Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-07-07, 19:45   #16
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

-Pse Bamir Topi nuk zgjidhet dot president i Shqipėrisė?

Shume thjeshte....pa filozofu..., sepse mazhoranca nuk i ka ne parlamente 84 vota!
Per kete arsye Shqiperise i duhet nje kryetar konsensual...qe do te jete i pranuar si nga opozita poashtu edhe nga mazhoranca....! E Bamir Topi nuk zgjidhet dot deputet, pasiqe eshte kandidate i mazhorances...pra nuk eshte kandidate konsensual!
Kandidati konsensual ne fakt eshte gjetur, me duket se eshte Arian Zaimi, nje ushtarak qe rrjedh nga nje familje patriotike, por Sali Berisha ne momentin e fundit u largua nga marrveshja!
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-07-07, 14:09   #17
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

DEKLARATË-intelektual shqiptare!!
Fati i së ardhmes së afërt të Kosovës nuk ngjan të jetë
aq i sigurt edhe për shkak të mosorientimit si duhet të faktorit
shqiptar; ndërkohë që jeta shpirtërore, shoqërore dhe ekonomike e Shqipërisë
degradon nga muaji në muaj e nga dita në ditë,

1- Për një trup e shpirt të sakatosur, siç janë ato të shoqërisë së sotme
shqiptare, zgjedhjet (e shpeshta) të parakohëshme mund të rezultojnë,
shumë më fort se një “gjimnastikë demokratike”, një paralizë
“demokratike”. Duhet që klasa politike shqiptare të finalizojë me
konsensus procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, për të
ndalur, e bashkuar, menjëherë pas kësaj, me masa të mirëmenduara dhe
energjike tatëpjetën drejt së cilës shkon vendi, duke mos rrezikuar edhe
më pozitën e Shqipërisë si shtet në vëzhgim e sipër sa i takon
përmbushjes së kushteve për integrimin euro-atlantik; si dhe për të
orientuar maksimumin e vëmendjes e të angazhimit në mbështetje të
pavarësimit sa më të shpejtë të Kosovës.
Klasa politike shqiptare do të duhej të mbante sidomos mirë parasysh
se formati i personalitetit që do të zgjidhet në detyrën e
presidentit të Republikës do të ishte, për njëmijëenjë arsye,
pothuaj vendimtar në formësimin e klimës së përgjithshme shqiptare
të pesë viteve të ardhshëm. Në caktimin e këtij formati dhe në
përzgjedhjen e personaliteteve kandidues Forumi Alb-Shkenca është i
gatshëm të japë maksimumin e mbështetjes së tij. Me këto lëvizje,
nëse ia del t’i realizojë suksesshëm, klasa e sotme politike
shqiptare do të jepte një provë se ezaurimenti të cilin ka kohë që e
dëshmon mund të jetë i kthyeshëm dhe jo përfundimtar.

2- Pas kapërcimit të bllokimit të tanishëm do të duhej të trajtohej
seriozisht mundësia e riformulimit të neneve respektivë të Kushtetutës
për t’i hapur rrugë në të ardhmen zgjedhjes së Presidentit direkt nga
populli. E shohim këtë si mënyrën më të përshtatshme në rastin e
Shqipërisë, e cila, për më tepër, është ndër vendet e pakta që aplikon
sistemin e zgjedhjes së Presidentit nga parlamenti, duke përfshirë këtu
dhe republikat parlamentare. Në 91 nga të 132 republikat e sistemit të
sotëm politik botëror presidenti zgjidhet direkt nga populli, numur ky që
ka tendencë të rritet. Sjellim në kujtesë ndryshimin kushtetues të
parapakditëve në Turqi. Zgjedhja e Presidentit me votim popullor do të
shmangte tryezat pa bukë të partive parlamentare, bojkotet në parlament,
negociatat politike të pafrytshme; shkurt gjithë atë proces, i cili është
dëshmuar e po dëshmohet në rastin shqiptar, më e pakta, jo rezultativ, më
e shumta shkatërrues.

