E nata ka mbuluar gjurmėt dhe klithjet
Je shtrirė buzė lumit i sėmurė
lumit i ke folur nė veshin guaskė
ai tė ka bartur
dikah tė ka bartur
kah vedi
e ti i ke folur me zemėr
e dhimbje e tė rėna ke ndjerė
nė shpirt
nė trup
e ti i ke folur lumit tė thellė
ai ka ikur kah brigjet e humbura
prej sėmundjes sate ka ikur
e ti je shtrirė buzė lumit tė gufuar
lumi ka pėrgjuar jetėn tėnde tėrė kohėn
tė ka pushtuar si magjia tė ka mashtruar pastaj
lumi tė ka vėnė nė gjumė pas nėntėdhjetenėntė
vjet pagjumėsie
dhe ka ikur kah brigjet e humbura
ti ashtu me shpirt nė hava i shtrirė
ke soditur sytė e zgurdulluar tė heshtjes
e nata i ka mbuluar gjurmėt dhe klithjet
ALI PODRIMJA
-----------------
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 01-02-08 nė 22:49
|