Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kanė shije tė lehtė tė bajameve tė hidhura dhe janė pa erė. Farant thahen nė hije me kujdes, ndryshe myken. Duke qenė se ftonjtė kalben lehtė, duhet tė mblidhen para pjekurisė sė plotė dhe tė ruhen nė vende tė thata e tė ajrosura.
Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Ftoi pėrdoret i freskėt ose nė formė kompoti, reēeli, prevedeje, marmelate, si dhe pėr ti dhėnė shije, aromė dhe qėndrueshmėrimarmelatės sė mollės, tė dardhės dhe tė frutave tė tjera.
Ftoi ėshtė i ushqyeshėm; ai pėrmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinė, acide, kripėra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janė tė pasura me lėndė aromatike, tė cilat ia shtojnė vlerėn.
Ftonjtė kanė veti rrudhėse dhe janė pėrdorur qysh nė lashtėsi pėr kėtė qėllim. Pėrdoren kundėr diarresė (jashtėqitjes), dizenterisė (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorrėve qė shkakton dhimbje e heqje tė shpeshta barku, nganjėherė edhe me gjak) dhe tė vjellave.
Pėrdorim tė mire kanė gjetur pėr forcimin e organizmit tė pleqėve, si dhe tė atyre qė janė dobėsuar pas kalimit tė ndonjė sėmundje. Pėr kėtė:
- Merren 1-2 kokrra ftonj, priten nė copa dhe vihen nė njė enė me 1 litėr verė tė bardhė, ku lihen pėr 7-10 ditė. Pija e formuar merret 2-3 herė nė ditė, nga njė gotė pas buke.
Me rezultate shumė tė mira nė ērregullimet e stomakut dhe tė zorrėve pėrdoret ēaji i frutave, i cili ka efekt rrudhės:
- Merren 1-2 kokrra ftonj, pastrohen dhe priten nė copa tė vogla tė cilat i ziejmė pėr njė orė nė tre ēerek litra ujė. Nga lėngu i fituar pihen 1-2 gota nė ditė, pėr 2-3 ditė.
Me vlerė janė edhe gjethet e ftoit, tė cilat pėrdoren si qetėsues kundėr nevrastenisė (nevrasteni: sėmundje qė ka pė shkak dobėsimin e forces nervore), pagjumėsisė, kundėr rrahjeve tė shpeshta tė zemrės, kundėr kollės sė pandėrprerėetj.
- Merren 5 gram gjethe dhe vihen tė zihen nė 100 ml. ujė pėr 10 minuta. Ēaji pihet menjėherė.
Lėngu i pėrfituar nga zierja e fletėve tė ftoit pėrdoret pėr larjen e syve nė rast dhimbjesh.
Farat e ftoit pėrmbajnė lėndė mucilagjinoze (mucilagjinoz: mjet qė pėrmban lėndė mucilagjinoze, me veti zbutėse), e yndyrna: ato pėrdoren kundėr hemorragjive (hemorragji: rrjedhje e madhe e gjakut nga organizmi), hemorraideve (hemorraide: zgjerim i venave tė pjesės sė poshtme tė zorrės sė trashė dhe tė anusit; majasėll) etj. Bėjnė mire nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve dhe ndihmojnė pastrimin e zorrėve. Nė kėto raste:
- Merren 20 gram fara, dhe pasi shtypen, zhyten nė 100 ml. ujė. Lėngu i fituar pas kullimit pihet njėherėsh.
Ky lėng pėrdoret edhe pėr larjen e plagėve, si dhe pėr gargara (shpėrlarje) nė acarimet e grykės.