,
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-07, 14:10   #18
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3- Ne sugjerojmë gjithashtu amendimin e nenit, i cili shtetasve
shqiptarë për më shumë se 10 vjet jo rezidentë në Shqipëri u pamundëson
kandidimin për postin e presidentit të Republikës, si dhe të neneve të
pashkruar që u vështirësojnë atyre kandidimin për detyrën e deputetit të
Kuvendit të Shqipërisë. Një pjesë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë
dhe shumë herë më tepër shqiptarë ndodhen sot jashtë Republikës së
Shqipërisë. E kemi fjalën për atë pjesë të Shqipërisë së mendjes, e cila,
më shumë me pahir sesa me hir, prej shekujsh, prej dekadash apo prej
vitesh, e ka “braktisur” Shqipërinë fizike. Kjo “braktisje” është
shoqëruar shpesh, për fat të mirë, me integritet të palëkundur, me
atdhetari të vërtetë, me kualifikim superior, me përvoja të gjithanshme,
me qytetari të hekurt, me etikë pune, respekt për ligjin, për vlerat e
principet demokratike.
“Edhe në politikë, – shkruante me rastin e mbledhjes së Parlamentit
të parë shqiptar (1921) një ndër shqiptarët e mëdhenj të kohës – më
shumë se kudo duhet të zotërojë aristokracia e mendjes, me parimin
“rrugë çelur për të zotin”; se edhe politika është një shkencë e
lartë, një gjë e bukur në dorën e kompetentit, një gjë e vështirë,
prishje, në përdorimin e moskompetentit. Shumë herë në shtetin,
qoftë forma e tij cilado, fitojnë duart dhe jo trutë, fuqia e zërit
mbi atë të mendimit; populli zotërohet prej njerëzish, të cilët nuk
kanë me vete as shkencë as mjeshtëri, prej njerëzve, të cilët kanë
vetëm pasionin e shumicës dhe dinë të lozin me mjeshtëri rolin e
‘homme d’orchestre’, e atij që mund çdo gjë, por s’di asgjë. Mjerim
i madh për popullin kur shumica e parlamentit përbëhet prej
kësilloj njerëzish.”; atëhere bëhen mbi parlamentarizmin mendime si
ato të Jules Lemaitre: “Përderisa parlamentarizmi, ashtu siç e
shohim atë të praktikuar, është pamundësia, rrëmuja e ndonjëherë
dështimi, përderisa ne nuk kemi asgjë për të pritur as nga
qeveritarët që nuk qeverisin, as nga politikanët që mendojnë vetëm
për interesat e tyre elektorale, ne duhet të veprojmë dhe të
qeverisim vetë, jashtë tyre e mbi ta. Ne do të bëjmë vetë më shumë
se sa mundim nga punët tona, përderisa ata, të cilëve ne ua kishim
besuar këto detyra, i bëjnë ato aq pak ose aq keq.”

4- Anëtarët e Forumit Alb-Shkenca, duke pasur një ndjeshmëri absolute për
problemet e vendit, kanë njëherësh, të ndodhur shumica larg tij,
mundësinë e vështrimit më lehtë të së tërës shqiptare dhe të detajeve
vetëm në funksion të saj, të vlerësimit më gjakftohtë të të dhënave si
dhe të interceptimit më të gjithanshëm të flukseve të kontekstit të
ndërlikuar global e rajonal në gjirin e të cilit Shqipëria jeton. Nga kjo
pozitë ata gjykojnë se sot shteti shqiptar e kombi shqiptar në
përgjithësi ndodhen në një moment krucial të historisë së tyre, moment i
një dinamizmi të detyruar të jashtëzakonshëm, si dhe para domosdoshmërisë
për t’u dhënë zgjidhje një vargu detyrash, të cilat, pa e tepruar, mund
të cilësohen të një rëndësie epokale. Por detyrat epokale të shek. XXI
nuk mund të zgjidhen me vizionin, me ritmin dhe sidomos jo me frymën
levantine të shek. XIX!

Në darën e fortë që imponon ky moment historik, të gjithë faktorët e
strukturat e shoqërisë shqiptare kanë vetëm dy mundësi zgjedhjeje: ose ta
ndihmojnë procesin ose ta dëmtojnë atë. Nga kjo perspektivë, ne besojmë se
asnjë shqiptar nuk do të donte të vinte ora që, për klasën politike
shqiptare të formulohej shprehja, të cilën presidenti G. W. Bush për një
tjetër strukturë, me një tjetër semantikë dhe në një tjetër kontekst
artikuloi në Tiranë, më 10 Qershor 2007,: “Enough is enough! „. Por pa
dyshim, shumë para kësaj, asnjë shqiptar nuk do të donte që të ishte
historia – në trajtën e fuqive dashamirëse e jo dashamirëse – artikuluesja
e kësaj shprehjeje, tashmë jo për klasën politike shqiptare, por për vetë
Shqipërinë!
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-07, 14:47   #19
XheBraiLi
Double G
 
