendi Boriqi dhe i mbėshtetir nga myftiu i Shkodrės Jusuf efendi Tabaku, dega e Ulqinit nė kryesi kishte Hafiz Salih Hylja dhe hafiz Tamizin, dega e Pejės pėrfaqėsohej nga myderriz Haxhi Zeka, dega e Prizrenit kryesohej nga myderriz Ymer efendi Prizreni, dega e Mitrovicės nga myderriz Osman efendiu dhe myderriz Ali efendiu, dega e Prishtinės pėrfaqėsohej nga myftiu Zejnel Abedini, dega e Tetovės pėrfaqėsohej nga shejh Mustafa, dega e Dibrės kishte veprimtarė hoxhė Moglicėn dhe shejh Hysenin, dega e Shkupit veprimtar tė dalluar kishte myderriz Abdyl efendiu. Nė tė gjitha degėt e LSHP-it, nė tė katėr vilajete shqiptare, ulematė ishin shtylla kryesore, disa ishin, siē thuhet sot, mė tė moderuar, disa mė konservatorė, disa mė radikal, por secili prej tyre ishte i veēantė. Ulematė ishin ata qė i shkruan, hartuan, pėrpiluan Kararnamen(aktvendimet), Talimatin(urdhėresat), peticionet, memorandumet e kėshtu me rrallė. Me pak fjalė, ky ishte roli i ulemave nė LSHP-t, kėtė nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse e harrojmė vetveten.
{{{...Vazhdon...}}}
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:29.
|
|