Anėtarėsuar: 28-05-06
Vendndodhja: --Ne Parajse Tu Bo feature me 2pac
Postime: 406
XheBraiLi i vlerėsuar jo keq
Gabim

se kam edhe ate hall fort zgjithet apo nuk zgjithet shqiperia eshte shtet qe nuk di ta perdore aparatin shteterore
__________________
N'Londer, m'kan coptu - n'Berlin, m'kan tradhtu
n'Rambuje, m'kan mashtru e n'Vjen, m'kan studju
Po jom msu me u kesh e fjales huj me ju nenshtru
Kur s'di me vendos vet, n'New-York vendoset per mu
spo valon mo flamuri se e kan shti renovim (sepse)
simboli spo pershtatet lypet pelqim n'5% (pse pse!!)
plotsohen kushte qi krimineli me thon po kthehna (pse!!)
zavendsohet shqiponja me ni sorr me dy krena
XheBraiLi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-07, 00:53   #20
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

urime urime mbar shqiptarve tani kemi presidentin mbar shqiptar i uroj suksese

presidenti mbar kombtar ka detyra te rendsishme per kombin luftimin e kriminelve siq esht theodori sollaku
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-07, 01:00   #21
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vizita e pare e Presidentit te ri - ne Kosove

Presidenti Bamir Topi tha se per Kosoven e ka folur vazhdimisht gjyshi dhe babai i tij. Ai tha se menzi kishte pritur ta vizitonte Kosoven, vizite kete qe e beri menjehere pas clirimit perfundimtar te Kosoves.

"Kesaj rradhe," tha ai, "do te vizitoj Kosoven edhe si President i vendit."
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-07, 01:07   #22
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Topi: Do tė jem plotėsisht mbi palėt, pėr njė klimė politike bashkėpunueseMirela Milori
Uashington
21-07-2007

Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, presidenti i sapozgjedhur i Shqipėrisė Bamir Topi tha se do tė jetė mjaft objektiv dhe promotor qė klima politike shqiptare tė jetė bashkėpunuese nė interes tė sfidave madhore qė ka Shqipėria: rritjen ekonomike tė vendit, qetėsinė shoqėrore si dhe dy sfidat mė tė mėdha qė janė integrimi nė Europė dhe nė NATO
Zėri i Amerikės: Zoti Topi, si garantues i unitetit tė vendit dhe i zbatimit tė kushtetutės, si mendoni ta realizoni kėtė synim, i cili padyshim qė nėnkupton njė ekuilibėr tė vėshtirė, aq mė tepėr qė ju vini nga njė e kaluar partiake? Pra si do te mund te beni ju shkeputjen e plote nga partia juaj?
Bamir Topi: Natyrisht sot unė duhet tė flas ndryshe nga dita e djeshme jo sepse brenda 24 orėsh ndryshon pozicioni nė mėnyrė radikale por ka qenė njė bindje e thellė qysh nė momentin kur unė vendosa tė pranoj kandidimin pėr kreun e shtetit. Pra isha i prirur tė lanēoja njė platfortė tė qartė qė kishte tė bėnte pikėrisht me dokumentin themeltar tė shtetit, i cili qoftė nė frymė apo nė gėrmė, garanton jo vetėm balancimin e institucioneve por presidenti i republikės ėshtė institucioni qė garanton edhe ekuilibėr tė plotė midis partive politike dhe nė mbarė shoqėrinė shqiptare. Nga kjo pikpamje gjėja mė e rėndėsishme e kėtij procesi qė u realizua ndoshta nė njė klimė tė ndėrlikuar nė mėnyrė artificiale, ishte kthimi te Kushtetuta, te dokumenti themeltar i shtetit, e cila presupozonte nė mėnyrė tė qartė qė gara presidenciale zhvillohej jo nė tryeza partish por nė kuvendin e Shqipėrisė, aty ku pėrfaqėsuesit kishin jo vetėm tė drejtėn por edhe detyrimin kushtetues si atribut i njerėzve tė zgjedhur nga populli nė 100 zona elektorale, ku 40 tė tjerė janė nė listėn proporcionale, pikėrisht pėr tė zgjedhur me votėn e tyre tė fshehtė dhe tė lirė presidentin, qė kėrkonte sipas Kushtetutės 84 vota. Nga kjo pikėpamje, gjithēka qė u konsumua nė fillim nuk ishte nė linjėn e procesit kushtetues ndėrsa nė momentin kur nė garė u fut zoti Nano, u regjistrova edhe unė. Besoj se qysh nga ai moment, gara u fut nė linjė kushtetuese, e pranuar nga tė gjithė sepse nuk do tė kishte asnjė lloj sensi nėse presidenti i republikės do tė dilte jashtė dokumentit themeltar tė shtetit pėr tė cilin ai mban pėrgjegjėsi dhe ėshtė i detyruar t’i referohet. Nė momentin kur u fut zoti Ceka nė lojė, natyrisht procesi ishte legjitim, atij iu shtua legjitimiteti dhe u garantua qė gara do tė shkonte deri nė fund. Nga kjo pikpamje, unė mendoj se si proces kushtetues ai tashmė ėshtė realizuar dhe presidenti i shtetit duhet qė, nė mėnyrė tė detyrueshme, ato qė ka thėnė me fjalė t’i realizojė me vepra hap pas hapi, duke qenė rigoroz jo vetėm nė atė ēka ėshtė e shkruar nė dokumentin themeltar tė shtetit por tė kontribuojė me tė gjitha mėnyrat e veta pėr njė detantė midis tė gjitha partive politike, pėr tė qenė nė njė pozicion tė barasvlefshėm dhe pėr tė injektuar nė shoqėrinė shqiptare, pėr fat tė keq problematike, tė gjithė ata elementė tė civilizimit dhe tė standardeve qė ne kėrkojmė tė arrijmė sipas atyre qė kemi premtuar pėr t’u integruar nė familjen europiane dhe euroatlantike.
Zėri i Amerikės: Zoti Topi, duket se shija e fitores sikur eshte cėnuar disi nga qendrimi kritik i opozitės ndaj procesit tė votimit qė ju solli ju nė postin mė tė lartė tė shtetit. E majta flet pėr blerje votash dhe nė fakt ju u votuat edhe nga ata qė kishin kundėrshtuar kandidaturėn tuaj, ndjekėsit e zotit Nano. Nė njė situatė tė tillė, si mund ta rifitoni ju besimin e opozitės?
Bamir Topi: Unė mendoj se, qė tė marrėsh 85 vota nė parlament, natyrisht qė kėsaj mund t’i bėsh shumė komente nga pozicione tė ndryshme politike por ju e dini se gara u realizua edhe me qejfmbetje nga kampet respektive, qoftė nga zoti Nano apo nga zoti Ceka. Por e rėndėsishme ėshtė se tė gjithė deputetėt qė ishin tė pranishėm duhen konsideruar nga njė tjetėr kėndvėshtrim si deputetė tė pėrgjegjshėm, tė cilėt nė respekt tė votės qė kanė marrė nga shoqėria shqiptare dhe nga populli erdhėn pėr tė plotėsuar njė detyrim kushtetues pėr tė mos e lėnė vendin nė krizėn e zgjedhjeve tė parakohėshme. Nga kjo pikėpamje, sa kohė qė procesi konsiderohet legjitim, pa asnjė lloj paragjykimi qė vjen nga njė parti e majtė, do tė thoja qė presidenti i republikės duhet t’u largohet paragjykimeve dhe duhet tė jetė mbi palėt. Unė u premtoj, nė kėtė moment qė flas, jo vetėm partive tė djathta por edhe partive tė majta, nė mėnyrė tė veēantė partisė mė tė madhe opozitare, Partisė Socialiste, qė do tė jem totalisht mbi palėt, do tė jem nė njė pozicion mjaft objektiv dhe promotor qė klima politike shqiptare tė jetė bashkėpunuese nė interes tė sfidave madhore qė ka Shqipėria: rritjen ekonomike tė vendit, qetėsinė shoqėrore dhe besoj pėr dy sfidat mė tė mėdha qė janė integrimi nė Europė dhe nė NATO.
Zėri i Amerikės: Shkaku qė prishi konsensusin pėr njė president konsensual ishte ēėshtja e shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshem. Pėr zgjedhjen tuaj nuk u vu ky kusht. A duhet ta marrim tė mirėqenė se ju do ta shkarkoni kreun e akuzės? Nėse po, si do te realizohej kjo?
Bamir Topi: Unė e kam shprehur edhe mė parė qė Presidenti i Republikės nuk zgjidhet duke u kondicionuar nga pozicioni i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Presidenti i Republikės, sikurse ėshtė premtuar, do tė jetė iniciues dhe bashkėpunues nė reformimin e sistemit tė drejtėsisė i cili ėshtė shfaqur mjaft problematik. Ky nuk ėshtė koment dhe pozicioni qė ėshtė marrė vetėm nga partitė politike shqiptare por edhe nga institucionet ndėrkombėtare. Kjo presupozon qė institucioni i prokurorit tė pėrgjithshėm ėshtė njė etapė e cila duhet patjetėr tejkaluar jo vetėm pėr shkak tė punės sė pamjaftueshme, mjaft problematike, por pėr shkak tė atij pozicioni tė palimituar qė e ēon institucionin e prokurorit tė pėrgjithshėm nė njė mandat tė paprecedent ndėrkohė qė tė gjithė personalitetet, qofshin kėto nė nivelet mė tė larta tė shtetit, por qoftė edhe nė nivelin e prokurorit tė pėrgjithshėm nė vende tė tjera, kanė njė afat. Nga kjo pikėpamje, pozicioni i institucionit tė prokurorit tė pėrgjithshėm do tė jetė pjesė e njė reforme tė thellė ku natyrisht presupozohet edhe njė marrje nė konsideratė e pozicionimit tė ri pėr institucionin e prokurorit.
Zėri i Amerikės: Zoti Topi, ndėr deklarimet tuaja tė para mbrėme ishte edhe ai pėr pavaresinė e Kosovės. Situata ėshtė kritike pėr shkak se rezoluta pėr Kosovėn nuk do tė hidhet nė votė nė Kėshillin e Sigurimit. Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr Kosovėn nė kėto momente?
Bamir Topi: Mesazhi im pėr Kosovėn nė kėto momente ėshtė qė tė jetė pikėrisht nė kohezion tė plotė me pjesėn mė substacionale tė mendimit tė faktorit ndėrkombėtar, tė jetė nė koherencė tė plotė me ato pozicione qė marrin miqtė e mėdhenj tė Kosovės, tė Shqipėrisė dhe tė vendeve demokratike, pra tė jetė pėrkrah Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat me kohė kanė projektuar njė tė ardhme tė re pėr Kosovėn. Unė jam i bindur qė populli i Kosovės ėshtė njė popull i cili jo vetėm ka vuajtur por ėshtė formuar gjatė procesit tė izolimit dhe tė diskriminimit social dhe ka arritur nė njė pjekuri politike ku klasa politike e Kosovės sot ėshtė e sinkronizuar, ėshtė nė njė mendim unik. Besoj qė sė shpejti ai do tė gėzojė frytet e pavarėsisė sė Kosovės, status qė do tė vijė patjetėr, natyrisht jo i vetmuar por si pjesė e njė koalicioni tė gjerė botėror i cili e ka projektuar nė mėnyrė tė padiskutueshme statusin e pavarėsisė sė Kosovės.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-07, 01:10   #23
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kurorezimi i Bamirit E Shtune, 21 Korrik 2007Ergys GJENCAJ

Arian Madhi e shqiptoi plot 84 here togfjaleshin "Topi Bamir" dhe ne salle ushtuan brohoritjet. Ora ishte rreth 21.13 dhe Shqiperia u be me nje President. Quhej Bamir Topi. Kuvendi vendosi dje ne darke, qe kreu i ri i shtetit te jete nenkryetari i Partise Demokratike, njekohesisht dhe kryetar i grupit parlamentar, te marre ne dore drejtimin e vendit per pese vitet e ardhshme. Topi ka marre votat e 85 ligjvenesve shqiptare, nje me shume se c'sanksionohet ne Kushtetuten e vendit. Ndersa kandidati tjeter, kryetari i Aleances Demokratike, Neritan Ceka, mundi te merrte 5 vota.

Seanca e djeshme plenare ishte parashikuar te niste ne oren 19.00. Nderkohe, gjate gjithe dites perflitej per nje mundesi te madhe, qe gjithe kaluari presidencial te mbyllej dhe shanset me te medha per tu shpallur President i kishte Bamir Topi. Teze e cila u vertetua ne mbremje. Rreth ores se percaktuar per nisjen e seances deputete te mazhorances nisen te grumbulloheshin. Me pas ne Kuvend ia behen gjashte deputete socialiste, gje qe perforcoi me shume idene se votimi do te nxirrte nje rezultat dhe se vendi do te kishte kreun e ri te tij. Seanca nisi me nje perplasje te vogel. Kandidati Ceka, kerkoi qe ne Sekretariatin per Procedurat e Votimit, te mos ishte socialisti Besnik Dervishi, i emeruar ne kete funksion qe ne fillim te nisjes se procedurave per zgjedhjen e Presidentit, qe ne votimin e pare. Ne vend te tij, sipas Cekes duhet te ishte deputeti aleancist, Pirro Lutaj, i cili zevendesoi Dervishin ne votimin e trete, pasi ky i fundit braktisi detyren e tij. Kjo gje krijoi ilaritet ne salle. Kryetari i Komisionit parlamentar te Ligjeve, Fatos Beja, ne nderhyrjen e tij ligjore, theksoi se Rregullorja percakton se numri i anetareve te Sekretariatit eshte tre. Por, per te larguar cdo mundesi perplasjeje, u propozua nga salla, qe ne Sekretariat te shtoheshin edhe dy deputete te tjere me statusin e vezhguesit. Gje qe u pranua nga te gjithe. Me pas, nisi procesi i votimit me votimin per prezencen. Ne salle ishin 87 deputete. Por, qe me pas, u shtuan edhe tre te tjere. Deputetet njeri pas tjetrit merrnin fleten e votimit dhe i drejtoheshin dhomes se fshehte per te shprehur vullnetin. Te gjithe reflektonin qetesi dhe bindje se Topi do te merrte votat e mjaftueshme. Atyre u qeshte nuri. E bukura e gjithe votimit ishte fakti se deputete te shumte te mazhorances, hapnin fleten e votimit dhe ia tregonin ate kolegeve te tjere. Nderkohe, ne salle degjoheshin zilet e celulareve qe binin pa reshtur. Me mbarimin e gje procedures se votimit, nisi numerimi i votave. Vota e pare qe u lexua i takoi kandidatit Ceka, e dyta Topit, e treta po Cekes e me pas u tha vetem emri i Topit, me tre nderprerje te tjera. Ne fund, kur u kuptua se Bamir Topi morri votat e nevojshme, e gjitha mazhoranca nisi duartrokitjet dhe deputetet iu drejtuan Topit per ta uruar. Sigurisht i pari qe i dha doren ishte kryeministri Sali Berisha. ndersa nga jashte degjoheshin oshtimat e festes me fishekzjarre. Pasi situata ne salle u qetesua disi, kryeministri Berisha merr nje telefon, te cilin ia kalon kreut te ri te shtetit. Me pas u mesua qe ne krahun tjeter te telefonit ishte Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ishte i pari qe uroi Topin per zgjedhjen ne krye te shtetit. Menjehere kryeparlamentarja Topalli, ia dha fjalen Topit, i cili per here te pare me cilesine e Presidentit te Republikes, deklaroi se gjate detyres se tij do te respektonte Kushtetuten e vendit dhe ligjet e tij. "Ne themel te angazhimit tim do te jete vetem respektimi i ligjeve te vendit. Do te garantoj nje qetesi dhe ekuiliber ne te gjitha senset e mundshme", deklaroi ai. Topi ka falenderuar te gjithe deputetet qe e votuan dhe rivalin e tij ne kete gare, Neritan Ceka, i cili sipas tij (Topit) i dha sens ligjor kesaj gare. Ne menyre te vecante Bamir Topi falenderoi kreun e qeverise, Berisha per mbeshtetjen qe i dha ne kete sfide presidenciale. Nderkohe, betimi i te sapozgjedhurit President i Republikes, Bamir Topi, pasuesi i Alfred Moisiut, do te behet ne nje seance te vecante plenare te hene pasdite ne oren 18.00. Por, mbetet per te pare nese ne kete seance do te marrin pjese deputetet e opozites, te cilet bojkotuan te kater votimet e zhvilluara per zgjedhjen e Presidentit te Republikes.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-07, 01:12   #24
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kush eshte Bamir Topi E Shtune, 21 Korrik 2007

Bamir Topi nuk eshte rastesisht President i Shqiperise. Topi ka lindur ne 24 prill te vitit 1957 ne nje familje me tradita te hershme Tiranes.

Ka kryer studimet e larta ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, ku eshte diplomuar per shkenca veterinare. Ai ka qene madje deri drejtor i Institutit te Kerkimeve Veterinare.

Topi eshte afruar ne politiken shqiptare ne vitin 1996 pasi kishte kundershtuar ftesen e meparshme te kryetarit te partise demokratike Sali Berisha me qellim krijimin e nje karriere akademike. Pasi e realizoi kete, Topi vendosi te futej ne politike ku edhe kandidoi per mandatin e deputetit ne zonen 31 ne kryeqytet. Pasi mori mandatin e deputetit ai u perfshi ne kabinetin qeveritar te kryeministrit Berisha, ne detyren e ministrit te Bujqesise deri ne vitin 1997.

Topi eshte deputet ne tre legjislatura ne dy prej te cilave ka qene edhe Kryetar i grupit parlamentar demokrat si dhe prej tete vitesh nenkryetar i partise demokratike.

Topi eshte anetar i komisionit per Veprimtarite prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin. Topi ka refuzuar nje sere ofertash per poste ministrore madje edhe postin e zevendeskryeministrit qe prej dy vjetesh qe PD-ja eshte ne pushtet.

Ai u lancua si kandidat i mazhorances ne muajin mars te ketij viti nga shefi i tij, kryeministri Berisha dhe u promovua nga e gjithe mazhoranca qeverisese. Kur gara presidenciale erdhi ne limitet e saj, Topi kerkoi te ishte kandidati i vetem i mazhorances ne listen e cila diskutohej ti propozohej opozites.

Nderkaq,ai u terhoq nga gara, duke thene se do te rifutej ne gare vetem ne momentin kur procesi do te ishte kushtetues dhe presidenti i Republikes nuk do te ishte produkt i tavolinave dhe kulisave.

Pas kesaj, tryeza gjashte partiake nuk arriti te gjeje konsensus tek ceshtja e prokurorit te pergjithshem dhe kandidati i veteshpallur Fatos Nano ne menyre individuale nisi procesin kushtetues duke dorezuar 20 firma ne parlament. Grupi demokrat ne menyre urgjente vendosi ri-futjen ne gare te Bamir Topit.

Ne dy votimet e para ne gare ishin vetem Topi dhe Nano ndersa ne votimin e trete si rezultat i nje loje politike sikurse e ka konsideruar opozita, futjen ne loje te Neritan Cekes, ish-kryeministri Nano ka dale perfundimisht jashte loje.

Mbreme Bamir Topi u zgjodh me 85 vota president i Republikes se Shqiperise. Mesazhi i pare qe ai beri, ishte zotimi per nje politike te re, dhe per nje balancim institucionesh.

Topi tha se do te jete garant i kushtetutes dhe politikes shqiptare. Ai tha se do te jete model ne perafrimin me menyren dinjitoze te politike-berjes evropiane dhe integrimit ne NATO dhe BE.

Ai ka falenderuar rivalin Neritan Ceka per qytetarin me te cilen perfundoi kete gare. Nderkohe nje falenderim special ai ka pasur per kryetarin e tij, kryeministrin Sali Berisha, i cili, sipas Topit ka pasur nje rol te pazevendesueshem ne kete proces.

Edlira Prendi

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-07, 01:15   #25
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Moderatore,

Tema tani ne vend te, "Pse Bamir Topi nuk zgjidhet dot president i Shqipėrisė? te merr emrin, "Bamir TOPI, President i ri i Shqiperise."
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-07, 12:50   #26
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Moderatore,

Tema tani ne vend te, "Pse Bamir Topi nuk zgjidhet dot president i Shqipėrisė? te merr emrin, "Bamir TOPI, President i ri i Shqiperise."
Jo, une kisha thene t“i jipet edhe ndonje dite kohe autorit te temes (dhe "analitikut" te gazetes) ta revidoj mbeturinen e perhapur neper shtypin shqiptar. Ne Shqiperi, a nuk eshte i obliguar nje gazetar te shkruaj nje korigjim per nje mendim te thene, i cili me kohen tregohet si absolut i pabaze a?

S“ka fjale: e respektoj te drejten e shtypit te lire, vetem ne kete rast e kisha detyru kete gazetarin te publikoj nje artikull me titullin p.sh. "pse nuk u zgjodh dot Fatos Nano President i Shqiperise????" Nuk eshte kritika e nuk jane gjykimet e ashpra veteqellim!! Ta qesh bota kete etike gazetareske, o bir thiu!!


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.